| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NJĖ KUSHTETUTĖ QĖ MENDON ANGLISHT E FLET SHQIP |
| Postuar mė datėn: 2008-03-14 16:07:47 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Me afrimin edhe tė aktit formale tė aprovimit nga Kuvendi i Kosovės, Draft Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, ėshtė ende nė diskutim publik. Bazuar nė disa reagime tė drejtpėrdrejta tė qytetarėve nėpėr tubime popullore dhe ato publicistike nė opinion, dhe, pa marrė parasysh se nga ēfarė shtresash sociale na vinė ato, lirshėm mund tė thuhet se, shumica nga kėto shqetėsime, vėrejtje dhe sugjerime tė paraqitura nė Draftin e propozuar, janė tejet tė qėlluara dhe plotėsisht tė bazuara.
|
|
Shkruan: Adnan ABRASHI
Ato, pėrveē se me plotė tė drejtė, godasin nė mangėsitė tejet evidente cilėsore dhe pėrmbajtjesore formale-juridike, nga ana tjetėr, me interesimin e tyre tė madh, tregojnė njė vetėdisim tė lartė tė popullit tonė pėr rėndėsinė e madhe qė ka ky akt konstituiv formal nė ndėrtimin e bazave juridike tė njė shteti tė ri sikurse ėshtė Kosova..
Nėse, gjatė diskutimeve publike rreth kėtij Drafti, pak mė me vėmendje pėrqendrohemi nė psikologjinė e reagimeve spontane tė masės sė gjerė popullore, nė to do tė vėrejmė njė shkallė tė ngritur tė shprehjes sė dyshimit dhe mosbesimit kolektiv e cila ėshtė drejtuar si ndaj Draftit tė ofruar pėr diskutim, ashtu edhe ndaj arsyetimeve profesionale tė pėrpiluesve tė tij. Por, sado qė kėso forma tė reagimit popullor janė emocionale dhe shprehin njė dozė frustrimi, aspak nuk duhet kuptuar si mangėsi kolektive tė njė kulture tė komunikimit, por si njė reagim tė natyrshme preventivė, qė e ka gjenezėn nė pėrvojat e hidhura tė sė kaluarės tonė tė afėrt pėrplot me kėso far diskutime publike farse dhe mashtruese rreth amendamenteve, drafteve dhe ndryshimeve tė ndryshme kushtetuese, tė cilat mė vonė, sikur thotė populli, na kanė dalė kapuē me mangė
Meqė, nė kėto diskutime publike pėr Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, janė dhėnė mjaftė vėrejtje dhe sugjerime tejet konstruktive, tejet tė qėlluara, besa besa, nė disa raste, edhe mė origjinale nga ato formulime tė vetė ekspertėve qė kanė marrė pjesė nė pėrpilimin e saj, unė si njė jurist i zakonshėm, mund tė konstatoj se plotėsisht pajtohem me to. Por, nė vazhdim, i japi vetes guxim, qė pėrmes kėtij artikulli, tė ngacmoj njė aspekt krejtėsisht tjetėr pėrmbajtjesor dhe tejet tė rėndėsishėm akademik dhe kulturor, pėr tė cilin, lirshėm mund tė them se jam edhe nga pak laik.
Shprehur figurativisht, fala ėshtė pėr stilin dhe gjuhėn me tė cilėn fletė Kushtetuta e jonė nė propozim.
Edhe nėse e kishim anashkaluar nevojėn e patjetėrsueshme tė vlerėsimit profesional tė kėtij akti sipas standardeve: fonetike, gramatikore, morfologjike dhe sintaksore tė gjuhės shqipe, edhe vetė njė qytetar i zakonshėm, intuitivisht mund tė parandiejė se fjalitė dhe konceptet formuluese tė kuptimeve normative konkretizuese, aspak nuk kanė intonacion e kapshmėrisė pėr veshin e njė shqiptari. Nė strukturėn e brendėsisė sė fjalive tė huazuar sintaksore, ndjehet qartė mungesa irracionale e njė frymėzimi tė pėrsiatur profesional. Tė gjitha kuptimet, nocionet dhe frazat qė e ndėrtojnė tėrėsinė normative tė kėtij Drafti, nuk rrezatojnė ndjenjėn e burimit tė tyre tė vėrtetė nga njė mendje krijuese ekspertėsh qė mendojnė dhe flasin shqip, por, thjesht, na shpalosen si pėrkthime tė zbehta dhe joprofesionale tė bėra nga njė gjuhė tjetėr. Andaj, sė paku ashtu sikur po na propozohet si draft, lirisht mund tė konstatojmė se Kushtetuta jonė e re, mendon anglisht dhe flet shqip.
Qė tė jetė befasia ime mė e shprehur nė kėtė drejtim, ndikon vet fakti se nė radhėt e anėtarėve tė Komisionit pėr pėrpilimin e Draft Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, janė emrat tė ekspertėve mė eminent tė shkencės tonė juridike. Nė mesin e tyre ėshtė edhe njė doktor i letėrsisė, para tė cilit sinqerisht kėrkoj falje publike nėse nuk ja kam qėlluar me kėto vėrejtje tė cilat mė tepėr ndėrlidhen me lėmin e tij tė ngushtė.
Edhe njė jurist mė i zakonshėm nė profesion e di se, kushtetuta si njė akt formal dhe mė i lartė konstituiv i njė shteti, ėshtė bazament normativ mbi tė cilin nė harmonizim dhe pėrputhshmėri tė plotė i nėnshtrohen tė gjitha ligjet dhe aktet tjera tė pėrgjithshme juridike tė njė shteti. E thėnė mė Konkretisht, ajo imponon kushtetutshmėrinė e akteve tjera juridike me vetveten. Kjo nėnkupton pra, se, nė rend tė parė, pėrveē pajtueshmėrisė materiale dhe parimore tė nėnakteve tjera, shumė pozicione normative tė definimeve kuptimore dhe terminologjike, nga Kushtetuta, barten edhe nė ligjet dhe aktet tjera pasuese juridike. Nėse struktura kuptimore e normave Kushtetuese, logjikisht, terminologjikisht, fonetikisht, gramatikisht, morfologjikisht dhe nga aspekti sintaksor, nuk janė adekuate, atėherė, kėto mangėsi, sipas njė principi zinxhiror do tė pėrcillet edhe tek aktet tjera mė tė ulėta juridike. P.sh. Draft Kushtetua nė propozim, fare nuk dallon termin GJYKATĖS nga GJYQTAR. Aty, edhe kur mendohet pėr gjykatės, pėrdoret termi gjyqtar. Edhe pse nė shikim tė parė kėto terma, duken afėrsisht tė ngjashme me njėra tjetrėn, ato nuk janė sinonime, por kanė kuptime krejtėsisht tė tjera nė mes veti.
Gjykatėsi ėshtė profesionist, jurist i diplomuar dhe me provimin e dhėnė profesional tė jurispondencės, i cili ka mandat tė plotfuqishėm tė gjykoj dhe tė marrė vendim pėr njė ēėshtje juridike sipas dispozitave pozitive nė fuqi. Ndėrsa, gjyqtari nė kuptimin juridik, ėshtė nėpunės i drejtėsisė popullore, i zgjedhur nė njė organ gjyqėsor pėr shqyrtimin dhe zgjidhjen e ēėshtjeve tė ndryshme penale dhe civile (gjyqtar porotė), ndėrsa nė kuptimin sportiv, gjyqtari ėshtė ai person qė gjykon njė ndeshje apo njė lojė sportive...e kėshtu me radhė.
E tani, merrni me mend, nėse ta zėmė, ky gabim terminologjik, sipas obligimit tė pėrputhshmėrisė sė saj me kushtetutėn, formalisht pėrsėritet edhe tek ligjet dhe aktet tjera tė pėrgjithshme ku rregullohen procedurat juridike?!!
Por, edhe pse kėtė shembull e morra si krahasim, nėse e kemi parasysh prezencėn kudo dhe nė ēdo instanca tė shprehisė sė mbrapshtisė tonė, prapė se prapė mendoj se njė gabim i tillė kurrsesi nuk mund tė ndodhi, sepse, gjithmonė te ne, mė sė pari aprovohen ligjet dhe aktet tjera mė tė ulėta juridike, e tek mė nė fund Kushtetuta?!!
Qė prej kohės sė instalimit tė pushtetit tė UNMIK-ut nė Kosovė, nga viti 1999, nė etikėn dhe estetikėn e legjistraturės sė mirėfilltė kosovare, po ndodh njė katastrofė dhe degradim total, si nga aspekti i kulturės sė shkuarjes akademike juridike, ashtu edhe me vetė stilin e njė niveli tė ultė tė komunikimit profesional.
Lirisht mund tė konstatojmė se deri mė sot, nuk ka ligj apo ndonjė akt tjetėr juridik tė aprovuar nga UNMIK-u, tė cilin, si nga aspekti ortografik gjuhėsor, ashtu edhe terminologjik dhe sintaksor, nuk e kanė masakruar apo devijuar pėrkthyesit tanė analfabet qė punojnė nė kėto institucione ndėrkombėtare.
Kjo shprehi e gabuar, fatkeqėsisht, sikur duket, po shprehet edhe me Draftin e propozuar tė Kushtetutės sė Kosovės, mėnyra e pėrpilimit tė sė cilės, nuk po dallon nga praktikat e gjertanishme tė copy-paste dhe pėrkthimeve katastrofale gjuhėsore tė shumė akteve dhe dokumenteve tjera shtetėrore.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|