| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosovarėt: Enveri dhe Adem Jashari janė mite |
| Postuar mė datėn: 2008-02-19 12:36:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Trėndafile Visha
Enver Hoxha njė mit pėr Kosovėn?! Mbase njė gjė e tillė tingėllon ēuditshėm pėr shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri, tė cilėt plot 17 vjet mė parė rrėzuan dhunshėm bustin e ish-udhėheqėsit komunist. Por me shqiptarėt e Kosovės ndodh ndryshe. Ata vazhdojnė tė kenė lidhje shpirtėrore me njeriun qė udhėhoqi pėr afro 50 vjet Shqipėrinė. Gjithēka lidhet me pavarėsinė e Kosovės. Pėr kosovarėt, Enveri mbetet i vetmi udhėheqės shqiptar qė ka kontribuar mė shumė pėr tė drejtat e tyre, mėvetėsinė dhe bashkimin e gjithė shqiptarėve nė njė shtet tė vetėm. Njė fakt i tillė ishte i prekshėm gjatė festimit madhėshtor tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Nė mes morisė sė njerėzve qė kishin mbushur hollin e hotel Grand, njė grup banorėsh tė Prishtinės e qyteteve tė tjera, por dhe pėrfaqėsues nga diaspora uronin nga zemra Enver Hoxhėn. Sipas tyre, Hoxha ka qenė njeriu qė u ka dhėnė shpresė nė ditėt mė tė vėshtira qė pėrjetonte Kosova nga terrori serb, nė kohėn kur as nuk mund tė bėhej fjalė pėr pavarėsinė e saj. Madje, thonė se me emrin e tij nė mendje e nė zemėr, janė hedhur nė protesta masive e mė pas kanė rrokur armėt pėr lirinė e dėshiruar aq shumė pėrgjatė njė shekulli. Nė momentin qė kryeministri Hashim Thaēi po lexonte deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės, mes njė gėzimi marramendės dhe euforie tė natyrshme, gėlojnė sinjalet nė dhjetėra e dhjetėra celularė. Mesazhe tė pafund, e qė nuk mund ti shpėrfillėsh. Njėri prej kėtyre mesazheve ėshtė mė domethėnėsi pėr shqiptarėt e Kosovės, me tė cilėt ndodhemi shumė afėr nė hollin e kėtij hoteli. |
|
Autori i kėtij mesazhi ėshtė djali i madh i Enver Hoxhės, Iliri. Me pak fjalė, Ilir Hoxha pėrcjell urimin e tij pėr shpalljen e Pavarėsisė, e mė vonė bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare me Shqipėrinė.
MESAZHI
Kjo ditė do ngjante mė bukur nėse Enveri do tė ishte gjallė. Ju mund ta shani Enverin tuaj, por mos guxoni tė shani tonin, - thotė Idriz Isufi, qė prej 20 vitesh jeton nė Cyrih tė Zvicrės. Tė njohur tė tij pohojnė tė njėjtėn gjė, ndėrsa lexojnė me radhė mesazhin e dėrguar nga Ilir Hoxha. Pėrveēse urimit tė dėrguar nga djali i njė ish-udhėheqėsi tė shqiptarėve, kosovarėt iu gėzuan mė shumė detajit qė mbante brenda ky mesazh, bashkimit tė tė gjitha trojeve shqiptare. Ja teksti i plotė i mesazhit. Njė ditė historike. Ta gėzojmė pavarėsinė! Nė emėr Tuaj dhe tonin vendosa karafila te varri i babait, bacė Enverit, siē e thėrrisni Ju. I dhashė lajmin e gėzuar qė nuk e arriti, por qė luftoi gjithė jetėn e tij pėr tė; pavarėsinė e mė vonė bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare me Shqipėrinė. Tė fala tė gjithėve e suksese!
Mirupafshim nė Kosovėn e pavarur!
Ilir Hoxha
Mjaftoi ky mesazh dhe brenda pak ēasteve, tė ndizej njė diskutim rreth figurės sė Enver Hoxhės. Sipas kosovarėve, ky mesazh flet qartazi pėr vijimėsinė e interesimit tė familjes Hoxha ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Mite tė Kosovės janė Adem Jashari dhe Enver Hoxha. Fatos Nano, Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova janė thjesht idhuj, dhe ju e dini qė idhujt dėnohen nga Zoti, - thonė ata. Madje, njėri prej tyre u shpreh se, nėse Adem Jashari do tė ishte gjallė e tė pėrballej me autorin qė ka shkruar i pari: Bacė u kry, do e grinte kėtė tė fundit me mitraloz. Nuk ėshtė kry ajo ēka deshi baca Adem. Ai luftoi pėr pavarėsinė e Kosovės dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare me Shqipėrinė, - pohon njė ndėr kosovarėt e diasporės.
PENGU I PAVARĖSISĖ
Kėdo qė takon nė rrugė, nuk ngurron tė shprehė pakėnaqėsinė pėr pavarėsinė e cunguar tė Kosovės. Kam tre muaj qė kam ardhur nga Zvicra pėr tė pėrjetuar kėtė ditė, por ndihem i vrarė nė shpirt. Pėr mua, sot u zyrtarizua ndarja e Shqipėrisė nga Kosova. Kėtė gjė nuk e donte Enver Hoxha dhe as ata qė derdhėn gjakun pėr lirinė e Kosovės, - thotė Idriz Isufi nga Gjilani. Ai e quan tė tmerrshme dhe nuk mund ta durojė faktin se shqiptarėt e Kosovės identifikohen me emrin kosovarė. Kosova sot ka fituar njė identitet tė ri, atė tė njė shteti shqipfolės nė Ballkan. Mundohem tė ngushėllohem nga ky fakt, por nuk mundem. Po mė ēan shpirti dhe zemra, - pohon Isufi. Ndėrsa shoku i tij i ngushtė, Sylė Zhitia nga Llapi i Kosovės e qė ėshtė vėllai i dėshmorit Afrim Zhitia, mundohet tė qetėsojė debatin. Ne zgjodhėm tė keqen mė tė vogėl dhe duhet tė ngushėllohemi me tė. Fatkeqėsisht, shqiptarėt vazhdojnė tė mos jenė faktorė as nė Ballkan e aq mė pak nė Europė. Nuk jemi faktorė se nuk kemi ekonomi, shtetet fqinje janė mė superiorė se ne nė kėtė drejtim. Nėse Shqipėria dhe Kosova do tė bashkėpunojnė pėr zhvillim e prosperitet, bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare ėshtė i pashmangshėm, - shprehet Zhitia. Por shija e keqe e pavarėsisė sė cunguar tė Kosovės, ndeshet tek shumica e kosovarėve. Sot bėmė dasmė me nuse tė verbėr, - thotė publicisti Berat Batiu, nga Prizreni. Nuk kam pėrjetuar atė gėzim qė e kam pritur prej shumė vitesh, tė ardhmen e popullit shqiptar nė Ballkan dhe Europėn e lirė e demokratike. Gjithsesi, shpresoj qė e ardhmja do ti pėrmirėsojė ato ēalime, pėr tė cilat mė dhemb zemra, - shprehet Batiu.
gazetashqiptare
19.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|