DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pak anekdota tė figurave historike
Postuar mė datėn: 2007-05-01 20:49:10 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Skėnderbeu dhe Ballabani

Nė vitin 1463, Ballaban pashė Badera nga Mati hyri me 18 mijė ushtarė nė Dibėr. Para se tė fillonte lufta, i dėrgoi Skėnderbeut dhurata shumė te ēmuara. Skėnderbeu i dėrgoi njė plor dhe njė krrabė. Me kėto dhurata ai i thoshte Ballabanit se do tė ishte mė mirė bujk ose bari nė Shqipėri, sesa pasha nė Turqi.

Menēuria e Lekė Dukagjinit

Lekė Dukagjini u nis pėr tė shkuar nė njė kuvend burrash. Rrugės takoi njė fshatar, i cili i tregoi se turqit kishin zėnė pritė pėr ta vrarė. Leka menjėherė u ndalė dhe ktheu rrugė.
- Pėrse ktheve rrugė? - ia ktheu fshatari.
- Mė mirė tė thonė dredhoi Leka, sesa vdiq Leka, - ia priti Lekė Dukagjini.

Ali Pasha dhe Napoleoni

Napoleon Bonoparti i kėrkoi Ali Pashė Tepelenės njė sasi gruri pėr ushtrinė qė kishte nė ishujt grekė.
Sekretari formuloi pėrgjigjen me terma tė zgjedhura dhe nisi t’ia lexonte pashait. Aliu menjėherė e ndėrpreu dhe i tha:
- Nuk mė duhen fjalėt e mėdha, prandaj shkruaj kėto qė po tė them:
"Napoleon, dėrgo paratė tė marrėsh grurin!
Unė, Ali Pasha".

Abdyl Frashėri nė Dibėr

Rrugės pėr nė Prizren, Abdyl Frashėri fjeti njė natė nė Teqenė e Vleshės nė Dibėr. Aty u mblodhėn mjaft fshatarė, tė cilėt dėgjuan me vėmendje Abdylin, qė foli pėr qėllimin e lartė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pas fjalės sė Abdylit, njėri nga pleqtė e fshatit iu drejtua:
- Abdyl bej, pas fjalėve tė mira qė na the, tė japim besėn se, edhe diellin sikur ta ketė nė dorė sulltani, prej tij nuk e duam.

Nikoll Kaēorri dhe flamuri

Nė kuvendin mbarėkombėtar me 28 Nėndor 1912, kur u shtrua pėr diskutim koha pėr ngritjen e Flamurit, patrioti i shquar Nikoll Kaēorri, ngrihet dhe thotė:
" Burra, nė qoftė pėr tė vdekur nesėr, mė mirė vdesim sot!" dhe i zgjat flamurin Ismail Qemalit, i cili nga ballkoni i ndėrtesės e shpalosi para mijėra njerėzve nga gjithė Shqipėria.

Ismail Qemali dhe Kanan Maze

Luftėtari Kanan Maze shkoi ne zyrėn e rekrutimit te qeverisė sė Vlorės pėr tė hyrė nė ushtrinė shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
- Shtatin e ke disa centimetra mė tė shkurtėr nga sa e kėrkon rregullorja, prandaj nuk mund tė pranojmė nė ushtri.
Kanani shkoi menjėherė tek Ismail Qemali dhe i tha:
- Ismail Bej, vetėm pėr tė gjatėt e ke bėrė Shqipėrinė apo edhe pėr tė shkurtrit?
- Pse si ėshtė puna? - e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi ēfarė i kishte ngjarė nė zyrėn e rekrutimit.
- Shqipėria ka nevojė edhe pėr tė shkurtrit e, veēanėrisht pėr trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha njė letėr pėr komisionin, qė jo vetėm ta pranonin nė ushtri, por ta bėnin edhe suvari.

Isa Boletini nė Londėr

Nė marsin e vitit 1913, njė delegacion shqiptar me Ismail Qemalin, Luigh Gurakuqin, Isa Boletinin etj., shkuan nė Londėr, ku mbahej konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha, tė cilat do tė caktonin edhe kufijtė e Shqipėrisė. Kur delegacioni hyri nė Ministrinė e Jashtme, sipas rregullit, Isa Boletini dorėzoi koburen. Ministri i Jashtėm, Eduard Grej i tha Isa Boletinit:
- Gjeneral, nesėr gazetat mund tė shkruajnė se Isa Boletinin qė s'mundi ta ēarmatoste Mahmud Shefqet Pasha, e ēarmatosėn nė Londėr.
- Jo besa, as nė Londėr jo, - u pėrgjigj Isai dhe nga xhepi i jelekut nxori nagantinė (koburen) tjetėr.

Elez Isufi dhe diplomati

Njė diplomat i huaj, i shtyrė nga politikanėt serbė i thotė patriotit dibran, Elez Isufi:
- Elez Aga, Bjeshkėt e Sharrit ėshtė mirė t’ia jepni Jugosllavisė kundrejt njė shpėrblimi tė mirė. Bjeshkėt e Sharrit edhe sikur te jenė ēifligu im, kurrė nuk i shes, lėne ma qė ato janė pronė e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.
Diplomati pėr tė ndėrruar bisedė tha:
- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kėtė kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibrės, - ia ktheu Elezi.
- Interesant, - thotė me mėndje diplomati, - kurrė s'kam parė njeri me veshje Galicani dhe me mėndje europiani.

Ismail Spahia dhe Mahmud Kaēaku

Mahmud Kaēaku nga Kolesiani i Lumės, ishte ngatėrruar me luftėtarin Islam Spahia pėr ēėshtje kufijsh. Mahmudi, si kaēak qė ishte, doli nė mal tė vriste Islamin. Me tė marrė vesh ngjarjen, erdhėn nga Prizreni dy oficerė turq dhe i shkuan nė shtėpi Mahmudit.
- Pėrse keni ardhur, - i pyet ai.
- Morėm vesh qė ke dal nė mal me vra Islam Spahinė, qė ėshtė armiku i perandorisė osmane, - tha njėri oficer, - prandaj po e vrave do tė jepen 100 lira.
- Kaq trim i madh qenka Islam Spahia sa e njihka dhe Stambolli? - pyeti i habitur Mahmudi.
- Islam Spahisė ia ka dėgjuar zėrin edhe sulltani, - tha oficeri tjetėr. Mahmudi, si u mendua pak tha:
- Pėrderisa Islam Spahia qenka kaq i zoti, sa e njihka dhe sulltani, unė nuk jam budalla me e vra pėr dy pėllėmbė tokė, prandaj merrini lirat dhe mu hiqni sysh se, po tė mos ju kisha nė shtėpi, nuk shkonit gjallė nė Prizren.
Oficerėt ia mbathėn menjėherė pėr nė Prizren.

Themistokli Germenji para pushkatimit

Me 9 nėntor 1917 do tė ekzekutohej nė Selanik, Themistokli Gėrmenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dėshira tė padėgjuara ndonjėherė:
1. Tė vishem me kostum kombėtar shqiptar,
2. Tė mos mė lidhni sytė
3. Komandėn pėr zjarr ta jap vetė

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombėtar Gjergj Fishta shkoi nė njė konferencė shkrimtarėsh nė Romė. Nė konferencė merrte pjesė edhe njė shkrimtar serb, i cili nė njė libėr tė tij kishte shkruar se shqiptarėt janė me bisht. Kur tė gjithė u ulėn pėr tė filluar konferencėn, Fishta ndenji nė kėmbė.
- Zotėri, a nuk keni karrige? - e pyeti drejtuesi i seancės.
- Karrigen e kam, por nuk ka vrimė ku tė fus bishtin, - u pėrgjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i habitur drejtuesi i seancės.
- Bishtin qė kemi ne shqiptarėt, pėr tė cilin ka shkruar ky shkrimtari serb, - tha Gjergji duke shėnjuar serbin.
- Ju lutem zotėri, mos bėni shaka! - foli pėrsėri drejtuesi.
- Nuk po bėj aspak shaka, - u pėrgjigj Fishta, - sepse serbi, o do tė gjejė bishtin shqiptarėve, pėr tė cilin ka shkruar, o tė dalė pėrjashta i turpėruar.
Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

Fan S. Noli dhe delegacioni grek

Nė konferencėn e paqes nė Paris, pėrfaqėsuesi i delegacionit grek, pėr tė bindur tė pranishmit se Shqipėria e Jugut ėshtė tokė greke, nė mes tė tjerash tha se tė gjitha kishat nė Shqipėrinė e Jugut janė me mbishkrime greke. Fan S Noli qė pėrfaqėsonte delegacionin shqiptar, i dha kėtė pėrgjigje grekut:
"Nė pjesėn veriore tė Parisit ėshtė njė kishė me mbishkrimin grek, prandaj Komisioni i Paqes, le ti japi grekut njėherė Parisin, pastaj kur tė dojė tė vijė tė shohė mbishkrimet greke nė kishat tona."

Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia

Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli pėr tė firmosur njė listė me emrat e disa shqiptarėve, qė do tė shpėrnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe nė krye te listės vuri emrin e tij.
- Zotėri, nuk e kuptoj pėrse e vute emrin tuaj nė krye tė listės?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qė duhet te shpėrngulem nga Turqia, duhet tė jem unė, sepse edhe unė jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.

Ahmet Zogu dhe atentatori

Me 23 shkurt 1923, Beqir Valteri i bėri Zogut atentat nė shkallėt e parlamentit. Zogu. megjithėse i plagosur, ēarmatosi atentatorin dhe hyri qetėsisht nė parlament e tha:
- Zotėrinj deputetė, kėto gjėra ndodhin shpesh herė prandaj nuk kini pėrse shqetėsoheni.
Mjaftuan kėto fjalė qė parlamenti tė vazhdonte normalisht punimet.
Mė pas kur Zogu u shėrua e pyetėn:
- Ēfare dėnimi ti japim atentatorit?
- Meqė ėshtė matjan do ta fal, - tha Zogu, - sepse baba, kurrė nuk e vret fėmijėn e vet.

Bajram Curri dhe Dava e Ndue Markut

Nė vitin 1924, Bajram Curri gjatė rrugės pėr nė Tiranė, fjeti njė natė tek Brahim Gjoci nė Lurė. Tė nesėrmen u nis pėr nė fshatin Merkuth. Njėri nga shoqėruesit shkoi te Dava e Ndue Markut, qė ishte plakė me zė dhe i tha:
- Bajram Begu ėshtė nisur pėr te shtėpia jote me pi njė kafe, prandaj duhet me gjet ndonjė karrige.
- Bajram Curri ėshtė njeri i popullit e nuk kėrkon karrige, - ia ktheu Dava, - ndėrsa pėr ty qė don tė dukesh, kam koshin qė ushqej kecat.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė e zgjidhur dhe e pakthyeshme (2008-10-08 15:13:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Korrupsioni i pakontrolluar dėmton pėrpjekjet pėr tė luftuar varfėrinė (2008-09-29 03:05:07 nga admin4)
[ Opinione ] PĖRPJEKJET PĖR T'UA IMPONUAR SHQIPTARĖVE STATUSIN E PAKICĖS DHE KONTRAKDIKTAT TJERA (2008-09-24 08:48:01 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT DHE „PAKOJA AHTISAARI“…! (2008-09-19 14:27:03 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] I mituri shqiptar pėrdhunohet nga 9 pakistanezė (2008-08-29 18:24:33 nga admin4)
[ Kultura ] PAKOJA E AHTISARIT DHE SĖMUNDJET KRONIKE TĖ SAJ NDAJ VENDIT TONĖ (2008-08-28 02:45:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DioGuardi: Greqia tė njohė pakicėn shqiptare (2008-08-04 10:54:05 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Tiranė - Shkup, 100 kilometra mė pak (2008-07-31 17:10:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Dy shpėrthime nė Stamboll lėnė tė paktėn 15 tė vrarė dhe 150 tė plagosur (2008-07-28 01:12:18 nga admin2)
[ Opinione ] PAS 15 QERSHORIT 2008 UNMIK-u & EULEKS-iDHE PAKETAT E AHTISARITDUHET TĖ KONFIGUROHEN JASHT REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS! (2008-06-28 13:39:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tė paktėn 500 tė burgosur tė Dubravės nė grevė urie (2008-06-24 03:26:31 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster