| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHQIPĖRIA, NĖ KĖMBĖ PĖR KOSOVĖN |
| Postuar mė datėn: 2007-11-16 16:07:02 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė tubim i madh ėshtė zhvilluar dje nė Tiranė, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Shqipėria ėshtė ngritur nė kėmbė jo vetėm nė kuadrin institucional dhe atė politik pėr tė pėrkrahur popullin e Kosovės nė vullnetin e tyre tė shprehur qartė pėr njė Kosovė-shtet i pavarur dhe pjesė e Evropės sė Bashkuar. Njė nismė qytetare, e cila ka marrė njė pėrkrahje shumė tė gjerė ėshtė finalizuar dje, pikėrisht dy ditė para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale tė Kosovės, si dhe njė muaj para datės sė pėrfundimit tė negociatave shtesė pėr statusin. Nė qendėr tė kryeqytetit shqiptar, ėshtė theksuar me fuqi tė ambifikuar "PO"-ja e shqiptarėve tė Republikės sė Shqipėrisė nė pėrkrahje tė Kosovės, qė koha nuk pret mė dhe duhet shpallur menjėherė pavarėsia e saj. |
|
Shoqėria civile dhe e gjithė politika shqiptare organizuan mbajtjen e kėtij manifestimi nė sheshin "Nėnė Tereza" nė kryeqytet, pėr tė shprehur fuqishėm zėrin e shqiptarėve pro pavarėsisė sė Kosovės. Grupi organizator i protestės, i cili pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė disa organizatave joqeveritare dhe tė gjitha partive politike nė vend, ka lėshuar njė deklaratė, ku theksohet se "Dėshirojmė tju njoftojmė se shqetėsimi i shkaktuar nga zvarritja e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe tensionimi i situatės qė vjen si rrjedhojė, na ka nxitur ne, njė grup pėrfaqėsuesish tė shoqėrisė civile dhe forumeve rinore tė partive politike tė tė gjitha drejtimeve, qė tė organizojmė manifestimin pėr pavarėsinė e Kosovės. Me anė tė kėtij manifestimi, ne duam tu bėjmė thirrje aktorėve ndėrkombėtarė qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės, duke respektuar vullnetin e shumicės sė popullsisė sė saj dhe duke garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik tė rajonit. Organizatorė tė "Marshimit pėr Kosovėn", janė katėr organizata tė shoqėrisė civile: Lėvizja "Mjaft", Instituti Liberal Shqiptar, Tifozat Kuq e Zi dhe Forumi i Mendimit tė Lirė, si dhe Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re.
Pjesė e kėsaj nisme ėshtė edhe nėnshkrimi i njė peticioni qė i drejtohet OKB-sė dhe treshes negociatore, SHBA, BE, Rusi. Nė tekstin e peticionit, i cili ėshtė firmosur nga qytetarėt me vullnetin e lirė tė tyre theksohet: "Ne, nėnshkruesit e kėtij peticioni, dėshirojmė tė shprehim shqetėsimin tonė lidhur me vonimin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe shprehim mbėshtetjen tonė pėr njohjen e Kosovės si njė shtet i pavarur dhe sovran. Ne besojmė se njė Kosovė e pavarur dhe demokratike garanton tė drejtat dhe prosperitetin e gjithė qytetarėve tė vetė, pa dallim pėrkatėsie kombėtare, fetare apo racore dhe ėshtė e domosdoshme pėr stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij nė Bashkimin Evropian. Si rrjedhojė, me anėn e kėtij peticioni, i bėjmė thirrje OKB-sė dhe trojkės negociatore, qė ti japė fund negociatave dhe tė zbatojė planin "Ahtisaari", i cili e ēon Kosovėn drejt pavarėsisė, siguron njė paqe tė drejtė dhe tė qėndrueshme nė Ballkan dhe pėrshpejton integrimin evropian tė rajonit". Tubimin e mbrėmshėm e kanė mbėshtetur organizata nga tė gjitha trevat shqiptare, por edhe nga diaspora. Nė njė deklaratė tė tij, edhe Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) pėrgėzon nismėn dhe pėrshėndet pjesėmarrjen pėr herė tė parė tė grupeve tė ndryshme rinore nga shoqėria civile dhe tė gjitha grupeve politike pėr tė mbėshtetur kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme pėr shqiptarėt dhe Ballkanin nė pėrgjithėsi.
"Fushata serbe pėr pastrimin etnik tė shqiptarėve tė Kosovės nė vitin 1999 rezultoi nė mė tepėr se 12,000 tė vrarė, 1.3 milionė refugjatė si dhe shkatėrrimin e 65% tė pronave. Mė shumė se 600,000 refugjatė kosovarė arritėn tė arratiseshin pėrmes kufirit nė Shqipėri. Gjatė 78 ditėve tė bombardimit nga NATO-ja pėr tė ndaluar gjenocidin, familjet nė tė gjithė Shqipėrinė hapėn dyert pėr kosovarėt, duke u dhėnė atyre bukė, strehė dhe pėrkujdesje", thuhet nė deklaratėn e Kėshillit Shqiptaro-Amerikan.
16.11.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|