DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GERDECI, THELLOHET SKANDALI MES KOMPANIVE, SAC NE ORTAKERI ME ALBADEMIL
Postuar mė datėn: 2008-03-18 15:26:47 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

“News24” zbulon se kompania amerikane SAC, e kontraktuar nga MEICO, 6 muaj para nenshkrimit te kontraktes, eshte regjistruar ne ortakeri me kompanine ALBADEMIL,me perfaqesues Mihal Delijorgjin,kompani e cila me pas u perzgjodh nga amerikanet.

KONTRATA MES "SAC" E "ALBADEMIL"



Thellohet skandali ne kontraktimin e kompanise per demontimin e municioneve ne Gerdec te Vores. Ne baze te dokumentave ekzistuese ne rregjistrin tregetar faktohet se kompania amerikane SAC, e kontraktuar nga MEICO,vetem 6 muaj para nenshkrimit te kontraktes, pra ne daten 28 dhjetor 2006 eshte regjistruar ne ortakeri me kompanine ALBADEMIL,me perfaqesues Mihal Delijorgjin,kompani e cila me pas u perzgjodh nga amerikanet.

Ministria e mbrojtjes nepermjet kompanise se saj MEICO ka nenshkruar nje kontrate me firmen amerikane SAC ne baze te se ciles kompania amerikane do te nenkontraktonte nje kompani shqiptare per te kryer demontimin ne terren. Por presidenti i kompanise amerikane SAC rezulton administrator ne firmen ALBADEMIL dhe ortak me administratorin tjeter Mihal Delijorgji. Kompania amerikane SAC e zgjedhur nga MEICO, ka nenkontraktuar me pas firmen shqiptare ALBADEMIL e regjistruar ne Gjykaten e Tiranes ne daten 28 dhjetor 2006 me formen ligjore te nje shoqerie shpk, me seli ne Vore-Gerdec dhe me dy administratore.

Ne regjistrin tregtar qe shikoni rezulton se presidenti I Sauthern Ammunition Company Patric Corneliu Henrry III eshte administror ne kompanine Albademil ne masen 25 % te kapitalit, ndersa Mihal Delijorgji administrator I firmes Albademil zoteron 75% te kapitalit. Kjo kontrate, e bere ndermjet MEICO dhe South Ammunition Company, ne qershor te 2007 hedh dyshimet se pse Ministria e Mbrojtjes kontraktoi nje firme amerikane e cila do te bente me pas nje nenkrontrate me nje firme shqiptare per te bere demontimin ne terren, kur firma amerikane dhe ajo shqiptare kane te njejtat administratore.

Gjithashtu kompania ALBADEMIL me dy administratoret Delijorgji dhe Patric Corneliu Henrry III, e rregjistruar ne daten 28.12.2006 pra 6 muaj para kontrates se MEICO-s me nje nga administratoret e ALBADEMIL kesaj radhe ne cilesine e presidentit te kompanise amerikane SAC, ka seline pikerisht ne Gerdec te Vores. Kjo hedh dyshimin tjeter mbi Ministrine e Mbrotjes se pse u caktua Gerdeci si vendi ku do te kryhej demontimi i municioneve. Dyshimi thellohet dhe me tej kur nje nga perfaqesuesit e firmes amrikane SAC ne nje interviste te pak diteve me pare deklaroi se qe pas 28 dhjetorit, ata nuk kishin asnje lidhje me firmen shqiptare ALBADEMIL, ne nje kohe qe ne Qendren Kombetare te Rregjismitrit rezulton e kunderta ku Delijorgji dhe Patric Corneliu Henrry III jane administratore te kompanise ALBADEMIL qe prej 28 dhjetorit te 2006 deri pa afat.

18.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Gerdeci, Berisha: Une dhe Topi nuk dinim gje, Mediu deshtoi (2008-03-21 17:19:27 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] GERDECI, PROKURORIA: JA PASURITE E BLLOKURA TE DELIJORGJIT (2008-03-21 14:01:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kuvend-Gerdeci, Leskaj: Duhet te beni ate qe beri ministri i Mbrojtjes (2008-03-19 14:22:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] GERDECI, KOMPANIA AMERIKANE RREZON DEKLARATEN E BERISHES (2008-03-16 07:11:51 nga admin4)
[ Opinione ] ME "DECENTRALIZIMIN", "TRANSNISTRIA" E KOSOVĖS PO THELLOHET DERI NĖ "REPUBLIKĖ SRPSKA" (2007-03-30 14:38:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thellohet kriza politike ne Maqedoni: Keshilli qendror i BDI vendos braktisjen perfundimtare te Parlamentit (2007-01-28 05:03:35 nga admin1)
[ Opinione ] SKANDALI “SHTETĖROR E PRESIDENCIAL” I RADHĖS (!) (2008-09-05 03:05:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali me farėn, Ministria: Do verifikojmė (2008-08-31 06:27:38 nga admin4)
[ Opinione ] Dritė mbi skandalin mė tė madh tė SHIK-ut nė shekullin e XX-tė (2008-05-15 11:29:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali me vajin, dy ngarkesa nga Greqia kaluan pa kontroll Kapshticen. Nisin hetimet (2008-05-10 05:26:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Skandali i Gėrdecit “pret” 4 koka funksionarėsh (2008-03-18 12:07:49 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster