| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Prishtina vlerėson ndihmėn amerikane |
| Postuar mė datėn: 2008-03-21 11:30:23 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
George W. Bush
Udhėheqėsit kosovarė e kanė vlerėsuar lartė vendimin e presidentit tė SHBA-sė, George Bush pėr tė ndihmuar Kosovėn nė fushėn e mbrojtjes, pėrfshirė kėtu edhe furnizimin me armatim.
Presidenti Fatmir Sejdiu e cilėsoi kėtė vendim si vazhdimėsi tė ndihmės sė Uashingtonit pėr Kosovėn.
Por vendimi i Shtėpisė sė Bardhė pėr t'i dhėnė ndihmė ushtarake Kosovės, ėshtė kritikuar ashpėr nga Rusia dhe Serbia. Ministri i Jashtėm i Rusisė, Sergei Lavrov, ka thėnė se njė gjė e tillė shkel ligjin ndėrkombėtar.
Gjatė njė vizite nė Izrael, shefi i diplomacisė ruse tha se njė rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit ndalon ēdo furnizim me armė tė Kosovės, pėrveē forcave tė Kombeve tė Bashkuara nė rajon.
Ambasadori rus nė NATO, Dimitrij Rogozin ka kėrkuar njė takim tė jashtėzakonshėm ndėrmjet NATO-s dhe Rusisė mė 28 mars pėr tė diskutuar planet amerikane pėr furnizimin e Kosovės me armė.
Ndėrkohė kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica, e quajti vendimin siē tha ai "njė hap tjetėr shumė tė gabuar" nga Shtetet e Bashkuara, qė sipas tij mund tė nxisė terrorizmin nė Ballkan.
Shtėpia e Bardhė ka theksuar se vendimi i presidentit Bush pėr tė ndihmuar Kosovėn nė fushėn e mbrojtjes, do tė forcojė marrėdhėniet e sigurisė sė SHBA-sė me Kosovėn, do tė promovojė sigurinė dhe stabilitetin nė tėrė rajonin e Ballkanit dhe do tė forcojė aftėsinė e Kosovės qė tė pėrfshihet nė aktivitetet paqėruajtėse, qė tė frenojė terroristėt dhe tė pėrballet me emergjencat humanitare.
Sipas planit tė Ahtisarit, Kosova do tė ketė njė forcė tė sigurisė prej 2.500 pjesėtarėsh aktivė dhe 800 rezervė, qė do tė jenė tė armatosur lehtė dhe tė trajnuar e mbikqyrur nga NATO.
BBC
21.03.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|