DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHQIPĖRIA PĖRBALLĖ EUROPĖS
Postuar mė datėn: 2007-08-08 07:50:38 nga admin1 :: Kategoria: Kultura

Prof. dr. Jup KASTRATI


Nė gusht tė vitit 1880, Jeronim de Rada ka botuar studimin: „Shqipėria pėrballė Europės“. Punimi mbron Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe kritikon me argumente tė shėndosha Kuvendin famėkeq tė Berlinit. Nė hyrje tė pjesės sė dytė tė studimit poeti ynė i madh arbėresh shkruan: „Mbasi u varros Skėnderbeu nė Lezhė, etėrit tanė ēanė detin me vela tė nderė nga Italia, nė mbretėrinė e Napolit, tė cilėt qenė pritur prej mbretit tė Aragonės Por kėta, pėr tė mos e tėrhequr turkun afėr, patėn frikė t’i presin. Pėrkundrazi, populli i Napolit, kur i pa se po vinin tek ai...., u hapi atyre portin duke i thirrur kampionė tė fesė e shokė heroj „tė Princit tė Kalorėsve tė Mesjetės“, - si e quan Bajroni Zotninė e tyre. Qeveria, e frigėsuar, i shpėrndau nga Napoli nėpėr krahina, duke i detyruar tė mos bėnin qytete. Por, ku ngulnin plang, vendi qė i rrethonte, tregonte pėr ta nderimin e mikpritjen e vet tė pėrzemėrt“. Dhe De Rada vazhdon:
Sot jemi, ndoshta, endč nė numrin e 100.000 frymėve. Kemi njė Kolegj, themeluar, mė 1736, prej shqiptarėsh, me nxitjen e ndihmėn e Selisė sė Shenjtė, tė cilin, deri sa nuk qe grabitur autonomia kombėtare, e bekonin banorėt italianė tė krahinave pėr rreth. Aty, sė pari, Jul Variboba i kolonisė sė Mbuzatit, nisi studimin e vet pėr gjuhėn e vendlindjes, ndėrsa shoku i tij, Gjon Franēesk Avati nga Maqa, bėnte tė parėn mbledhje tė kėngėve popullore, qė gjyshėrit tanė kishin sjellė me vete prej Shqipėrsiė e prej Moresė. Variboba ishte bir i kryepriftit tė katundit tė vet, e nėna e tij e kishte emrin Vasha Kanade’. Botoi librin: „Jeta e Shėn Mėrisė Virgjėr“, nė vargje shqipe tė rimuara e me masa metrike tė ndryshmem, nė vitin 1762, nė Romė. Ai libėr ėshtė njė pasqyrė besnike e kolonive tona nė kohėn e tij, tė varfėra e tė papėrlyera. E fytyra e Virgjereshės sė shenjtė lartėsohet, nė mes tė asaj jete tė pagėdhendur, por plot dashuri, se ideja e fisnikėrisė sė trashėguar tė gjakut shqiptar, qė ėshtė varfėruar. Realiteti ėshtė kaq i gjallė, qė bie, ndonjėherė, nė grotesk; por prania e Hyjneshės shumė tė pastėr i lė groteskut tėrė pafajsinė e patėkeq. Ėshtė mėkat qė rima e ka detyruar tė pėrdorė shumė fjalė italiane. Frymėzimet e tij tė devotshme, qysh prej kohės sė tij, u bėnė popullore, por i sollėn dėm traditės atdhetare e rreptėsisė sė fesė.

POEZIA KOMBĖTARE POPULLORE

Njė argument i gjallė i ekzistencės sė kombit shqiptar ėshtė edhe folklori. De Rada shpreh konsideratat e veta pėr kėtė kėngė xhenuine: Shumė interesante, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Europėn e kulturuar, ėshtė poezia kombėtare popullore, e bajtur nė shekullin XV nga Mėmėdheu nė Itali e qė mbet gjallė si njė jehonė e Mesjetės Lindore. Pėrsosmėria shumė e lartė e kėsaj poezie, e cila i pėrkiste njė kombi qė, atėherė, ishte bėrė mburojė e Europės sė kėrcėnuar nga turqit, e bėri tė shkojė e tė pėrhapet kudo qė mund tė kuptohej. Jehonat e saj pėrsėriten endč si nė kėngėt e popullit sllavo-ilirik, qė ėshtė nė kufi me Shqipėrinė, ashtu edhe nė idilet popullore italiane tė Kalabrisė sonė. E kėnga popullore greke, siē paraqitet e mbledhur nga Fauriel, ėshtė, pjesėrisht, njė tepricė e shembėllesave dhe e krijimeve tė poetit tonė, mbeturinė e grisur, me tė vėrtetė, e nė tė cilėn nuk duken qėllimet poetike.
Por vlera e dobishme, qė ka pėr né, ėshtė pikturimi i jetesės sė vjetėr shqiptare, nė tė cilėn, sė bashku me thjeshtėsinė e rreptėsinė pellazge, pėrzihej edhe njė refleks i madhėshtisė bizantine. Ėshtė shpirti i kombit, qė fryn brenda, i krishterė e me shpresė. Nė Kolonitė e Italisė shtėpiat tona, tė cilat janė larg ndikimit tė jetės bujare tė qytetit, marrin ēdo edukatė nga ato kėngė popullore fisnike. Pastaj, pėr tė gjithė, poezia popullore ėshtė monumenti mė i vjetėr i gjuhės sonė, e njė model i madh stili tė thjeshtė e tė fuqishėm. Edhe nė qoftė se, aty-kėtu, vihen ré fjalė italiane, ato, pėrveē qė nuk fyejnė anėn formale sintaktike tė gjuhės, qėndrojnė si shenje tė lidhjes nė zanafillė tė popujve e, pastaj, tė lidhjeve tė ēdo lloji, qė bashkuan, nė mėnyrė tė qėndrueshme, tė dy popujt.
Mbasi qė ato rapsodi qenė mbledhur, besnikėrisht, nga tradita gojore, dhe botuar me anėn e shtypshkronjės sė Benēinit nė Firence, Guida e Torinos shprehu me kėto fjalė ndjenjėn, qė kėngėt popullore pėrhapėn rreth e qark: „Gjuha shqipe nuk mund tė mos ketė gjurmėt e njė diturie tė lartė, pėrsa mund tė gjykojmė nga krijimet sublime poetike, qė soditėn duke lexuar Rapsodi tė njė poeme arbėreshe, mbledhur nė kolonitė e krahinės sė Napolit. Ėshtė njė puhi misterioze, njė aromė e kėndėshme hyjnore poezie lindore e tė ré, me tė cilėn italianėt nuk kanė asgjė qė tė mund tė krahasohet, me ēka ka dalė gjatė shumė kohėsh, prej fantazisė e prej zemrės sė poetėve tanė, e tjera“. Edhe botimit tė Benēinit, princesha rumune Dora D’istria, me zanafillė shqiptare, nė Revue des deux Mondes i kishte dhuruar publikut, nė njė studim tė gjerė tė kolonive tė Italisė, njė kėngė dhe njė tjetėr nga mė fisniket e atyre poezive. Po ashtu, ajo e para kishte shtruar ēėshtjen shqiptare, duke u bėrė qendėr, nė tė cilėn u kthyen dhe u bashkuan ndjenjat e dashurisė sė bijve tė shpėrndarė tė Shqipėrsiė, pėr Atdheun e pėrbashkėt.
Tash sė fundi, u duk nė Ausland tė Vjenės nga Baronesha Gjuzepina Knorr njė artikull i shkruar pėr kėtė rapsodi. Dhe e riprodhuan (e ribotuan) shpejt Posta e Napolit dhe Vero-ja e Kozencės. Mendoj se ėshtė njė studim i shkruar me shumė menēuri dhe me dashuri. Ajo zonjė e ndritur ia kishte bėrė tė njohura, mė parė, Gjermanisė kėto kėngė tona popullore, nėpėrmjet tė pėrkthimeve tė vėna bashkė me poezitė e veta gjeniale e tė thella. Edhe artikulli i Ausland-it ėshtė i paraprirė nga lajme tė shkurta, por tė sakta, rreth emigrimit tonė nė mbretėrinė e Napolit e tė Sicilisė.
Ky poem tėrhoq, me tė vėrtetė, vėmendjen e Europės sė qytetėruar mbi fatin tonė tė mjerė, tė bajtur pa ankim. Deshėn tė na njohin pėr sė afėrmi. U hulumtua burimi ynė; u muar parasysh ajo pjesė e ideve tė pėrbotshme, qė mbanim nė shpirtin tonė, e, para sė gjithash, gjuha qė flisnim.

HISTORIA E SHQIPĖRISĖ

Ēėshtjen shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare europiane tė shekullit XIX, Jeronim de Rada e mbron nė kėtė studim tė tij, Shqipėria pėrballė Europės, me anė tė konsiderative tė shprehura nga disa dijetarė e studiues tė huaj pėr kombin dhe vendin tonė. Pėrsa i pėrket gjinisė sonė, - shkruan Poeti ynė i Madh, - vėzhguesve tė parė iu duk, menjėherė, sikur tė kishin pėrpara gėrmadhat e njė lashtėsie madhėshtore tė nderueshme, dhe qe thėnė se kombi shqiptar, nė Europėn e tashme, ėshtė njė pėrmendore e botės sė vjetėr.
Njimend, duke u nisur prej kohėve historike mė afėr nesh, gjejmė se shqiptarėt, qoftė nė vendimet mbretėrore, qoftė nė letrat e papėve, mbaheshin pėr epirotė e pėr maqedonė. Ndėr kohėt e veta, Halkokondila, qė ka jetuar nė oborrin e Bizancit, - (nėnshtetas tė tė cilit ishin iliranėt dhe dakėt) – e qė mundi tė dėgjojė njerėz tė atyre provincave, sipas rastit, qė mblidheshin nė dhomat perandorake, la tė shkruar: „Treballėt, mizėt, ilirėt, kroatėt, polonezėt, sarmatėt kam mundur tė di se flisnin tė njėjtėn gjuhė. Por do tė thoja, me siguri, se shqiptarėt janė tė lidhur me maqedonėt e jo me tjetėr fis tė tokės sė banuar“. Emeletoi, nė Gjeografinė e vet, thotė: „Shqipėria ėshtė pjesa pėrendimore e Maqedonisė“. Kjo, dikur, nė kohėt parahistorike kishte emrin Emathia (= Mati). Emathia, emėr emfatik shqiptar, don tė thotė: „E madhja, e gjera“.

FALLMERAYER-I

Tashti, me kėrkimet e Fallmerayer-it, - thotė De Rada – qe zbuluar se emri i shqiptarėve, ndonjė vėzhguesi, i ngeli „si kafsha kur struket nė hije“. Ai emėr ėshtė i treguar nga njė kod aleksandrin i shekullit II tė erės sonė, si emėr i pėrveēėm i njė fisi qė banon nė mes tė Ilirisė dhe tė Epirit. „Por, tashmė, kurrnjė shenjė – thotė Thunmann-i nė veprėn e tij „Gjurmime historike mbi popujt lindorė tė Europės“ – as shumė e vogėl nuk gjindet qė tė flasė pėr emigrime shqiptarėsh nė viset ku banojnė; pėrkundrazi, ata duket se kanė qenė banorėt e hershėm tė vendit tė vet“.
Mbas vėzhgimesh tė kujdesshme tė filologėve tė ditur, sot ėshtė bėrė e qartė se Aleksandri, bir i njė maqedoni e i njė epiroteje, dhe se Pirroja, mbret e pris i epirotėve, kanė folur shqip, siē ishte, prej kohėsh, nė ndėrgjegjen tonė kombėtare, e siē e dinin edhe popujt bashkėfqinj. Pėr Aleksandrin e vė nė dukje edhe Kuint Kurci, kur tregon se, i fyer prej prisave helenė, qė e kishin ndjekur nė Azi, iu drejtua nė gjuhėn e vet maqedonasvet tė tij, duke i nxitur qė t’i ndeshkonin. E Plutarku, nė Jetėn e Pirros thotė se nė Epir ishte njė tempull, kushtuar Akilit, me emrin kombėtar aspet, qė aludon te homerishtja mė i shpejtė; por kjo fjalė jeton endč sot nė gjuhėn shqipe: ishpčt don tė thotė: i shkathtė, i shpejtė. Kombi shqiptar, pra, ėshtė ai qė tė vjetrit e njohėn si banues tė Epirit e tė Maqedonisė, e veprimi i tė cilit pati aq fuqi tė madhe mbi botėn e vjetėr, dhe i cili komb, ashtu i vetėm, pėrmes mundimesh tė ēdo lloji, qėndron endč me tiparet e tij tė hershme, tė ruajtura gjatė kohės.
Mbasi Rusia u armiqėsua, Qeveria greke futi nė punė artin e ngatėrresave, duke shpresuar ta helenizojė, E shpejt prej miqsh tė vet, e nė atė Paris, qė krenohet se ėshtė seli e dritės Europiane, u tha se „komb shqiptar nuk ka“. Kjo natyrė ngatėrrestare e Qeverisė helene nuk difton, pėr tė, shumė urtėsi, edhe sikur tė mos i interesojė tepėr drejtėsia e morali, Kur duar e zemra shqiptare kanė themeluar mbretėrinė helenike. „Ishin kleftėt e prisat shqiptarė, qė i pėrkitnin ritit ortodoks, ata qė i jepnin Greqisė sė re herojt mė trima tė luftės pėr pavarėsinė. Boēarėt, Karaiskaqėt, Xhavellat, Gurajt, Miaulėt, Konduriotėt, Tombazėt, Vulgarėt e shumė luftėtarė tė tjerė ishin shqiptarė, qė rrokėn ēėshtjen e Greqisė, tė prirė nga shpirti i tyre luftarak – lakmues pėr veprime tė jashtėzakonshme e pėr luftim – e, pėrveē kėtij, nga feja, tė cilin e kishin tė pėrbashkėt me grekėt. Por, nė qoftė se helenėve u lejohet tė jenė mosmirėnjohės, ata mund t’i dėmtojė shumė plani i tyre pėr tė shkatėrruar emrin shqiptar, kudo ose me ēdo mjet qė ata kanė mundėsi, sepse mbretėria helene njė tė tretėn e banorėve tė vet e ka popullsi shqiptare. Shqiptarėt janė, sot, tė shpėrndarė nė tė gjitha pjesėt e Elladhės e tė Peloponezit. Ata banojnė nė Etoli, nė Akarnani, nė Laokoni edhe nė Meseni. Nė Atikė, nė Megeridhe, nė Agrolidhe e nė Becia janė nė numėr mė tė madh se helenėt. Pastaj, ishujt e Hidrės, Specias, Poros dhe, madje, edhe tė Salaminės janė tė banuar vetėm nga shqiptarė. E, me siguri, ėshtė plagė e thellė nė shpirtrat e kėtyre vepra pėr t’i zhdukur nga faqja e dheut, pėr tė cilėn orvatet vetė qeveria.
E, pra, helenė dhe shqiptarė kishin motit tė jetės seli e fate tė pėrbashkėta e, endč, sot ai bashkim ėshtė si i vetmi shpėtim i vėrtetė dhe i qėndrueshėm pėr tė dy. Origjina e lartė, edhe nė qoftė se, rastėsisht, mbron vetinė e mirė tė njė fisi qė nuk e ka fatin e mirė tė popujve tė tjerė, nuk ėshtė, gjithashtu, njė titull i fuqishėm pėr tė siguruar simpatinė efikase tė popujve qė ka pėr rreth. Ajo, pėr tė cilėn interesohet sot bota, ėshtė pjesa e historisė sė kohės sė parė qė, gati si gjurmė e kujtimeve tė ngjarjeve njerėzore tė shėnuara, mbetet, asgjamangut, e vulosur nė gjuhėn tonė. E, para sė gjithash, tashmė, ėshtė sqaruar se emrat e hyjnive tė politeizmit helen, tė huaj pėr gjuhėn greke, janė fjalė shqipe tė fuqive tė natyrės, nė krye tė sė cilave qėndronin ata hyjni.... Ata emra, nga njera anė, dėshmojnė pėr kultin, qė ka ekzistuar mė parė, tė Zotit e tė Natyrės, e, nga ana tjetėr, vinė si kumbime tė njė populli qė ndonja njėmijė vjet pėrpara antropoformizmit mitologjik, qe i fuqishėm nė tokė, e nga i cili helenėt muarėn besimin e emrat e shenjtė.

Dr. HAHN

I prekur nga ky fakt, - shton De Rada – i ndrituri Hahn kėrkoi pėrmes tė dhėnash tė tjera, tė cilat kishin mbetur, tė gjente ndėr kombet e lashtėsisė shumė tė hershme atė komb tė cilit i pėrkiste gjuha me anė tė sė cilės shpiegohet tashti miti i perendive tė Heladhės. Me kėtė, si me trungun e vet, do t’u lidhte familja shqiptare, me tė cilėn vazhdon ajo gjuhė, e nė librin e vet monumental, Studime shqiptare, botuar nė Jena, mė 1853/1854, konkludonte: „Me arsye mund tė nxiret pėrfundimi se shqiptarėt pėrbėjnė bėrthamėn e kombit tė tirrenėve e tė pellazgėve, tepricat e tė cilėve jetuan nė itali e nė Traki deri nė kohėt historike“.

BENLOEW

Gjurmimet e Hahn-it, pastaj, qenė shtyrė prej L. Benloew-it, i Universitetit tė Francės, deri atje ku rrenimet e asaj bote tė vjetėr mund tė shikohen endč brenda nė jetėn e tashme. Ndėr librat e vet tė pėrmendur (tė shquar), Greqia pėrpara grekėve dhe Analizė e gjuhės shqipe, tė botuar me radhė mė 1877 e 1879, ky dijetar shumė i thellė e me njohuri tė gjera mundi tė shėnojė krahinat e banuara nga folėsit e shqipes, dhe, bashkė me kėtė, tė ngulisė formimin e kėsaj gjuhe origjinale, nė njė kohė pėrpara ndarjes sė gjuhėve aziatike.
Para sė gjithash, ai pyet: „Pellazgėt e, ndėr ta, tiranėt, licėt, kaukonėt e dardanėt, ndėrtues tė mėdhenj ledhesh, ndėrtues tė mėdhenj pyrgjesh, a nuk ishin ata stėrgjyshėrit e malėsorėve tė Epirit, qė, edhe sot, u shpėrngulėn grumbuj grumbuj, pėr nė Greqi e pėr nė Azi tė Vogėl, duke shitur me pagesė forcėn e krahut tė vet pėr tė lartėsuar ato mure, pak a shumė ciklopike, po mė pak tė qėndrueshme se ato tė kohės sė lashtė, por qė u pėrngjasin atyre nė papėrsosmėrinė e ecjes pėrpara tė artit?“.
Duke marrė parasysh, pastaj, hyjnitė pellazge, nga pikėpamja e ngjashmėrisė sė tyre, ai, Benloew, zė nė gojė fjalėn Dhčmeter (Cerene), njė statujė e shtrirė pėr tokė, qė adhurohej nė Dodonėn pellazge; dhe kujton se si priftėrinjtė e Delfit, nė shekullin VIII para Krishtit, e kėshillonin Likurgun tė ndėrtojė, pėr forcim tė kushtetutės sė ré, dhėnė Spartės, njė falėtore Zhea Ellanio-s dhe Athene Ellania-s. Dhčmeter ėshtė fjalė shqipe, qė don tė thotė masė e tokės. Vendosja e shembėllesės pėrputhej, kėshtu, me emrin, pėr tė shpieguar mitin e Hyjneshės sė bujqėsisė, meqenėse kjo ka nė themel masėn e ndarjen e arave. E né na shkon, shpejt, nėpėr mend se orakulli i Zotit e kėshillonte Likurgun tė pėrtėrinte Kultin e lashtė, Athenėn e vjetėr ose fjalėn e jetės, gjė tė cilėn ai edhe e bėri.
Kėtyre dhe qindra rezonancave tė tjera fetare, Benloewi u shton emrat shqiptarė tė vendeve, tė cilėt ishin tė qartė nė kohėn e lashtėsisė, e shumė larg ndėrmjet tyre, e vė, me siguri, tezėn e guximshme „se banorėt e Greqisė, para ardhjes sė helenėve, kishin qenė stėrgjyshėrit e shqiptarėve, qė, nė atė kohė tė largėt, kishin mbuluar truallin e vendeve, qė shtrihen nga Adriatiku e deri nė Halys“. Pastaj, duke ardhur te caktimi i atyre fiseve, Straboni, pas Homerit, ve pellazgė, lelegė e kaukonė nė tė njėjtėn vijė. Nė shikimin e parė, pellazgėt e lelegėt duken si dy popuj, qė e ndanin, nė mėnyrė tė pabarabartė, Greqinė, ishujt e brigjet e Azisė sė Vogėl. Ai, pėrkundrazi, i mendonte lelegėt si banorėt e hershėm tė tė gjithė vendit; kurse pellazgėt e greko-pellazgėt i mendonte tė lindur nga shkrirja e grekėrve me vendasit. Shkrirja e dy racave, nė tė cilat elementi helen pat fituar zotėrimin, bėri tė lindė njė poezi e njė art, pėr tė cilėt banorėt e vjetėr, tė shtyrė ndėr male, qėndruan tė huaj qysh prej fillimit. Por, pėrsa u takon pellazgėve, janė ata tek tė cilėt gjaku leleg zotėroi nė atė shkrirje. E Homeri na ka treguar, se pellazgėt, lelegėt e licėt, aleatė tė trojanėve e tė dardanėve, ishin tė gjithė tė pėrfshirė nė tė njėjtin rreshtim dhe ishin barabar armiq tė helenėve. Tė gjithė kėta popuj kanė folur njė gjuhė tė ndryshme nga gjuha greke, por nė tė cilėn kishin mundur tė depėrtojnė mjaft fjalė greke. Helenėt, nga ana tjetėr, e njihnin kėtė gjuhė me pėrpikėmėri, tamam si grekėt e sotėm qė ēuditen duke dėgjuar shqiptarėt pėr rreth.
Kjo teori vetėm shpiegon ēastet historike tė botės helene. E, nė qoftė se dijetarė tė shquar, si Benloew, duke u shoqėruar me shqiptarė tė mėsuar, tė arsimuar, do tė vizitonin viset ku ishin selitė e pellazgėve, e do tė gjenin, gjithėnjė, shumė vende tė banuara nga shqiptarėt, parashikimi i tij do tė kishte njė provė materiale tė pakundėrshtueshme e tė qėndrueshme. Por ai gjen njė diēka tė pėlqyeshme nė kėtė qė, disa trajta gramatikore, disa fjalė qenėsisht shqipe u shartuan me tė folmen e njerėzve, tė cilėt mė vonė hynė nė atė ambient tė njė vendi, qė ai, Benloewi, ka caktuar. Janė shenja gjuhėsore, tė cilat bėjnė qė tė dallohen, nė mes tė tyre, disa gjuhė nga ato tė tjera tė afėrta ose tė njė gjinie. Vllahishtja – vė nė dukje ai – ėshtė e vetmja nga gjuhėt neolatine, siē ėshtė bullgarishtja, njė nga gjuhėt sllave, qė e venė nyjen shquese pas emrit, ashtu sikurse shqipja, e cila, pėr kėtė arsye, dallohet nė dy lakime, nė tė pashquarin dhe nė tė shquarin. E, me tė drejtė, ai nxjerr pėrfundimin se prej shqiptarėve u ka mbetur gjuhėve rumune dhe bullgare, qė erdhėn nė vendin e tyre, pėr tė cilat ky shenj ishte i huaj nė fillim. Pėrsa i pėrket elementit leksikor, - thotė De Rada – do tė shėnoj dy o tri vėrejtje tė qarta e me rėndėsi kryesore pėr vėrtetimin e mendimit tė gjuhėtarit tė madh frėng...
Gjithmonė e mė tepėr, duke iu sqaruar pėrpara rruga, sa mė thellė i hynte gjuhės, qė e pėrdorte si pishtar tė vetin, Benloewi arrinte rezultate tjera tė reja e tė gėzueshme pėr gjuhėsinė e pėrgjithshme. Ajo ēka mė pėrpara ishte pranuar nga mė tė shumtit, do me thėnė se shqipja ishte e familjes ariane, prej tij ėshtė kufizuar nė kuptimin se, tė pėrbashkėta me kėtė, ka, me siguri, ndryshimet fonetike qė, ndėr emrat, shėnojnė rasat e numrat, kurse ndėr foljet shėnojnė vetat; porse shqipja ndryshon pėr nga rrėnjėt e njerės palė e tė tjetrės, qė endč e kanė tė plotė kuptimin e parė, siē i ruajnė gjuhėt turanike, me tė cilat mė duket se afrojnė gjithė ato fjalė tė pėrbėra nė mėnyrė tė ndryshme prej fjalėsh tė plota. E, nga ana tjetėr, ai vė nė dukje shenje tė qarta e tė qenėsishme, qė janė tė veēanta pėr gjuhėt semitike, siē janė, p.sh., nyjet e prapashtesuara (prapavėnėse) pėr emrat, e ndėrrimi i zanores themelore qė, shpėrndamas, ndėr emra shėnon ndėrrimin e numrit e, nė shumė klasė foljesh, tregon ndryshimin e kohėve e tė vetave. E, duke u nisur edhe prej fondit njėrrokėsh, nga i cili kjo gjuhė zhvillohet, e fjalėt e sipėrshėnuara tė sė cilės at / ēm japin fillimet e ndryshme tė gjuhės sė njeriut, ai ia nėnshtronte, mė 17 maj 1878, Akademisė Frėnge tezėn e tij se gjuha shqipe ishte nė stadin e tranzicionit. Mė pėrpara, kishte shprehur bindjen e vet se shqiptarėt, bashkė me baskėt, janė banorėt mė tė vjetėr tė Europės.

TRAKTATI I BERLINIT

Poeti i Madh Arbėresh, Jeronim De Rada, e pėrfundon studimin e vet me kėto fjalė shumė kuptimplote: E, sot, Areopagu europian ėshtė ftuar tė dekretojė nė se duhet tė jetojnė mė shqiptarėt apo nė se duhet tė zhduken. Pyetja qė shtrohet, ėshtė kjo: Nė qoftė se Greqia – thonte Krispi nė parlamentin italian – ka pėrfaqėsuar e, nė mėnyrė tė shkėlqyer, popujt qė ka fqinj e farė-e-fis, ėshtė e drejta e saj qė t’i asimilojė dhe t’i thithė. Ne nuk e kemi mendjen tė vemė nė dukje sa i pavend ėshtė ky gjykim i marrė pėr njė njeri, qė u maskua me parimin e sė drejtės sė kombėsive, e qė, pėr fat tė keq, ėshtė shqiptar dhe, madje, edhe shtėpinė e vet e ka tė vendosur nė kolonitė arbėreshe; vetėm na shqetėson mendimi se njerėz tė tillė, qė flasin edhe me fjalėt qė kanė dėgjuar rreth e rrotull, duan tė veprojnė, kėshtu, gjithmonė, sipas dėshirave tė atij, tė cilin e besojnė tė fuqishėm, pėrsa u pėrket pushtetit dhe tė hollave. Dhe ja, nė fakt, Franca dhe Italia e, madje, deri qeveria angleze tregojnė se venė ēdo politikė tė jashtme nė ekzekutimin e pjesėve mė absurde e tė interpretuara keq tė Traktatit tė Berlinit.
Njimend, artikujt e kėtij traktati nuk patėn njė qėllim tė vetėm kryesor ose tė haptė; prandaj nxjerrja nė vetvete e qėllimeve tė ndryshme, qė njė shtet ose njė tjetėr, mund tė tentojė tė bėjė do t’i perēajė kėto dhe do t’i zbulojė armiq. Ajo ēka u duk, atėhere, se duhej prej tė gjithėve, forcimi i Turqisė cenohet sot haptas prej Fuqive qė, pa mundur tė nxjerrin me tė vėrtetė tė drejtėn prej atij traktati, i lypin vende jo greke pėr t’ia dhuruar Greqisė. Nga ana tjetėr, fiset e vendosura nė Ballkan, tė cilat iu shkėputėn Turqisė, duke fituar pavarėsinė e dėshėruar, si u lanė tė pabashkuara e pa dinjitetin e duhur pėr sundimin e plotė tė vendit tė tyre, tashti diskutojnė proteksionin e perandorisė fqinje. Sa pėr krahinat qė i kanė mbetur Portės sė Lartė, nė vend qė t’i ndėrtonin, pėr t’u dhėnė atyre paqė, nė zhvillimin tė lirė autonom, bashkuar nėn njė perandori tė vetme, tė cilėn ta mbanin pėr tė mirat qė do tė kishin, - siē ėshtė nė Austri ose sikur ėshtė nė Angli, - ato u ndanė sipas vullnetit tė Rusisė. E, duke bėrė dallimin, iu dhanė privilegjet mė tė pabesat Malit tė Zi, Serbisė, Bullgarisė, Greqisė, pėr tė demoralizuar dhe pėr fyer shqiptarėt. Sė fundi, mbi kombėsinė mė tė plotė e mė fisnike ndėr ato kombėsi tė tjera, qė i mbet besnike detyrės, e lėshuan dėshirat e kėqija tė fqinjėvet. E sot duan ta venė Turqinė nė mes dy udhėve: ose ta shohin atė tė gjakosur prej uzurpatorėve, arsyeja e tė cilėve ėshtė lėshimi i tokave pėr t’iu dhėnė atyre qė nuk kishin ndonjė tagėr mbi tė, ose ajo vetė do tė cėnohet nė besnikėrinė e nė tė drejtėn e saj. Dhe, nė tė dyja rastet, do tė pėrgatitet rrenimi i saj dhe do tė sheshohet fusha pėr luftėn e kombeve.
Qoftė vetėm ajo qė, tashmė, u duket syve tė shumicės, e shtypur prej oligarkisė sė koalicionit, d.m.th. se punėt e reja lėvizin nė mbėshtetje tė skenave qė janė afėr mbylljes, ėshtė gjithmonė e vėrtetė qė as kėshillat e ngushta, as ato tė rėnda e morale nuk i vėnė nė gņdi (nė ujdi), sot, mbetet europiane.

LETĖRSIA SHQIPTARE E RILINDJES

Pėrsa i pėrket punės sonė, - shkruan De Rada – dij se Shqipėria, me qėllim qė tė vehet nėn tutelė tė popujve tė qytetėruar, Europės i paraqitet si barbare me zakone dhe e paaftė pėrsa i takon lavrimit tė gjuhės. Kėtė e thotė pikėrisht ata qė pėrkrahin Greqinė e grekėrit, tė cilėve u bėjnė jehonė mediokritetet servile qė e gjykojnė qytetėrimit luksin e jashtėm barbarik e pėr tė cilėt virtyti i thjeshtė e gjykimi burrėror nuk vlejnė asgjė. Ėshtė fatkeqėsi e jona qė nuk njihet as Atdheu ynė, as nuk njihemi ne vetė. Por, nė qoftė se lejohet tė argumentojmė nga vendi i zėnė me dinjitet e nga veprate bėra prej shqiptarėve, nė Turqi e nė Greqi, deri mė sot, e nga vendosmėria e urtė dhe atdhetare, qė i ka mbledhur nėn flamurin e lavdishėm tė etėrvet, shihet mirė se ata nuk janė bij tė prishur tė pellazgėve hyjnorė. E, ata tė pakėt, shkrimet e tė cilėve mbėrrijnė deri tek ne, siē janė Vasa Efendi [= Pashko Vasa Shkodrani], Konstandin Kristoforidhi, Panajot Kupitori nga Hidra e Thimi Mitko, qėndrojnė, pėr nga njohuritė e ndryshme, pėr nga gjykimi i drejtė e pėr nga dashuria e fortė ndaj Mėmėdheut, nė nivel tė kulturės Perėndimore.
Por njė Kolegj Kombėtar, autonom deri nė vitin 1860, solli ndėr né njė lulėzim tė pasur intelektual. Ka nga Kolonitė njerėz politikanė, gazetarė, letrarė, juristė, me tė cilėt Italia nderohet. E shumė nga ata qė kanė lindur ndėr kėto Koloni, zėnė vende tė larta nė shtet, nė ushtri, nė arsim tė mbretėrisė. Kėtu, pėrveē studimeve serioze e shkencore pėr filologjinė shqiptare, e tjerė, si Gramatologjia e arbėreshit sicilian DHIMITĖR KAMARDA e Gramatika e ZEF DE RADĖS, qė tėrhoqėn vėmendjen e dijetarėve tė huaj mbi tėrė kombin, u lartėsuan sė pari e me sukses – (ndėr vepra poetike, tė njohura sot nė Europė e pasqyruese tė kohės sė Shqipėrsiė sė ilirė dhe tė bashkuar) – hovi e fuqia e gjuhės amtare, tė cilėn FRANĒESK ANTON SANTORI i Kolonisė sė Shėn Katerinės e sillte, pastaj, nė prozė nė veprėn e vet Sofia Kominiate. Ky poet gjenial do t’i lėrė Shqipėrisė, pėr ditėt mė tė mira pė e presin, dy pėrmendore tė qėndrueshme, - qė ngjarjet shumė tė trishtueshme nuk e lejuan t’i qiste (t’i nxirrte) nė dritė, - : njė dramė pėr ekskursionin mizor tė FUMELIT nė krahinėn arbėreshe, ku ai ėshtė lindur, e njė roman nė prozė. Protagoniste e kėtij romani ėshtė njė bijė princėrish shqiptarė qė, nga njė stuhi deti, hidhet nė Kalabri, mbushur me koloni tė bashkatdhetarėve tė vet, jeta e sė cilės e, bashkė me tė, edhe ajo e italianėve pėr rreth, ėshtė dhėnė prej SANTORIT me vėrtetėsi karakteresh e me frymėzim tė paparė ndėr romane.

PĖRMBYLLJE

E, nė qoftė se, pėr sė shpejti, siē ėshtė plani, do tė themelohet, me aksionet e bankierėve shqiptarė e filoshqiptarė, e para gazetė shqipe – (qė do tė dalė italisht-shqip e shqip-helenisht, pėr tė kėnaqur rrethe tė gjėra, do tė botohej nė Shkodėr apo edhe nė Trieste e Venedik) -, pėr nevoja tė punėve tė tashme, do tė shtrihej shpejt pėrdorimi i asaj gazete qė kėtu mbet nė heshtje, por qė ishte e pėrgatitur prej kohėsh. Nė anėn tjetėr, prej kėtyre kolonive do tė njifen, me sot e me nesėr, vepra letrare, tė cilat, pėr origjinalitetet e fuqi jete, tė shprehur mirė, do tė krahasohen me gjithēka ėshtė shkruar nga Helenia motėr mbas Rilindjes sė vitit 1821. „Kėshtu, bota e kulturuar tė bindet pėr atė ēka né parandjenim, qysh prej shumė kohėsh, se Greqia do tė mund tė ringjallet vetėm nga dega e birėnisė (filiacionit) sė parė, dega pellazge, nė tė cilėn qėndron burrėria e plotė, avantazhi i numrit tė popullatės, pastėrtia e gjuhės dhe e meta e njė kulture sė hollė e tė moēme, gjithmonė e dėmshme pėr lirinė origjinale tė mendjeve tė larta.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nė Veri - Pastrohet 80 pėrqind e sipėrfaqes sė minuar (2008-08-02 00:33:18 nga admin4)
[ Opinione ] “Shqipėria e Madhe ekziston nė zemrat tona” (2008-07-22 03:07:03 nga admin2)
[ Opinione ] LEGJENDAT - TRE ADEMA QĖ I KA SHQIPĖRIA (2008-07-20 11:59:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria kontingjent shtesė nė Irak (2008-07-11 02:20:51 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dhe Kosova dy shtete tė ndara, por njė identitet kombėtar (2008-06-19 11:08:38 nga admin1)
[ Opinione ] Ekspertet e KE: Shqiperia hyn ne Bashkimin Europian ne vitin 2011 (2008-04-24 15:25:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria e shėnon Hollokaustin (2008-04-20 11:50:20 nga admin2)
[ Opinione ] MBI TĖ GJITHA SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT (2008-04-15 11:51:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria nė CNN (2008-04-07 03:40:23 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHQIPERIA E KROACIA MARRIN FTESEN PER NE NATO. ZHGENJEHET MAQEDONIA (2008-04-03 10:46:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NATO, SHQIPERIA NE PRITJE PER FTESEN (2008-04-03 05:26:07 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster