DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» : Drejt betejave tė reja
Postuar mė datėn: 2008-04-04 20:56:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Nga kėndi im

Ajo qė ishte ditur dhe pritur nga ata qė kanė besuar nė drejtėsi, doli e vėrtetė. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshėm nga tė gjitha akuzat me tė cilat e ngarkoj dhe akuzoj Prokuroria. Ramush Haradinaj dhe bashkėluftėtarėt e tij, qė pėr tre vite qėndruan nė burgun e Sheveningenit tė Hagės, janė protagonistė tė luftės sė UCK-sė. Sikur edhe bashkėluftėtarėt e tjerė qė mė parė kaluan nėpėr ato ulėse, Fatmir Limaj dhe bashkėluftėtarėt e tyre, dėshmuan pastėrtinė e luftės sė UCK-sė.

Shkruan: Ardian ZEJNAJ

Njerėzit qė bartėn njė pjesė tė madhe tė udhėheqjes sė luftės sė UCK-sė, arritėn tė mbrojnė dhe argumentojnė atė qė ne e kemi ditur, por disa tė tjerė kanė pasur dyshime, pastėrtinė e luftės ēlirimtare. Arrite pėr t’i treguar botės se luftuam pėr liri nga shtypja e dhunshme dhe se nuk ishim ne ata qė shkaktuam dhimbje, tragjedi, masakra, vrasje dhe pėrdhunime. Kėto i bėnė ata qė akuzuan shqiptarėt se po kėrkojnė liri, ishin ata qė montuan kėto akuza. Mbase shumė u ndihmoj kėtyre trukeve tė kėqija edhe ish- Kryeprokurorja e Hagės, Karla Del Ponte, tė cilės dėshtimin nė kėtė proces ia kishte bėrė tė qartė shumė kohė me parė ish-Kryegjykatėsi i Hagės, Xhefri Najs.
Pasi qė i gjithė ky ankth trevjeēar pėrfundoj, z. Haradinaj pritet qė sot tė arrijė nė Kosovė si fitimtar, siē bėnte gjatė luftės kur kthehej nga betejat. Shpesh e kishin quajtur hero tė luftės dhe paqes, tani do ta quajmė edhe hero tė drejtėsisė. Drejtėsia triumfoj pėr tė treguar se para saj tė gjitha janė tė pafuqishme, madje edhe politika kur pėrzien duart e saj.
Por, z. Haradinaj e presin shumė punė nė Republikėn e Kosovės. Po, Ramush, po marr kėtė tė drejtė e tė quaj kėshtu, e dini ju se ēfarė sfidash ju presin? U ka tregu kush pėr gjithė ato qė kanė ndodhur gjatė kohės sa ju ishit nė Gjykatėn e Hagės? Mbase dikush u ka thėnė dhe ju me siguri keni menduar dhe hartuar ndonjė strategji, se si tė veproni politikisht tani e tutje.
Tė gjithė qytetarėt i kanė drejtuar sytė nga ju! Po presin “shpėtim” dhe ndryshim tė kėsaj monotonie. Sikur kanė bindjen se ju keni energji pėr ta ndryshuar jetėn e tanishme dhe pėr t’u dhėnė shpresė pėr tė ardhmen. 100 ditshi i qeverisjes tuaj nė vitin 2005 sikur i ka bindur qytetarėt pėr vizionin tuaj. Kanė thėnė se ke qenė i ashpėr, besa se edhe i ke ndėshkuar mos punėtorėt, por mbi tė gjitha sjellja juaj e ka bindur secilin se duhet tė punoj shumė e shumė pėr Kosovėn, se keni pasur orė, qė thotė populli.
Po thonė se edhe qeveria e re e kryesuar nga bashkėluftėtari juaj, Hashim Thaēi po tenton tė imitoj stilin tuaj tė qeverisjes, por nuk po arrin ta ketė efektin tuaj. Thuhet se nuk ka orė dhe nuk e ka tė lindur lidershipin. Ndoshta pėr kėtė ua ka marr pak inat, sa nė ditėn e pavarėsisė nuk u zuri nė gojė. Por, nuk ka problem, ju jeni tė hapur pėr bashkėpunim dhe pėr t’i ndihmuar procesit tė post-pavarėsisė.


Po, Ramush keni edhe dy probleme tė tjera. E para Kosova ka mbetė pa opozitė. Janė disa deputetė qė i thonė vetes opozitar nė Kuvendin e Kosovės, por zėri nuk po u dėgjohet. Mė shumė dėgjojnė sesa kritikojnė, edhepse qeveria ende nuk u ka prezantuar program qeveritar, se si ka menduar ta qeverisė Kosovė kėto vite dhe cilat janė objektivat qė synon t’i arrijė dhe realizojė. Tė gjithė po thonė, sa tė vjen Ramushi do ta “merr vesh” qeveria!
Po thonė se demokracia ka “vdekur” nė Kosovė dhe veē sa tė vjen Ramushi, se ka pėr t’u dhėnė frymė proceseve politike nė Kosovė. Po ju konsiderojnė si sfiduesin kryesor tė qeverisė nga dueti Sejdiu-Thaēi. Tė gjithė po u presin, partitė opozitare dhe qytetarėt e Kosovės, tė cilėt deri dje nuk ju kanė dashur, por tani janė bindur se duhet t’iu mbėshtesin. Po shohin tė ardhmen tek ju, prandaj nuk duhet tė na zhgėnjesh. Duhet ta arsyetoni gjithė atė besim qė kanė tek ju dhe qytetarėt janė gati pėr t’iu mbėshtetur. Besa edhe ndėrkombėtarėt kanė besim tek ju dhe angazhimi juaj, sepse i keni bindur pėr kėtė. Edhe nė ditė gėzimi dhe hidhėrimi keni ditur tė jepni mesazhe.
Me vjen keq, me duhet ta them si dashamirės i juaj. Ramush pas pushimit qė do tė bėni, fillojeni reformėn nga dera shtėpisė tuaj, partisė. Qytetarėt besojnė nė kėtė reformim dhe shndėrrimin e partisė tuaj nė forcėn kryesore politike nė Kosovė. Kosova ka nevojė pėr njė lider tė fortė politik dhe kėtė e shohin tek ju. Besojnė se ju do tė jeni gati pėr ta marrė kėtė pėrgjegjėsi dhe ta mbushin zbrazėtinė e krijuar. Por, ata po flasin pėr partinė tuaj dhe po kėrkojnė hapėsirė dhe ndryshime pozitive brenda saj. E di qė do tė hidhėrohen ata qė do t’i lexojnė kėta rreshta, por ju e dini me mirė se ne, ēfarė duhet tė bėni. Tė gjithė besojnė se Ju keni njė strategji politike pėr tė ardhmen, ndryshe nga sa keni vepruar deri me tani. Nuk thonė se ishit keq, po thonė se ua morėn fytyrėn pasi qė shkuat ju nė Hagė.
Ramush, ju keni detyra dhe sfida tė mėdha para vetes. Ju duhet tė vazhdoni tė angazhoheni pėr Kosovėn por tani nė rrethana tė reja. Edhepse u munduan t’ua marrin meritat, populli e dinė se kush e bėri punėn e madhe. Tė gjithė e dinė se kush e ka nėnshkruar pavarėsinė. Ndoshta do tė kishit pas qejf qė formalisht tė nėnshkruani mbi pergamenėn e pavarėsisė, por mos t’u mbetet zhig. Ėshtė njė pavarėsi jo e plotė dhe juve u takon pėr ta plotėsuar atė pjesėn qė ka mbetur e kushtėzuar. Ju filluat njė qasje tė mirė qė nuk do tė na kishte dhuruar kushtėzimin nė vitin 2005, duke mos u marrė shumė me deklarata tė kota.
Shumė punė keni pėr tė kryer Ramush. Edhe pozita filloj ta ndjejė praninė tuaj, sepse e dinė qė ju jeni njeri i sfidave tė mėdha dhe e kanė mė vėshtirė kur ju jeni nė Kosovė. Ata, tek tani do t’i hapin sytė pėr punėn qė po bėjnė dhe do tė kenė me shumė kujdes pėr veprimet qė do tė bėjnė. Kjo ėshtė e mirė, sepse konkurrenca politike sjell vlera, besa edhe qeverisje me tė mirė. Nga e gjithė kjo pėrfituesit me tė mėdhenj do tė jenė qytetarėt e Kosovės, ata tė cilėt qe 10 vite kanė mbetur nė pritje tė ditėve me tė mira dhe perspektivės.
Nuk po e zgjati mė, se vėrtet kemi shumė pėr tė thėnė. Por me siguri se do t’ua themi njė nga njė dhe ju do tė jeni gati pėr t’i dėgjuar shqetėsimet e qytetarėve. Ata besojnė tek ju, por ju duhet tė jeni gati pėr t’ua pėrmbush pritjet qė ata kanė. Ju pas ēdo beteje keni dalė fitimtar dhe me i fortė. Kjo na bėnė me tė sigurt se jeni gati pėr t’i hyrė betejės sė re, luftės pėr njė tė ardhme me tė mirė nė Kosovė. Kjo ėshtė me e rėndėsishmja, fitorja e tė nesėrmes mė tė mirė. Ta fitojmė sė bashku tė nesėrmen!

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shpėrthim nė Bosnje: Vritet njė dhe plagosen katėr persona (2008-10-09 15:16:48 nga admin2)
[ Kultura ] Skicė: Jetėshkrim i improvizuar pėr gazetarin e Rilindjes (2008-10-09 08:17:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] "Rotary Club": DioGuardi foli pėr krizėn ekonomike nė Amerikė (2008-10-09 07:31:57 nga admin4)
[ Intervista ] Tė pėrdoret nocioni politik: Shqiptarėt e Shqipėrisė Lindore! (2008-10-08 17:08:31 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Kultura ] Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTĖN! (2008-10-04 04:50:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Reportazh: Falet gjaku nė Akrashticė tė Vushtrrisė (2008-10-02 14:58:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Miliband: Mali i Zi tė njohė pavarėsinė e Kosovės (2008-10-02 12:22:22 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster