| » Opcionet për artikullin |
|
LETĖR NGA MĖRGIMI
Tė nderuara familje Asllani dhe Haredinaj, bashkėluftėtar tė nderuar.
Megjithėse gjendem shumė larg nga Kosova, nė kėtė ditė kur Ju pėrkujtoni ditėt e lavdisė e tė heroizmit tė dėshmorėve tanė si dhe tė dhimbjes e krenarisė pėr ta, shpirtėrisht jam vetėm me Ju, pavarėsisht se ku mė hodhėn valėt e jetės.
E di se Familja e Ismet Asllan Prapashticės dhe familja e Luan e Shkelzen Haredinajt, ishin tė tėra tė pėrfshira nė radhėt e UĒK-sė. Edhe pse kėto dy familje vinin nga dy anė tė skajshme tė kufijve, ato i bashkonte lufta kundėr shkaut qė si bisha pėrbindėshe iu kishte vėrsulur popullit tonė!
E di se Familja e Ismet Asllanit vinte nga Prapashtica qė gjendet nė bjeshkėt e Gollakut mu nė kufirin administrativ me Serbinė. Ndėrsa Familja e Luan e Shkėlzenit tė Haredinajve vjen nga Gllogjani qė gjendet nė Dukagjinin legjendar, nė kufirin tjetėr administrativ me Shqipėrinė.
E di se Ismet Asllani u vra vet i treti vėlla, ndėrsa djali Albani e vėllezėrit e kusherinj tjerė luftėtarė kishin marrė plagė nė beteja tė ndryshme.
I njėjti fat e ndoqi familjen e madhe Haredinaj ku u vranė dhe shumė tė tjerė u plagosėn edhe nga disa herė. Nė mes atyre qė morėn disa herė plagė ishte edhe vet Ramush Haradinaj, i cili pa tė drejtė po mbahet nė burg.
Ju e vėrejtėt se deri sa fola pėr kėta trima tė rėnė dhe pėr ata qė morėn plagė gjatė luftės sė UĒK-sė kundėr serbit.
Unė nuk i pėrmenda gradat ushtarake tė luftės dhe e as detyrat e tyre tė larta pas luftės! Nuk i pėrmenda, sepse ato grada dhe ato detyra tė larta janė tepėr tė vogla pėr veprat e tyre qė ata i bėnė nė shėrbim tė Kombit dhe Atdheu tė vet.
Nuk ka grada ushtarake as poste shtetėrore qė mund tė maten me veprat e heronjve dhe dėshmorėve tė kombit qė luftuan nė Shalė e Llap, nė Drenicė e Karadak e nė Neredime e Has, nė Preshevė e Bujanoc, nė Tetovė e Kumanovė e gjetiu nėpėr Kosovė e jashtė Kosovės e nė mėrgim!
Heronjve e Dėshmorėve tė Jasharajve, Haredinajve, Asllanėve dhe gjithė tė tjerėve qė derdhėn gjakun pėr liri, nuk do t'ju dalim hakut as nuk do t'ju mbesim besnik vetėm dukej iu ndarė grada e tituj dhe as duke ju thurė lėvdata nė libra e nė kėngė, sepse shpirti i tyre mund tė prehet i qetė nė tokėn e Kosovės vetėm atėherė kur ne tė gjallėt e ēojmė nė vend Betimin e dhėnė nė UĒK!
LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ RĖNĖ DHE LUFTĖTARĖVE TĖ GJALLĖ TĖ KOMBIT!
ABDULLAH PRAPASHTICA
|
|