| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Vrasja ne Athine, shqiptaret u ekzekutuan me kallashnikov, nje i identifikuar |
| Postuar mė datėn: 2008-05-15 02:32:02 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Sgjruan: Aleksander Marku
ATHINE, 15.05.2008
Plot 30 gezhoja kallashnikovi jane gjetur ne vendin ku u ekzekutuan mbreme sipas medias greke 2 shtetas shqiptare dhe nje rumun. E gjithe Athina eshte tronditur nga masakra e ndodhur rreth ores 22.30 minuta prane nje kafeje ne kryqėzimin e rrugėve Alkiviadhu dhe Panioniu nė lagjen Aharnon te kryeqytetit. Sipas policise disa persona ende te panjohur te hipur ne nje makine ne menyre te befasishme kane qelluar me kallashnikov ne drejtim te tre personave qe ndodheshin jashte kafenesė duke i lene ato te plagosur per vdekje. Sipas dėshmive ende tė pakonfirmuara viktimat janė pėrpjekur tė largohen pak metra sepse trupat e tyre janė gjetur disa metra larg kafenesė. Pasi kane qėlluar vrasėsit janė zhdukur me makine ne drejtim te paditur. Burime te policise greke konsiderojne maskarėn si njė larje hesapesh ndermejt bandave rivale te botės sė krimit te cilat ndeshen pėr tregjet e drogės. |
|
Deri tani eshte bere i mundur identifikimi i njė prej shqiptarėve tė vrarė. Ai quhet Fluturim Lala, 24 vjec nga Mirėdita dhe ndodhej atje rastėsisht pėr tu takuar me punėdhėnsin e tij. Nuk dihen ende te dhena per dy viktimat e tjera si dhe shkaqet e krimit.
Megjithatė polica greke po kryhen njė hetim tė thellė dhe nuk ka dhėnė ende njė pasyrė tė qartė tė ngjarjes duke hetuar pėr tė gjitha pistat e mundshme. Lajmi ėshtė transmetuar nga tė gjitha mediat greke tė cilat madje dhanė edhe pamje nga trupat e viktimave qė ndodheshin nė rrugė pranė kafenesė.
balkanweb |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|