DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SKENA E PARADOKSEVE POLITIKE NĖ KOSOVĖ
Postuar mė datėn: 2008-04-10 10:50:48 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Janė tė pamohueshme paraqitjet e ndryshme tė ndjenjave tek njerėzit e gjallė, pa dyshim, nė mos me tonet e tyre tė qeta e tė menēura, s’do mend se ata do tė ndihen me tone tė tyre tė vrullshme e tė marra, por se do te ndihen sė gėrmuari, kjo nuk vihet nė dilemė. Arti i tė paraqiturit nė opinion sillet nga njė limit tek tjetri, varet nga shija e perceptimit tė realiteteve tė krijuar nė sfondin e tyre tė fildishtė, qė ata konceptojnė, qoftė ai edhe nė disavantazh me konotacionin kohė. Nė tė shumtėn e rasteve nuk mund tė fshihen edhe ambiciet e tyre, sa do strukur qė janė ato nė harresėn e viteve. Kėto ngarkesa psikike tė cilat denigrojnė krejt pa vetėdijshėm nė varėsinė e shijeve personale pėr tė qenė, pėr tė pasur, pėr tė arritur, pėr t’u dukur, pėr tė dirigjuar, pėr tė synuar, pėr tė zhvatur, pėr tė dominuar, pėr tė qenė uni e egoja etj. Tek tė zotėt e punės mbizotėron arsyeja, qoftė edhe nė rastet mė tė rėnda, por tė zotėt e punės, nuk bėjė zhurmė e shamatė, ata punojnė dhe ėshtė puna ajo qė i vė nė vendin e pėrgjegjėsive tė mėdha- cilido, apo cilėt do qofshin ata.


Shkruan: Mehmet BISLIMI

Kėtė vit Kosova dhe populli i saj ka shėnuar ditė tė mira drejt progresit pėr tė vazhduar edhe mė me forcė drejt qėllimit final; pėrparimit, demokratizimit dhe bashkimit e lirisė sė plotė tė shqiptarėve, kjo s’do mend se ėshtė njė e arritur e konsiderueshme. Mirėpo, pėr as njė ēast nuk duhet tė harrojmė parimet mbi tė cilat kemi bėrė kėtė ngrehinė qė mes furtunave po tundet nga njė skaj i sukseseve te skaji tjetėr i mosrealizimeve tė synimeve tona kombėtare, apo thėnė mė mirė nga taktika e gabuar nė vlerėsimin e gjėrave deri tė pamundėsia qė imagjinatėn tonė pjellore ta kthejmė nė realitet, pėr ta bėrė atė tė prekshme!
Po tė fillonim nga parimet themelore tė cilat mbėshtetėn tek vlerat universale tė demokracive mė tė zhvilluara, kuptohet pėr ata burrėshtetas qė kanė nė dorė edhe arrėn edhe shkopin, fatkeqėsisht kėto ditė nė Kosovė po mbretėron njė kaos politik verbal, qė nuk po e njeh qeni tė zot!... T’i trokasim nė derė kujtesės pėr tė parė e pėr t’i vu nė baraspeshė paradokset e shumta politike qė po ndodhin sot nė Kosovė:
Qė nga atėherė e deri mė sot kanė rrjedhur shumė gjėra tė kėndshme, por edhe tė pakėndshme; nė Mitrovicė pasoi huliganizmi i serbeve ku mori jetė njerėzish- ngjarje kėto tė yshtura nga regjimi i Beogradit me ardhje daljet e tyre nė pikė ditė si Samarxhiqėt e Nikoliqėt, tė mbėshtetur e trimėruar edhe nga Galluqet e soj sorollopi i tyre, pa paralajmėrim, si nė tokat “mera” tė cilave nuk i del zot kush, madje as ata qė thirren nė kompetencat e tyre, gjoja mbi misionin e paqes e qė zhvatin edhe paga tė majme nė emėr tė po kėtij misioni. Ja se ē’thotė njėri nga ta, zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Seven Lindholm qė: - UNMIK, nuk i ka dhėnė leje e Nikoliq, as qė ka kėrkuar leje nga UNMIK-u, pėr tė ardhur nė Kosovė. Nikoliq, as qė ka paralajmėruar ardhjen e tij nė Kosovė!... Paradoksi tjetėr qėndron mu nė faktin se kėto kompetenca i dedikohen pikėrisht kėsaj organizate e cila faktorin vendor e pamundėson qė tė veprojė. Shtrohet pyetja: po sikur njėri nga udhėheqėsit tonė tė futet nė Presheve, apo nė Bujanoc nė kėtė forme dhe me kėtė mision?!... Kjo ngrehinė e papėrgjegjėsive, po na shtrėngon qė sa kohė, madje edhe sot kur Kosova ka njė status tė zgjedhur politik qė thirret nė shtet sovran- thirret nė pacenueshmėri territoriale!...

- Para dy- tri ditėve u miratua draft- kushtetuta e Kosovės, njėkohėsisht Ban Ki Mun, sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara tha se misioni i OKB-sė, nė Kosovė do tė vazhdojė punėn, duke u mbėshtetur nė Rezolutėn 1244, e cila mbetet nė fuqi edhe pas 15 qershorit, madje kjo rezolutė thotė mė shumė se kaq!...
Pason paradoksi tjetėr kur Piter Feith thotė:

-“Data 15 qershor shėnon fundin e periudhės sė tranzicionit, dhe me ardhjen nė fuqi tė misionit civil ndėrkombėtare EULEX, kjo rezolutė sigurisht se edhe humb kuptimin dhe validitetin e saj!”.
Nga njėri tek tjetri paradoks, me deklarimin e shefit tė OKB-sė deri tė Piter Feith, pason deklarimi po aq paradoksal i shefit tė diplomacisė Evropiane, zotit Solana, ku thotė:
- “Zgjedhjet e reja nė Serbi do tė jenė tė rėndėsishme edhe pėr faktin se pėr herė tė parė do tė mbahen ne veri tė Kosovės!?”...
A nuk nėnkupton kjo mė shumė sė cenim tė integriteti tė shtetit tė Kosovės, kur zgjedhjet i takojnė njė shteti tjetėr dhe shefi pro serb i kėsaj diplomacie gėzohet qė zgjedhjet e shtetit serb mbahen edhe nė territorin e Kosovės?. Pavarėsisht petkut tė gjuhės diplomatike qė nė kėtė rast mundohet tė shtjellojė shtrirjen e Misionit ndėrkombėtarė edhe nė veri tė Kosovės! Paradokse kėto tė mega shefave tė diplomacive tė mėdha tė mbėshtjella me diplomaci tė “lartė!”... Ndryshe mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė nė territorin e Kosovės, kjo ėshtė as mė pak e as mė shumė se cenim flagrant i sovranitetit tė saj. Nga ana tjetėr njė zė krejt i mekur nė pamundėsinė e vet pėr mė shumė sė njė zė. Kryetari Sejdiu tha se integriteti i Kosovės ėshtė i pa cenuar!...
Kėto dokrra me kėtė ēmim kaq tė ulėt, vėshtirė se do t’i hajė kush!... Nga ana tjetėr Samarxhiq, i ashtuquajturi ministėr pėr Kosovėn kėrkoi ndarje tė Kosovės dhe u garantoi paga mujore tė gjithė atyre serbėve qė kanė lėshuar punėn dhe qė mohojnė bashkėpunimin me tė gjitha institucionet e Kosovė, por edhe me ato ndėrkombėtare qė veprojnė kėtu, dhe atė, e tha hapur e shkoqur se kjo ėshtė kėrkesė e Beogradit!...
Kurse Nikoliq iu tha serbėve qė tė qėndrojnė nė Kosovė, tė mos njohin shtetin e Kosovės, tė mos i besojnė BE-nė, tė lindin sa mė shumė fėmijė etj. Krejt kjo hyrje e dalje, natyrisht, pa cenuar aspak sovranitetin tonė, Posi!...

Nė kėtė pranverė pėr fat tė mirė, dhe pa dyshim nė mungesė faktesh, apo thėnė mė mirė pėr shkak tė pafuqisė sė mikeshės serbe, zonjės Carla del Ponte, qė t’i mbaj prapa grilave luftėtarėt e lirisė, u lirua nga aktakuza edhe zoti Haradinaj. Ishte gėzim dhe ngadhėnjim pėr tė gjithė shqiptarėt, pa dyshim, nė veēanti pėr bashkėluftėtareve tė tij dhe pėr familjen e tij. Ky gėzim u zbeh, apo thėnė mė mirė e vrau vet zoti Haradinaj me yryshin e tij drejt pushtetit ende pa e pirė mirė kafenė e parė nė Kosovė!
Edhe njė paradoks nė mesin e shumė tė tjerėve!
Ramushi nuk priti mė, dhe foli. “Dua zgjedhje!”. Dua t’i hipi pushtetit prapė, kėshtu i bie nėse e pėrkthejmė nė gjuhėn e politikės e cila jo lehtė “zbėrthehet” nė kėtė rast!... Pėr njė politikan qė pretendo tė jetė i tillė nuk mund tė kishte diēka mė naive se kjo. Duke dashur, si gjithmonė qė botės t’i tregonte se ėshtė paqėsor; nė njė mėngjes tė freskėt ai vizitoi varrin e Rugovės, natyrisht me ekipin televiziv mbrapa (se do t’i shkonte puna huq), i cili me kėtė rast shprehimisht tha:
...“ Adresa e rrugės sonė tė mundimshme gjatė historisė do tė bėhet puna dhe angazhimi i presidentit Rugova!”, edhe kėshtu u bė ky formulim linguistik i pa rregullt dhe i pa artikuluar mirė. Njė paradoks i radhės pėr mua: Qė nga kur adresa e rrugės sė Rugovės dhe e Ramushit qenkan njehsuar!?
Nėse po, Shtrohet pyetja pse par Ramushi bėri AAK-nė, pėr derisa paska adresa tė njėjta qė i referohen edhe rrugėve dhe qasjeve tė njėjta politike dhe diplomatike?! Mė sa po kuptoj, z. Haradinaj pra, paska gabuar adresėn qė ishte nė Velani! Nga ana tjetėr, gjė qė dihet botėrisht; para lufte, gjatė dhe pas lufte, kėto dy figura kishin orientime konceptualisht tė kundėrta, por edhe adrese tė kundėrta, madje kundėrshti tė thella kėto. Nėse kjo ėshtė adresa e Ramushit, publikisht po e them se kjo nuk ėshtė adresa ime, as e familjes sime, madje as e pjesės dėrmuese tė Ēlirimtarėve tė Kosovės, as e tė pėrndjekurve politikė e mė gjerė!
Kjo batutė e radhės, nėse ka pasur pėr qėllim hapjen e portės sė pushteti, pra duke u pėrkulur para varrit dhe emrit tė njė kryetari tė njė subjekti tjetėr ( nga ky post kryetari i ndjeri Rugova kurrė nuk ka hequr dorė), atėherė kėtė pushtet e ēaftė mortja! Njė pėrkulje tė nyejt mė herėt e pati bėrė edhe Kryeministri aktual, por qė ai tė paktėn nuk e ngatėrroi adresėn siē e ngatėrroi ish Kryeministri nė vėrsulje!
Me tė drejt shtrohet pyetja, tani po aq paradoksale: A thua zotin Thaēi dhe zotin Haradinaj, i paska lidhur ndėr vete vetėm rruga dhe adresa e Ibrahim Rugovės, qė iu veshėn malit dhe pamohueshėm dhanė aq shumė, deri nė sakrificat mė sublime pėr atdhe?!
Nėse po atėherė, zgjedhja ėshtė fare e lehtė: le t’i shuajnė subjektet e tyre politike dhe t’i bashkohen LDK-sė, ndryshe kryetarėt e partive tjera ( edhe i ndjeri Rugova nė kėtė mes), jo vetėm qė nuk ėshtė lėkundur as edhe njė herė para emrit tė kėtyre dy kryetarėve, por as qė ka dashur tė dėgjoi ndonjė herė pėr ta, tė cilėt dhanė edhe gjakun e tyre, mė shumė nuk ka njeriu se ēka tė jap pėr atdhe se sa ta dorėzoi jetėn e vet nė altarin e lirisė!
Mė kėto pėrkulje tė pareshtura tė dy figurave tė luftės, para popullit tonė; sikur po krijohet pėrshtypja se zotin Haradinaj dhe zoti Thaēi, kanė lėnė nė hipotekė tė kaluarėn e tyre para emrit tė ish kryetarit tė LDK-sė, zotit Ibrahim Rugova!
S’do mend se kjo gjendje pasoi pėr shkakun se dy liderėt tanė tė luftės, pas gjithė asaj qė bėnė pėr lirinė e popullit tonė, mė gjasė porta e pushtetit nuk i zuri qė tė dy, prandaj...
Sa e logjikshme, aq edhe e pritshme e entuziaste, por mbase edhe e dobishme dhe e domosdoshme do tė ishte, qė PDK dhe AAK tė shkriheshin dhe tė bėheshin njė subjekt i vetėm politik, apo tė paktėn tė lidhnin koalicion parazgjedhor ( kurdo qė do tė mbaheshin ato) e tė mos pėrkuleshim mė para as kujt, por t’i dilnin atdheut zot, ashtu siē i kanė dalė edhe nė luftė, populli i Kosovės padyshim se do tė gėzohej e do ta mirėpriste kėtė akt- nėse kėtė lexuesi i mirė nuk ma merr pėr batutė!...

Nė paradokset e radhės sė armatės sė madhe tė papunėve, nuk ka mundėsi qė me not tė ia hedh lumit as kush, tė paktėn jo nė kėto rrethana. Kosova me miniera tė shumta, por e pa aftė qė t’i shfrytėzojė ato, me KEK-un gjigant, por nė errėsirė, me Dikasterin e PTK-sė, por pa kod telefonik, me aeroport ndėrkombėtarė, por mė shėrbime e buleta ndėr mė tė shtrenjtat nė Evropė, me suficit buxhetor, por me infrastrukturė tė rrėnuar fare, mes lumenjve me zė, por pa ujė, me tokė pjellore, por tė lėna djerrė, me letra, teneqe, kanoēe, najlon, por pa barė e gjelbėrim, me pasuri bilionshe thėngjilli, por me pyje tė shkatėrruara, me demokraci tė lartė, por pa fuqi e funksionim tė ligjit, me popullatė tė varfėr, por me nga njė makinė pėr ēdo kokė banori!...
Kėto anomali tė bartura zvarrė pėr vite tė tėra, paraqesin njė tablo tė shėmtuar nė mozaikun paradoksal tė Kosovės sė vjetėr dhe tė Kosovės sė re. Nuk jemi pesimist, ėshtė e vėrtetė e pa mohueshme se ekziston mundėsia pėr t’i evituar tė gjitha kėto tė liga, por, vetėm atėherė kur ligji do tė pres me gėrshėrė tė gjithė ata qė i kanė kontribuar kėtyre tė ligave tė cilat zhvillimet politike nė Kosovė i kanė vu nė pozita paradoksale!

10 prill 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SKENARI SERB NĖ VRESHTAT SHQIPTARE (2008-05-27 07:07:20 nga admin4)
[ Opinione ] : Skenari i Serbisė, lypen sa me shumė aktorė (2008-03-20 18:49:44 nga admin1)
[ Histori ] Marrėdhėniet shqiptaro –greke, skenat dhe prapaskenat e njė historie (2007-09-27 16:38:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] H.Perrit: Pavarėsia e Kosovės, e domosdoshme pėr tė parandaluar skenarėt e dhunės (2007-09-14 05:59:04 nga admin4)
[ Intervista ] Maya (Fatbardha Aliēkaj) - kėngėtarja qė po tronditė skenat shqiptare (2007-07-15 16:32:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Bugajski: Nė Kėshillin e Sigurimit janė dy skenarė tė mundshėm pėr Kosovėn (2007-05-02 16:01:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tre skenarėt e mundshėm rreth statusit tė Kosovės sipas njė reviste britanike (2007-02-19 06:33:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pakoja e Ahtisarit: Skenari me i keq qe ka mundur te i ofrohet Kosoves (2007-02-11 15:20:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster