| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MARRDHĖNIET GREKO-MAQEDONASE NĖ OPTIKĖN E HISTORIANIT |
| Postuar mė datėn: 2007-12-03 04:34:27 nga admin5 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nė shkurt tė vitit 2002 bėra njė vizitė nė fshatin grek Psaradhes qė ndodhet buzė liqenit tė Prespės sė Madhe dhe gjatė bisedave me fshatarėt grek vura re qė flitnin tre gjuhė greqisht, shqip dhe maqedonisht, por e ndienin veten grek. Ata kishin marrėdhėnie tė mira me shqiptarėt dhe maqedonasit edhe i bėnin shpeshherė vizita njėri-tjetrit. Po ashtu nė kėtė liqen ndodhej njė ishull i vogėl ku ishte njė kish e madhe tashmė e shkatėrruar qė ishte ndėrtuar diku nga shekulli XI dhe i kishte shėrbyer besimtarėve tė ritit ortodoks bullgar.
|
|
Sot termi Maqedonia ėshtė bėrė shumė elastik dhe kushdo mund ta pėrdori sipas qejfit. Greqia nga Kozani nė Thraqi e quan Maqedonia e Egjeut dhe nė qytetin e Selanikut funksionon ministria me emėrtimin Ministria e Maqedonisė dhe Thraqit, qė ndoshta ėshtė themeluar para 100 vitesh. Nė Bullgari ekziston Maqedonia e Pirinit. Ndėrsa fqinje me Bullgarinė, Serbinė, Greqinė dhe Shqipėrinė njihet njė shtet i pavarur me emrin Republika e Maqedonisė.
Nė vitet 1990, pas fillimit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė emri Maqedoni filloi tė ngjallte ndjenjat nacionale tė sllavėve dhe grekėve tė cilėt nėpėr tavolinat e kafeve filluan se kush i pari do ta pėrvetėsojė emrin Maqedoni. Kjo na kujton thėnien e njėrit nga heronjtė grek Marko Dragumis i cili ishte me origjinė shqiptare dhe ka thėnė pėr Maqedoninė: Maqedonia i pėrket kujtdo qė e merr.
Hija e krenarisė sė Aleksandrit tė madh kėtu e 2200 vjet mė parė ka bėrė qė intelektualė sllavė dhe grekė tė jenė gjithnjė nė garė se kush para syve tė botės do tė provojė trashėgiminė e indentitetit kombėtar maqedonas. Pa harruar se nga prejardhja Aleksandri ishte shqiptar, i linduar nga njė nėnė ilire Olimbia dhe gjyshja nga babai ishte ilire Eurodika qė vinte nga fisi ilir i Lynkestėve.
Deri nė vitin 1990 pėr grekėt nuk kishte pasur ndonjė problem emrin i Republikės sė Maqedonisė, ata ishin pajtuar nė heshtje se njėra nga Republikat e Jugosllavisė tė quhej Republika e Popullore e Maqedonisė. Por pas vitit 1990 nuk ekziston mė Jugosllavia e madhe, por kemi njė Greqi tė fortė nė krahasim me Republikėn e Maqedonisė e cila kėrkon tė jetė anėtare e NATO-s dhe BE, dhe Greqia ka dhjetėra vjeēar qė ėshtė anėtare e kėtyre dy organizatave tė fuqishme. Problemi pėr emrin Maqedoni ende vazhdon tė jetė jo vetėm shqetėsim i dy vendeve, por edhe i organizatave ndėrkombėtare qė disa herė janė vėnė nė siklet se kush e ka tė drejtėn pėr ta trashėguar emrin e Maqedonisė antike, Greqia apo Republika e Maqedonisė tashmė e njohur botėrisht.
Vėshtrime historike
Ēėshtja e Maqedonisė nuk i ka fillesat nė fillimet e viteve 1990, fillimet e kėtij problemi kanė njė histori tė vjetėr qė kur rusėt e Katerinės sė Madhe ėndėrronin pansllavizmin deri nė Greqinė e sotme. Grekėt u mashtruan nga Katerina e Madhe nga premtimet e lirisė, rithemelimin e perandorisė Bizante. Garanci pėr kėtė u bė vėllazėrimi i pėrbashkėt i fesė ortodokse dhe kėshtu filluan planet pėr ndėrtimin e boshtit ortodoks tė udhėhequr nga rusėt qė fillonte nga Serbia e Karagjergjoviē, kalonte nėpėr Maqedoninė e Nikocarės dhe nė Greqinė e Thimio Papa Bllahava. Kėta tė tre kishin lidhur marrėveshjen pėr pansllavizmin, por kjo marrėveshje u dėshtoi sepse Bllahava hasi nė rezistencėn e Ali Pash Tepelenės, ku arvanitasi Jorogo Lllalla-Karaiskaqi vrau vėllanė e Thimio Papa Bllahavės.
E kthyer nė njė muze e popujve ballkanik, Maqedonia shihej si njė vend i rėndėsishėm sepse ajo shtrihej nga Vardari e deri nė bregdetin e Selanikut dhe nė fillim tė shekullit XX popullsitė e etnike tė ndryshme si shqiptarėt, serbėt, bullgarėt, turqit, vllehėt dhe grekėt do tė luftoni kundra njėri-tjetrit duke e kthyer Maqedoninė nė epiqendėr tė nacionalizmave rivale. Lufta nisi tė bėhej nė fillim midis bullgarėve, grekėve dhe serbėve, pasi secila kėrkonte tė shkėpuste njė copė sa mė tė madhe nga Maqedonia qė deri pak kohė mė parė ishte nė zotėrimet e perandorisė osmane. Kjo luftė bėhej edhe nėpėrmjet propagandės fetare dhe arsimore ku vihej re njė luftė e ashpėr fetare midis autoritetit tė Patriakanės Ekumenike tė Konstandinopojės tė kontrolluar nga grekėt dhe Eksarkisė Bullgare e cila ishte themeluar nė vitin 1870 dhe kishte arritur tė bėnte njė propagandė tė suksesshme nė Maqedoni duke bėrė qė sllavėt ortodoks tė pėrkrahin mė mirė kishėn bullgare qė bėhej nė gjuhėn e tyre se atė greke. Pėr patriotėt bullgarė, Maqedonia pėrbėnte trashėgiminė bullgare dhe duhej ti pėrkiste asaj.
Nė mars tė vitit 1912 Serbia, Bullgaria dhe mė vonė Greqia dhe Mali i Zi nėnshkruan njė traktat ku do tė ndanin tokat e perandorinė osmanėve nė Ballkan nė mėnyrė tė barabartė, por ndeshėn nė problemin e ndarjes sė Maqedonisė qė e kėrkonin Serbia, Bullgaria dhe Greqia. Greqia dhe Serbia nė qershor tė 1913 nėnshkruan njė marrėveshje qė ta ndanin Maqedoninė midis tyre nė dėm tė Bullgarisė. Pas disa humbjeve tė mėdha nė gusht tė 1913 Bullgaria pranoi me marrėveshje qė pjesėn mė tė madhe tė Maqedonisė ti takonin Serbisė dhe Greqisė. Kėshtu u zgjeruan territoret e tyre duke filluar masakrat mbi popullsisė e tjera si kundra shqiptarėve, bullgarėve, ēifutėve dhe turqve qė banonin nė territoret e Maqedonisė qė tashmė i pėrkisnin Serbisė dhe Greqisė.
Mė tej problemet pėr emrin Maqedoni do tė shfaqeshin nė tetor tė 1945, kur Titoja nė Shkup deklaroi: Sot ekziston Maqedonia jashtė Republikės Popullore tė Maqedonisė. Janė vėllezėrit tanė nė Maqedoninė e Egjeut dhe ne besojmė se njė ditė do tė bashkohen me ne nė Republikėn Popullore Maqedonase tė Federatės. Kjo deklaratė e Titos mė 1945 i trembi grekėt tė cilėt heshtėn pėr arsye sepse Jugosllavia doli nga lufta mė e fortė se Greqia qė ishte nė prag tė luftės qytetare. Titoja pas kėsaj thėnie ndoshta ka pasur ndėrmend me kalimin e viteve tė realizonte ėndrrėn e sllavėve pėr njė dalje nė Selanik, prandaj ai e la njė shteg tė hapur pėr tu kundėrvėnė grekėve.
Pas pėrfundimit tė luftės sė dytė botėrore nė Greqi nisi lufta qytetare pėr pushtet nė gusht tė vitit 1946. Atė kohė qeveria e Greqisė qė udhėhiqej nga Partia e Popullit akuzoi Bullgarinė dhe Jugosllavinė se po pėrkrahin dhe furnizonin forcat e majta qė udhėhiqeshin nga komunistėt. E ndodhur nė vėshtrimi qeveria e Greqisė i kėrkoi ndihmė Sh.B.A dhe Britanisė sė Madhe tė cilėt pa rezerva e ndihmuan qeverinė me ushqime armatime dhe ushtarė. Nga fundi i vitit 1947 komunistėt qė pėrkraheshin nga Bullgaria dhe Jugosllavia kishin themeluar Qeverinė Demokratike tė Pėrkohshme dhe Ushtrinė Demokratike qė pėrbėhej 40% nga ushtarė sllavomaqedonas tė Greqisė. Nė fund tė vitit 1949, forcat komuniste greke u shpartalluan nga forcat e djathta greke qė mbėshteteshin nga ushtria e Sh.B.A-sė dhe Anglia. Ndėrhyrja e aviacionit amerikan pėr asgjėsimin e forcave tė qėndresės ishte vendimtare. Kėshtu, mijėra kryengritės komunistė gjetėn strehim tė pėrjetshėm nė Shqipėri, Jugosllavi, Poloni, Ēekosllovaki, nė Bashkimin Sovjetik, Hungari dhe Bullgari. Nė Maqedoni ushtarėt e Ushtrisė Demokratike u vendosėn mė sė shumti nė Tetovė dhe njihen me emrin egeci. Kėtyre egecėve shteti grek u ndaloi rreptėsisht rikthimin nė Greqi, nė krahasim me komunistėt qė u strehuan nė vendet e tjera tė cilėt pas vitit 1974 u falėn dhe u rikthyen nėpėr shtėpitė dhe tokat e tyre. Vetėm nga vitit 2004 egecėt u lanė 15 ditė tė vizitonin tė afėrmit e tyre qė nuk i kishin parė pėr 50 vite me rradhė. Duhet thėnė se Ushtria Demokratike qė udhėhiqej nga komunistėt u tradhėtua nga Bashkimi Sovjetik i cili nė vitin 1947-1949 nuk ishte njė superfuqi bėrthamore dhe nuk dėshironte njė pėrballje tė drejtpėrdrejtė me Sh.B.A. qė tashmė e kishte hedhur bombėn atomike nė Japoni.
Prapaskenat greko-serbe pėr ndarjen e Maqedonisė
Nė fillim tė viteve 1990 Maqedonia ankohej nėpėr organizatat ndėrkombėtare pėr shkeljen e tė drejtave tė maqedonasve nė Greqi. Nė tė vėrtetė nė brezin kufitar midis Greqisė dhe Maqedonisė nga krahu grek ka disa fshatra qė janė sllavofonėse dhe kanė lidhje shpirtėrore mė Maqedoninė. (Nė shkurt tė vitit 2002 bėra njė vizitė nė fshatin grek Psaradhes qė ndodhet buzė liqenit tė Prespės sė Madhe dhe gjatė bisedave me fshatarėt grek vura re qė flitnin tre gjuhė greqisht, shqip dhe maqedonisht, por e ndienin veten grek. Ata kishin marrėdhėnie tė mira me shqiptarėt dhe maqedonasit edhe i bėnin shpeshherė vizita njėri-tjetrit. Po ashtu nė kėtė liqen ndodhej njė ishull i vogėl ku ishte njė kish e madhe tashmė e shkatėrruar qė ishte ndėrtuar diku nga shekulli XI dhe i kishte shėrbyer besimtarėve tė ritit ortodoks bullgar. Po ashtu nga kufiri i Kapshticės (Korēė) e deri nė Follorinė syri do tė ndeshi shumė shtėpi tė braktisura qė nga viti 1949. Kėto shtėpi janė tė ndėrtuara me murre balte dhe kanė qenė shtėpitė e fshatarėve qė kanė pėrkrahur ushtrinė demokratike tė komunistėve grekė. Pas humbjes tė luftės mė 1949 banorėt i braktisėn shtėpitė e tyre dhe nuk dihet se ku pėrfunduan. Gjatė viteve qė punoja nė Selanik kisha njė koleg tė punės qė gjuhė tė mėmės kishte maqedonishten tė cilėn e fliste nė shtėpi dhe me mua e pranonte origjinėn e tij maqedonase, por nė ambientin me kolegėt e tjerė nė punė e mohonte. Po ashtu njė koleg i punės u martua me njė vajzė greke qė fliste nė familje maqedonisht dhe mbiemri i saj ishte Krava edhe babai i saj ishte njė nga prodhuesit mė tė mėdhenj tė prodhimeve tė bulmetit nė Greqi).
Aty nga vitet 1992-1994 nė Follorinė njė prift grek deklaroi qė ishte maqedonas dhe hodhi themelet e njė kishe ortodokse maqedonase, por gjatė njė bisede nė njė nga kanalet televizive greke ky prift u arrestua nė studion e TV dhe nuk dėgjova mė pėr fatin e tij. Pas disa kohėsh nga njerėz tė panjohur u rrahėn dy plaka nė Follorinė dhe siē u morr vesh mė vonė ato ishin motrat e priftit tė deklaruar maqedonas.
Greqia duke u pėrballur nė njė situatė tė tillė dhe tė zymtė u afrua edhe mė shumė me politikėn raciste serbe. Kėshtu nė vitet 1991-1994 Greqia ra politikisht brenda nė kurthin e Millosheviēit dhe politikanėve tė tjerė serb qė ishin iniciatorėt e luftėrave nė ish-Jugosllavinė.
Nė vitet 1991-1994 Millosheviēi gjatė intervistave qė jepte pėr gazetat greke deklaronte pėr kufijtė e pėrbashkėt serbo-grek, pra ai u premtonte grekėve se Maqedoninė do ta ndanin midis tyre. Kėshtu qė grekėt jetonin emocione tė madhe se mė nė fund u gjet shpėtimtari pėr tė gllabėruar Maqedoninė. Ato vite nėpėr rrugėt e Selanikut ndeshje parulla tė mėdha kur shkruhej: Maqedonia ėshtė greke. Nė Selanik u organizuan protesta ku mijėra grekė protestonin pėr emrin e Maqedonisė dhe flamurit tė saj. Vallė nuk kishte ekzistuar pėr grekėt 45 vjet Republika Popullore e Maqedonisė?! Pse pas shpalljes sė pavarėsisė sė Maqedonisė grekėt u shqetėsuan pėr emrin MAQEDONI?
Politikanėt dhe njė pjesė e popullit grek u rreshtua publikisht nė anėn e serbėve gjatė luftės nė Bosnjė, pati edhe nga ata grekė qė shkuan vullnetarė pėr tė luftuar pėrkrah serbėve kundra myslimanėve boshnjakė. Pas lufte kėta grek endeshin nėpėr rrugėt e Greqisė duke u ējerrur pėr trimėritė qė kishin treguar nė luftėn e Bosnjės. Flitet se rreth 100 grekė kanė marrė pjesė nė luftėn e Bosnjės pėrkrah vėllezėrve tė tyre serbė.
Shumė shpejtė emocionet e grekėve pėr kufirin serbo-grek tė premtuar nga Millosheviēi u shuan. Millosheviēi jo vetėm nuk dėshironte ndarjen e Maqedonisė, por ndihmoi nė pavarėsinė e saj duke pasur fqinje njė Maqedoni paqėsore dhe aleate e Serbisė. Grekėt ishin tė ndėrgjegjshėm se nuk do tė mundnin kurrė tė gllabėronin ndonjė pjesė tė Maqedonisė, sepse do tė pėrballeshin me shumė fronte lufte si me shqiptarėt, bullgarėt dhe hanxharin turk qė u rin mbi kokat e tyre. Kėshtu qė Greqia preferoi mė mirė sanksionet ekonomike kundėr Maqedonisė. Por siē doli mė vonė mė shumė u dėmtua ekonomia greke se ajo maqedonase sepse Maqedonia filloi furnizimin e mallrave qė kalonin nėpėrmjet Greqisė ti kalonte nėpėr pikave kufitare me Shqipėrinė. Grekėt e kuptuan se mė mirė do tė mundnin ta pushtonin Maqedoninė dhe Ballkanin duke luajtur me letrėn e tregtisė se sa atė tė presioneve politike dhe ushtarake. Nė qytetin e Manastirit njė grek ka hapur njė rrobaqepėsi ku sipas deklaratės sė tij pėr njė televizion grek nė vitin 2000 tha se kishte mbi 80 gra maqedonase tė punėsuara ku u kishte krijuar kushte pėr tė mėsuar gjuhėn greke falas.
Nė pėrfundim
Pas krijimit tė shtetit tė pavarur maqedonas me vetėdije kombėtare dhe me nacionalizėm tė veēantė u pa se maqedonasit kishin mė shumė armiq se sa miq. Kėshtu maqedonasit kishin kundėrshtarė grekėt, bullgarėt dhe serbėt tė cilėt pėrpiqeshin ti asimilonin, ndėrsa tė vetmit qė nuk kanė pretendime pėr thithjen e kulturės dhe kombit maqedonas janė shqiptarėt tė cilėt e pranojnė ekzistimin e kombit maqedonas, por kėrkojnė qė edhe maqedonasit tė njohin pavarėsinė e Kosovės dhe tė zbatohen ligjet pėr tė drejtat e njeriut nė Republikėn e Maqedonisė si njohjen zyrtare tė gjuhės shqipe dhe flamurit kombėtar.
Ndėrsa Greqia e ka kuptuar se nuk ka asnjė pėrfitim nga mėnyra e lojės pėr mos njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe mos njohjen e emrit tė Maqedonisė. Por ajo e ka tė vėshtirė tė pranojnė se roli i saj politik dhe ushtarak nuk ka mė fuqinė e viteve tė mėparshėm, prandaj mundohet me presionet politike nėpėr organizatat e NATO-s dhe BE-s tė tregojė se ėshtė njė forcė me ndikim nė Europė dhe Ballkan. Ka gjaza qė shumė shpejtė Greqia do ta njohė Maqedoninė me emrin Maqedonia e Re dhe kėtė emėr do tė pėrdoret nė marrėdhėniet dypalėshe.
Arben LLALLA |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|