DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KURTI: “PREMTIMEVE PĖR PAVARĖSI IU KA DALĖ BOJA”
Postuar mė datėn: 2008-01-21 15:23:39 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Albin KURTI, lider i Lėvizjes "Vetėvendosje"

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kurti, liderėt kosovarė thonė se pavarėsia ėshtė ēėshtje javėsh. Ju keni qenė skeptik rreth angazhimit tė institucioneve. Vazhdoni tė keni kėtė qėndrim?


ALBIN KURTI
Gjithsesi. Kėto janė institucione pa sovranitet, qė nuk mund ta bėjnė Kosovėn sovrane. Edhe para shumė muajsh ata patėn thėnė se ēėshtja e pavarėsisė ėshtė ēėshtje javėsh, por nuk doli ashtu. Pra, bėhet fjalė pėr premtime tė vjetra, tė cilave iu ka dalė boja dhe unė mendoj se kur politikanėt kosovarė thonė se edhe kaq javė, ditė apo muaj do tė bėhet pavarėsia, apo do ta shpallim atė, ata nė fakt janė duke kėrkuar durimin e qytetarėve, pritjet e mėtutjeshme tė tyre, nė mėnyrė qė ata tė vazhdojnė tė mbesin nė ato pozita ku janė atje, e ku i gėzojnė privilegjet si rezultat i buxhetit qė ėshtė krijuar nga djersa dhe kontributi i qytetarėve. Kėta do ta shtyjnė shpalljen e pavarėsisė sa mė shumė qė tė ėshtė e mundur. Unė nuk besoj se ajo shpallje e pavarėsisė do tė jetė edhe pavarėsi. Ajo do tė jetė kulmi i deklaratave tė tyre pėr pavarėsi, e cila shumė mė parė do ta prodhojė pavarėsinė e enklavave nga Kosova sesa tė Kosovės nga Serbia, meqenėse po ėshtė njė shpallje e pavarėsisė pa pasur ne kurrfarė force ushtarake apo policore nėn kontrollin tonė, gjė qė do ta mbronte atė pavarėsi nga intervenimi i Serbisė, qoftė i drejtpėrdrejtė, qoftė nga intervenimi pėrmes strukturave paralele tė Serbisė nė Kosovė, qė ngjashėm sikurse nė Bosnje dhe Kroaci do tė mund ta shpallnin tė pavlefshme atė pavarėsinė e atij territorit ku ata janė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Sidoqoftė, institucionet thonė se angazhohen pėr pavarėsi, sikurse edhe Lėvizja qė drejtoni ju. Atėherė kur synimi ėshtė i njėjtė, pse duhet tė ekzistojė Lėvizja Vetėvendosje?


ALBIN KURTI
Kėto institucione janė nė rrugė tė gabuar. Unė nuk mendoj se pavarėsia po shtyhet apo po vonohet. Nė fakt unė mendoj se pavarėsia ėshtė e pamundur me rrugėn qė po e ndjekin ata. Rruga e negociatave nuk ėshtė rrugė e pavarėsisė. Qėndrimi fillestar ka qenė pavarėsia. Por, kur kanė hyrė nė negociata kanė bėrė shumė koncesione: 45 zona tė veēanta rreth kishave dhe manastireve ortodokse, 11 komuna tė reja serbe, ne do tė marrim pjesė ne borxhin e jashtėm tė Serbisė, por jo edhe nė ndarjen e pasurisė dhe posaēėrisht Serbia nuk do tė paguajė asnjė cent. Prandaj, tė gjithė kėto lėshime pe, qė i kanė bėrė, i kanė bėrė pėr hir tė pavarėsisė, tė cilėn tash po duan qė ta shpallin edhe kėta vetė. Dhe nė kėtė mėnyrė po pėrfundojmė duke zbatuar ēmimin e pavarėsisė. Rruga e duhur nuk janė negociatat, por ėshtė vetėvendosja. Ne kemi qenė konsistentė nė konceptin dhe veprimet tona, ndėrsa ata pavarėsinė e kanė pasur nė fjalėt e tyre tė thata, tė cilat nuk u realizuan asnjėherė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ju keni qenė kritikėt mė tė ashpėr tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė. Mbeteni kritikė edhe pėr vendosjen e misionit tė Bashkimit Evropian?


ALBIN KURTI
Po, unė mendoj se ardhja e misionit tė ardhshėm tė BE-sė nė Kosovė do tė paraqesė njė zėvendėsim burokratik tė UNMIK-ut ose njė bashkėngjitje burokratike duke qenė se do tė mbetet edhe UNMIK-u kėtu, mbase nė njė numėr tė reduktuar, por do tė vijė edhe ai misioni i ardhshėm i BE-sė. Ardhja e misionit tė BE-sė ėshtė njė ardhje jodemokratike, meqenėse nuk po bėhet kurrfarė referendumi nė Kosovė pėr njė ardhje tė tillė dhe sikur qė dikur nuk kishim nevojė pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė, por pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran, anėtare nė OKB, njėsoj edhe tani ne kemi nevojė qė Kosova e pavarur tė aderojė nė BE e jo tė na vie njė sundim jodemokratik, dhe i cili nuk na jep neve llogari. Ai do tė jetė njė mision i ngjashėm sikurse nė Bosnje me ē’rast do tė kemi njė pėrfaqėsues special ndėrkombėtar, i cili do ta ketė fjalėn e fundit pėr gjithēka dhe nė ēdo kohė dhe nė kėtė mėnyrė do tė jetė njė autoritet suprem mbi qeverinė e Kosovės, mbi Kuvendin e Kosovės, mbi popullin e Kosovės. Unė nuk besoj nė kėtė modelin autoritar tė ndėrtimit tė sistemeve politike. Unė besoj nė sistemet politike tė cilat janė shtrėngim pėr politikanėt dhe liri pėr popullin, e jo anasjelltas siē ėshtė rasti tani nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kohė mė parė ju patėt bėrė thirrje pėr bojkotimin e produkteve serbe. Tani, qeveria serbe ka kėrcėnuar me embargo ekonomike nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė. Sa ėshtė real ky kėrcėnim, sikurse edhe kėrcėnimet pėr ruajtjen e Kosovės me tė gjitha mjetet?


ALBIN KURTI
Unė mendoj se Serbia po kėrcėnon nė tė gjitha mėnyrat e mundshme. Pra, ajo ēdo front ėshtė duke e ndėrtuar kundėr Kosovės dhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Prandaj, duke e ditur se nė Kosovė ėshtė krijuar njė lloj varėsie nga produktet e Serbisė, ajo po do qė t’i frikėsojė qytetarėt e Kosovės. Nė fakt, unė mendoj se shumė mė tepėr Serbia ka nevojė pėr qytetarėt e Kosovės si konsumatorė tė produkteve tė saj, sesa qė ne kemi nevojė pėr produktet e Serbisė. Kėshtu qė, kėrcėnimi i Serbisė do t’i frikėsojė vetėm disa biznesmenė nė Kosovė tė cilėt janė kryesorėt nė importimin e mallrave prej Serbisė e kurrsesi qytetarėt e Kosovės. Unė mendoj se qytetarėt e Kosovės do ta orientojnė konsumin e tyre kah produktet e Shqipėrisė, por mbase edhe nga vendet tjera dhe nė kėtė mėnyrė nuk kemi pse t’u frikėsohemi kėrcėnimeve tė Serbisė, aq mė tepėr pasi qė mendoj se Serbia nuk e ka me gjithė mend. Serbia pėrveē se e dėshiron Kosovėn si territor, e dėshiron edhe popullin e Kosovės si konsumator tė prodhimeve tė saj. Pra, atyre u duhet Kosova, neve nuk na duhet Serbia.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Mbetemi ende te zhvillimet nė Serbi. Nė zgjedhjet e djeshme presidenciale fitues ka dalė kandidati radikal Tomislav Nikoliq. Ēfarė ndikimi do tė ketė fitorja e tij eventuale nė raport me statusin e Kosovės?


ALBIN KURTI
Nuk mendoj se politikanėt nė Serbi, qė janė kryesorė atje, dallojnė shumė mes vete kur ėshtė nė pyetje ēėshtja e Kosovės. Pra, Nikoliqi dhe Tadiqi mund tė kenė dallime sa i pėrket disa ēėshtjeve tė brendshme tė Serbisė dhe tė disa ēėshtjeve tjera tė integrimeve euroatlantike e kėshtu me radhė, por sa i pėrket Kosovės ata janė pak a shumė tė njėjtė, pėr tė mos thėnė identikė. Kėshtu qė, unė mendoj se nuk do tė duhej qė tė karikaturohen, tė dramatizohen dallimet mes Tadiqit dhe Nikoliqit sa i pėrket Kosovės. Ne e dimė se Kosova nuk e ka luftuar regjimin e Millosheviqit, por Serbinė. Nuk ka qenė Millosheviqi, ai qė e ka prodhuar njė Serbi tė tillė ēfarė e njohim ne, por ka qenė Serbia e tillė ajo qė nė njė moment e prodhoi Millosheviqin. Kėshtu qė, unė nuk pres ndonjė ndryshim tė politikės sė Serbisė karshi Kosovės, dhe statusit tė saj pa marrė parasysh se nė fund do tė jetė fitues Nikoliq apo Tadiq.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Kurti edhe para zgjedhjeve parlamentare tė 17 nėntorit ju keni parashikuar se koalicioni qeverisės do tė bėhej nga PDK dhe LDK. Si e shihni tani kėtė bashkėqeverisje?


ALBIN KURTI
Mendoj se ėshtė njė harmonizim i dy klaneve kryesore nė Kosovė, tė cilėt janė grupe interesash me bajraktarėt e tyre ne krye, Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thacin dhe nė kėtė mėnyrė ata formulėn jodemokratike tė Grupit Negociator tė Kosovės, i cili ishte tėrėsisht mbi institucionet dhe tėrėsisht nėn PSSP-nė e shndėrruan edhe nė formulė qeveritare. Mendoj se kjo i ka konvenuar shumė UNMIK-ut dhe disa prej zyrave tė Quint-it kėtu dhe posaēėrisht Javier Solanės, sepse ata janė tė interesuar qė ta kenė njė qeveri tė fortė me njė kryeministėr tė fuqishėm nė krye, i cili do tė mundte qė ta zbatonte planin e Ahtisaarit nė terren, pėrkundėr faktit se Kosova nuk do tė jetė e pavarur dhe sovrane.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė nga synimet kryesore te "Vetėvendosjes" ėshtė referendumi. Besoni nė njė referendum tė afėrt pėr vetėvendosje?


ALBIN KURTI
Unė mendoj se vetėm referendumi i ushtrimit tė sė drejtės pėr vetėvendosje ėshtė zgjidhje e drejtė pėr Kosovėn, popullin e saj, e madje edhe pėr rajonin. Nuk mendoj se kjo do tė ngjajė shumė shpejt pėr shkak se procesi aktual politik ėshtė nė drejtim tė gabuar dhe pėr t’u realizuar referendumi nė Kosovė, qė mė pas do tė njihej edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare duhet qė tė ngritėt populli i Kosovės, tė gjithė njerėzit e pakėnaqur, duhet tė organizohen dhe mobilizohen pėr protesta e demonstrata masive dhe afatgjate dhe nė kėtė mėnyrė ta detyrojnė UNMIK-un dhe faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtarė qė nga pėrkėdheljet, qė po ia bėjnė Serbisė tė kalojnė te respektimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės.

INTERVISTOI: ALBANA ISUFI
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet (2008-09-09 03:00:14 nga admin2)
[ Intervista ] Kurti: Plani i Ban Ki Moon-it hap shtegun pėr kantonizim (2008-06-14 07:48:19 nga admin1)
[ Intervista ] Kurti: Heshtja e Kosovės mė 11 maj hap shtegun pėr ndarje (2008-04-28 15:53:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Albin Kurti: Hashim Thaci do te behet kryeminister qe te nenshkruaj marreveshjen me Serbine (2007-10-30 14:36:59 nga admin4)
[ Intervista ] Albin Kurti: Krerėt e Kosovės e kanė harruar pavarėsinė (2007-10-30 11:37:36 nga admin4)
[ Opinione ] Albin Kurti: Mė mbajnė nė burg qė tė mbysin zėrat opozitarė nė Kosovė (2007-09-17 07:56:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Albin Kurti: Pavarsia e mbikqyrur eshte pavarsi e mbikqyresit (2007-03-31 15:03:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Albin Kurti: Duan te pergatisin nje proces politik ndaj meje (2007-03-02 05:41:52 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kurti: Ahtisari i eshte nėnshtruar interesave tė Serbisė (2007-02-02 06:27:44 nga admin1)
[ Opinione ] Albin Kurti: DATA (2007-01-11 16:57:47 nga Faik Smajli)
[ Opinione ] Albin Kurti: Nuk tėrhiqemi nga protestat (2006-12-15 06:54:34 nga Faik Smajli)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster