DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PARLAMENTI NĖ INKUBATOR
Postuar mė datėn: 2008-02-09 15:25:50 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



OSBE-ea E LINDI “PA VAKT E PA KUROR” PARLAMENTIN E KOSOVĖS

Me 10.01.2002 nė Prishtinė do tė vazhdon akti i tretė nga Qfaqja e parė e Parlamentit tė OSBE-ės nė Kosovė.
Dita e 10 Dhjetorit 2001 ėshtė dita e tė Drejtave tė Njeriut dhe pikrishtė kjo ditė u zgjodh qė tė mbahet mbledhja e parė e Parlamentit me qfar nė mėnyrė fare tė qartė u prezantua qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare mbi statutin e Kosovės – pra Kosovės i nihet vetėm tė drejtat e njeriut. Kjo do tė thotė se Kosovės i mohohet ēdo e drejtė si Popull dhe rrjedhimisht me kėtė edhe njėherė vėrtetohet se Kosova do tė rikthehet nėn okupimin e huaj OKB-ea-BE-sė qe e kan pranuar Jugosllavin e tretė nė ata kufi qė i caktoi Sllobodan Millosheviqi dhe e njeh sovranitetin territorial tė Serbisė dhe okupimin e saj mbi territorin e Kosovės nė kufitė e ish KSAK. Kjo ėshtė gjendja faktike dhe juridike dhe ata qė nuk e shohin kėtė ose janė tė marrė ose mashtrues. Vetėmashtrimi si duket ėshtė bėrė epidemi kolektive e kėsaj gjenerate. Me 10 Dhjetor 2001 nė ditėn e tė drejtave tė njeriut u mbajt akti i parė i kėsaj pjese tė njė drame politike ku regjisori i “demokracisė” sė OKB-ės, Hans Hakerup, jo pas perde por drejtpėrsėdrejti nė skenė me shkopin e dreserit tė Cirkut nė njėrėn dorė dhe me grushtin e dollarėve nė tjetrėn dorė i ngiste herė nė kėmbėt e para, herė nė tė pasmet dhe herė me tė katėrtat kah dielli, cilin politikan kosovar qė dėshironte . Nga “demokracia” e Hakerupve dhe tė atyre qė qėndrojnė pas tyre fryma po i zihet Kosovės, sepse ska njeri, ska familje ska lagje, fshat e qytet shqiptar i Kosovės ku mundet tė jetė dikush i sigurt se mundet tė bėjė gjumin e natės nė qetsi pa u frigua se KFOR-i dhe UNMIKU do tė hyjnė nė dhomat e gjumit dhe do ti nxjerrin jashtė nė acar pėr ti bastisur e terrorizuar psiqikisht e fizikisht cilindo qė tenton ti reziston kėsaj “demokracije” ushtarke – policore. Ushtar, karabinjer e policė me qindra lloj uniformash tė shėmtuara tė huaja po na i traumatizojnė fėmijėt po si paraardhėsit e tyre me komandė nė Beograd, Shkup, e Podgoricė edhe nė ditėn e tė drejtave tė njeriut. Nė “ demokracinė ” e tillė pėrsėri janė mbushur burgjet e Kosovės mė sė shumti me ushtar tė UĒK-ės dhe nga ana tjetėr ata po i shtojnė haremet e veta me vashat e “EMANCIPUARA” dhe po e thirrin rrjetin e spiujve me pėrkthyesit e tyre qė marrin rroga mė tė mėdha disa herė se profesorėt e universitetit apo se ushtarėt e TMK-sė dhe policėt e SHPK-sė, sepse spiunojnė popullin dhe atdheun e vetė si dikur spiujt e UDB-ės famėkeqe. Kėtė “demokraci” na sollėn Hakerupėt!
Ata qė nuk lėviznin kėmbėt sipas skenarit, ai ua mbyllte mikrofonin dhe u kėrrcnohej se ska dollar, ska karrika se ka vetėm shkop pėr ta! Por, as kėta tė fundit, nuk shtruan pėr zgjedhje ne seancėn e parė tė Parlamentit – shpalljen e Pavarėsisė dhe Vetėvendosjen e Kosovės, ose pėr Mitrovicėn e ndarė apo pėr fshatrat kufitare qė po i ndahen Kosovės, por edhe ata shtronin probleme tjera si punėn e karrikave nė Presidencėn, Kryeministrin dhe nė Parlamentin e Kosovės ne vend qe te merreshin me pavarėsinė e Kosovės dhe kėshtu do tė nderoheshin mė sė shumti kėta deputet nėse ata do ta kryenin punėn rreth pavarėsisė. Por, me 10.12.2001 pavarėsia e Kosovės u harrua fare – pėr karrika i kryqėzuan shpatat mes veti dhe ma tė zėshmit e ma arrogantėt ndėr ta ishin pikėrisht ata qė kurrė me asgjė nuk ju kundėr vuan okupatorit por pėrkundrazi e gėnjyen popullin dhe vazhdojnė ta gėnjejnė pėrsėri se Kosova po pavarėsohet!
Rrjedhimisht ky Parlament do ta ketė fatin e Parlamentit tė parė tė fillimit tė viteve tė 90-ta dhe tė Parlamentit tė dytė tė vitit 1998 tė dalė nga zgjedhjet famėkeqe qė u mbajtėn derisa gjysma e Kosovės po pėrgjakej e po digjej flakė. Parlamenti i tret ra nė kolaps nė seancėn e parė u zhyt edhe mė thellė dhe nė seancėn e dytė dhe nė seancėn e tretė mundet tė bjer nė komė si dy parlamentet e mė parme!
Parlamenti i tret lindi si njė fėmijė qė lind para kohe dhe nga njė mardhanje jashtėmartesore me OSBE-nė, prandaj ai mbetet nė inkubator dhe jeta e tij do tė jetė gjithmonė nė pik pyetje. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė gjithsesi e mbajnė partitė politike, por edhe vet votuesit qė morėn pjesė nė kėto zgjedhje tė OSBE-sė. Kjo do tė thotė se ata qė nuk morėn pjesė nė zgjedhje nuk e ndajnė pėrgjegjėsinė me palėn tjetėr, por ata qė janė tė vetdishėm dhe tė ndėrgjegjshėm pėr kėtė realitet nuk duhet tė bėjnė vetėm rezistencė tė tillė pasive por ata duhet tė bėhen subjekt aktiv qė mendimin e vet e artikulon qartė sepse heshtja e banė pjesė marres nė pėrgjegjėsi.
Deputetėve tė kėti parlamenti tė ju pėrkujtohet se si nė vitin 1990 deputetėt qė votuan pėr ndryshimet e Kushtetutės nė vitin 1989, me qfar e anuluan Autonomin e ish KSA tė Kosovės nuk e kishin kuptuar se me kėtė ata i kishin anuluar edhe karrikat e veta nė parlament dhe se i kishin thyrė edhe tė gjitha urat pėr tu kthye te populli i vet, prandaj ju dashtė qė tė dalin nė shkallė tė parlamentit pėr tė shpallur pavarėsinė. Tė e shtrojmė pyetjen mos po ju duhet edhe deputetėve tė sotėm tė dalin nė shkallė tė parlamentit pėr tė shpallur pavarėsinė dhe bashkimin?
Sugjerim pėr ata deputet qė me tė vėrtet duan tė e qojnė fjalėn e popullit nė vend ėshtė qė nė seancėn sė pari tė kėrkojnė nga ky parlament qė tė shpallet mėvetėsia dhe bashkimin nė njė shtet, pastaj tė diskutohet pėr projektin e Kushtetutės tė shtetit Shqipėtare dhe sovran dhe sė treti tė krijohet njė udhėheqje jashtė partiake - plotėsisht kombėtare qė do tė udhėheq kėtė parlament, dhe tė shpallen zgjedhje tė reja plotėsisht tė lira nga OSBE-a e ēdo faktor tjetėr i jashtėm.
Droja ėshtė se kjo do tė mbetet vetėm njė dėshirė e mirė sepse sė pari nuk ka ndodhur ajo qė ėshtė elementare – qė nuk ėshtė hartuar njė ligj i mirėfilltė pėr zgjedhje i cili do tė parashihte se kush dhe me qfar kushtesh do tė kishte tė drejt tė kandidohej dhe kush ka tė drejt tė merr pjesė nė votime. Por, ka ndodhur qė nė zgjedhje tė marrin pjesė kriminel tė luftės dhe bashkėpunėtor tė tyre krejtėsisht tė barabartė me ata qė kanė derdhur gjakun e tyre, qė kanė dhanė njerėz nga familjet, qė kanė mbetur invalid apo qė kanė kaluar me dhejtra vite nėpėr burgje e nė mėrgim, si viktima tė njė terrori sistematik shtetėror. Dhe tani nė sallėn e parlamentit rrinė gjyktas dhe ishė tė burgosur politikė apo edhe krimineli i luftės dhe viktimat e ti. Ligji pėr zgjedhje do tė duhej tė ndalonte pjesė marrjen e pėrjetshme edhe pėr tė kandiduar edhe pėr tė votuar, gjithė udhėheqėsve politik titist tė ish LKK dhe strukturės sė tyre qė u diferencuan kundėr kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės, udbashve, policėve, gjyktasve, gazetarėve tė regjimit dhe gjithė strukturės sė tyre udhėheqėse e ekzekutive, gjithė atyre qė vazhduan tė bashkėpunojnė hapur apo fshehur me Millosheviqin, dhe gjithė atyre qė janė tė gatshėm tė korruptohen nga vendet e huaja nė dėm tė atdheut tė vet. Me atė ligjė do tė duhej ti merrej e drejta pakicės serbe nė Kosovė tė merr pjesė nė zgjedhje pėr sė paku 25 vitet e ardhshme pas lufte, sepe ata kolektivisht e pėrkrahėn gjenocidin serb nė Kosovė, si masė e pėrgjegjėsie pėr krimet qė i kanė bėrė ndaj Popullit shqiptar pėr mė shumė se njė shekull. Kėtė duhet kėrkuar haptazi dhe me zė tė lartė sepse ska as ku nė botė qė dikush tė ėshtė shkaktar i 4 luftėrave gjakpirėse dhe pėr kėtė tė shpėrblehet si po ndodh me serbėt nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Bashkėsia ndėrkombėtare e ka krijuar sėrish njė statut tė privilegjuar pėr serbėt nė Kosovė tė njėjta me privilegjet qė i kanė pasur serbėt nė kohėn e sundimit tė Millosheviqit dhe kjo mė sė mirit shifet nė Pakon e Athisarit,Serbėt edhe kėto zgjedhje i bojkotuan haptazi.
Qarqet e caktuara ndėrkombėtare nė mėnyrė intensive po punojnė qė udhėheqėsit politike me37% tė votuesve tė krijojnė institucione pėr ta qeverisur njė popull dhe pėr ta larguar nga rruga e bashkimit Me njė fjalė shqiptarėt pėrqa sepse vetėm me parullėn pėrēaj e sundo ka mundėsi tė ndalet Lėvizja pėr Pavarėsinė e Vetėvendosjen e Kosovės. Natyrisht se kėto plane kanė me dėshtuar nė tersi si nė tė kaluarėn!
Klasa Politike aktuale, duhet tė e ketė tė qartė, se nėse nuk i pėrfillė shumicėn e popullit qe ska votuar, dhe nuk ja kanė dhėne besimin qė ti pėrfaqėsojnė, duhet tė pyeten sea e kan legjitimitetin pėr tė vendos nė emėr tė tyre, e nėse vendosin,nėn tutelen e BE-sė atėher dielli i tyre dot tė perėndon dhe se ata ndoshta kanė qenė tė dobishėm pėr kohrat e kaluara por se tani duhet tė e lirojn rrugėn qė nė skenė tė dali klasa e re politike e rinisė shqiptare e cila ka energji qė ēėshtjen kombėtare tė e udhėheq pėrpara drejt bashkimit. Mjerė ata qė rrotės sė historisė i dalin pėrpara. Koha ėshtė si lumi qė rrjedhė dhe ata do ti hedhė aty ku e meritojnė. Tė lumtė ata politikan qė janė tė vetėdijshėm se ndryshimi i gjeneratave ėshtė proces i natyrshėm e progresiv,mjerė ai popull qe liderėt ja lavdėrojnė tė huajt.

Vehbi Rafuni
Ish kryetar i invalidėve tė luftės sė UĒK-sė

Prishtinė, 09. 02. 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbėt nė veri krijojnė parlamentin e tyre (2008-06-28 15:33:46 nga admin1)
[ Opinione ] NĖ PARLAMENTIN QĖ KA 120 DEPUTETĖ, ME 46 VOTA U FUQIZUA LIGJI PA FESTATĖ KOMBĖTARE! (2008-05-31 13:33:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti i Kosovės miraton festat zyrtare, pėrfshirė 28 Nėntorin, 12 Qershorin (2008-05-23 15:32:09 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lideri radikal i serbeve ne Kosove: Do themelojme parlamentin serb ne Kosove (2008-05-07 03:53:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti shqiptar reagon ndaj akuzave te Carla Del Pontes (2008-04-24 02:52:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Leskaj: S'do te bojkotojme parlamentin, Berisha e Mediu te lene imunitetin (2008-03-21 11:27:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KOSOVA SHPALL PAVARESINE. PARLAMENTI MIRATON SIMBOLET E SHTETIT (2008-02-17 11:56:54 nga admin2)
[ Opinione ] SI DO TĖ DUKET FJALIMI I AHTISARIT PARA PARLAMENTIT? (2008-02-16 04:02:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Parlamenti do tė kryejė tė gjitha obligimet pėr shpalljen e pavarėsisė (2008-02-11 10:36:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Presidenti i Parlamentit Evropian: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme (2008-01-14 14:39:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mahmuti: Parlamenti teatėr komik, MPB pėrgjegjėse pėr Brodecin (2007-11-15 13:47:51 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster