| » Opcionet për artikullin |
|
Mbresa udhėtimi
Mitro Qeparoi
Edhe nė Tunizi mbarojnė dhe zbresin malet e Atllasit, ku qė atje imagjinata tė ndjek hapėsirat e pamatura ranore qė nga Maroku deri nė brigjet e Persisė, sa me aeroplan na duket poshtė sikur po zhytemi nė njė det tė verdhė. Veēse zonat e oazave qė nga bregu i Mesdheut dhe gati treqind kilometra nė thellėsi tė kontinentit tė zi, janė pothuaj jeshile dhe aq pjellore sa toka vende-vende i prodhon perimet dy herė nė vit. Kur themi vende vende, kėto janė si Misiri gjashtėdhjetė herė mė i nderė se fusha e Myzeqesė..Nė qytetet e kėtij dimensioni mėrguan edhe Pashko Vasa,Ēajupi,Gurakuqi, Nino Gjika e mijėra shqiptarė tė tjerė.
Bijtė e atyre,sidomos himarjotė nė masė aq shumė sa vetėm nga Qeparoi mėrguan 70 burra, fill pas luftės sė parė botėrore, i mblodhi Franca me minierat e Tunizisė dhe Algjerisė. Disa nga kėta minatorė internacionalistė, lanė histori tė lavdishme nė Tunizi ku luftuan edhe nazi-fashizmin, pėr lirinė e vendit ku jetuan pak vjet. Dhe vazhdon lavdia me Mico F. Sotirin qė provoi torturat dhe burgjet e gestapos, me palombarin Petro Flloro nga Kudhėsi i Himarės pas shembjes sė nazizmit,me tunizianė, hebrenj dhe francezė.
Pas Tunisit, nė qytetin e vogėl Bardo u bindėm se njeriu edhe njėmijė vjet tė rojė, do ti ngelet diēka pa mėsuar. Copėra llamarine prej plumbi sa faqe shtėpie tė njė galere romake, buste njerėzish, kafshėsh, kuajsh e lulesh nė muzeun interesant tė kėtij qyteti arab me histori pesė mijė vjeēare; pėr veē rrėnimeve tė Kartagjenas, kolonave tė antikitetit mikenas, pagodave saraēenė, deri tek ndonjė kėshtjellė spanjolle. Tė tilla buste ka kudo nė botė, do thoni ju. Por ajo qė na habiti ishte se pamė ēfarė forme i jep fytyrės prej mermeri uji i kripur pėr dymijė vjet, nė thellėsinė 48 metra nga ku i nxori ish bariu himarjot Floro Kudhėsi. Hollėsitė e mėtejshme i ruan qyteti Bardo dhe romani « Tunizia 22 » .
Itirenari me grup-autobus, mė qe i favorshėm deri nė Metllaui-qendra mė e madhe e damarit tė fosfatit nė juglindje tė Tunizisė qė hyn deri thellė nė Algjeri. Nga Sent-etjeni dhe Mont-Pelje erdhėn minatorėt tanė dikur, nė Metllaui, Mullares e Rodayef tė Tunizisė,me shpresė se do tė gjenin ne kėto miniera pare mė tė kollajta. Disa nga kėta qė hapėn sytė dhe mėsuan mė shpejt gjuhėn frėngjishte, dolėn nga galeritė vdekjeprurėse dhe punuan nė Sfaks, jo shumė por vetėm nga Qeparoi i Himarės jetuan atje njėzetė familje.
Duruam monotoninė e rrugės pėr gjashtė orė deri nė Metllaui. Sa u largua autobusi jonė me grupin, njė shoqėrues i porositur qė mė parė tė me shoqėronte, mė tregoi dyqanin e ombrellave. E falėnderova pėr njė farė zgjidhje tė asaj lloj vape si furrė, 52 gradė qė e njoha 52 vjeē, qė nė udhėtimin e parė mė tė kufizuar.
Tre kilometra xhade malore deri nė galerinė mė tė afėrme, i bėmė me mushka tė njomura nga djersa qė mua mė dukej se do binin tė ngordhnin nga ēasti nė ēast. Kush na dėrgoi mushkat, ma bėri shėrbimin si tė isha gazetar francez i lindur. Unė nuk kisha nevojė pėr mushkė. Sa dolėm me kafshėt pėr njė orė atje tek karriera e parė, pa mushkė do isha ngjitur e zbritur tri herė. Ndoshta i humba pikėt nė sytė e kompetentėve nė e morėn vesh se unė rrugėn e bėra mė kėmbė dhe mushkėn prej kapistre .Tek e fundit, ashtu e shijova pėr romantizėm. Ashtu u kėnaqa mė shumė se mushka natyrisht, mė nxori paq mallin e fėminisė nė fshat.
Galeria me numrin 135 e shkruar ne mermer qe tetėdhjete vjet me pare nė hyrje, ishte tamam si galeritė e Kurbneshit e Tuēit, veēse ujėrat dilnin me kanal ēimentoje dhe numėroje mė shumė shtylla metalike se sa prej druri.. Gati dyqind hapa nė ballin e parė mbi sheshin e agregatit tė vagonėve nė njė pllakė tjetėr qe shkruar viti 1953 i mbarimit dhe mbylljes sė kėsaj galerie me gjashtė mijė metra avancime dhe katėrqind zona boshe shfrytėzimi. Studenti i gjeologjisė na ndriēoi nė fund tė dy shinave qė nga arganelloja, njė sipėrfaqe uji. Shaktisėm kur menduam se tė gjitha ato kilometra galerish dhe (duēka) hapėsira pune, djerse, gjaku, po po gjaku, po flinin tė zhytura kėtu poshtė, nėn kėtė masė vigane uji,me njė sipėrfaqe kaq tė vogėl lėngu. Nėn kėtė sipėrfaqe tė qelbur ujė fosfati qė na rri me njė heshtje tė tmerrshme pėr ē ėndrra fsheh e ējetė mbulon, gjashtė djem minatorė prenė frymėn qė nė rini kėtu dhe tridhjetekatėr dolėn tė prekur nga silici, ambienti i pluhurosur pėr dhjetė orė pune nė ditė dhe vdiqėn tė rinj nė Atdhe
vetėm nga fshati im. Dhe unė tė pėrkėdhelja veten duke i a hipur mushkės deri atje lart e atje thellė tek jetėt e tyre tė humbura ?!
Para dollapit-muze hermetik nė skajin tjetėr ku ende ruhen vetėm sendet e vogla tė pėrdorimit tė pėrditshėm tė minatorėve, hoqa kapelėn nė shenjė pėrkujtimi tė atyre qė ranė « Pėr bukėn e gojės » siē e quanin veten ata me mėrgimet para te mjerimeve njerėzore dhe gripit spanjoll qė cofi mijėra nė Shqipėri.
Nga Metllaui zbritėm me natė herėt pėr nė Tozerin piktoresk buzė njė liqeni sa njė det. Nxitonim qė tė mos na duheshin lugjet e trupit nga djersa e afshit kėrcėnues tė Saharės qė lėkura jonė po njihte rishtas. Nėn qytetin Rodayef ku luginat ngjajnė si tė Shpalit tė Mirditės,aleanca anglo-amerikane dėrmoi nė luftėn e dytė gjeneralin nazist Romel. I shkreti,pasi humbi gjysmėn e korpar matės nė Libi,duke dashur tė grabiste edhe minierat e fosfatit tė kufijve Algjeri- Tunizi,do tė takohej me fuqinė tjetėr naziste pėr tė shtruar Algjerinė. Por nuk e dinte se tė djeshmen ajo fuqi qe thyer nė Svetlla, nė qendėr tė Tunizisė ku sot duket gjithēka nė muze e qytetit. Njė qytet me ndėrtesat tre kate,bezhė dhe tė njėllojta,si nė Damaskun e vjetėr. Duke ikur pėr nė Tozer ku do tė gjenim autobusin, qėndruam sė pari pranė njė lumi. Pėr ēudinė tonė, ajo sillte pak ujė natė tė nxehtė anormal, nga Atllasi. Mė poshtė laheshin fėmijė, ndėrsa gra me fustanet e ngritura deri mbi gjunjė, lanin rroba. Dy deve mė tej me gjunjėt e rrjepur, po pėrtypeshin me sytė gjysmė tė mbyllura, nė qejf tė tyre. Nėpėr shakatė tona me studentin greko-francez, vumė bast pa ju afruar, se ē bar po hante deveja. Dhe vėrtet, me origjinėn time prej fshatari, ja fitova, sepse deveja po hante krisije tė livadheve tė lumit,ku po tė kisha rroba sporti,do kisha bėrė disa salto si i vogėl, neper gropat qe mblidhnin ujin. Hallfi qė tha student Muhamedi, ishte i tharė tani dhe eksportohet . Nga ky bar u bėkan kapelat tona republike tė verės.
Njė tjetėr e papritur na befasoi nėn hurmat aq tė dendura sa frutat e tyre cekeshin. Ndiem njė fresk tė tillė qė si tė shpėtuar nga zjarri, aq i kėndshėm na u duk sa sikur po e njihnim pėr herė tė parė nė jetė. Janė ato pemė tė lashta krahė shqiponje qė ne, nuk e di pėrse i quajmė palma, kur nė kėto oaze ku kane dhe origjinėn, i quajnė, hurma. Pyetėm pėr gomarin qė nė kėto rrafshe tėrheq karro. Na thanė se e quajnė arabisht homar. Pra kjo kafshė e mirė ka ardhur nė ballkon me gjithė emrin.
Kjo tokė gjysmė ranore ti bėjė tė tėrbohen nga zhvillimi hurmat e llojit mė tė mirė ? Siē duket nėn kėmbėt tona fshihet lagėshtira dhe uji edhe pse mbi kokat tona, saē. «Me kėmbėt nė ujė dhe kokėn nė zjarr» Thotė njė proverb arabe. Nė fund tė kėsaj oaze ku hurmat janė mė tė rralla, hėngrėm fiq dhe ēfiq, tė mos flas shumė se ofendohen agronomėt tanė. Po zerdeli, po dardhė e bajame afrato qė dukeshin nėn lėkurėn e porsa plasur, si seks femre. As njė tė mos buzėqeshė. |
|