DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHPIRTI I TIJ, LLAVĖ DITURIE E PATRIOTIZMI
Postuar mė datėn: 2008-04-25 10:29:01 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

PORTRETI I JAVĖS: SADRI FETIU

Shkruan: RESHAT SAHITAJ

Sadri Fetiu ėshtė njė intelektual ndėr mė tė rrallėt qė aktualisht i ka Kosova. Njė numėr i vogėl intelektualėsh( qė mund tė numėrohen nė gishta tė dorės) nuk do tė pajtohen me mendimin tim dhe do pyesin nė ēka Sadri Fetiu veēohet nga tjerėt. Ka shumė argumente qė dokumentohen me veprime dhe shkrime se Sadri Fetiu ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. Ajo qė e bėnė tė veēohet ėshtė se me daljen e Ushtrisė Ēlirmitare tė Kosovės, Dr. Sadri Fetiu ishte i pari i cili doli nė pėrkrahje tė luftėtarėve tė lirisė, duke mos menduar aspak pėr konsekuencat qė mund tė pėsonte familja e tij dhe pėsimet personale si Drejtor i Institutit Albanologjik qė ishte. Me okupimin e Institutit Albanologjik nga forcat serbe me 8 mars 1994, Sadri Fetiu do tė deklaronte se mbyllja e Institutit ka prapavijė politike dhe se populli shqiptar nuk do tė pajtohej kurrė me padrejtėsi tė tilla. Si gjithnjė, Sadri Fetiu duket i qetė, i urtė, stabil, i pangutshėm, por nė shpirtin e tij vlon llava e diturisė dhe e patriotizmit.



Pėr Sadriun, lufta kishte filluar dhe ajo nuk do tė ndalej deri nė fitoren pėrfundimtare, por shtrohej nevoja qė luftėtarėt e lirisė ta gėzonin edhe pėrkrahjen morale tė intelektualėve tanė, zėri i tė cilėve nuk po dėgjohej. Pėrkrahja morale e bijve mė tė shkolluar tė popullit, luftėtarėt do t’i inspironte e vargu i tyre do tė zgjatej. Ushtria jonė gjendej nė njė fazė hutie ku disa intelektualė tė tjerė deklaronin se luftėtarėt e lirisė ishin dorė e zgjatur e Millosheviqit. Mendimit tė Sadri Fetiut do t’i bashkangjiteshin edhe disa personalitete me tituj shkencorė, por Sadriu ishte ai qė e theu akullin siē ishin luftėtarėt tanė qė e thyen mitin se ushtarėt serbė nuk mund tė vriteshin. Kjo ishte njė lehtėsi, padi ushtria jonė gjendej nė njė fazė hutie, pasi disa intelektualė tė tjerė deklaronin se ushtarėt e lirisė ishin dorė e zgjatur e Millosheviqit.
Sadri Fetiu asnjėherė nė jetėn e tij nuk ka heshtur para padrejtėsive qė iu kanė bėrė popullit tonė. Ka folur edhe atėherė kur fjala ka kushtuar shtrenjtė. Po tė analizohen shkrimet e tij publicisti ke tė shkruara para shumė vjetėsh, do tė shohim se ato janė analiza konstruktive dhe duket qė Sadriu kishte njė vizion largpamės pėr ardhmėrinė e vendit e tė cilat shkrime nuk mund t’i ndryshkėn me kalimin e kohės.
Intelektuali qė e sfidoi partinė komuniste
Sadri Fetiu asnjėherė nuk ishte anėtar i partisė komuniste dhe aktualisht nuk i takon asnjė partie politike, sepse pėr kėtė intelektual parasėgjithash partia ėshtė Atdheu. Kosova ėshtė ideali pėr tė cilėn duhet punuar dhe sakrifikuar ēdo gjė qė populli i saj tė ketė prosperitet. Nė kushtet aktuale tė mos i pėrkasėsh asnjė rryme politike paraqitėt njė problem. Askush nuk tė beson. Si mundet tė tė besojė populli qe dikur ke vepruar pėr ēėshtjen kombėtare kur ne ekranet televizive pranė shefave tė partive dhe ne vende kyēe sheh njerėzit tjerė ?! Kur nuk ke mirėnjohje nga njerėzit e pushtetit pėr kontributin e dhėnė pse tė tė besojnė rrethi?

Familja politike nuk tė pėrkrah nėse nuk je njeriu i dėgjueshėm. Ata madje as qe e ēajnė kokėn se dikush dikur ka vepruar kur pikėrisht ata kanė heshtur. Nuk ėshtė mė me rėndėsi kush ka vepruar e kush ka heshtur, me rėndėsi ėshtė tė jesh i dėgjueshėm, i urtė, eventualisht kushėri i ndonjėrit nė pushtet. Mirėpo, Sadri Fetiut nuk i bėhet vonė pėr mospėrfilljet e askujt. Nuk iu ka bėrė vonė nė kohėt mė tė vėshtira millosheviqaine kur shkonte koka e tash as qė donė tė merakosėt pėr mirėnjohje. Tani nuk ka “mirėnjohje tė mirėfillta”. Ka vetėm mirėnjohje familajrizmash, klanesh dhe partiake ku nuk vlerėsohet realiteti objektiv.
Dr. Sadri Fetiu nuk hesht para gjėrave negative qė bėhen nė dėmė tė popullit dhe ardhmėrisė sė Kosovės. Nėpėrmjet analizave politike i shpreh pikėpamjet e tij duke mos i kursyer asnjėrėn nga partitė politike e asnjėrin nga pushtetarėt, sepse ky intelektual mendon se duke i vė nė spikamė eliminohen dobėsitė qė kanė partitė e veēmas individėt partiakė. Kritikat e Sadri Fetiut nuk janė tendencioze e me ndonjė prapavijė , por thjeshtė konstruktive qė i shėrbejnė ēėshtjes kombėtare. Ē’ndodh me intelektualėt e rangut tė Sadri Fetiut tė Rexhep Qosjes e tė tjerė?! Komentohen artikujt publicistikė konstruktiv nga njerėzit e pushtetit? Jo. Ēdo gjė kalon nė heshtje sikur asgjė e askush tė mos kishte folur. Madje rangu i tillė intelektualėsh anashkalohet e injorhet skajshmėrsiht, qė askush tė mos dėgjon mė pėr emra tė tillė. Ndodh edhe tė klasifikohen edhe si prishės tė rendit dhe komoditetit e rehatisė personale tė pushtetarėve.
Me ata qė veprojnė pėr intertesa tė popullit
Nuk mbahet nė mend qė Sadri Fetiu, ish- Drejtor i Institutit Albanologjik tė Kosovės tė jetė ftuar nė mediume publike si analist pėr ta shprehur mendimin politik rreth njė ngjarje madje minore. Jo vetėm ky por askush qė ka pikėpamje tė drejta dhe bagazh patriotik tė mirėfilltė nuk ftohėn pėr ta komentuar njė situatė tė pėrshtatshme ose tė papėrshtatshme qė krijohet nė Kosovė. Tipa tė tillė duhet tė injorohen, kishte thėnė njė unmikas njėherė, dhe askush nuk e dinte mė se kush kishte thėnė dhe pse kishte thėnė. Me rėndėsi ishte se u tha, e pushtetarėt duhet t’ia vėnin fjalėt e tij ne vepra. Sadri Fetiut nuk i bėhej vonė e ftojnė apo nuk e ftojnė. Ėshtė i vetėdijshėm se asgjė nuk mundet ta ndalė hapin e ēėshtjes sonė dhe se gjithnjė do tė dalin forca tė shėndosha qė i dalin zot vendit. Pėr kėtė Sadri Fetiu nuk i frikėsohet askujt dhe pa ngurrim e pėrkrah Lėvizjen “Vetėvendosje” , duke u shpreh me fjalėt mė tė mira ku deklaron: “Po,do tė jem bashkė me trimat e “Vetėvendosjes”. Deri sa tė kem fuqi tė eci vetė do tė jem me ata qė veprojnė pėr interesa tė popullit, do tė veprojė pėr lirinė e tij, pėr tė drejtat e tij demokratike, pėr ēėshtjen shqiptare...Albin Kurti dhe shokėt e tij tė”Vetėvendosjes” janė nė rrugė tė drejtė. Ata janė kundėr politikės kapitulluese, qė e ka pranuar Serbinė si hisedare qė do ta kontrollojė drejtpėrdrejtė pjesėn e ndarė,tė komunave serbe nė Kosovė… dhe kėrkonin tė drejtėn e popullit pėr vetėvendosje qė ėshtė e drejtė e garantuar nė bazė tė normave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e popujve”.
Sadri Fetiu gjatė periudhės nėn okupim pėrsafarmi ndiqte fatin e popullit tė tij dhe ngrinte zėrin kundėr shkelėsve tė kėtij vendi me njė guxim tė rrallė duke e klasifikuar rendin e sistemit sundues si shovenist e duke deklaruar se mė shumė se gjysma e popullit shqiptar jeton nė robėri klasike dhe se shqiptaret janė i vetmi popull i Evropės qė ende nuk i ka zgjidhur ēėshtjet fundamnetale tė rezistencės se tij si komb.
Sadri Fetiu ėshtė njohės dhe studiues i mirė i folklorit tonė, i cili me botimin e kėtyre kėngėve i ka shėrbyer ekspertėve tanė dhe atyre tė huaj qė tė thyen tezat serbe rreth origjinės sė popullit shqiptar siē mund tė shohim tė jetė cituar nė: “Formation nationale et nationalisme dans l'aire de peuplement albanais Albert Doja Docteur en anthropologie sociale (EHESS Paris), madje nga Ullmar Quick e tė tjerė.

Kontakt : Reshat80@hotmail.com
KOSOVA SOT ME 12 PRILL 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shenjtorė: Shpėtoni shpirtin e Shkjaut (2008-08-06 12:23:51 nga admin1)
[ Opinione ] FADIL VATA - SHĖMBĖLLIM I SHPIRTIT FISNIK E I KARAKTERIT BURRĖROR (2008-04-26 03:49:10 nga admin4)
[ Kultura ] Poeti qė shiti lopėn pėr tė botuar poezitė e shpirtit tė tij (2008-03-17 16:20:05 nga admin4)
[ Intervista ] Kosovės po ia shesin shpirtin dhe trupin (2007-09-04 14:32:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT, “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ 100 VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster