| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PĖRVJETORI I 17-18 MARSIT 2004 |
| Postuar mė datėn: 2008-03-18 09:18:44 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Besnik PRISHTINA
Njė shtet dhe njė popull, i cili nuk di ti ēmojė, tė vlerėsojė e ruaj kujtimet dhe ti respektojė dėshmorėt e vetė, ai nuk di tė ēmojė, tė vlerėsojė, tė ruajė e respektojė as lirinė e vetė! Kujdesi pėr dėshmorėt e kombit para sė gjithash duhet tė jetė institucional, por kjo nuk e liron nga pėrgjegjėsia personale asnjėrin qytetar individualisht. Sidomos bashkėluftėtarėt e dėshmorėve tė kombit qė gjenden nė institucione pėrgjegjėse e qė nuk harrojnė qė emrat e Dėshmorėve tė Kombit ti pėrdorin nė fjalimet e tyre pėr promovim personal, e qė disa ishin edhe nė krye tė tė gjitha qeverive tė pasluftės!
Nėpėr Kosovė ka plot varreza te Dėshmorėve tė Kombit dhe me vetė nismėn e qytetarėve apo edhe te faktorėve lokalė njė pjesė e tyre ėshtė rregulluar nė mėnyrė meritore. |
|
Por, varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, mė tė rėndėsishme nė Kosovė: nė Prekaz dhe nė Prishtinė si kryeqytet tė Republikės sė Kosovės edhe pas 10 viteve kanė mbet pas dore, nė tė njėjtėn kohė, kur rreth e qark Kosovės, qė nga Skenderaj e deri ne pikat kufitare, janė ndėrtuar pallate e pallate tė reja, edhe nga qytetarėt edhe nga njerėzit e institucioneve qė janė tė ngritura mbi gjakun e tyre.
Sikur edhe nga tė gjitha kėto ndėrtime tė ishin kursyer vetėm sa kushton nga njė shkallė e vetme, dhe ato para tė ishin tubuar me njė vend, Varrezat e Luftėtarėve tė Lirisė nė Prekaz dhe nė Prishtinė do tė kishin sot tė ndėrtuara dy PIRAMIDA TĖ LIRISĖ. Dhe kur tė na vinė Mysafirė e Burrėshtetasė tė ndryshėm do kishim fytyrė ti ēonim nė kėto dy vende tė shenjta pėr tė bėrė nderime atyre qė dhanė jetėn pėr liri gjaku, i tė cilėve ėshtė i shenjėt pėr kombin tonė!
Por, pėr ironinė mė tė pafalshme nė kryeqytet, pranė Varrezave tė Luftėtarėve tė lirisė ėshtė varrosur njė njeri, i cili i ka gėzuar tėra privilegjet e ish-regjimit jugosllav, nga i cili nuk ėshtė dėnuar kurrė as pėr kundėrvajtje nė komunikacion, dhe ati i bėhen tėra nderimet shtetėrore, derisa varrezat e atyre qė ranė me armė nė dorė pėr lirinė e vendit, janė lėnė padore. Po kėshtu ndodh edhe me pėrvjetorėt e Dėshmorėve tė Kombit tė 17 e 18 Marsit 2004 dhe tė 10 Shkurtit 2007.
Nė gjithė historinė tonė kombėtare nuk ka ndodhė qė tė mos merren parasysh e tė mos kujtohen mė pak se sa pėr DĖSHMORĖT E KOMBIT tė 17 e 18 Marsit 2004 e tė 10 Shkurtit 2007. Kjo ėshtė shumė e pakuptueshme dhe e papėrgjegjshme, sepse po tė mos tė ishin Dėshmorėt kryengritjes e 17 e 18 Marsit 2007 dhe Dėshmorėt e demonstratave te 10 shkurtit 2007, historia e Kosovės do tė kishte marr tjetėr rrjedhje dhe sot Rezoluta 1244 do tė vazhdonte tė mbronte sovranitetin e Serbisė edhe mbi kėtė pjesė tė vendit tonė dhe sot do tė ishte Kosova e rikolonizuar edhe me 200 mijė kolon serbė tė ri!
Pakujdesia e institucioneve pėr varrezat e Luftėtarėve tė Lirisė nė Prekaz e nė Prishtinė dhe pėr shėnimin pėrvjetorėve tė Dėshmorėve tė Kombit tė 17 e 18 Marsit 2004 dhe tė 10 Shkurtit 2007, pakujdesia pėr familjet e tyre, pakujdesia pėr luftėtarėt e UĒK, pakujdesia pėr ish tė burgosurit politik qė kaluan vitet mė tė mira te jetės nėpėr burgje si dhe injorimi e pakujdesia ndaj mėrgimtarėve politikė, qė njė jetė tė tėrė e ēuan larg vatrave tė veta jashtė atdheut e nė shėrbim tė tij, janė mėkate tė pafalshme dhe instrument vlerėsimi i pėrkushtimit tė kėtyre institucioneve ndaj vendit e popullit tė vet. Nė kurriz, tė cilit ata e gėzojnė mirėqenien e vet prej parazitėve tė brersėve tė buxhetit! Ata nuk qenė nė gjendje tė kėrkojnė as ndriēimin e vrasjeve tė Dėshmorėve tė Kombit tė 17 e 18 Marsit 2004 e tė 10 Shkurtit 2007, duke u frikuar nga humbja e karrigeve tė veta prej marionetave. Vetėm nėse i shikojmė pallatet e veturat dhe jetėn luksoze qė ata i kanė dhe ato i krahasojmė me gjendjen e Varrezave tė Luftėtarėve tė Lirisė nė Prekaz dhe nė Prishtinė dhe me mjerimin e popullatės, njeriut i vjen njė bezdi e padurueshme pėr ti parė ato fytyrat tė tyre kah krekosen para kamerave.
Pėrshkrimi i mėsipėrm i gjendjes tregon se ēfarė institucionesh kemi dhe se me to nuk shkohet pėrpara. Prandaj, tė gjithė qytetarėt duhet tė mendojnė se si duhet liruar nga ata sa mė parė, sepse me ta nuk vjen as lira e nuk vendoset demokracia. Me ta vjen vetėm tirania! Kėtė tirani e shohim qė sot edhe nė gjendjen e mjerė nė mjekėsi, nė arsim e kulturė, nė gjendjen sociale e ekonomike, nė papunėsi, nė marrėdhėniet skllavopronare ndaj tė punėsuarve, nė gjendjen e mjerė tė sigurisė tė brendshme e tė pa aftėsisė pėr mbrojtjen e jashtme.
Populli i ynė ka kapacitet intelektuale dhe politike si dhe vendosmėri qė tė punohet zellshėm pėr tė bėrė njė jetė tė dinjitetshme pėr popullin, ku respekti ndaj tė rėnėve pėr liri do tė zė vendin meritor dhe kjo forcė gjendjet tek rina e jone e mobilizuar gjithnjė e mė shumė rreth Lėvizjes Vetėvendosje ne ballė me Adem Demaēin e Albin Kurtin. Vetėm zėvendėsimi i kėsaj klase politike tė korruptuar, tė komprometuar e tė harxhuar qė kryen punėn e marionetave meskine nėn sundimin e huaj do tė sjellė njė frymėmarrje shqiptare dhe njė kujdese njerėzor edhe ndaj tė rėnėve, edhe ndaj tė gjallėve qė kanė sakrifikuar aq shumė pėr Atdheun dhe Kombin tonė!
LAVDI DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT TĖ TĖ GJITHA KOHĖRAVE!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|