| » Opcionet për artikullin |
|
Joachim RUECKER, Shef i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Ruecker, aktualisht diskutimet rreth statusit tė Kosovės janė tė pėrqėndruara rreth asaj se kur do tė zgjidhet kjo ēėshtje. Ju ēfarė mendoni, kur do tė ndodhė kjo?
JOACHIM RUECKER
Unė mendoj se ne, si UNMIK, nuk do tė duhej tė merreshim me datat, sepse fundja kjo ēėshtje nuk ėshtė nė duart tona. Natyrisht, ne jemi duke e ndihmuar procesin e statusit, por vendimin e merr Kėshilli i Sigurimit nė New York. Personalisht, pritjet e mia janė se kemi tė bėjmė me disa javė dhe jo me muaj.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka mbėshtetur fuqishėm planin e hartuar nga presidenti Ahtisaari, por kohėt e fundit ka pasur diskutime pėr disa pėrshtatje tė mundshme tė planit. A mendoni se kėto pėrshtatje mund ti zgjidhin problemet aktuale nė kėtė drejtim?
JOACHIM RUECKER
Sėrish, ne jemi mandatuar pėr ta ndihmuar procesin e statusit dhe kėtė jemi duke e bėrė. Sa pėr substancėn e statusit, kjo ēėshtje ėshtė nė duart e Kėshillit tė Sigurimit. Natyrisht, ėshtė e rėndėsishme pėr ne ajo qė ėshtė thėnė qė prej 26 marsit tė kėtij viti, se Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara veēanėrisht, e ka mbėshtetur tėrėsisht planin e zotit Ahtisaari ashtu siē ėshtė. Megjithatė, tė shohim se ēfarė do tė thotė Kėshilli i Sigurimit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe a shpresoni se Kėshilli i Sigurimit do tė adoptojė rezolutėn nė bazė tė planit tė Ahtisaarit?
JOACHIM RUECKER
Po, kam shpresa se po.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Megjithatė, nėse Kėshilli i Sigurimit dėshton nė adoptimin e kėsaj rezolute, ēfarė mendoni pėr mundėsinė e shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė nga autoritetet vendore?
JOACHIM RUECKER
Unė kam besim tė plotė tek komuniteti ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht tek Kėshilli i Sigurimit pėr tė gjetur njė zgjidhje nė korniza tė procesit multilateral tė udhėhequr nga Kombet e Bashkuara. Nuk do tė dėshiroja tė spekuloj pėr dėshtimet e kėtij procesi, unė nuk mendoj se do tė dėshtojė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Ruecker, cilat do tė mund tė ishin sfidat pėrpara pėr ta bėrė Kosovėn, ashtu siē synojnė udhėheqėsit e saj, njė shtet funksional?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se tani kemi bazėt pėr funksionimin e demokracisė, pėr funksionimin e sundimit tė ligjit dhe tė ekonomisė sė tregut. Megjithatė, pėrmirėsime tė mėtutjeshme janė tė nevojshme. Para sė gjithash, nė periudhėn e famshme tė tranzicionit, qė nga rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit e deri tek dorėzimi konkret i pushtetit nga UNMIK-u, ne institucionet e pėrkohshme dhe komuniteti ndėrkombėtar, duhet tė sigurojmė miratimin e ligjeve qė janė paraparė me pakon e zotit Ahtisaari. Me kėto ligje, Kosova jo vetėm qė do tė bėhet njė entitet funksional, por njėkohėsisht do tė mundėsohet edhe zbatimi i vetė pakos. Kjo ėshtė baza e statusit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pėrmendėt zbatimin e pakos, sa mendoni se do tė jetė i suksesshėm ky proces, duke marrė parasyshė kundėrshtimet mbi kėtė pako nga pėrfaqėsuesit e komunitetit serb?
JOACHIM RUECKER
Komuniteti serb nė Kosovė ėshtė i pasigurtė pėr tė ardhmen, prandaj edhe nuk janė duke folur qartazi, nuk janė duke folur me njė zė. Unė kam shenja gjithnjė e nė rritje se komuniteti serb nė Kosovė, tė paktėn njė pjesė e madhe e kėtij komuniteti, ėshtė duke e shikuar nga afėr pakon e Ahtisaarit. Ata e dijnė se propozimi gjithėpėrfshirės u jep atyre jo vetėm njė tė ardhme tė sigurtė, por gjithashtu njė tė ardhme nė tė cilėn serbėt dhe pakicat tjera nė Kosovė, do tė kenė perspektiva politike dhe ekonomike. Dhe mendoj se kėto ēėshtje janė marrė parasyshė. Prandaj, nuk do tė thosha assesi se komuniteti serb nė Kosovė ėshtė i bashkuar nė kundėrshtimet ndaj planit tė Ahtisaarit.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Por, si do tė zbatohej plani nė veri tė Kosovės pėr shembull, aty ku kundėrshtimet ndaj tij janė mė sė shumti tė pėrqėndruara?
JOACHIM RUECKER
Unė shpresoj gjithashtu se udhėheqėsit nė veri do ta rishikojnė me kujdes edhe njė herė planin e zotit Ahtisaari dhe pėrmbajtjen e tij. Kėsisoji do tė hynim bashkėrisht nė periudhėn e zbatimit, kėto janė pritjet e mia pėr javėt dhe muajt e ardhshėm. Vendimi i Kėshillit tė Sigurimit siē e thashė, por kėto janė pritjet e mia. Nuk do tė jetė e lehtė, na duhet njė dialog i vazhdueshėm dhe ky dialog ėshtė duke u zhvilluar midis udhėheqėsve nė veri dhe tė tjerėve.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kosova aktualisht vuan nga papunėsia e lartė dhe varfėria; nė tetė vitet e fundit investimet kanė qenė tė rralla, nėse nė fakt ka pasur fare. Si mendoni se do tė duket kjo situatė pas zgjidhjes sė statusit?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se ėshtė mjaft e qartė se statusi nuk do ti zgjidhė problemet ekonomike nė mėnyrė automatike, por do tė ndihmojė vetėm zgjidhjen e disa prej kėtyre problemeve. Problemet tjera do tė fillojnė pasi tė jetė zgjidhur statusi dhe rrjedhimisht mendoj se ekonomia mbetet njė sfidė e madhe. Le ti shikojmė vetėm disa nga ēėshtjet nė rrafshin ekonomik, si pėr shembull niveli i lartė dhe i papranueshėm i papunėsisė. Nė kėtė drejtim janė tė nevojshme dy gjėra, fillimisht duhet pasur shkallė mė tė larta zhvillimi, nuk janė keq edhe ashtu siē janė, por mund tė pėrmirėsohen dhe kjo ėshtė e mundshme nė njė ekonomi transformimi. Por, gjithashtu ėshtė i domosdoshėm edhe njė mekanizėm qė kontrollon migracionin, tė paktėn atė qė njihet si migracion sezonal. Nuk mund tė zgjidhet kjo situatė vetėm me shkallė mė tė lartė zhvillimi.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Njė pjesė tė Misionit tuaj pritet ta trashėgojė misioni i ardhshėm i Bashkimit Evropian. Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr misionin qė do tė vijė?
JOACHIM RUECKER
Mė lejoni tė nėnvizoj se pėrgjegjėsitė e UNMIK-ut do tė barten tek autoritetet e ardhshme tė Kosovės. Trashėgimtarėt e UNMIK-ut do tė jenė institucionet e ardhshme vendore dhe jo misioni i ardhshėm i Bashkimit Evropian. Natyrisht, disa detyrime dhe obligime do tė barten edhe tek Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar dhe Zyrėn Civile Ndėrkombėtare. Mendoj se ėshtė e rėndėsishme dhe kam besim tė plotė tek njerėzit qė do ta udhėheqin misionin e ardhshėm. Njė mesazh i rėndėsishėm ėshtė se duhet ndėrtuar njė marrėdhėnie besimi dhe rrespekti me autoritetet nė Kosovė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Dhe derisa Misionit tuaj i afrohet fundi, mendimet pėr efektivitetin e tij janė nga mė tė ndryshmet. Cili ėshtė mendimi juaj, pėr tetė vitet e UNMIK-ut nė Kosovė?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se gota ėshtė gjysėm e mbushur dhe jo gjysėm e zbrazur.Gjithashtu mendoj se bashkėrisht me institucionet e pėrkohshme kemi arritur tė vendosim themelet e njė demokracie funksionale, tė njė sundimi funksional tė ligjit dhe tė njė ekonomie funksionale tė tregut. Dhe tė gjitha kėto janė pranuar edhe nga misioni faktmbledhės Kėshilli i Sigurimit. Prandaj, besoj se kėto nuk janė arritje tė vogla.
INTERVISTOI ARBANA VIDISHIQI
|
|