Me rastin e 63 vjetorit tė vrasjes sė Shaban Polluzhės, komandantit tė shquar tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė shtunėn me 31.05.2008, nė fshatin Polluzhė u mbajt njė tubim popullor, ku pėrveē personaliteteve politike morėn pjesė edhe dhjetėra bashkėluftėtarė tė Shaban Polluzhės.
Manifestimin e shpalli tė hapur Kryetari i Kėshillit organizativ zoti Reshat Sahitaj, i cili veē tjerash tha: Nisma e jonė pėr njė manifestim tė kėtillė ka pėr qėllim zhveshjen e gėnjeshtrave tė disa historianėve tė oborrit tė sistemit tė kaluar tė cilėt padrejtėsisht shtrembėruan realitetin historik rreth luftės sė figurave mė tė ndritshme kombėtare siē ėshtė edhe Shaban Polluzha. Qėllimi ynė ėshtė qė kėto figura historike qė i bėnė rezistencė armikut tani e tutje tė trajtohen edhe nga kėndi shkencor jo vetėm nga Instituti ynė Alb-Shkenca por edhe nga institucionet shtetėrore tė Kosovės.
Prof Dr Adem Zejnullahu, nga Instituti Albanologjik i Kosovės, foli rreth figurės sė Shaban Polluzhės dhe Mehemt Gradicės duke e studiuar veprimtarinė e tyre nga kėndi i kėngėve folklorike. Prof Dr Adem Zejnullahu tha se lufta e Shaban Polluzhės nuk ka guxuar tė trajtohet objektivisht sepse sistemi i kaluar okupues kėtė e kishte ndaluar, por armiku nuk kishte mundur qė kėngėtarėve popullor tua ndalonte qė kėsaj lufte ti thurnin kėngė dhe ne tani pėrmes kėtyre kėngėve mund tė nxjerrim ne dritė anėn e pashkruar tė rezistencės sė trimave te Shaban Polluzhės.
Nė kėtė tubim u lexuan disa kumtesa nga punėtoret shkencorė nga Kosova. Nė tubim e morėn fjalėn edhe bashkėluftėtaret e Shaban Polluzhės si dhe veprimtari i shquar qė kishte ardhur nga Amerika zoti Ahmet Zherka, babai i Ilir Zherkės i cili gjatė luftės se fundit nė Kosovė kishte kontribuar ne kabinetin e Presidnetit Klinton.
E veēanta e kėtij tubimi ėshtė se nė qiellin e hapur ku dikur Shaban Polluzha dhe trima t e tij luftuan dhe u vranė pikėrisht nė ketė vend u organizua njė orė letrare ku morėn pjesė njė numėr i madh poetėsh nga tėrė Kosova si: Haxhi Vokshi, Mehemt Rukiqi, Prend Buzhala, Frrok Kristaj, Gani Gjafolli, Fatime Ahmeti, Riza Graiēevci, Nebih Bunjaku, Gjon Gjergji, Ali Ali Demaj, Bilall Maliqi, Demush Arifi , Zeqir Fazliu etj
Nė akademinė solemne qė u mbajt nė Hoti Grand, Juria shpėrblyen tri poezitė mė tė mira tė konkursit letrar me ērast Kryetari i Jurisė Rexhep Qosja lexoji vendimin e komisionit: Komisioni nė pėrbėrje Myrvete Dresha, Reshat Sahitaj dhe Rexhep Qosja, i caktuar pėr tė vlerėsuar poezitė e arritura nė konkursin e shpallur me rastin e 63-vjetorit tė Kryengritjes kundėrjugollave tė Drenicės dhe rėnies sė prijėsit tė saj, Shaban Polluzhės, ka konstatuar se nė konkurs janė paraqitur gjithsej 80 vjersha.
Numri mė i madh i kėtyre vjershave kanė vlerė tė dukshme artistike, kurse disa prej tyre shquhen edhe me porosi domethėnėse.
Duke pasur parasysh tė dhėnat qė shėnojnė pėrmbajtjen e tyre, Komisioni vlerėsues i ka ndarė poezitė e paraqitura nė konkurs nė tri pjesė:
- pjesėn e parė e pėrbėjnė vjershat nė tė cilat drejtpėrdrejt i kėndohet Shaban Polluzhės, idealit qė iu ka kushtuar ai dhe rėnies sė tij;
- pjesėn e dytė e pėrbėjnė vjershat qė tėrthorazi lidhen me Shaban Polluzhen, por nė tė cilat njėkohėsisht kėndohet Drenica, qė me virtytet e saj e ka frymėzuar trimėrinė e tij;
- pjesėn e tretė e pėrbėjnė vjershat nė tė cilat kėndohet , nė tė vėrtetė pėrsiatet historia e mundimshme e popullit shqiptar.
Vjershat e tė tri pjesėve i pėrshkon ideali i lirisė, qė e shėnon kėtė histori.
Prej tė gjitha kėtyre vjershave, qė dėshmojnė se poezia atdhetare vazhdon tė jetė lloj shumė i ēmuar, ndoshta lloji mė i ēmuar nė poezinė tonė nė pėrgjithėsi, Komisioni i ka veēuar 10 prej tyre si mė tė mirat.
Tė gjitha kėto janė vjersha qė shquhen me idenė, me porosinė, me gjerėsinė e pėrsiatjeve dhe, mė nė fund, me mėnyrėn e trajtimit gjuhėsor artistik.
Nga kėto 10 vjersha Komisioni ka zgjedhur 3, qė konsideron se mund tė quhen mė tė mirat.
1. Komisioni ka vendosur, njėzėri, qė, prej kėtyre tri vjershave, ēmimi i parė (me shpėrblim prej 300eurosh), ti jepet vjershės Shikimi i Shaban Polluzhės e nėnshkruar me shifrėn deti i lirisė.
Vjersha Shikimi i Shaban Polluzhės ėshtė e pėrbėrė prej tri strofash tetėvargjėsh, qė domethėnė se ka 24 vargje. Ėshtė vjershė qė e pėrcaktojnė pėrsiatjet pėr vendimin historik tė Shaban Polluzhės, pėr rrethanat nė tė cilat e kishte marrė ai atė vendim dhe, mė nė fund, pėr gėrshetimin kuptimor e moral tė atij vendimi me tė sotmen e Kosovės. Vjersha ka kuptim tė gjerė historik dhe kombėtar, nė tė vėrtetė gjithėkombėtar. Ėshtė e shkruar qetė, pa tendosje ndjenjore dhe kuptimore, pa patos dhe pa retorik. Ėshtė vjershė lirike me tė cilėn jepet njė porosi qė tė nxit mendime e gjykime pėr tė djeshmen dhe tė sotmen: tė rėnda pėr tė djeshmen e optimiste pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen tonė.
2. Ēmimi i dytė (me shpėrblim prej 200 eurosh) Komisioni ka vendosur, po ashtu njėzėri , qė tia jap vjershės Udha e Drenicės, e nėnshkruar me shifrėn DSH.
Vjersha Udha e Drenicės ėshtė njė vjershė lirike kuptimisht dhe simbolikisht shumė e stisur. Emėrvendi historik, Drenicė, ėshtė simbol i saj qė pėrmbledh kuptimin liridashės tė jetės kombėtare, qė simbolizon ecjen vertikale drejt lirisė, qė simbolizon qartėsinė dhe vendosmėrinė nė kėtė ecje. I gjithė ky kuptim simbolik ėshtė i pėrmbajtur nė marrėdhėniet kuptimore tė emrave Shaban Polluzha- Drenica-Arbėria
Vjersha Udha e Drenicės ėshtė shembull i vjershės qė me fare pak fjalė, por me figurshmėri tė zgjedhur, thotė,vėrtet, shumė dhe atė qė e thotė bukur.
3. Komisioni ka vendosur qė ēmimi i tetė (me shpėrblimin 100 eurosh) ti jepet vjershės E pse tė mos ia themi emrin e nėnshkruar me shifrėn Pėrlindja.
Kjo ėshtė vjershė lirike e pėrbėrė prej gjithsej tri strofash: dy strofat e para kanė nga katėr vargje, kurse strofa e tretė ka dy vargje. Ėshtė lehtė e kuptueshme dhe ėshtė posaēėrisht origjinale pėr nga kuptimi. Siē i thotė titulli, kjo vjershė e pėrmban njė qėndrim kritik ndaj brezave qė e kanė mbajtur nė heshtje emrin e Shaban Polluzhės, i cili nuk kėndoi siē kėndojnė tė tjerė, i cili nuk bėri gjumė siē bėmė ne, i cili si shkabė- thotė autori i vjershės- e tha emrin e tij. Nė kėtė vjershė me pak fjalė dhe me figurė plotėsisht tė qartė ėshtė thėnė thelbi i kuptimit tė jetės dhe i vlerės sė lartė morale tė rėnies sė Shaban Polluzhės.
Duke ua uruar ēmimin tre fituesve tė tij., Komisioni i vlerėsimit ka kėnaqėsinė ti falėnderoj pėr pjesėmarrje nė konkursin pėr vjershat mė tė mira tė shkruara me rastin e 63 vjetorit tė rėnies sė Shaban Polluzhės tė gjithė pjesėmarrėsve nė tė. Tė gjithėve u dėshirojmė frymėzime tė reja nė Kosovėn e pavarur, nė tė cilėn, mė nė fund, u sendėrtua ideali i atyre qė u flijuan pėr tė dhe i atyre qė me aq pėrkushtime shkruan pėr tė. Ideali i gjithė popullit.
Autori me shifrėn Deti i lirisė qė me vendin e parė u shpėrblye ishte Merxhan Avdyli, me shifrėn DSH qe mori vendin e dytė ishte Shaip Emėrllahu dhe shifra Perlindja qė iu dha vendi i tretė ishte autori Shefqet Bylykbashi.
Akademia solemne pėrfundoi me filmin dokumentar tė regjisores Elmaze Nura qė e kishte punuar enkas pėr kėtė pėrvjetor.
1 qershor 2008 |