| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Akademia, Qosja: Berisha po gabon |
| Postuar mė datėn: 2007-12-30 10:22:25 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
INTERVISTA/ Akademiku i njohur flet pėr statusin e Kosovės, ndihmėn qė mund e duhet tė japė Shqipėria dhe sfidat e qeverisė sė re
Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, ka deklaruar se vetėm njė Shqipėri demokratike dhe pa konflikte tė brendshme do tė ndihmonte Kosovėn mė shumė se sa me diplomaci. Duke folur nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", profesor Qosja prek dhe problemin e Akademisė sė Shkencave... |
|
Akademik Rexhep Qosja
Zoti Qosja, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara dėshtoi edhe njėherė pėr tė arritur njė konsensus lidhur me statusin politik tė Kosovės dhe tash kjo ēėshtje pritet tė zgjidhet jashtė Kėshillit tė Sigurimit. Si e shihni ju zhvillimin e mėtejshėm tė kėtij procesi?
Edhe para se tė paraqitej plani i Ahtisaarit nė Kombet e Bashkuara ėshtė ditur se Rusia do tė pėrpiqet tė kundėrshtojė miratimin e kėtij plani nė Kėshillin e Sigurimit. Kjo ėshtė bėrė e ditur atėherė kur ministri i Jashtėm rus, Lavrov, dhe pėrfaqėsuesi rus nė Kombet e Bashkuara, kanė deklaruar se Kosova nuk ėshtė rast i veēantė. Me kėtė deklarim ata praktikisht e kanė kundėrshtuar qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian, qė thotė se Kosova ėshtė njė rast i veēantė. E Kosova ėshtė njė rast i veēantė. Pikėrisht pse ėshtė rast i veēantė e bėn tė mundshme njė trajtim tė veēantė tė ēėshtjes sė Kosovės. Kosova ėshtė rast i veēantė me historinė e saj dhe tė tashmen e saj. Kosova ėshtė pushtuar prej Serbisė nė vitin 1912. Edhe atėherė Kosova kishte njė numėr tė vogėl serbėsh. Pėrafėrsisht sa ishin serbė nė Kosovė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar, 5 deri nė 7 pėr qind. Vetėm nė Kosovė e jo nė vendet e popujve tė tjerė qė lypin tė jenė tė pavarur si Kosova ėshtė e pranishme bashkėsia ndėrkombėtare me forcat e armatosura, KFOR-in dhe me administratėn ndėrkombėtare. Pse ėshtė e pranishme? Ėshtė e pranishme sepse Serbia deshi tė bėjė gjenocid nė Kosovė dhe pjesėrisht e bėri. Ajo mė sė pari bėri gjenocide familjare, u zhdukėn shumė familje dhe e dyta ajo deshi tė dėbonte shqiptarėt prej Kosovės. Sipas studiuesve bashkėkohorė, gjenocid nuk quhet vetėm shfarosja e plotė apo e pjesshme e njė populli apo edhe e njė grupi etnik, kombėtar e fetar. Gjenocid quhet edhe ndėrrimi i situatės ekzistenciale tė njė populli. E Serbia, regjimi i Millosheviēit, bėri njė ndėrrim tė situatės ekzistenciale tė popullit shqiptar nė Kosovė, sepse i dėboi rreth njė milion shqiptarė. Kėto pra, e kaluara dhe e sotmja, e bėjnė Kosovėn rast tė veēantė, qė duhet tė trajtohet nė mėnyrė tė veēantė, mbi parime tė veēanta pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės.
Por, a ėshtė Kosova mjaft e pėrgatitur pėr tė shpallur dhe pėr tė zbatuar pavarėsinė?
Do tė ishte mirė qė ne, para shpalljes sė pavarėsisė ti kemi tė kryera do punė, tė kemi ta themi Kushtetutėn, tė kemi ligjet qė do tė fillojnė tė zbatohen menjėherė, sado njė numėr i ligjeve edhe sot zbatohen, tė kemi simbolet e Kosovės. Por, nė qoftė se nuk janė tė gjitha punėt e kryera, nuk duhet ndoshta edhe aq shumė tė shqetėsohemi. Shtetet janė shpallur, janė bėrė tė pavarura nė mėnyrat mė tė ndryshme. Ne mund tė marrim rastin e Shqipėrisė. Kur ėshtė bėrė Shqipėria e pavarur, as pėrafėrsisht nuk mund tė krahasohej me gjendjen e sotme tė Kosovės. Ishte larg, larg mė e papėrgatitur. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi janė takuar nė Bukuresht, i kanė thirrė disa shqiptarė tė Rumanisė dhe janė marrė vesh tė shkojnė nė Vlorė dhe tė shpallin pavarėsinė. Aty i kanė thėnė Asdrenit tė shkruajė himnin kombėtar dhe aty ėshtė shkruar himni kombėtar. E kanė angazhuar dikė, ndonjė grua qė tė pėrgatisė, tė qėndisė flamurin kombėtar dhe ėshtė qėndisur. Dhe prej andej, nė kėmbė, nė tren, me anije kanė mbėrritur nė Vlorė. Dhe e kanė shpallur pavarėsinė nė Vlorė. Ata qė kanė qenė nė Vlorė, kanė parė objektin ku ėshtė shpallur pavarėsia, mund tė shohin se nė ēfarė gjendje ishte atėherė Shqipėria. Megjithatė, Shqipėria e shpallur nė ato kushte, ėshtė bėrė shtet. Edhe ne duhet tė pajtohemi me njė gjė. Shpallja e pavarėsisė, krijimi i shtetit, sjell edhe vėshtirėsi. Sjell vėshtirėsi, sjell mundime, shtetet bėhen me mundime. Dhe ne ato mundime qė mund tė na shkaktohen, ato punė qė nuk i kemi kryer, nuk duhet shumė tė na dekurajojnė, apo sduhet aspak tė na dekurajojnė. Kryesore ėshtė qė ne tė shpallim Kosovėn shtet dhe ai shtet te ecė mandej pėrpara.
Zoti Qosja, pėrmendėt shumė sfida qė mund tė paraqiten para Kosovės. Serbėt kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės dhe kanė paralajmėruar se do tė ndėrmarrin veprime kundėrshtuese, posaēėrisht nė veriun e vendit, nė qoftė se shpallet pavarėsia e Kosovės. A rrezikohet nė kėtė mėnyrė tėrėsia tokėsore e Kosovės dhe cilat mund tė jenė zhvillimet pas saj?
Nuk mund tė mendojmė pėr kėtė problem dhe sduhet tė mendojmė indiferentė. Problemi i Kosovės veriore, i Mitrovicės veriore, ėshtė njė problem i madh. Pėr tetė vjet ky problem nuk u zgjidh. Bashkėsia ndėrkombėtare, UNMIK-u kėtu dhe KFOR-i kėtu nuk kėmbėngulėn qė ta zgjidhin kėtė problem. Me shpalljen e pavarėsisė ne nuk mund ti parashohim tė gjitha sjelljet e shtetit serb dhe tė serbėve nė atė pjesė tė Kosovės. Por, mund tė supozohet se ata do tė bėjnė disa veprime tė cilat mund ti vėshtirėsojnė punėt tona dhe mund tė bėjnė disa veprime qė do tė donin ata tė dėmtojnė Kosovėn, tė dėmtojnė imazhin e saj, tė dėmtojnė aktin e shpalljes sė pavarėsisė. Ėshtė pra ky njė problem ndaj tė cilit ne duhet tė jemi shumė syēelė dhe shumė tė kujdesshėm. Bashkėsia ndėrkombėtare, kur ta njohė Kosovėn do ta njohė Kosovėn si tėrėsi, nė kufijtė e saj ekzistues. U takon atyre qė janė kėtu, Kombeve tė Bashkuara, KFOR-it, apo nė vend tė Kombeve tė Bashkuara nesėr Bashkimit Evropian, qė tė inkuadrohen me kohė qė ky problem tė zgjidhet si duhet, qė Kosova tė njihet si tėrėsi dhe pushteti qendror i Kosovės tė shtrohet nė krejt hapėsirėn e saj. Sidoqoftė, unė nuk jam nė gjendje ti parashoh tė gjitha tė mundshmet dhe tė pamundshmet nė pjesėn veriore tė Kosovės sot.
Pėrmendėt pak mė herėt edhe krijimin e shtetit tė ri shqiptar, domethėnė tė Shqipėrisė, vėshtirėsitė me tė cilat ėshtė pėrballur. Tash jemi nė prag tė krijimit tė shtetit tė ri tė Kosovės. Si e shihni ju bashkėpunimin ndėrmjet kėtyre dy vendeve dhe cili ėshtė e mund tė jetė roli i Shqipėrisė kundruall procesit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės?
Mund tė themi se sidomos prej luftės e kėndej, nė planin ndėrkombėtar, nė planin e politikės ndėrkombėtare, Shqipėria ka bėrė ēfarė ėshtė e mundshme pėr Kosovėn, pėr statusin e Kosovės. Megjithatė, ekziston edhe njė fushė tjetėr ku, them unė, nuk ėshtė bėrė sa duhet e si dihet as nė Shqipėri, as nė Kosovė pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Nuk ndihmohet statusi i Kosovės dhe Kosova vetėm nė politikėn e jashtme, vetėm nė planin ndėrkombėtar. Statusi i Kosovės, ėshtė dashur ta mendojnė kėtė edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė, ndihmohet edhe me gjendjen e brendshme. Fatkeqėsisht ėshtė krijuar njė imazh, apo ishte i krijuar njė imazh jo i dėshiruar pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi nė botė gjatė viteve tė fundit. Shqipėria do tė bėnte shumė, edhe Kosova edhe Shqipėria pėr Kosovėn dhe statusin e Kosovės me qėndrueshmėrinė e brendshme, me politikėn e brendshme, me zhvillim demokratik tė brendshėm, me ngritjen e institucioneve vėrtet demokratike, me veprimtarinė, funksionimin e shtetit juridik, me pasurimin e tė drejtave tė njeriut, me luftėn, mėnjanimin, ērrėnjosjen, aq sa ėshtė e mundshme e korrupsionit qė ėshtė bėrė njė faktor dėmtues pėr imazhin e shqiptarėve nė botė dhe nė pėrgjithėsi pėr zhvillimet tona politike. Bota thotė se aty ku ka korrupsion tė madh nuk mund tė ketė demokraci. Nė kėtė pikėpamje ėshtė dashur kujdes i madh, punė e madhe dhe njė syēeltėsi, njė angazhim i madh. Unė po marr njė rast tė fundit. Qeveria e Shqipėrisė ka ngritur njė problem tash, problemin e Akademisė sė Shkencave dhe ka formuar njė komitet pėr reformimin e akademisė pas njė viti. Para njė viti ėshtė aprovuar njė ligj, tashti paraqitet edhe njė ligj i ri, i cili duhet tė aprovohet me procedurė tė shpejtuar dhe ėshtė formuar njė komitet pėr gjoja reformimin e akademisė, i cili i nxjerr nga funksioni nė akademi akademikėt mbi 70 vjeē, domethėnė i bėnė nėpunės, do ti bėjė nėpunės tė thjeshtė shtetėrorė. E dyta, komitet i jashtėm, pa anėtarė tė akademisė, pa pranimin e akademisė do tė zgjedhė akademikėt e ardhshėm. Komitet i cili do tė zgjedhė kryesinė e akademisė, komitet i cili do tė zgjedhė kryetarin e akademisė. Po kjo nuk bėhet nė botė. Ky ėshtė cenim i rėndė i pavarėsisė sė institucioneve tė shkencės, i institucioneve tė arsimit qė bota demokratike i njeh. Pavarėsia e kėtyre institucioneve tė shkencės dhe tė arsimit nga shteti dhe nga feja nuk diskutohet mė nė botėn demokratike. Ėshtė njė e arritur shumė shekuj pėrpara. Tashti me kėtė Shqipėria ēbėnė? Praktikisht i jep njė pėrfytyrim, i jep botės njė pėrfytyrim jodemokratik, jo tė dėshiruar, tė keq pėr zhvillimet demokratike dhe politike nė jetėn kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi, fatkeqėsisht.
30.12.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|