| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pėrleshje mes UNMIK-ut dhe njė grupi banorėsh serb tė Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-12-07 14:01:18 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Njė grup pjesėtarėsh tė komunitetit serb janė pėrleshur me pjesėtarėt e sigurimit tė shefit tė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara Joachim Ruecker dhe tė komandantit tė forcave paqeruajtėse, Xavier Bout de Marnhac nė njė fshat tė Kosovės perėndimore.
Pėrleshja ka ndodhur gjatė njė vizite tė dy zyrtarėve mė tė lartė tė pranisė ndėrkombėtare nė fshatin Gorazhdec tė komunės sė Pejės, njė fshat ky i banuar me pjesėtarė tė komunitetit serb.
Nė pėrfundim tė kėsaj vizite qė ishte nė funksion tė inkurajimit tė serbėve pėr t'u pėrfshirė nė jetėn politike, njė grup serbėsh kanė protestuar duke hedhur parulla kundėr mysafirėve. Kjo ka ēuar nė pėrleshje fizike por nuk raportohet pėr tė plagosur.
Autoritetet e policisė thanė se nė Gorazhdec ka ndodhur njė akt i prishjes sė rendit dhe qetėsisė publike, por nuk dhanė mė shumė hollėsi rreth incidentit tė sotėm.
Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker e ka cilėsuar incidentin e sotėm tė papranueshėm dhe ka shfaqur dyshimin se ai ishte i nxitur nga Beogradi. Zoti Ruecker ka paralajmėruar se kėtė incident do ta raportojė edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
VOA
7.12.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|