| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » 19 VITE MĖ PARĖ NGRIU PLUMBI NĖ ZVEQAN! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-03 12:57:07 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Mbase pak kush e di sesi iu zu plumbi nė fyt shkritores sė Zveēanit, kėtu e 19 vite mė parė. Se cili ėshtė personazhi i kėsaj ngjarjeje, ende nuk e di as opinioni ynė. Nė fakt tė bllokosh tonelata tė tėra plumbi qė ishin nė formėn e lėngėt, duke u shkrirė nė Furrnaltėn e Zveēanit, nė ish shtetin Jugosllav, kjo vepėr automatikisht kualifikohej si vepėr e rėndė, qė rrezikonte rėndė interesat e ish Jugosllavisė, atėbotė kjo vepėr mund tė ndėshkohej nė bazė tė nenit 114 tė LPJ- sė, qė nėnkuptonte dėnim drakonik! |
|
Shkruan: Mehmet BISLIMI
Furrnaltės sė shkritores sė Zveqanit, ia zuri plumbin nė fyt, Ismet Bislimi nga Prekazi!
Ismet Bislimi, pas dėgjimit tė aktgjykimit tė tė vėllai ( Mehmetit) nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, kur ia shqiptuan dėnimin prej 8 vitesh burg pėr pjesėmarrje dhe organizim tė demonstratave tė Pranverės se sė madhe tė vitit 1981, u zotua se nuk do tė ndalej sė vepruari nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare, duke vazhduar kėshtu traditėn e rrugės sė familjes sė tij. Ismeti atė kohė, punonte nė Mitrovicė dhe kjo ishte mundėsia qė ai tė ishte nė kontakt tė vazhdueshėm edhe me shumė shokė tė ilegales tė cilėt po vepronin nė qytetin industrial.
Nė banesėn e Ismetit, shokėt qė vepronin nė atė grup, tė cilėve po u printe Jonuz Mustafa, ishin tė kujdesshėm qė Ismetin ta kursenin shumė nė mėnyrė qė aktiviteti i tij mos tė bie nė sy tė UDB-sė, pėr shkak se ai kishte mbetur kujdestar i familjes dhe duhej tė pėrkujdesej edhe pėr tė vėllanė e tij nė burg, por edhe duhej tė kursehej banesa ku ata vepronin, nė mėnyrė qė koha e veprimtarisė sė shokėve tė zgjatej sa mė shumė.
Ismet Bislimi nė banesėn e vet nė Mitrovicė, kishte sistemuar disa nga shokėt qė vepronin duke shtypur traktet tė cilat i shpėrndanin mė pas nė qytetin e Minatorėve, por edhe nė rrethinė e deri nė vendin e quajtur Vojtesh. Shpėrndarjen e organizonte Jonuz Mustafa me shokė kurse, Ismetit i ishte besuar qė traktet dhe pamfletet ti shpėrndante vet nė Zveēan, pra edhe brenda nė repartin e shkritores ku ai punonte, nga ku edhe siguronte letrėn pėr trakte si dhe materiale tjera.
Nga banesa e Ismet Bislimit nė Mitrovicė, shpėrndaheshin edhe gazetat ilegale me pėrmbajtje kombėtare si: Lajmėtari i lirisė dhe Liria Nr.1, pastaj u shpėrnda edhe numri 5 i Zėrit tė Kosovės. Po aty shpėrndahej e lexohej edhe literaturė tjetėr si librat pėr Shotė e Azem Galicėn, Hasan Prishtinėn, Bajram Currin e literaturė tjetėr. Shumica e anėtarėve tė grupit ishin studentė tė Fakultetit tė Xehtarisė nė Mitrovicė. Sigurimi i shtetit kishte vu nė veprim mekanizmat e vet hulumtues, duke rėnė nė gjurmė tė kėtij grupi. Mė parė ishte arrestuar Jonuz Mustafa, i cili pas shumė torturave e peripecive, kishte arritur qė tė mbajė betimin e dhėnė para shokėve dhe ua kishte mundėsuar atyre qė tė vepronin edhe mė tej. Kishin filluar arrestimet e radhės mė pastaj. Jonuzi ( pas mbarimit tė dėnimit ), nga Ismeti ishte lajmėruar qė tė kalonte nė ilegalitet, ndėrkohė arrestohen Salih Maliqi, Murat Mehmeti, Safet Latifi, Hafiz Gara, Ismet Bislimi, Enver Balaj etj. Tė gjithė kėta, nė saje tė vendosmėrisė sė tyre, por edhe tė pjekurisė, kishin arritur qė tė mbajnė sekretin, edhe pėrballė gjithė atyre torturave qė pasuan. Ismet Bislimin e kishin torturuar mė sė rėndi, nga se kishte edhe tė vėllanė e tij nė burg dhe mbi kėtė bazė, kjo familje me qėndrimet e saja tė ēarta kundėr pushtuesit serb, do duhej tė mblidhte mend e mos tė punonte mė kundėr Jugosllavisė! Do tju mbysim me dajak, Do tė dėrgojmė nė burg, dhe atė, nė njė shtrat me vėllanė tėnd!- i kishte thėnė njė inspektor i sigurimit tė UDB-sė Ismetit gjatė torturave tė rėnda, qė i bėheshin atij nė hetuesi!
Mirėpo Ismeti nuk u tund pėr as njė ēast, pas shėrimit tė plagėve qė i kishin bėrė inspektorėt e UDB-sė, Ismeti vazhdoi veprimtarinė, tani mė duke e zgjeruar rrethin edhe me veprimtarė tė tjerė. Ai sa herė qė kthehej nga vizita, qė i bėnte tė vėllait nė burgun e Pozharevcit, sikur mbushej me urrejtje kundėr pushtuesit serb, ngase atje po shihte padrejtėsitė e shumta, qė po i bėheshin tė gjithė tė burgosurve politikė shqiptarė, dhe kėtė urrejtje e zbrazte duke u organizuar me shokė pėr tė vepruar kundėr pushtuesit serb.
Ishin ditėt e mėdha tė grevave tė Minatorėve tė Trepēės ( shkurt 1989). Asokohe nė muajt shkurt, mars, Kosova po ziente me demonstrata, greva, kishte dhjetėra tė vrarė, tė plagosur, qindra tė arrestuar!... Ishte koha kur Millosheviq po pėrgatiste planin pėr marrjen e ish autonomisė sė Kosovės, gjė tė cilėn e realizoi mbi gjakun e shqiptarėve me tėrė arsenalin e vet ushtarako- policore, madje edhe me zinxhirė tankesh! Prandaj, ishte i pa shmangshėm shpėrthimi i pėrgjithshėm popullor, Kosova, pėr ditė e mė ēartė po rrugėtonte drejt realizimit tė aspiratave tė saja pėr liri.
Asokohe vepronte edhe grupi tjetėr i veprimtarėve: Xhavit Bajraktari, Shyqeri Miftari, Agim Bajrami, Hysni Hajrizi, Musli Binaku, Enver Haliti nga Pasoma, Elheme dhe Myrvete Bajraktari, Mexhit Peci, Gani Baliu, Shyqeri Ahmeti, Hajriz Bajraktari e tjerė. Tė gjithė kėta po kėrkonin rrugė tė ndryshme pėr tė dėmtuar armikun, madje me aksione konkrete, tė cilat do tė fillonin qė tė bėheshin edhe brenda fabrikave tė caktuara ku ata punonin. Nė njė rast kishte ardhur edhe deri te kėrcėnimi publik para organeve tė sigurimit, tė cilėt kishin shkuar nė shkritoren e Zveēanit enkas pėr tė kėrcėnuar e frikėsuar punėtoret. Mirėpo minatori, Shyqeri Ahmeti nga Radisheva ( sot Dėshmor i kombit), publikisht dhe sy patrembur, ua kishte plasur nė fytyrė organeve tė sigurimit, duke ju thėnė: Nė qoftė se vetėm njė minatorė vdes, ne tė gjithė punėtorėt e Zveqanit do tė hidhemi tė gjallė nė furrė!...
Kėtė Shyqa i madh e kishte thėnė fuqishėm e shumė seriozisht! Shyqeri Ahmeti, ishte burrė i vendosur, dhe fjala e tij nuk kthehej mbrapa! Prandaj kishte pėrkrahjen e pa diskutueshme tė tė gjithė punėtorėve, i tillė ishte Shyqeriu nga Radisheva, i cili ra dėshmor nė luftė pėr liri, sė bashku me tė birin e vet dhe me burrat tjerė tė Radishevės kreshnike tė Shote Galicės dhe Mehmet Delisė nė vitin 1998.
Xhavit Bajraktari, kishte biseduar me shokėt e LPRK- sė, nė mėnyrė qė tė ndėrmerren edhe aksione konkrete!? Ai kėrkonte qė tė shqyrtohej mundėsia pėr tė bllokuar shkritoren e furrnaltės sė Zveēanit, nė mėnyrė qė Beogradi tė kishte mė pak plumba tė cilin po e pėrdorte kundėr popullit dhe demonstruesve shqiptarė! Kjo, natyrisht sė nuk ishte e lehtė pėr tu realizuar, prandaj kėrkohej studim e analizė e thellė, pa dyshim se kėrkohej edhe guxim e vendosmėri...
Mė pastaj ishte bukur e rėndė tė vendosej se kujt do ti besohej njė detyrė me pėrmasa e rreziqe kaq tė mėdha, detyrė kjo qė duhej tė pėrfundonte pa tjetėr me sukses?!... Pas shumė bisedimesh, studimesh, analizash, por edhe hamendjesh, ishte Ismet Bislimi i Prekazit, ai, qė mori pėr sipėr kėtė aksion tė njė rėndėsie dhe pėrgjegjėsie tė veēantė!
Ismeti punonte aty, e njihet mirė ternin, dhe kishte bėrė tanimė mbi 7 vite veprimtari nė kuadėr tė organizimit tė fshehtė qė vepronin pėr ditė e nga pak, kundėr pushtuesit serb. Ismeti vendosi qė ta ndalte shkritoren atėherė kur ajo tė ishte e mbushur plotė me lėndė tė shkrirė plumbi, dhe kėtė e bėri me sukses! Atė ēast, kur Ismeti ngrehu zinxhirin dhe ndali shkritoren e plumbit nė Zvaēan, atė ēast u trondit dhe u tmerrua UDB- ja e Beogradit, kur mori lajmin se: Furrnalta e shkritores sė Zveēanit, pushon se shkriri plumb pėr ushtrinė dhe milicinė serbe, nga se e kanė bllokuar irredentistėt shqiptarė!... Kjo ishte njė goditjet e rėndė, qė i ishte bėrė regjimi tė Millosheviqit atė kohė.
Nė momentin kur Ismeti e ndali furrnaltėn, me te, tė pranishėm kishin qenė edhe Habib Latifi, Xhevdet Ibrahimi dhe Pajazit Ymeri.
UDB-ja, kishte filluar fushatėn e hulumtimeve, dhe Ismetin pėr ditė tė tėra e marrin nė pyetje, duke e torturuar rėndė e ēnjerėzisht, sidomos inspektorėt Radojqeviq dhe Dragan tė cilėve ai kurrė, nuk ua kishte mėsuar mbiemrat. Ismetin, ata e kishin kėrcėnuar edhe me vdekje, me djegie nė furrė, me vrasje, me varje etj. Por qė ai, kishte qėndruar stoik dhe nuk e kishte pranuar veprėn!... Pas shumė e shumė torturash, nė mungesė dėshmitarėsh (pra as njė nga shokėt e pranishėm), nė momentin kur Ismeti e kishte ndalur shkritoren, nuk kishin pranuar e treguar se kush e kishte ndalur furrnaltėn, pa varėsisht torturave dhe kėrcimeve qė u kishin bėrė edhe atyre.
Nėn presionin e ngjarjeve tė furishme qė kishin pėrfshirė Kosovėn gjatė muajve shkurt- mars 1989, qė pasuan Ismetin e lirojnė me kėrkesėn qė ai tė paraqitet tė nesėrmen prapė nė zyrat e UDB-sė. Me tu lirua, Ismeti pėr disa kohė kaloi nė ilegalitet, duke u strehuar nė fshatin e tij tė lindjes nė Prekaz, i vendosur qė mė nė as njė mėnyrė tė mos bie i gjallė nė duar tė UDB-sė.
Organet e UDB- sė, nuk e kaluan kaq lehtė kėtė rast, ata nuk e harruan Ismetin dhe u hakmerren nė format tjera, kėshtu qė, ata mė vonė Ismet Bislimit ia morėn banesėn e tij qė e kishte nė Mitrovicė, (pronė tė babait tė), duke i ia hedhur plaēkat e tij nga dritarja nė rrugė, nė mėnyrėn mė tė dhunshme, pastaj e suspenduan atė nga puna. Ismeti pati edhe pasoja tė tjera shėndetėsore nga torturat e shumta si ato qė pėsoi nga torturat e vitit 1982 edhe mė keq me 1989. Me gjithė kėtė, UDB-ja kurrė nuk e mori vesh se kush e ndali Furrnaltėn e shkritores sė Zveēanit!...
Qė prej17 vitesh nga ish regjimi i Millosheviqit, Ismeti ėshtė i privuar dhunshėm nga puna e tij, ėshtė i larguar dhunshėm nga banesa e tij nė Mitrovicė buzė lumit Ibėr nė rrugėn e Kolashinit Nr: 1a. Ismeti, i dėmtuar rėndė nga shėndeti si pasoj e torturave mė ēnjerėzore qė pėrjetoi nga UDB-ja, njė ditė mė tha:
- Mendova se mė nė fund erdhi dita e drejtėsisė, dhe pasi qė u ankova tek institucioni i quajtur Habitat, pėr padrejtėsinė qė mu kishin bėrė, ku pushteti i Millosheviqit ma kishte marrė banesėn time me dhunė, nė seancėn gjyqėsore pėr tė drejtėn mbi pronėn, nė fakt ata ma kthyen banesėn!...
- Eh, thash me vete: Drejtėsia vonon, por nuk harron! Mė nė fund, drejtėsia ndėrkombėtare, do ti kthej gjėrat nė vend tė vet.
Kėshtu mendove, por kjo nuk ndodhi fatkeqėsisht, pas ankesės sė UDB- sė nga Beogradi, me motiv se kemi tė bėjmė me njė familje armiqėsore
(Bislimi) e cila po qė se kthehet aty, do tė shqetėsojė banorėt serbė!.... Pėr ironi tė fatit, Habitati, tėrhoqi vendimin e vet tė mėparshėm, dhe banesėn time prapė ia la Serbit nė shfrytėzim!?... ashtu siē ia kishte lėnė edhe administrata e Millosheviqit 17 vite mė parė!... A thua, kjo na qenka drejtėsia ndėrkombėtare e UNMIK-ut dhe e Habitatit?!...
Mė hiqen nga puna, mė rrėnuan shėndetin, mė larguan nga banesa, dhe prapė fajtor Ismet Bislimi nga Prekazi i Epėrm i Skenderajt.
3 mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|