DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SA ĖSHTĖ REAL RREZIKU PĖR NDARJE TĖ KOSOVĖS?
Postuar mė datėn: 2007-06-13 13:05:39 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Albana Isufi


Vėrejtja qė anėtari i Ekipit Negociator, Veton Surroi, ka dhėnė pėr rrezikun e ndarjes sė Kosovės, ka reflektuar nė mėnyra tė ndryshme te pozita dhe opozita. Surroi ka thėnė pėr herė tė parė nė cilėsinė e anėtarit tė Ekipit Negociator, se ndarja e Kosovės ėshtė rrezik qė duhet kalkuluar. Duke aluduar nė pjesėn veriore, ai ka thėnė se Kosova qysh tash ėshtė e ndarė nė funksionimin e saj tė drejtpėrdrejtė, meqė institucionet qendrore nuk e administrojnė njė pjesė tė Kosovės. Por, ministri Ardian Gjini, qė njėherėsh ėshtė anėtar i Grupit Politik Strategjik, mbėshtetet nė parimet e Grupit tė Kontaktit, ku pėrjashtohet ndarja e Kosovės, dhe beson se kėto parime do tė implementohen. “Mendoj se nuk ėshtė koha qė tė spekulohet pėr ndarje, pasi njė gjė e tillė nuk i konvenon askujt nė Ballkan”, ka thėnė Gjini. Por, Ramė Buja nga partia mė e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovės, pohon se Kosovės nuk i ėshtė shmangur kurrė rreziku nga ndarja. “Tash nuk mund tė themi nė mėnyrė tė prerė, se gjithēka ėshtė e pėrfunduar. Edhe pse bashkėsia ndėrkombėtare ka dhėnė fjalėn, se Kosova ėshtė e pandashme dhe kjo nuk do tė ndodhė nė asnjė ēast dhe pėr asnjė ēmim, megjithatė, ne e dimė realitetin nė veri tė Kosovės dhe gjithmonė na mban shqetėsimi se mund tė ndodhė ndonjė e keqe eventuale”, ėshtė shprehur Buja. Shefi i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr Kosovėn, Alex Anderson, mendon se ndarja territoriale e Kosovės mund tė evitohet vetėm me njė zgjidhje tė shpejtė tė statusit final. ”Sa mė shpejt qė tė sillet vendimi pėr statusin, aq mė tė mėdha janė shanset qė tė mėnjanohet njė mundėsi e tillė fatkeqe. Kjo do tė kishte pasoja shumė negative, pikėsėpari do tė godiste rėndė minoritetin serb nė Kosovė, tė paktėn atė 60 pėrqindėsh qė jeton kėndej lumit Ibėr, e tė cilėt do tė pėrfitonin nga dispozitat e planit tė Ahtisaarit”, tha Anderson. Ministri Ardian Gjini beson se pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės pėr tė akomoduar komunitetet pakicė, janė garanci pėr mosndarje tė Kosovės. “Kemi arritur qė tė bėjmė njė kornizė pėrmes pakos sė Ahtisaarit, qė tė kemi kushte qė do t'u garantonin pakicave njė jetė me dinjitet e prosperitet. Po ashtu, mendoj se edhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė e mendimit se kjo ėshtė rruga, qė Kosova duhet ta ndjekė nė tė ardhmen. Pėr Ekipin Negociator dhe pėr institucionet ėshtė e papranueshme ēfarėdo bisede, qė ka tė bėjė me ndarje. Kėshtu qė besoj, se kjo do tė jetė rruga, qė do tė vijohet”, ka theksuar Gjini. Por, vėshtirėsitė nė arritjen e njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit pėr statusin e Kosovės, sipas Alex Andersonit, do tė rrisin rrezikun e ndarjes sė Kosovės. “Nėse do tė kemi shtyrje tė mėtejme, atėherė ajo qė po kėrkon Serbia, sipas mendimit tim, fatkeqėsisht ėshtė njė kėrkesė e Beogradit pėr njė skenar tė ndarjes sė Kosovės. Dhe nėse shohim mė larg, mund tė kemi njė situatė, kur Kosovės sė pavarur mund t’i hiqet ndonjė pjesė. Dhe nėse nuk do tė ketė njė rezolutė tė qartė tė Kėshillit tė Sigurimit, atėherė komuniteti ndėrkombėtar do ta ketė shumė vėshtirė ta ruajė integritetin territorial tė Kosovės”, tha Anderson. Por, Ramė Buja nga PDK-ja, thotė, se meqė faktorėt vendės nuk kanė qasje dhe rrjedhimisht as ndikim pėr tė ndryshuar gjendjen e krijuar nė veriun e Kosovės, atėherė i mbetet komunitetit ndėrkombėtar qė ta integrojė atė pjesė nė shoqėrinė kosovare dhe tė mos lejojė ndarjen. “Faktorit ndėrkombėtar i takon qė ta marrė nė duart e veta kėtė realitet dhe ta ndryshojė atė pėr tė mirė. E dimė se si ėshtė ajo pjesė atje, ėshtė krejtėsisht e kontrolluar nga forca jo tė rregullta dhe pozita atje ėshtė jo e lakmueshme”, u shpreh Buja. Ndryshe, Alex Anderson tėrheq vėrejtjen, se njė ndarje e Kosovės do tė dėmtonte jo vetėm shqiptarėt e serbėt, por edhe popujt tjerė nė rajon. “Do tė kishte implikime negative pėr rajonin, do ta vinte nė dyshim situatėn dhe paqen nė Luginėn e Preshevės, nė Maqedoni. Mendoj se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė shumė tė vetėdijshme, se ēfarė pasojash negative do tė sillte ndarja. Pėr kėtė arsye, edhe do tė mundohen ta pengojnė atė”, theksoi Anderson. Qė nga viti 1999, pjesa veriore e Kosovės, e dominuar nga komuniteti serb, ka funksionuar nėn ombrellėn e Qeverisė sė Serbisė, ndėrkohė qė administrata ndėrkombėtare ka pasur qasje tė kufizuar atje. Sė fundi, liderėt serbė tė asaj pjese kanė paralajmėruar, se nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, edhe ata do tė shpallin pavarėsinė e pjesės veriore.


Evropa e Lirė
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PIKAT E BAN KI MUN - TADIQIT NUK KAN DALLIM PREJ PIKAVE TJERA TĖ PLANIT TĖ AHTISARIT (2008-11-16 13:40:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kumtesa - BALA S’E HA KASHTĖN! (2008-11-14 15:43:22 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA MĖ LEHTĖ DHE MĖ SHPEJT MUNDET TĖ RIBASHKOHET ME REPUBLIKĖN E SHQIPĖRISĖ SE SA AJO TĖ BĖHĖT SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN…! (2008-11-13 15:17:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Gjatė fundjavės nė Vushtrri, u regjistruan disa aksidente trafiku me lėndime trupore (2008-11-10 14:21:10 nga admin4)
[ Opinione ] VIZITE TE HASAN MALA NE GJILAN (2008-11-05 10:00:30 nga admin4)
[ Kultura ] Ismail Kadare: Epoka e kapitalizmit ėshtė nė perėndim, ndėrsa Realizmi socialist ėshtė ende nė dekadat e tija tė para ("Zėri i Popullit", 13 janar 1974, f. 3 ) (2008-11-02 08:23:06 nga admin1)
[ Opinione ] PĖRGJIGJE PĖR ISA MULAJ, …HULUMTUES TĖ INSTITUTIT… (2008-11-01 02:01:38 nga admin4)
[ Opinione ] LDK DHE E ARDHMJA E SAJ (2008-10-31 16:15:46 nga admin1)
[ Opinione ] Pasardhėsit e Esat Pashės… (2008-10-31 05:59:59 nga admin4)
[ Opinione ] Sa tė kapur jemi ne ?! (2008-10-29 16:38:46 nga admin1)
[ Opinione ] Disa shpjegime plotėsuese, nė vend tė reagimit ndaj njė gjullurdie mediatike (2008-10-28 16:33:47 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster