| » Opcionet për artikullin |
|
Nga Nait Hasani
Paketa e Ahtisarit mė nė fund e dha njė zgjidhje dhe tregoi se ēka mendon bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn dhe shqiptarėt qė jetojnė nė Kosovė. Ajo tregoi me politikėn e saj se nė rastin e Kosovės fituesi nuk shpėrblehet, por dėnohet. Dhe kjo me paketėn e Ahtisarit po dėnohet populli shqiptar nė Kosovė.
Kjo zgjidhje ėshtė njė fillim i mirė pėr ata qė mendojnė shqip dhe duan Kosovėn, tė mendojnė esėll e qetė se ēfarė duhet tė pranohet e ēka jo nga kjo marrėveshje. Nė tė kundėrtėn nėse pranohet kėshtu siē ka ardhur kjo marrėveshje shqiptarėt i zhvesh nga ēdo subjektivitet politik dhe i bėn koloni moderne tė 5% tė serbėve tė privilegjuar me kėtė marrėveshje tė Ahtisarit.
Ne kemi pasur edhe zgjidhje tė tjera qė kanė sjellė pushtetar, kolonialistė tė ndryshėm nė kohėra tė ndryshme, por qė kanė ra nė ndesh me vullnetin e popullit shqiptar qė jeton nė Kosovė. Andaj tė gjithė ata kanė dėshtuar nė marrėveshjet e tyre politike e koloniale dhe kjo marrėveshje duhet tė shpallet e dėshtuar kėshtu si ėshtė nga populli i Kosovės.
Sepse kjo paketė-marrėveshje nuk respekton fare tė drejtėn e shqiptarėve as luftėn e tyre tė UĒK-sė pėr ēlirim nga Serbia tė zhvilluar mė 1998-1999. Dhe kjo paketė, kėshtu si ėshtė, e legjitimon kolonizimin e Kosovės me marrėveshje ndėrkombėtare nga 5 % e popullsisė serbe nė Kosovė. Dhe nė fillim tė gjitha marrėveshjet gjysmake kanė prodhuar krizė politike afatgjate.
Dhe kjo marrėveshje nėse nuk do ta njohė realitetin e ri nė Kosovė, do tė prodhojė krizė politike etnike. Pėr tė mos pasur nė tė ardhmen kriza duhet tė drejtat e shqiptarėve pėr shtet tė plotė dhe tė pavarur dhe ata qė pranojnė mė pak se kjo nė kėtė kohė janė pėrgjegjėsi politike pėr pasojat tė cilat do tė gjenerojnė nė tė ardhmen jo stabilitet dhe ndeshje etnike nė Kosovė.
Qė nė nenin 1 projekt-paketa mohon zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės dhe Kosova nuk trajtohet shtet i qytetarėve tė Kosovės, por si shoqėri multietnike, gjė qė nuk ka qenė, nuk ėshtė edhe nuk do tė jetė kurrė multietnike me kėtė pėrbėrje tė popullsisė qė ka tash, sepse aty jetojnė mbi 90% shqiptar dhe mė pak se 10 % pakicat tjera serbe 6 %, dhe 1 % turq , 1 % boshnjak e 1% romė, egjiptas e ashkali qė jetojnė sot nė Kosovė.
Sepse nė tė gjitha vendet e botės ka pėrqindje tė ndryshme nė shtete tė ndryshme tė popullsisė dhe nuk janė shtete multietnike, por shtet qė nė kushtetutat e tyre e kanė tė rregulluar si shtete tė qytetarėve e jo shtete etnike. Popullsi kompakte me shumicė tė shumicės shqiptare, si nė Kosovė nuk ka askund nė botė dhe Kosova duhet tė jetė shtet i qytetarėve tė saj. Tė gjitha lėshimet janė bėrė vetėm pėr tė plotėsuar apetitet dhe interesat e Serbisė.
Paketa e Ahtisarit parasheh dhe shumė gjėra qė nė asnjė mėnyrė nuk e njohin Kosovėn si subjektivitet tė plotė e shtet politik, por modifikon dhe mashtron politikėn e politikanėt tanė me kinse se ka mundėsi pėr tė lidhur marrėveshje, tė negociojė marrėveshje me shtete e organizata tė tjera politike.
Ja, ēka thotė neni 1, paragrafi 1.5 i kėsaj marrėveshje, Kosova do tė gėzojė tė drejtėn e negocimit dhe lidhjes sė marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizata ndėrkombėtare.
Pra, Kosova, na thotė Ahtisari, do tė ketė mundėsinė e negocimit, lidh marrėveshje dhe tė kėrkojė anėtarėsim nė organizata tė ndryshme ndėrkombėtare.
Vėrtet bukur, ide e qėlluar dhe mjaft e menēur e Ahtisarit. Po a ka vende tė tjera nė kėtė formė si Kosova qė janė pjesė e njė shteti tjetėr dhe kanė mundėsi vetė tė lidhin marrėveshje tė tilla tregtare nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė asociacione ndėrkombėtare. Po ka dhe shumė e pėr mė tepėr hollėsi tė kėso lloj marrėveshjeve ja ēka thotė, profesori i marrėdhėnieve ndėrkombėtare Enver Hasani, tani rektor i UP-sė nė njė shkrim tė vetin.
Hong Kongu, Tajvani, ish-republikat sovjetike tė Bjellorusisė dhe Ukrainės, pastaj Kuebeku nė Kanada, dhe kėshtu me radhė, janė entitete gjysmė sovrane, dhe kanė kapacitet tė kufizuar ndėrkombėtar, por qė statusi i tyre ėshtė i pėrhershėm. Ka shumė gjasa qė edhe nė rastin tonė po synohet formula njė shtet, dy sisteme, ose dy juridiksione, ēfarė ėshtė rasti me Hong Kongun. Me fjalė tjera, pėr tė mundėsuar zhvillimin ekonomik e politik tė Kosovės, dhe pėr tė ruajtur iluzionet e kosovarėve pėr pavarėsi, mund tė lejohet qė Kosova tė ketė njė status gjysmė-sovran, kuazi tė pavarur, duke i lėnė mundėsinė e anėtarėsimit tė kujdesshėm tė Kosovės nėpėr disa institucione ndėrkombėtare, kryesisht financiare, si dhe marrja e kredive pėr zhvillim ekonomik tė Kosovės. Kjo ėshtė ajo formula qė e ka planifikuar Ahtisari qė Kosova tė ketė tė drejtėn tė marrė kredi, por mos tė jetė sovrane.
Kjo qė thotė profesori para dy vjetėve qėndron e plotė.
Gjuhė zyrtare nė Kosovė do tė jenė gjuha shqipe dhe serbe. Paragrafi 1.6
Gjithnjė duke kėnaqur apetitet serbe, paketa e Ahtisarit me 5 % tė popullsisė serbe nė Kosovė e shpall gjuhė zyrtare nė tėrė territorin e Kosovės dhe atje ku nuk kanė mundur tė mbėrrin as krali, as Tito, as Rankoviqi, as Millosheviqi, Ahtisari e shpall gjuhėn serbe gjuhė zyrtare. Mjerim. Mos njohjen e realitetit do tė thotė dėshtim.
Ndėr ēėshtjet mė tė ndjeshme qė e prek ēdo shqiptar nė ndjenjat e tij individuale ėshtė dhe ēėshtja e simboleve kombėtare. Shqiptarėt e kanė simbolin e tyre kombėtare, flamurin me sfond te kuq e shqiponjėn me dy krerė nė mes, qė nga koha e Skėnderbeut. Dhe kėtė flamur e kanė mbartur nėpėr shekuj si simbol tė shenjtė tė tyre kombėtar dhe nė luftėn e UĒK-sė luftuan me kėtė flamur pėr ēlirim nga Serbia dhe e lanė me gjak tė mbi dy mijė (2000) dėshmorėve dhe mbi njėzet mijė viktima civile tė vrare nga policia e ushtria serbe.
Dhe ky flamur ėshtė i paprekshėm dhe i patjetėrsueshėm pėr ēdo shqiptar. Ndėrsa nė paketėn e Ahtisarit, ai propozon dhe simbolet multietnike. Nė nenin 1, paragrafi 1.7 ku thotė:
Kosova do tė ketė simbolet e veta tė veēanta kombėtare, pėrfshirė flamurin, stemėn dhe himnin, tė cilat pasqyrojnė karakterin shumetnik tė saj.
Ēfarė flamuri mendon ai apo ēfarė flamuri i ka propozuar Serbia tė na vė nė Kosovė neve Ahtisari? Kosova, siē e thamė mė lart, se pėrbėnė mbi 90 % tė popullsisė i ka simbolet e veta, ka dhe himnin dhe stemėn. Nė Kosovė askush nuk ka qenė i kėrcėnuar pėr simbolet e veta dhe secili ėshtė i lirė tė pėrdorė ato, por simbolet e Kosovės janė flamuri i kuq me shqiponjė, sepse ėshtė simbol i shumicės sė popullsisė.
Simbole multietnike askund nė botė nuk kemi parė e dėgjuar qė ka, por ka simbole tė shtetit pėr qytetarėt e atij shteti. Prandaj loja me simbole ėshtė lojė e rrezikshme e cila do tė prodhojė krizė dhe refuzim tė simboleve tė imponuara. Dhe nė vitet `80-ta ish-Komiteti krahinor pat nxjerrė njė vendim pėr ndryshimin e flamurit.
Po asnjė shqiptar nuk e pat pranuar atė ndryshim nė flamur si tė vetin dhe e hodhi poshtė. Kosova e ka simbolin e vet, flamurin dhe himnin qė ėshtė flamur qė ka prirė pėr ēlirim e liri kombėtare, ndėrsa ndryshimi i flamurit do tė thotė robėri nė Kosovė.
Neni 1, paragrafi 1.8 i kėsaj paketė-marrėveshje thotė:
Kosova nuk do tė ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti apo pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė bashkim me asnjė shtet apo pjesė tė ndonjė shteti.
Ky ėshtė njė nen i paqartė nė vete, sepse ne asnjėherė nuk kemi pasur pretendime territoriale ndaj askujt, ndaj asnjė shteti, sepse vetė kemi qenė tė shtypur nga Serbia. Dhe paragrafi nuk e shkėput Kosovėn nga Serbia ai e lė Kosovėn ende pjesė tė Serbisė. Sepse kjo shpjegohet se Kosova si pjesė e Serbisė nuk do tė kėrkojė tė shkėputet nga Serbia dhe as tė bashkohet me asnjė shtet tjetėr dhe mos tė ketė qėllime territoriale ndaj shteteve tjera.
Nė kėtė ėshtė lėnė mundėsia qė Kosova tė bėjė pėrpjekje nė tė ardhmen pėr tu shkėputur nga Serbia me forma diplomatike e politike, tė cilat i parasheh koha. Dhe Kosova do tė bėjė pėrpjekje pėr tu shkėputur nga Serbia me ēdo ēmim e kusht dhe me luftė. Pra, Kosova do tė luftojė tė bashkohet me vetveten dhe popullin e vet.
Ēėshtjen e fesė Ahtisari nė paketė thotė se Kosova nuk ka fe zyrtare, por Kishėn Ortodokse Serbe KOS e bėn zyrtare. Duke e anashkaluar historinė Ahtisari shkel dhe dėmton apo tjetėrson kulturėn fetare tė qytetarėve tė Kosovės kur kėtė ia jep KOS-it. Kishat dhe priftėrinjtė nuk ia lė fesė e Zotit, por i mbron me ligj e siguri personale bijtė e zotit serb.
Kjo ėshtė njė shkelje shumė e rėndė pėr kohėn qė po i bėhet pasurisė kulturore shqiptare e kulturės nė Kosovė. Shqiptarėt i kanė ruajtur e kultivuar nė tė kaluarėn tolerancėn mes feve dhe nė asnjė kohė asnjė prift ortodoks nuk ėshtė lėnduar, nė asnjė formė edhe pse ata priftėrinj nuk e kanė e respektuar fenė e zotin, por janė marrė me politikė, por, nė Kosovė qė ėshtė konsideruar vlerė njerėzore. Me kėtė bėhet privilegjimi dhe rrezikimi i kėsaj vlere nė Kosovė duke e humbur lirinė e besimit dhe kthyer nė besim i privilegjuar qė mund tė ketė pasoja tė mėdha kulturore e politike pėr Kosovėn.
Neni 7, paragrafi 7.2. Kishės Ortodokse Serbe nė Kosovė (KOS), pėrfshirė klerin dhe pjesėtarėt, aktiviteteve dhe pronave tė saj, do ti ofrohet siguri shtesė dhe masa tjera mbrojtėse pėr gėzimin e plotė tė drejtave, privilegjeve dhe imuniteteve tė tyre, siē parashihet me Aneksin V tė kėsaj Marrėveshjeje.
Ky paragraf i kėtij neni dhe pėrshkrimi nė aneksin e tij ėshtė me pasoja kulturore dhe ekonomike, lejon dhe heq nga tatimi dhe dogana, jep imunitet tė paprekshėm nga tė gjitha organet qeverisėse tė Kosovės, lejon menaxhimin e pronave tė veta pa i dhėnė llogari askujt, asnjė organi veē Serbisė dhe pranon donacione nga Serbia.
Dhe kjo paketė-marrėveshje lejon zonat e mbrojtura tė kishave dhe manastireve, tė cilat janė nė dėm tė zhvillimit tė Kosovės, por dhe disa nga kėto kisha nuk e kanė kryer shėrbimin e zotit, por tė politikės ditore dhe janė marrė me krime njerėzore e gjenocid si kisha e Korishės, kisha e Burimit etj., ku janė vrarė me qindra shqiptarė.
Paketė-marrėveshja parasheh qė nė Kosovė tė krijohet dhe njė forcė e re e sigurisė profesionale e shumetnike FSK. Kjo forcė edhe ekziston tashmė nė Kosovė dhe ėshtė shumetnike, e ajo ėshtė TMK-ja.
Ndėrsa paketa - marrėveshja thotė se pėrveē krijimit tė Forcės sė Sigurisė nė Kosovė TMK-ja do tė shpėrbėhet nė nenin 1 tė Sigurisė dhe nenin 6 TMK-ja nė paragrafin 6.1 ku thotė: TMK-ja do tė shpėrbėhet. PUN, nė konsultim me PCN-nė dhe Kosovėn, do tė ushtrojė mbikėqyrje ekzekutive tė TMK-sė, dhe do tė vendosė rreth kohės sė shpėrbėrjes sė saj. Shpėrbėrja do tė bėhet brenda njė viti tė hyrjes nė fuqi tė kėsaj Marrėveshjeje. Procesi i demobilizimit dhe i ri-integrimit do tė zhvillohet nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr kėta pjesėtarė tė TMK-sė.
Po vėrtet shumė bukur mendoi Ahtisari nė kėtė paketė-marrėveshje tė shkapėrderdhet TMK-ja, sepse e ka kryer misionin e saj stabilizues. Dhe thotė se kėta oficerė e ushtarė tė TMK-sė, qė kanė shėrbyer pėr sa vjet rresht tė dalin nė rrugė se nuk na duhen mė. Po, a e di Grupi i Unitetit apo Ahtisari se pa kėta djem dhe pa Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nuk do tė kishte liri pėr Kosovėn dhe kėta janė krenaria e Kosovės dhe frymė e gjallė e jetės sė lirė nė Kosovė.
TMK-ja ka mundėsi tė transformohet nė Forca tė Sigurisė dhe duke e kaluar testin profesional, por tė shpėrbėhet e tė krijohet njė e re ėshtė aq absurde sa e rrezikshme. Mendoj se nuk do tė ketė politikanė e ekip qė do tė marrė guximin tė marrė vendim tė shpėrndajė TMK-nė. Ata qė do tė marrin guximin ta bėjnė kėtė, do tė luajnė me tė kaluarėn e ndritshme, e trashėguese tė luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si trashėguese e saj e drejtpėrdrejtė TMK-nė.
TKM-ja mund tė shndėrrohet nė forcė tė sigurisė, por tė shpėrbėhet nuk do tė jetė e drejtė as politike, e as historike. Ne nuk do tė heqim dorė nga e kaluara jonė e ndritur e UĒK-sė tė shndėrruar e transformuar nė TMK. Kjo pikė e kėsaj marrėveshje duhet tė hiqet dhe as qė duhet tė diskutohet. TMK ka qenė Ushtri Ēlirimtare e Kosovės dhe do tė jetė ushtri e Kosovės.
Ushtrinė Ēlirimtare shqiptarėt nuk e kanė krijuar nėpėr kabinete, por ajo ėshtė krijuar nėpėr beteja pėr ēlirim tė Kosovės nga Serbia dhe shkatėrrimi i saj do tė thotė tė heqėsh dorė nga e kaluara jonė ēlirimtare. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės kėtė emėr e ka marrė nė luftė nėpėr beteja me policinė e ushtrinė serbe.
Nuk ka shqiptar qė do ta pranojė shkapėrderdhjen e TMK-sė. Ata qė e pranojnė shkapėrderdhjen e gjykojnė veten tė dėshtojnė dhe do ti gjykojė historia dhe gjaku i dėshmorėve. TMK-ja ka qenė UĒK, ėshtė TMK dhe do tė jetė ushtri e Kosovės. Ata qė mendojnė ndryshe janė kundėr pavarėsisė sė shtetit sovran e perspektivės sė Kosovės.
Ndėrsa mjerimi politik nė skenėn politike te ne ėshtė se ajo ēka nuk ėshtė e pranueshme pėr Serbinė ėshtė e mirė pėr ne. Kjo tregon se Serbia me qėllim politik dhe me njė strategji afatgjate ka arritur tė mbajė Kosovėn pėrsėri pjesė tė veten tė sanksionuar me njė marrėveshje politike nga bashkėsia ndėrkombėtare me paketėn e Ahtisarit. Pėr Kosovėn e pėr shumicėn shqiptare tė Kosovės ėshtė e papranueshme ēfarėdo lidhje me Serbinė. Ēdo lidhje me Serbinė do tė thotė prodhime tė krizave tė reja nė Kosovė e rajon.
|
|