DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Bisedė me drejtuesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Postuar mė datėn: 2007-04-22 11:50:28 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Zoti Dioguardi vlerėsoi lart seancėn pėr Kosovėn qė u zhvillua nė fillim tė javės, ku ndihmės sekretari i shtetit, Nikolas Bėrns shprehu qėndrimin e administratės amerikane nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės. Ish kongresmeni thotė se gjatė tė paktėn 15 vjetėve tė fundit Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ėshtė pėrpjekur qė, nėpėrmjet lobizmit nė kongresin amerikan, ta bindė administratėn amerikane se zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė nė interesin e paqes e tė qėndrueshmėrisė nė Ballkan. Zoti Dioguardi e cilėsoi historike seancėn pėr Kosovėn nė Kongresin amerikan.


"Ajo ishte njė seancė shumė historike. Njė seancė tjetėr nė rrugėn drejt pavarėsisė sė Kosovės, e ndoshta seanca mė e rėndėsishme deri mė tani. Kryetari i Komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė, Tom Lantosh pėrsėriti qėndrimin e tij prej mėse 10 vjetėsh se pa pavarėsinė e Kosovės nuk do tė ketė paqe dhe qėndrueshmėri nė Ballkan. Nė tė njėjtėn seancė, kėtė qėndrim shprehu edhe ndihmės sekretari amerikan i shtetit Nikolas Bėrns, i cili mbėshteti planin Ahtisari pėr njė pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn”.

Zoti Dioguardi thotė se njė Kosovė e pavarur, jo vetėm qė do tė ndihmojė drejt paqes dhe qėndrueshmėrisė nė Ballkan, por do tė jetė nė gjendje tė mbrojė tė drejtat e shqiptarėve, kudo ku ata janė pakicė si nė Preshevė, Maqedoni, Mal tė Zi e gjetkė. Zoti Dioguardi thotė se plani Ahtisari nuk ėshtė i pėrsosur, por tė paktėn hap rrugėn pėr ndryshimin nga Kombet e Bashkuara tė rezolutės 1244.

Ndėrkohė, Shėrli Kllois Dioguari, kėshilltare pėr ēėshtjet ballkanike nė Lidhjen Qytetare, thotė se plani Ahtisari nuk do tė ēojė nė pavarėsinė e Kosovės nė se nuk bėhen disa ndryshime.

“Mendoj se plani ka disa aspekte tė mangėta, qė do tė ēonin nė krijimin e njė shteti tė stilit tė Bosnjes tė varur tek ndihmat, pikėrisht e kundėrta e asaj qė ėshtė kėrkuar nga tė gjitha palėt qė janė angazhuar nė kėtė ēėshtje pėr njė kohė tė gjatė. Aspekti ligjor, pėr shembull, ėshtė problematik, meqė pėr ēdo ndryshim kushtetutor do tė duheshin 2 tė tretat e votave tė pakicės serbe nė parlament. Shpresoj qė plani Ahtisari tė rishikohet dhe tė bėhen ndryshimet e domosdoshme, para se tė ndodhė diēka shumė negative e pėr kėtė ndoshta tė fajėsohen shqiptarėt.”

Zoti Dioguari tha se Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do tė vazhdojė punėn pėr ta ndihmuar Kosovėn nė tė ardhmen qė tė jetė njė shtet i pavarur i sukseshėm.

“Krijimi i njė shteti tė pavarur i sukseshėm ėshtė me rėndėsi sepse e lejon Kosovėn tė punojė me Bankėn Botėrore, Fondin Monetar Ndėrkombėtar, Bankėn Evropiane pėr rindėrtimin pėr tė marrė hua qė tė rindėrtojė infrastrukturėn e si rezultat tė tėrheqė investime dhe tė hapė vende pune. Ky ėshtė fillimi i njė epoke tė re pėr popullin shqiptar tė Kosovės, e ndoshta pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan, qė jetojnė pėrreth Kosovės, sepse ne duam tė krijojmė njė bllok tė sukseshėm ekonomik tė shqiptarėve. Lidhja Shqiptare do tė vazhdojė tė punojė me qeverinė amerikane pėr tė siguruar ndihma e pėr t’u siguruar se Kosova nuk bėhet njė shtet, qė varet tek ndihmat, siē ėshtė Bosnja.”

Njė ēėshtje tjetėr nė tė cilėn Xhozef dhe Shėrli Dioguari janė angazhuar kohėt e fundit ėshtė lirimi i 14 shqiptarėve tė arrestuar nė Mal tė Zi, mes tyre 3 shtetas amerikanė, tė cilėt mbahen qė prej fillimit tė shtatorit tė vitit tė kaluar. Data e gjyqit tė tyre u caktua kėtė javė pėr mė 14 maj. Po kėtė javė, ish kongresmeni dhe Shėrli Kllois Dioguari u takuan me anėtarė tė Kongresit amerikan nė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre. Zonja Dioguari thotė se nė kėtė ēėshtje ėshtė angazhuar departamenti i shtetit, por nuk ka ushtruar presionin e duhur ndaj Potgoricės.

“Autoritetet amerikane u njoftuan menjėherė dhe vizituan tė burgosurit. Departamenti i shtetit thotė se nuk mund tė angazhohet nė kėtė ēėshtje, nuk mund tė ndėrhyjė nė proceset demokratike tė njė vend tjetėr. Problemi ėshtė se ne duhet tė pyesim veten: A kemi tė bėjmė me njė demokraci nė kėtė rast? Pėrgjigja ėshtė: JO. Shteti juridik qė zbatohet nė Shtetet e Bashkuara, nuk zbatohet nė Mal tė Zi, madje nė komunitetin ndėrkombėtar ekziston njė problem i madh qė ėshtė mbėshtetja e iluzionit nė vend tė realitetit pėr sa i pėrket demokracisė nė rajon.”

Ēifti Dioguardi thotė se Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane do tė vazhdojė tė punojė pėr kauzat shqiptare, madje e quan ēėshtjen e Kosovės si njė fillim tė ri nė punėn e tyre. (kh)



Zamira Edwards
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] BISEDE ME KADRI ZEKEN (2008-11-08 01:32:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova do tė jetė temė bisede e turneut tė presidentit Bush (2008-06-05 07:07:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BISEDĖ ME NJĖ RUS (2007-12-17 03:58:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] FJALIMI I VETON SURROIT NGA BISEDEIMET PER STATUS NE BADEN (2007-11-29 16:54:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Statusi i Kosoves, Mustafaj bisede me Ban Ki Mun (2007-04-03 08:20:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mbt: Bisedė “PA DORĖZA” me Albin Kurtin (2007-01-09 02:58:37 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PARALAJMĖRIM I KRYETARIT TĖ FBKSH (2008-12-01 15:19:30 nga admin1)
[ Intervista ] Nedim Vlora: Veprimet e mira tė shumė njerėzve bashkė, bėjnė kombin (2008-11-30 18:01:40 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster