| » Opcionet për artikullin |
|
Kronika e njė demonstrate
Protesta pėr lirimin e shqiptarėve tė arrestuar gjatė operacionit Fluturimi i Shqiponjės nisi me demonstratėn e shqiptaro-amerikanėve mė 9 maj, para Kombeve tė Bashkuara dhe para Misionit tė Republikės sė Malit tė Zi, u pasua me demonstrimin e Tuzit dhe Podgoricės mė 11 maj
Shkruan: Dalip Greca
E premtja e 9 majit ishte dita e protestės tė shqiptaro-amerikanėve pėr lirimin e tė burgosurve shqiptarė nga Malėsia, (disa me banim nė SHBA dhe nėnshtetėsi amerikane), tė akuzuar pėr akte terroriste.
Edhe pse e premtja ishte njė ditė e tejngarkuar me shi tė rrėmbyeshėm dhe erė tė fortė, protestuesit realizuan njė demonstrim model para Kombeve tė Bashkuara, dhe mė pas marshuan drejt Misionit tė Republikės sė Malit tė Zi, duke tėrhequr vėmendjen e amerikanėve. Pėr tre orė, shiu ka rrjedhur pa pushim, por organizatorėt dhe pjesėmarrėsit nuk e pėrfillėn atė, duke sfiduar motin.
Pjesa mė e madhe e demonstruesve kishin ardhur nga Michigan-i, duke udhėtuar pėr rreth 12 orė. Luigj Gjokaj ka marrė me vete edhe dy djemtė e tij tė vegjėl, ashtu siē kishin vepruar dhe shumė prindėr tė tjerė. Fėmijėt e shumtė, ashtu si edhe tė rriturit, mbanin ndėr duar parulla kundėr dhunės qė ushtron qeveria e Malit tė Zi, brohorisnin pėr lirinė e tė burgosurve, megjithėse ishin tė lagur deri nė palcė. Shumė tė rinj pjesėmarrės i jepnin ritėm demonstrimit, duke hedhur nė kor parulla kundėr dhunės.
Edhe pse shiu ua vėshtirėsoi shumė punėn organizatorėve, duke lagur aparaturat e qendrės sė zėrit, e duke ndėrprerė shpesh herė fjalimet, gjithēka u realizua mė sė miri; kur nuk punonte fonia, thirreshin nė ndihmė megafonėt.
Gjeto Sinishtaj, drejtues i kėtij tubimi, u tha manifestuesve nė fjalėn e tij pėrshėndetėse: Kemi ardhur kėtu pėr ti pėrcjellė opinionit amerikan dhe atij ndėrkombėtar mungesėn e lirive elementare njerėzore nė Republikėn e Malit tė Zi. Kemi ardhur qė tė informojmė opinionin pėr padrejtėsitė, dhunėn e terrorin qė ushtrohen ndaj shqiptarėve nė Mal tė Zi.
Ai tha se ka njė ushtrim tė dukshėm dhune dhe shkelje sistematike tė tė drejtave tė shqiptarėve nė trojet e tyre, nė Ulqin, Tuz, Plavė e Gusi.
Nė fjalimin e tij, Sinishtaj denoncoi diskriminim ndaj shqiptarėve nė arsim e pėrfaqėsimin administrativ, nė trajtimin e historisė dhe tė gjuhės shqipe, nė ekonomi e tė gjitha fushat. Kėrkesat e shqiptarėve, pėr komunėn e Tuzit, nuk pėrfillen fare nga pushtetmbajtėsit e Gjukanoviqit.
Si klan fisnor dhe kanunor Gjukanoviēi ėshtė edhe arkitekt i aksionit "Fluturimi i Shqiponjės", duke ushtruar dhunėn e frikėn e paparė ndaj njė populli tė pa mbrojtur, tha Sinishtaj dhe akuzoi pushtetarėt malazezė se janė duke treguar atavizimin e vjetėr serbo-shoven dhe po pėrsėrisin historinė e tyre antishqiptare.
Nga foltorja e demonstratės, Sinishtaj kėrkoi nga autoritetet malazeze qė tė heqin dorė nga praktika e fabrikimit tė akuzave monstruoze dhe denigruese ndaj shqiptarėve. Ai bėri apel qė pushteti i shumicės malazeze tė njohė pėrpjekjet dhe kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, kėrkesa kėto qė janė tė drejta dhe nė pėrputhje me tė Drejtat Ndėrkombėtare tė Njeriut, tė pėrcaktuara nė Kartėn e Helsinkit dhe dokumentet e tjera qė pėrcaktojnė liritė themelore njerėzore. Sinishtaj mė pas shtoi se nga foltorja para Kombeve tė Bashkuara kėrkojmė lirimin pa kusht tė tė gjithė tė burgosurve politikė nga Malėsia sepse me ndjekje dhe burgosje, pėrdorimin e mjeteve tė dhunės dhe etiketimeve qė pėrdorin qeveritarėt malazezė, nuk mund tė zgjidhen problemet me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt, qė jetojnė nė trojet e veta nė Republikėn e Malit tė Zi.
Nė vazhdim ai denoncoi torturat dhe dhunėn qė ėshtė ushtruar ndaj shqiptarėve nė burgjet e Malit tė Zi, tortura siē tha ai, tė tmerrshme, tė denoncuara edhe nga shoqatat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.
Folėsi bėri thirrje pėr qėndresė tė palėkundshme dhe shprehu bindjen se shqiptarėt do ta fitojnė pėrballjen me pushtetin qė po i diskriminon. Sinishtaj tha se Malėsia do tė ketė komunėn e vet dhe qeverisjen e vet, do tė mbajė edhe flamurin e saj kombėtar, do tė pėrdorė lirisht edhe gjuhėn e saj shqipe, e do tė jetojė e lirė nė tokėn e Dedė Gjo Lulit, Jakup Ferrit, Ali Pashė Gusisė, e tė gjithė atyre qė dhanė jetėn pėr lirinė e trojeve shqiptare.
Nė fund tė fjalimit tė tij, drejtuesi i tubimit apeloi tek tė gjithė shqiptarėt, qė tė ruajnė kompaktėsinė dhe unitetin, tė jenė tė bashkuar me kėrkesat legjitime. Ai kėrkoi qė edhe qeveria e Tiranės, tė dalė nė krah tė vėllezėrve tė gjakut dhe gjuhės.
Nė apelin e tij drejtuar partive shqiptare tė Malit tė Zi, Sinishtaj tha se ato nuk duhet tė pranojnė koalicione me partitė malazeze, pėr sa kohė ato ndjekin politikė antishqiptare.
Luigj Gjokaj, qė e mori fjalėn mė pas, tha: Edhe pse ditė me shi, ne erdhėm kėtu, madje duke udhėtuar pėr 12 orė me radhė, pa ndjerė lodhjen. Ne erdhėm kėtu qė tė tregojmė me zėmėr dhe me shpirt, se jemi sė bashku me vėllezėrit e motrat tona, nė Mal tė Zi.
Tė burgosurit e pafajshėm nė burgjet malazeze, tha ai, po vuajnė pėr gati dy vjet, duke kaluar nėpėr tortura fizike dhe psikologjike, pėr vepra penale qė nuk i kanė kryer. Ata po vuajnė nga keqtrajtimi i shtetit, qė e siguroi pavarėsinė edhe me ndihmėn e shqiptarėve. Duket se shteti malazez po vazhdon tė eci nė atė rrugė qė i patėn lėnė trashėgimtarėt serbė. Kjo demonstratė po ngre zėrin tonė tė fuqishėm kundėr padrejtėsive nė shkeljen e tė drejtave elementare njerėzore. Nga kjo foltore, tha ai, lajmėrojmė serbo - malazezėt se kurrė ne shqiptarėt e Amerikės, nuk do tė ndalemi sė kėrkuari tė drejtat e vėllezėrve tanė nė trojet tona stėrgjyshore. Ne do tė luftojmė duke kėrkuar deri sa vėllezėrit tanė nė Mal tė Zi tė fitojnė lirinė, pėrfundoi Luigj Gjokaj.
Protestuesit i pėrshėndeti edhe shefi i zyrės sė stafit tė kongresistit Eliot Engel, Bill Weitz.
Avokati nga Detroiti, Joseph Dedvukaj dėnoi dhunėn policore qė ushtrohet nė Mal tė Zi dhe apeloi pėr drejtėsi dhe respekt njerėzor ndaj shqiptarėve. Shteti i Malit tė Zi, tha ai, nuk mund tė injorojė tė drejtat e 60 mijė shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre etnike, nga 600 mijė qytetarė qė pėrbėjnė tė gjithė popullsinė e kėsaj republike modeste nė Ballkan.
Ai apeloi tek organizmat ndėrkombėtare qė ti thonė ndal dhunės nė aspektin e tė drejtave njerėzore nė Malin e Zi, dhunė qė ushtrohet kundėr shqiptarėve. Ai denoncoi dhunėn kundėr 14 shqiptarėve qė u mbajtėn nė paraburgim nė burgun e Spuzhės pėr tre muaj pa kurrfarė akuze formale. Pushteti, mė pas kėtė grup e quajti terrorist dhe mė 7 dhjetor tė vitit 2006 ngriti aktpadi kundėr 18 personave (katėr nė arrati) duke i akuzuar si kriminelė e terroristė. Prej asaj dite aktakuza, ėshtė zvarritur sipas njė skenari burokratik tė kalkuluar.
Ka pėrshėndetur protestuesit edhe Xhevat Limani, i cili ndėr tė tjera tha. Nuk ka marrėzi mė tė madhe se sa marrėzia qė bėri shteti malazez me arrestimin e mbajtjen nė burg tė 17 shqiptarėve me aksionin policor tė koduar "Fluturimi i Shqiponjės". Shqiptarėt duan liritė njerėzore, flamurin e tyre kombėtar, duan tė drejtat e tyre si gjithė popujt e botės. Jemi mbledhur kėtu qė tė dėshmojmė se shqiptarėt e Malėsisė, nuk janė vetėm. Ne jemi sė bashku se kemi njė gjuhė, njė gjak, dhe pėrbėjmė njė komb. Ne kemi vetėm njė ėndėrr, pėr tė jetuar sė bashku dhe tė prosperojmė sė bashku, pėr tė shkuar nė Europė, atje ku na takon. SHBA, ky vend kampion i lirisė e demokracisė nė botė, ėshtė nė anėn tonė, nė anėn e sė drejtės, pėrfundoi Limani.
Edhe poeti Naim Balidemaj dėnoi dhunėn malazeze, duke bėrė njė paralelizėm me shtetin nazist, qė pėrdorte metoda tė tilla tė mohimit tė drejtave njerėzore. Ai tha se ėshtė absurditet qė shteti mė i ri, i krijuar me ndihmėn e shqiptarėve, po pėrdor metodat nazifashiste, e sllavo - komuniste. Lodhen kot, tha ai, se as me metoda tė tilla, shqiptarėt nuk do ti braktisin trojet e tyre etnike.
Ne, tha Balidemaj, jemi kėtu tė protestojmė pėr padrejtėsitė e mėdha qė po u bėn ky shtet, vėllezėrve e motrave tanė nė Mal tė Zi. Ata po keqtrajtojnė vėllezėrit tanė me metodat e Millosheviēit.
Edhe Rrok Junēaj nga Detroiti dėnoi dhunėn policore tė shtetit malazes duke kėrkuar qėndresė tė shqiptarėve qė jetojnė nė trojet etnike dhe solidaritet nga shqiptarėt e diasporės. Ai apeloi: Bėjmė thirrje tek tė gjithė vėllezėrit e motrat tona nė Mal tė Zi, se ka ardhur koha ta vrasin frikėn, se pas vetes tash kanė edhe Prishtinėn, kanė edhe Tiranėn. Kemi dy shtete shqiptare qė do tdalin zot vėllezėrve e motrave tė gjakut nė Mal tė Zi, Preshevė, Bujanovc, Medevegjė, Maqedoni e Ēamėri. Kemi pas vetes edhe kėtė shtet tė madh edhe tė fuqishėm, mikun tonė tė madh Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
***
Pas demonstrimit, protestuesit marshuan pėrmes shiut, nga 47 Street nė 42, pėr ta zhvendosur protestėn para Misionit tė Pėrhershėm tė Malit tė Zi. Me thirrje pėr tė ndalur dhunėn, me sirena tė improvizuara, me pankartat kundėr dhunės, marshuesit tėrhoqėn vėmendjen e kalimtarėve. Edhe para Misionit tė Malit tė Zi, ka vazhduar protesta pėr gati njė orė. Fjalimet kanė vazhduar me tė njėjtin ton, apel kundėr dhunės.
Njė ndėr protestuesit, Prek Marashi Dedvukaj, ka tė burgosur nipin e tij, i cili ėshtė torturuar ēnjerėzisht dhe ka mbetur me trauma nga torturat. Ai thotė se malazezėt mė kanė vrarė katėr breza nga familja. Prej katėrgjyshit, stėrgjyshit, gjyshit, dhe deri tek nipi. Ne na kanė djegur dhe pjekur pėr sė gjalli, na kanė vrarė e shtypur si tė ishim kafshė dhe jo njerėz. Shtatė here e kanė djegė Hotin dhe Malėsinė e Madhe hordhitė malazese. Kurrė nuk do tė ndalemi pėrpara kėsaj tė keqe tė madhe. Do tė sakrifikojmė e bėjmė gjithēka kėtu nė Amerikė, qė tė ndalet dora e vrastarėve dhe vėllezėrit e motrat tona tė fitojnė tė drejtat e tyre e tė bėhen tė barabartė me tė gjithė ata qė jetojnė nė Mal tė Zi.
Nė fund, organizatorėt, thanė pėr Illyria-n se kishin nisur njė memorandum nė OKB dhe diplomacitė perėndimore.
***
Protesta me moton Eshtė koha pėr drejtėsi janė zhvilluar tė dielėn edhe nė Tuz, ndėrsa tė hėnėn nė Podgoricė. Oraganizatorė te protestave ishin subjektet shqiptare si: Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi, e pėrfaqėsuar nga Nikollė Camaj, UDSH, e kryesuar nga Ferhat Dinosha dhe ASH e kryesuar nga Vasel Sishtaj. Folėsit kėrkuan para shumė pjesėmarrėsve, qė pushteti ti jap fund skenarėve kundėr shqiptarėve dhe tė pėrfundojė sa mė shpejt gjykimin.)
Illyria - Nju Jork
15.05.2008 |
|