| » Opcionet për artikullin |
|
Zv/ambasadorja britanike pranė OKB-sė Karen Pirs, megjithėse dyshon qė sot (enjte) mund tė votohet pėr projektrezolutėn pėr Kosovėn, megjithatė ajo thotė se sponsorizuesit dėshirojnė ta sjellim rezolutėn deri nė pėrfundim nė pėrpjekje tė fundit qė tė mbėshtetej edhe nga rusėt. Por, zonja Pirs me keqardhje shprehet se rusėt nuk kanė vullnet qė tė angazhohen nė kėtė drejtim. Por, diplomatja britanike nuk e pėrjashton mundėsinė qė procesi tė dalė jashtė kornizave tė Kėshillit tė Sigurimit, "nėse tė gjitha rrugėt e tjera janė tė bllokuara", ndonėse do tė dėshironte mė shumė qė tė ketė "njė zgjidhje tė menaxhuar pėr statusin e Kosovės, se sa njė zgjidhje tė pamenaxhuar jashtė Kėshillit tė Sigurimit". Ajo shtoi se nuk do tė votohet lidhur me tekstin menjėherė qė rusėve t'u jipet "rasti i fundit qė tė na bashkohen". Nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė", Karen Pirs nuk deshi tė spekulojė se ē'mund tė ndodhė nė njė situatė hipotetike nėse teksti bllokohet nga Rusia, por theksoi mbėshtetjen e fortė tė perėndimorėve ndaj propozimit tė Ahtisarit. "Ne ende besojmė se pavarėsia nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ecur pėrpara pėr Kosovėn dhe rajonin. Nėse ne shkojmė jashtė Kėshillit tė Sigurimit, atėherė ne do tė shohim se cilat rrugė mė sė miri i plotėsojnė qėllimet tona". Nė anėn tjetėr, zonja Pirs tha se gjatė 120 ditėve tė negociatave do tė priste njė "propozim realist" nga Beogradi, por pėr momentin, shtoi ajo, nga Serbia ka njė "propozim pėr ripėrsėritje tė autonomisė sė vjetėr, qė Kosovėn praktikisht e fut nė njė geto brenda Serbisė". Duke komentuar zėrat qė thonė se copėtimi i Kosovės do tė jetė njė nga opsionet nė bisedimet e ardhshme, Karen Pirs, pėrkujtoi parimet e Grupit tė Kontaktit, sipas tė cilave copėtim tė Kosovės nuk guxon tė ketė. "Copėtimi nuk ėshtė nė favor tė paqes, sigurisė dhe stabilitetit dhe nuk do tė jetė as nė favor tė serbėve tė Kosovės. Rrjedhimisht, shpresojmė se askush nuk do ta ēojė pėrpara kėtė ēėshtje", tha zv/ambasadorja britanike nė OKB.
|
|