| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Holbrooke kundėr qėndrimit rus mbi Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-04-29 14:15:48 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ish zyrtari amerikan, Richard Holbrooke, ka kritikuar politikėn ruse nė Ballkan duke thėnė se pėrpjekjet e Vladimir Putinit pėr tė kundėrshtuar planin e tė dėrguarit, Marti Aahtisaari qė propozojnė pavarėsi tė mbikqyrur, rrezikojnė rifillimin e dhunės atje.
Ambasadori Holbrooke po fliste nė njė forum nė Bruksel qė ėshtė dominuar nga qėndrimi i ri i Rusisė nė botė.
Qė nga ēėshtjet e tregjeve tė naftės e gazit e deri te diplomacia nė Lindjen e mesme, Rusia do qė zėri i saj tė dėgjohet.
Por ky qėndrim ka filluar tė ngrejė pikėpyetje nė tė dy anėt e Atlantikut pėr faktin se ku po shkon politika ruse.
Ambasadori Richard Holbrooke thotė se dy apo tre javėt e ardhshme janė provė themelore pėr pikėpamjet e Vladimir Putinit mbi rolin e tij nė botė.
"Nėse Rusia pėrdor veton ndaj planit tė Aahtisaarit nė Kėshilin e Sigurimit patjetėr qė do tė ketė pasoja tė sigurta. Do tė ketė njė shpallje unilaterale tė pavarėsisė nga Kosova si vend i pavarur dhe ndoshta do tė ketė dhunė nė terren dhe do tė jetė faji i rusėve dhe pėr mua do tė jetė ēėshtje pėrcaktuese pėr rolin e Rusisė nė botė."
Por njė zyrtar i ish BS dhe specialist i ēėshtjeve tė jashtme ruse, Vyacheslav Nikonov, mbrojti qėndrimin e zotit Putin duke paralajmėruar se Rusia ose do tė pėrdorė veton mbi rezolutėn e ardhshme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB mbi Kosovėn ose do i japė fund ēėshtjes njė herė e pėrgjithmonė dhe abstenojė. Por i pyetur se nėse Rusia mund tė bindet pėr t'ju bashkuar trenit diplomatik, qė po largohej nga stacioni, pėrgjigja e tij ishte e prerė.
"Nuk mendoj se Rusia ėshtė nė biznesin e hipjes sė trenave qė janė nė rrugėn drejt pėrplasjes. Pozita e Kremlinit ėshtė se njohja e Kosovės mund tė krijojė mė shumė probleme sesa mosnjohja dhe historia do tė gjykojė si nė Irak."
Pra, nė Bruksel duket se ka shumė pak pika takimi - njė reflektim i rritjes sė ftohjes midis Uashingtonit dhe Moskės, marrėdhėnia e tė cilėve duket se do tė pėrballet me provėn themelore tė Kosovės.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|