DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» As nuk na pyesin, as nuk pyesim!
Postuar mė datėn: 2008-06-28 13:44:20 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Shkruan: Albin KURTI

Nė secilėn pyetje qėndrojmė pėrkundruall qenies qė e pyesim… ēdo pyetje e presupozon njė qenie qė pyet dhe njė qė pyetet… dhe, nė fund, ēdo pyetje e nėnkupton tė qenit e sė vėrtetės”.
Jean-Paul Sartre

Standardi ėshtė kujdestari i ndarjes sonė

Situata nė Kosovė ėshtė qėllimisht e paqartė. Nuk dihen me saktėsi kompetencat dhe as llogaridhėnia e degėve tė ndryshme tė pushtetit ndėrkombėtar e vendor. Pėr asgjė nuk mund tė thuash me siguri qė fillon kėtu apo se mbaron aty. Pėr asgjė nuk mund tė thuash se ka marrur kėtė drejtim apo se ka atė destinim. Njerėzit mbahen nė ankth e nė pritje. Ushqehen me shpresė mė parė se me bukė. Janė tė demobilizuar dhe mė tė kontrollueshėm. Ngjashėm si te korporatat multinacionale tė cilat punėtorėve tė shumtė u japin kontrata tė shkurtėra vetėm disamujore. Politika imiton sėrish. Duke e ndjekur kapitalin ajo veēse normalizon pėr ta trashėguar formėn e tij. Neokolonializmi multinacional nė Kosovė e bėn vendin tonė shembull shkollor. Kapitali multinacional formėson neokolonializmin multinacional. Nėse dikur kishim kompani nacionale dhe shteti i njė kombi okuponte e kolonizonte tjetrin komb, tash kur korporatat e mėdha janė multinacionale, edhe neokolonializmi ėshtė ndėrkombėtar: shumė shtete tė sundojnė njėkohėsisht. Nė Kosovė ato shpikin gjithfarė standardesh pėr neve vendasit, meqė standardi ėshtė koncepti legjitimes i kontrollit dhe dominimit tė tyre. Standardi, cilidoqoftė ai, nuk na bashkon me ta. Pikėrisht standardi na ndan. Madje, standardi ėshtė kujdestari i ndarjes sonė. Ata janė mbi standardin e ne pėrfundi tij. Ne duhet tė pėrmbushim standarde qė tė vazhdojmė tė mbesim pėrfundi tyre. Ligji ėshtė vetėm njėri prej standardeve.

Kur s“ka pyetje…

Diskutimet nė institucionet kosovare (dhe mediat e afėrta me to) nuk zhvillohen pėr tė arritur nė ndonjė vendimmarrje konsensuale, as pėr tė zbuluar diē tė re, por vetėm pėr tė fabrikuar legjitimitet. Problemi kryesor nuk ėshtė ai i pėrgjigjeve tė gabuara sa ai i pyetjeve tė ndaluara. Mbi tė gjitha, ai i pyetjes pėr interesin tonė dhe interesat e faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtar qė janė prezent nė Kosovė. Institucionet e Kosovės nuk e kanė definuar atė qė ėshtė interesi i Kosovės dhe i popullit tė saj. Nėpėr to (dhe nė mediat e afėrta me to) nuk lejohet qė tė diskutohet pėr interesat e vendeve dhe organizatave tė ndryshme tė asaj qė quhet bashkėsi ndėrkombėtare nė raport me Kosovėn. Bashkėsia ndėrkombėtare dhe pjesėt e saj servohen dhe kuptohen vetėm si vlera universale (pėr tė gjithė neve) dhe jo si interesa partikulare (tė tyre). Flitet pėr vlerat e SHBA-ve dhe tė BE-sė, por jo edhe pėr interesat e SHBA-ve dhe tė BE-sė nė Kosovė. Mosdefinimi i interesit tonė dhe mungesa e trajtimit tė interesave tė faktorėve tė tjerė janė dy anėt e sė njėjtės medalje. Ato e mirėmbajnė njėratjetrėn. Nuk pėrcaktohet interesi ynė, prandaj as qė mendohet pėr interesat e tė tjerėve. Tė tjerėt shihen vetėm si vlera tė avancuara qė ne duhet t’i arrijmė, andaj interesi ynė nuk pėrkufizohet fare. Vlera e jetės sonė mbetet e dyshimtė, pėrderisa jeta e amerikanėve dhe evropianėve nuk ėshtė jetė (e tyre) por ėshtė vlerė (pėr ne).

A nuk janė politikanėt e Kosovės agjentėt kryesorė tė gjithė kėsaj? Ata flasin pėr integrime evropiane dhe evro-atlantike, por jo edhe pėr njė plan zhvillimor vendor. Kėsisoj, integrimet (nė vlera) bėhen zėvendėsim absolut pėr planin tonė (qė do tė mbronte interesat tona). Kosova duhet ta ketė tė drejtėn pėr integrime dhe ta shfrytėzojė atė, mirėpo kurrfarė integrimi nuk mund ta zėvendėsojė planin vendor pėr zhvillim ekonomik dhe social. Duhet ta pyesim veten se ēfarė vendi, shoqėrie dhe tė ardhme duam, me ē’rast integrimet evropiane dhe evroatlantike do tė mund tė ishin pjesė e pėrgjigjes nė kėtė pyetje, por assesi e tėrė pėrgjigja pėr pyetjen qė mungon. Totalizimi dhe universalizimi i asaj qė gjithsesi ėshtė partikulare ėshtė shprehje e hegjemonisė. Pyetja e bėn pėrgjigjen tė tillė. Pėrgjigja pa pyetje ėshtė mohim i atij qė do tė duhej tė pyeste. Ne bombardohemi me njė pjesė tė pėrgjigjes pikėrisht qė tė mos bėhet pyetja. Andaj, nė Kosovė nuk ka mungesė tė pėrgjigjeve por tė pyetjeve. Problemi nuk qėndron se nuk po mund tė pėrgjigjemi por se nuk po bėjmė dot pyetje. Jean-Paul Sartre shkruante se “nė secilėn pyetje qėndrojmė pėrkundruall qenies qė e pyesim… ēdo pyetje e presupozon njė qenie qė pyet dhe njė qė pyetet… dhe, nė fund, ēdo pyetje e nėnkupton tė qenit e sė vėrtetės”. Nė kėtė kuptim, ne nuk jemi. As nuk na pyesin, as nuk pyesim. Dhe, jemi tė privuar nga tė qenit e sė vėrtetės. E vėrteta as qė mendohet mė. Ndonjė cinik mbase do tė thoshte se jemi bėrė si ata nxėnėsit qė nuk pyesin meqė duan qė tė pėrfundojė sa mė shpejt ora e mėsimit! Ama, ata nxėnės mbesin pėrherė tė tillė, ata nxėnės nuk nxėnė, ata nuk e kundėrshtojnė arsimtarin porse eventualisht e evitojnė atė, duke ikur prej orėve tė mėsimit. Ata pėrsėrisin klasėn deri atėherė kur do ta braktisin shkollėn pa shansė pėr vend pune dhe me shumė shansė pėr qeli burgu. Rilindja e qytetarit nė Kosovė ėshtė rilindje e guximit dhe aftėsisė pėr tė pyetur, mė parė se e dijes pėr t’u pėrgjigjur.

…mazohisti vjen i pari

Shkaqet e pamundėsisė pėr tė bėrė pyetje (pėr veten dhe tjetrin), e me kėtė edhe pėr tė kontestuar, nuk janė vetėm objektive. Liria nė Kosovė ėshtė zakonisht liri pėr t’u pėrshtatur. Sistemi politik, qė prej pasluftės kur na thanė se jemi tė lirė, e imponon kėtė gjė. Zgjedhjet janė veēse zgjedhje dytėsore, qė afirmojnė zgjedhjen paraprake brenda kornizave tė sė cilės ndodhet zgjedhja dytėsore. Kjo ndodhje ėshtė saktėsisht e kundėrta e ngjarjes. Zgjedhjet dytėsore nuk prodhojnė ngjarje. Asgjė e parashikueshme nuk mund tė jetė e re. Njerėzit e parashikueshėm presin e shpresojnė. Pasiviteti i tyre nuk ėshtė pėr shkak se ata nuk besojnė mė (nė asgjė), por pėr shkak se besojnė tepėr (te faktorėt e jashtėm). Kjo tepri e jashtėzakonshme e besimit, dhe jo mungesa e besimit, i bėn ata pasivė. Nė anėn tjetėr, ēlirimi nga dhuna e egėr e Serbisė nė Kosovė, ka sjellur njė konformizėm tė paparė, njė vullnet tė jashtėzakonshėm pėr t’iu nėnshtruar e pėrshtatur dhunės institucionale jofizike. Dhe, askund nuk janė politikanėt nė krye tė vendit sikurse kur vie puna te ky fenomen. Pėr t’iu pėlqyer sunduesve ndėrkombėtarė ata bėjnė garė se cili do tė jetė mė servil e i dėgjueshėm ndaj tyre. Bėjnė konkurrencė negative e cila i degradon ata shpirtėrisht, kurse qytetarėt materialisht.

Ngjashėm si ca tė burgosur tė ligė, qė shtyhen se cili do t’i pėlqejė mė shumė gardianėve pėrkundėr sadizimit tė tyre. Gilles Deleuze shpjegonte se sadizmi vie nga ligji dhe jo nga instikti. Sadisti pėrbrendėson ligjet shoqėrore dhe ndalesat deri nė skajshmėri saqė bėhet i tėri “superego”; atij i duhet qė tė gjejė njė ego te njerėzit e tjerė pėr ta nėnshtruar. Mirėpo, kėto ‘ligje shoqėrore’ nė politikėn kosovare i kanė sajuar pėr vite me radhė politikanė tė thyer vendas. Zyrtarėt dhe diplomatėt ndėrkombėtarė kur vijnė nė Kosovė aterojnė nė njė rrethanė objektive ku saora rrethohen me njerėz servilė dhe tė dėgjueshėm pėrtej ēdo imagjinate tė tyre. Ata zyrtarė e diplomatė ndėrkombėtarė nuk pajtohen as me veten e tyre aq sa pajtohen politikanėt tanė me ta. Sa mė vonė qė kanė ardhur ata nė Kosovė, aq mė vėshtirė e kanė pasur tė mos bėhen sadistė. Tash, pas nėntė vjetėve, patjetėr qė mazohisti vjen i pari.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Publikohen emrat e 10 tė ngarkuarve me punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės (2008-08-28 14:40:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Arabėt flasin pėr paragjykime mbi Kosovėn (2008-08-27 11:57:40 nga admin4)
[ Opinione ] VARDISJA DHE BĖRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NĖ EMĖR TĖ HEROIT ADEM JASHARI (!?) (2008-08-26 13:32:31 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Askush nuk mund tė bėjė marrėveshje qė bien ndesh me Kushtetutėn e Kosovės (2008-08-25 08:53:06 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FLASH LAJME (2008-08-24 10:46:18 nga admin4)
[ Kultura ] NJOHJA E PAVARĖSISĖ, ROL AKTIV APO PASIV (2008-08-23 18:01:14 nga admin4)
[ Opinione ] PSE KOSOVA NUK KA POLITIKĖN E SAJ TĖ JASHTME? (2008-08-22 16:31:12 nga admin1)
[ Opinione ] Ēka duhet tė ndodhė, qė tė bashkohen shqiptarėt?! (2008-08-22 10:41:08 nga admin4)
[ Kultura ] RITUALI I DASMĖS LABE (2008-08-21 14:25:59 nga admin1)
[ Diaspora ] ROLI I DIASPORĖS NĖ AFRIMIN E SHQIPTARĖVE ME BOTĖN E QYTETĖRUAR PERĖNDIMORE (2008-08-20 12:30:54 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster