| » Opcionet për artikullin |
|
Akademik Rexhep Qosja
Admirina Peēi: Intervistė me Rexhep Qosjėn
Regjimi komunist nė Shqipėri ka lėnė vulėn e tij tė dukshme nė jetėn shoqėrore tė shqiptarėve. Gjurmė tė tij i gjejmė nė shumė fusha tė artit, historisė, por edhe studimeve. Kėto ditė kur gjithkund e nga gjithkah vijnė opinione e deklarata pėr kėto gjurmė -plagė dhe atė ēka duhet tė bėjmė pėr t'i shėruar, hasim edhe fraza tė tipit "tė rishkruajmė historinė". Dikush mendon se historia duhet pėrmirėsuar, korrigjuar, e dikush tjetėr mendon se ėshtė mė mirė t'ia nisim nga e para.
Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i ka ndjekur prej kohėsh kėto mendime tė shprehura nė mediat shqiptare. Ai shprehet i vendosur kundėr nocionit "rishkrim tė historisė". Nė kėtė intervistė tė gjatė, prof. Qosja ndalet te autorėt e ndaluar nė kohėn e diktaturės, pengjet e tij personale mbi ndonjė shkrimtar qė s'ka mundur ta studiojė dhe pėr vendin qė zė letėrsia shqiptare nė rangun evropian. Duke u nisur nga cilėsimi qė ai dha pėr shkrimtarin Ismail Kadare pak javė mė parė nė njė bisedė tė hapur me lexuesit dhe gazetarėt nė Ulqin, ku e quajti Kadarenė "mit i komunizmit", nė kėtė intervistė Qosja sjell njė vijim tė asaj qė ėshtė njohur si polemika mė e famshme e kėtyre 10 viteve tė fundit mes tij dhe shkrimtarit Ismail Kadare mbi identitetin e shqiptarėve, argumentet e reja tė tij mbi atė ēėshtje, dhe sidomos mbi islamizmin, pa harruar tė ndalet nė shijen e hidhur qė i ka lėnė ai debat, dhe personazhet qė morėn pjesė nė tė.
Nė Ulqin para pak javėsh, gjatė njė bisede me lexuesit tuaj dhe gazetarėt, shkaktoi reagime pėrgjigjja qė dhatė mbi rishkrimin e historisė sė letėrsisė shqipe. I rikthehemi dhe njėherė kėsaj ēėshtjeje. Pse thoni se ėshtė i gabuar ky koncept?
Qosja: Jam kundėr nocionit rishkrim dhe pėrmbajtjes sė tij kur ėshtė fjala pėr shkencat historike, prandaj edhe kur ėshtė fjala pėr historinė e letėrsisė. Ta rishkruash njė shkencė, do tė thotė tė fillosh prej A-sė, prej fillimit, thuajse nuk ka ekzistuar asgjė mė parė nė atė shkencė. E ne si popull, nuk po dalim tani prej matriarkatit. Jemi popull historik, me njė traditė nė organizim shoqėror, nė politikė, nė shkencė, nė kulturė. Para nesh qė jetojmė sot dhe para atij qė i pari pas rėnies sė komunizmit ua vari nė qafė atė nocion historianėve shqiptarė, sigurisht pasi i kanė fryrė nė veshė disa historianė tė tjerė, kanė jetuar edhe disa tė tjerė, qė kanė menduar, qė kanė punuar, qė kanė shkruar, qė kanė shkruar, madje, edhe trajtesa, studime, monografi - vepra historike politike dhe historike letrare. Nuk mund tė kalojmė pėrmbi atė punė krijuese, pėrmbi ato vepra si tė mos ekzistonin ato dhe si tė mos kishin jetuar autorėt e tyre, sepse mund tė na ngjajė t'i pėrsėrisim shumė punė qė kanė kryer ata, t'i pėrdorim shumė nga tė dhėnat qė kanė sjellė ata, qė kanė zbuluar ata, shumė nga interpretimet e shpjegimet qė kanė bėrė ata. Historia e Anglisė e historianit dhe kritikut tė lavdishėm anglez, Tomas Babington Makoli, e pėrbėrė prej shumė vėllimesh, ėshtė e shkruar nė shekullin XIX. Kėndshikimi i tij ishte ai i shtresės dhe i partisė sė cilės i takonte. Atė vepėr monumentale tė historiografisė angleze, historianėt modernė anglezė sot e quajnė pėrmbledhje anekdotash. Por, megjithatė, ajo mbetet referenca e tyre e pakaluar. Pėr shkak se ekziston ajo, kėta historianė modernė nuk mund tė thonė se po e rishkruajnė historinė e Anglisė: ata thonė se po e korrigjojnė, plotėsojnė, pėrmirėsojnė, thellojnė, modernizojnė historinė e Anglisė, duke e liruar prej paragjykimeve, anshmėrive, kufizimeve politike, partiake, klasore tė tij.
Historia e letėrsisė italiane e kritikut Francesko de Sanktis, pėr konceptin modern tė studimit tė letėrsisė sot ēmohet tepėr e vjetruar, e tejkaluar, pėrplot anshmėri e paragjykime. Por, asnjė historian bashkėkohor i letėrsisė italiane, me mend nė krye, nuk e thotė se pėr Danten, Petrarkėn, Makiavelin, Guiēardinin, Parinin, Foskolon, Leopardin, Manconin mund tė shkruajnė thuajse nuk ka ekzistuar Francesko de Sanktis dhe thuajse ai nuk ka shkruar pėr ta. Historia e popullit, dhe historia e letėrsisė do rishikuar dhe ristudiuar prej fillimit e nė fund, do korrigjuar, do plotėsuar, do rivlerėsuar dhe ndryshuar nė shumė pikėpamje e nė shumė pika, por jo, natyrisht, nga kėndshikime tė anshme, partiake, ideologjike, politike, klasore. Paraardhėsit tonė historianė na bėjnė tė mundshme qė nga krahėt e tyre tė shohim mė larg, mė drejtė, mė thellė, mė gjithanshėm, mė shkencorisht nėse jemi tė aftė e tė ndershėm si krijues.
Nė kohėn e Stalinit, Xhugashvilli tri herė ka kėrkuar tė rishkruhet historia e Bashkimit Sovjetik dhe tri herė ėshtė rishkruar. Sot nuk jetojmė nė kohėn e Stalinit, sado nuk jemi pa njerėz politikė me disa kėrkesa tė Xhugashvillit.
Sidoqoftė, ėshtė njė grup shkrimtarėsh qė u mohuan, u keqinterpretuan e madje u burgosėn dhe dhunuan pėr rreth 50 vjet. Ē'vend duhet tė zėnė sot kėta autorė tė letėrsisė shqipe?
Qosja: Sjelljet e regjimeve komuniste ndaj disa autorėve e disa vlerave nė krijimtarinė artistike dhe shkencore, qoftė tė traditės, qoftė tė bashkėkohėsisė, ishin tmerrėsisht censuruese, rrėgjuese, diskriminuese, prandaj tė padrejta, tė gabueshme dhe pėrgjithmonė tė papranueshme. Pėr tė qenė e keqja mė e madhe ndėshkoheshin edhe krijimtaria dhe vetė krijuesit! Shkrimtarėt e mohuar, natyrisht, duhet tė studiohen dhe kjo deri diku po bėhet. Krijimtarisė sė tyre, nė bazė tė trajtimit, interpretimit, shpjegimit, vlerėsimit objektit, shkencor, duhet t'i jepet vendi qė i takon nė historinė e letėrsisė shqipe. Dhe, kjo do tė jetė shumė e rėndėsishme pėr historinė e letėrsisė shqipe dhe pėr lexuesit e saj. Nuk do tė jetė mirė nė qoftė se rikthimi i tė mohuarve, i tė dėnuarve bėhet me direktiva politike dhe krijimtaria e tyre shpjegohet e vlerėsohet nga kėndshikime ideologjike, politike e partiake. Kam drojė prej njė partishmėrie tė re nė "rishkrimin" e historisė sė letėrsisė shqipe. Mendimet tona, siē e ka dėshmuar koha, shpesh udhėtojnė prej njė skaji nė skajin tjetėr! Them kėshtu jo vetėm pse ndėr emrat e shumė tė mohuarve e tė dėnuarve nė kohėn e komunizmit qė thuhet, duhet tė futen nė historinė e letėrsisė, ka edhe individė qė kanė shkruar, por nuk janė shkrimtarė, qė meritojnė tė hyjnė nė tė.
Ju jeni njė prej studiuesve mė nė zė tė letėrsisė shqipe. Ēfarė ju prek mė shumė nė kėtė ēėshtje? Ka ndonjė autor qė ju ka mbetur merak qė nuk e keni studiuar?
Qosja: Nė Lahutėn e Malcis tė Gjergj Fishtės, disa personazhe janė figura reale, tė njohura, tė vendlindjes sime. Pėr kėtė arsye, njė numėr i kėngėve tė kėsaj epopeje kombėtare
janė ditur pėrmendėsh atje. I kam ditur nė fėmijėri dhe i di edhe sot pėrmendėsh shumė vargje tė Fishtės. Kur mė ėshtė lejuar paraqitja e tezės sė doktoratės nė vitin 1969, kam kėrkuar tė mė bėhet e mundshme ta trajtoj krijimtarinė e tij. Nuk mė ėshtė lejuar kjo pėr shkak tė, si mė ėshtė thėnė, qėndrimit tė tij ndaj malazezve dhe serbėve. Dhe mandej, pėr tezė doktorate kam paraqitur krijimtarinė e Asdrenit, edhe pse mė parė kisha pasur nė dorė vetėm pėrmbledhjen e tij me vjersha, qė kishte pėrgatitur Dhimitėr Fullani, por asnjėrėn prej veprave tė botuara pėr sė gjalli tė tij. Pėr t'i siguruar pėrmbledhjet e tij jam detyruar tė shkoj dy herė nė Bukuresht e, pastaj, nė Tiranė nė janar tė vitit 1970, qė tė hetoj lėndėn pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij nė Arkivin e Shtetit dhe nė Bibliotekėn Kombėtare. Mė ka mbetur shumė merak pse nuk mė ėshtė dhėnė mundėsia tė merrem me krijimtarinė e Fishtės. Vepra e tij i jep studiuesit shumė, shumė mundėsi pėr pėrimtime, interpretime, shpjegime, vlerėsime tė larta tė mjeshtėrisė sė tij tė jashtėzakonshme poetike dhe pėr kritikė tė konservatorizmit dhe klasicizmit anakronik nė njė pjesė tė poezisė dhe tė dramaturgjisė sė tij.
Gjithmonė keni qenė pjesė e debateve mbi ēėshtje e probleme tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. Por debati mbi identitetin e shqiptarėve duket ka lėnė gjurmė tė dukshme. A i qėndroni ende atyre ēka keni thėnė mbi identitetin e shqiptarėve nė librin "Ideologjia e shpėrbėrjes" e, mandej, nė polemikėn me shkrimtarin Ismail Kadare?
Qosja: Tezave qė kam paraqitur nė atė, si e quani Ju, debat edhe iu qėndroj, natyrisht, edhe do tė mund t'u shtoja argumente plotėsuese. Ishte ai njė debat nė tė cilin u inkuadruan shumė publicistė, njerėz tė politikės, disa shkrimtarė dhe studiues. Pjesėmarrja aq e gjerė nė atė debat, sigurisht, nuk ishte e rastit. Nė librin "Ideologjia e shpėrbėrjes" shtrohej njė tezė thuajse e paprekur nė jetėn tonė intelektuale dhe politike. Dhe, kjo tezė, mandej, konkretizohej me shembuj qė shumė veta nuk do tė donin t'i dėgjonin. Shtrohej teza: 1. tejshquarja, tejtheksimi i vetėdijes fetare nė jetėn tonė si popull me tri fe, i pėrcjellė me propagandė midis fesė katolike dhe fesė myslimane; 2. pėrpjekja pėr rrėnimin e gjuhės standarde kombėtare dhe krijimin e gjuhės standarde kosovare a gegėrishte nė pėrgjithėsi dhe 3. ideja e krijimit tė kombit kosovar mund tė luajnė rol dekompozues, shpėrbėrės nė jetėn kombėtare shqiptare, me pasoja qė nuk mund t'i parashohim plotėsisht sot. Kjo tezė mbėshtetej nė njė varg tė dhėnash nga jeta jonė e pėrditshme politike, kulturore dhe fetare. Nė libėr kritikoheshin vetje politike pėr animet e tyre fetare nė jetėn politike dhe pėr shpėrfilljen e haptė tė fesė myslimane gjithnjė nė pėrpjekje qė ashtu t'u servilizonin disa qarqeve konservatore tė jashtme dhe, mė nė fund, tregohej karakteri i papranueshėm politik propagandistik i ftesės sė pėrsėritur shpesh edhe nė disa media pėr kthim nė fenė e tė parėve. Shkrimtarit Ismail Kadare iu kishte dukur se i ėshtė dhėnė rast i mirė qė t'u "dėshmonte" lexuesve dhe, sidomos, disa qarqeve tė huaja se qytetėrimi (dhe identiteti) shqiptar ėshtė njė qytetėrim i pastėr evropian, pa asgjė nė vete nga qytetėrimi islam! Pėrbėrėsit e shumtė karakteristikė tė fesė dhe tė qytetėrimit islam, qė kishin sjellė shekujt nė jetėn historike tė popullit shqiptar, nė qytetėrimin dhe nė identitetin e tij, ai i kishte fshirė me vendosmėri bolshevike. Evropa e tij, nė librin e tij polemik me titullin "Identiteti evropian i shqiptarėve", ishte konceptuar si njė klub i krishterė, nė tė vėrtetė si njė kėshtjellė mesjetare, nė tė cilėn nuk mund tė ketė vend pėr myslimanėt! Pėr tė ishte i papranuar koncepti i elitės intelektuale dhe politike evropiane, nė sajė tė cilit Evropa e bashkuar shihet si projekt i hapur dhe si njė pėrmbledhje identitetesh kulturore pa mbikomb. Ishte e qartė se me librin e tij "Identiteti evropian i shqiptarėve", Ismail Kadare kishte sjellė nė polemikė ide tė disa qarqeve ultrakonservatore evropiane, tė cilat i cilėson mosdurimi dhe pėrbuzja e fesė myslimane, tė cilat kur flasin pėr myslimanėt nė Evropė flasin pėr "makthin mysliman"! Nė pėrpjekje e sipėr qė t'u pėlqente sa mė shumė atyre qarqeve ultrakonservatore, Ismail Kadare do tė bėjė nė librin e tij disa pohime dhe do tė pėrdorė disa cilėsorė tė zatetur pėrēmim dhe urrejtje pėr fenė, kulturėn dhe qytetėrimin mysliman dhe pėr pėrbėrėsit e tyre shumė tė dukshėm nė qytetėrimin dhe nė identitetin shqiptar! Dhe kėshtu, racizmi fetar dhe kulturor ishin bėrė ideologji e tij nė shkrimin me titullin mashtrues "Identiteti evropian i shqiptarėve". Ata qė dinė mė shumė pėr mėtimet shumėvjeēare tė Ismail Kadaresė pėr t'u pastruar nga mėkatet e mėdha intelektuale e morale pėr shkak tė shėrbimeve qė me vepra e me veprimtari i kishte bėrė ideologjisė komuniste nė variantin stalinist nuk e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė arsyen e zhytjes sė tij nė batakun e racizmit fetar dhe kulturor ndaj tė cilit do tė reagojnė mjaft lexues shqiptarė nė Shqipėrinė shtetėrore dhe nė Kosovė. Dikush do tė mund tė thoshte, siē madje ėshtė thėnė, se ideologjinė raciste kundėrmyslimane tė Ismail Kadaresė mund ta shikojmė si koniunkturė tė tij, me tė cilėn nuk duhet marrė seriozisht, por nuk mund tė mos e kemi parasysh se nė kushtet e sotme kjo ideologji nuk ishte e pa pasoja edhe kombėtare edhe ndėrkombėtare pėr shqiptarėt. Ndėr shkaqet e refuzimit tė vendeve arabe dhe tė numrit mė tė madh tė vendeve islamike nė botė qė tė njohin Kosovėn e pavarur, pėrpos politikės shpėrfillėse disavjeēare tė Shqipėrisė e tė Kosovės ndaj fesė myslimane dhe vendeve myslimane, nuk mund tė mos shihen edhe racizmi fetar e kulturor kundėrmysliman i Ismail Kadaresė, naivitetet politike fetare tė ish-kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe propaganda politike-fetare e disa klerikėve dhe zyrtarėve partiakė jo vetėm nė Kosovė pėr kthim nė fenė e tė parėve! Mund tė shpresojmė se numri mė i madh i shteteve arabe dhe i shteteve tė tjera myslimane do ta njohin Kosovėn e pavarur - ēka ėshtė e rėndėsishme edhe pėr Kosovėn, edhe pėr Shqipėrinė, por idetė raciste tė shkrimtarit Ismail Kadare dhe privatėsitė naive politike fetare tė ish-kryetarit tė LDK-sė, i cili shtetin laik, modern tė Kosovės, e konceptonte me fotografinė e Papės nė Presidencėn e Kosovės, do tė mbeten si njė kujtim tragjik nė kulturėn dhe nė politikėn tonė. Po lirohemi prej asaj ideologjie raciste duke paguar ēmim: duke ēuar emisarė nė vendet arabe pėr tė kėrkuar prej tyre, nė tė vėrtetė pėr t'iu lutur atyre, qė ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Tė shpresojmė se lutjet tona do tė pranohen qoftė edhe pse kryetari i tanishėm i Kosovės, Fatmir Sejdiu, mė nė fund prej Presidencės sė Kosovės i hoqi fotografitė e figurave fetare - tė Papės Gjon Palit II dhe Nėnės Terezė, duke ia kthyer ashtu Kosovės karakterin e shtetit laik. I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundėr tij!
Mė keni thėnė nė njė prej bisedave tona se ai debat ju ka lėnė njė shije tė hidhur. Pse?
Qosja: Ai debat mė ka lėnė shije tė hidhur, nė radhė tė parė, pėr dy arsye: e para, pėr shkak tė shtrembėrimit, falsifikimit tė tekstit tim, sidomos tė librit tė dytė, "Realiteti i shpėrfillur", nga ana e disa pjesėmarrėsve nė debat dhe, e dyta, pėr shkak tė vrazhdėsisė qė tregonin tė njėjtit! Disa prej tyre janė paraqitur me nga dy a tri shkrime kundėr meje pa iu pėrgjigjur unė asnjėherė. Dhe, herėn e dytė ishin shumė mė tė vrazhdė se tė parėn e herėn e tretė, mė tė egėr se tė dytėn. Pse e bėnin kėtė? Padyshim pėr t'iu servilizuar atyre dy-tre zyrtarėve tė lartė, qė e quajtėn tė nevojshme tė futen nė debatin pėr t'ia dhėnė krahun Ismail Kadaresė e pėr tė mė dėnuar mua! Po pėrmend me kėtė rast paraqitjen e dyfishtė tė njė ish-ambasadori, tė shkarkuar nga detyra pėr shkak tė korrupsionit. Meqenėse me shkrimin e parė kishte harruar ta rėndonte barrėn e hudhur nė shpinėn time aq sa do t'u pėlqente atyre zyrtarėve, prej tė cilėve varej karriera e tij e ardhshme diplomatike a ekonomike, ai do tė kujdeset fort ta rėndojė nė shkrimin e dytė! Nuk kam marrė vesh, sepse nuk mė intereson natyrisht, se me ēka ėshtė shpėrblyer pėr kėtė shėrbim aspak diplomatik!
Por, ai debat mė ka sjellė edhe shumė kėnaqėsi. E para, pse e ka komprometuar mosdurimin publik tė njė feje - tė fesė myslimane nė jetėn tonė kombėtare dhe tė botės arabe e myslimane nė pėrgjithėsi nga ana e njė numri intelektualėsh dhe zyrtarėsh nė Shqipėrinė shtetėrore dhe nė Kosovė; dhe e dyta, pse e ka tejrritur numrin e pėrndjekėsve tė mi. Unė e di, shumė i sigurt, se sa mė numėrmadhe dhe mė e zhurmshme tė jetė sot falanga zyrtare e pėrndjekėsve tė ideve tė mia, tė mendimeve tė mia, tė veprimtarisė sime intelektuale, aq mė i rėndėsishėm dhe mė i ēmuar do tė jam unė si intelektual dhe shkrimtar nesėr.
Gjatė bisedės nė Ulqin mbi rishkrimin e historisė sė letėrsisė shqipe, u ndalėt tek rasti i shkrimtarit Ismail Kadare, duke e cilėsuar mit i komunizmit. Kjo deklaratė hasi menjėherė nė reagime nė shtypin e Tiranės dhe tė Prishtinės. Pse e cilėsoni mit tė atij regjimi?
Qosja: Nuk shoh ndonjė tė keqe nė atė pohim. Mit nė kėtė rast do tė thotė shumė i popullarizuar. Ata qė kanė sadopak njohuri pėr mitet bashkėkohore dhe pėr krijimin e tyre, ata e dinė se kėto mite nuk krijohen vetvetiu: i krijojnė zakonisht, mediat. Meqenėse nė komunizėm mediat ishin mjeti i regjimit, me to ēohej shumė lart apo rrėzohej shumė poshtė ai apo ajo qė donte regjimi. Kjo ishte proceduara mitologjike nė tė cilėn ėshtė pėrdorur edhe Ismail Kadare nė kohėn e komunizmit. Dhe, siē dihet, ai me shumė qejf e ka pranuar pėrdorimin nė kėtė procedurė. Sė paku ashtu na bind krijimtaria e tij letrare e publicistike dhe veprimtaria e tij politike shoqėrore.
ballkanweb.com |
|