| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Avni KLINAKU
(Plani i Ahtisarit, i pasqyruar edhe ligjėrisht, me shkronja dhe me frymė, edhe nė Kushtetutėn e Kosovės, duke dėshtuar ta shuajė konfliktin shqiptaro-serb, madje duke e bėrė atė edhe mė tė mprehtė, duke i penguar integrimet shqiptare si dhe duke e ndaluar bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar, ai pra, - Plani i Ahtisarit i pengon drejtpėrdrejt edhe integrimet ndėrkombėtare tė Kosovės).
Plani i njohur pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ose Plani Gjithėpėrfshirės pėr Pėrcaktimin e Statusit tė Kosovės, i njohur si Plani i Ahtisarit, ėshtė dokumenti ndėrkombėtar mė kontradiktor dhe mė i diskutueshėm nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės. Kuvendi i Kosovės e ka mbėshtetur dhe e ka pasqyruar atė plotėsisht edhe nė Kushtetutė; analistė tė ndryshėm e kanė pėrkrahur si zgjidhje realiste; tė tjerė si zgjidhje kompromisi; shumė tė tjerė e kanė hedhur poshtė si jofunksional; tė tjerė si antishqiptar; nė demonstratė kundėr kėtij plani kanė rėnė edhe dy dėshmorė:Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Plani i Ahtisarit, - thonė pėrkrahėsit e tij, - pikėn mė tė ndritshme e ka nė rekomandimet e tij, nė tė cilat thuhet se Kosova do tė jetė e pavarur dhe kjo pavarėsi, - vazhdojnė ata, - Kosovės ia hap dyert e integrimeve evropiane e botėrore.
Sa ėshtė kjo e vėrtetė?
Plani i Ahtisarit, me gjithė rekomandimet e tij dhe pavarėsisht prej qėllimit tė vėrtetė tė tij, nuk arrin aspak ta shuajė, madje as ta qetėsojė pėrkohėsisht konfliktin shqiptaro-serb pėr Kosovėn. Ai madje, duke e shpallur Kosovėn shoqėri multietnike, territor pa pronar tė vėrtetė, tokė tė askujt apo tė tė gjithėve, duke mos e njohur popullin shqiptar tė Kosovės si komb, por si komunitet, duke mos e quajtur pakicėn serbe dhe pakicat tjera nė Kosovė me emrin e tyre tė vėrtetė - minoritet, por duke i trajtuar si shqiptarėt - komunitet, e sidomos duke i lejuar pakicės serbe lidhje tė veēanta me Serbinė, ky Plan nuk i shuan aspak orekset shoviniste e ekspansioniste tė Serbisė, por i ushqen vazhdimisht dhe i mban gjallė kėto orekse.
Plani i Ahtisarit, duke deklaruar se Kosova nuk do tė ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti apo pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkojė bashkim me asnjė shtet apo pjesė tė ndonjė shteti, ia mohon tė drejtėn fundamentale njė populli tė vendosė vetė pėr fatin e tij, dhe, ēka ėshtė mė e keqja, vazhdon ta mbajė tė hapur ēėshtjen e Kosovės si njė ēėshtje tė pazgjidhur; rrjedhimisht, destabilizimi politik ėshtė i pashmangshėm.
Nė anėn tjetėr, sipas kėtij plani Kosova do tė gėzojė tė drejtėn e negocimit dhe lidhjes sė
marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizata ndėrkombėtare.
Por, si do ta shfrytėzojė Kosova kėtė tė drejtė?
Destabilizimi i situatės politike dhe polarizimet e skajshme kombėtare qė i kushtėzon Plani i Ahtisarit nuk mund tė mos reflektohen me polarizime edhe nė skenėn politike ndėrkombėtare. Kėto polarizime do tė jenė pengesa tė vazhdueshme pėr Kosovėn qė tė integrohet sė paku nė tri institucionet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare OKB, BE, NATO, ku edhe kėrkohet konsensusi pėr anėtarėsime tė reja.
Pra, Plani i Ahtisarit ia mohon Kosovės tė drejtėn tė cilėn do tė mund ta shfrytėzonte (integrimin kombėtar), ndėrsa ia lejon tė drejtėn tė cilėn nuk mund ta shfrytėzojė (integrimet ndėrkombėtare). Pikėrisht duke ia mohuar popullit shqiptar tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr bashkim kombėtar, rrugė kjo qė do ta hapte mundėsinė e stabilitetit politik dhe ekonomik tė Ballkanit dhe paqes sė vėrtetė, Plani i Ahtisarit bėhet edhe pengesė e kushtėzuar nga situata nė terren, qė do tė thotė pengesė reale edhe pėr integrimet ndėrkombėtare.
Pėrfundimisht, Kosova me Planin e Ahtisarit i ka dyert tė mbyllura edhe pėr integrimet kombėtare, edhe pėr integrimet ndėrkombėtare. |
|