| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenca e Bashkimit Evropian, ka konfirmuar edhe zyrtarisht se misioni evropian nё Kosovė nuk do nisė nё afatin e pėrcaktuar mė herėt. Duke folur nё Parlamentin Evropian, ministri i Jashtёm slloven, Dimitrij Rupel, u shpreh se qėllimi i BE-sё ёshtё qё EULEX-i tё nisё me punё sa mё parё qё ёshtё e mundur dhe tё jetё i pёrfshirё nё tёrё territorin e Kosovės.
Duket se procesi ёshtё mё i komplikuar sё qё kemi menduar fillimisht. Operacioni do tė nisё tё implementohet mё vonё se ēkemi planifikuar. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po negociojnё atё qё po quhet, rikonfigurim tё misionit nё Kosovё, ka thėnė Rupel.
Kryeministri i Sllovenisё dhe kryesuesi i radhės me Bashkimin Evropian, Janez Jansha, insiston se, pavarėsisht nga ngecjet, BE-ja do ta kryejė obligimin nё Kosovё, ashtu siē ka vendosur nё muajin dhjetor. Ai gjithashtu ka thёnё se tё gjithё nё BE duhet ti pėrshtaten realitetit tё ri qё do tė krijohet nё Kosovё, pas 15 qershorit.
Komuniteti Serb nё Kosovё duhet tё njohё interesin e vet nё Misionin e EULEX-it. EULEX-i sikurse edhe UNMIK-u e KFOR-i janё atje pёr tё siguruar stabilitetin afatgjatė nё rajon dhe tё ndihmojnė tё gjithė qytetarėt e Kosovės, ka thėnė kryeministri slloven Janez Jansha.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili me delegacion po qėndron nё Parlamentin Evropian, nё Bruksel, thotё se pas 15 qershorit nё Kosovё krijohet realiteti i ri, ndėrsa zgjidhja mё e mire pёr vendin, sipas Krasniqit ёshtё arritja e EULEX-it.
Bashkimi Evropian duhet tё pėrshpejtojė pёr ti dhёnё kompetenca tё plota EULEX-it, qё ai tё kryejė funksionet e tij nё Kosovё, ka thėnė Krasniqi.
Ndonėse zyrtarėt evropian insistojnė nė sqarimin se vonesat me EULEX-in kanė vetėm karakter teknik, megjithatė aspekti politik ka kontribuar dukshėm nё kėto komplikime pёr shkak tё hezitimit tё atyre vendeve evropiane, tё cilat ende nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovės, qė tё marrin pjesё nё kёtё mision, pa dritėn e gjelbėr nga Sekretari i pёrgjithshёm i OKB-sė.
Sidoqoftė, nё qarqet e Brukselit paralajmėrohet se sё shpejti Baan Ki Moon do tė dёrgojё, siē thuhet sinjale pozitive nё lidhje me EULEX-in.
Edhe nё rast se kėto sinjale arrijnė sё shpejti, kjo nuk do tё thotё se EULEX-i do tė jetё plotёsisht operacional deri mё 15 qershor. /gj. tuhina/
RTK
26.05.2008 |
|