| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MUTACIONI |
| Postuar mė datėn: 2008-05-25 15:15:13 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Marrėveshja e Rambujesė megjithatė ishte marrėveshje. Delegacioni serb nuk e pranoi atė, mirėpo ai dokument u nėnshkrua nga katėr politikanė nga Kosova dhe dy diplomatė ndėrkombėtar qė po ndėrmjetėsonin.
|
|
Shkruan: Albin KURTI
Meqenėse dokumenti i Rambujesė parashihte angazhim tė drejtpėrdrejtė ndėrkombėtar nė Kosovė, ndėrmjetėsuesit realisht u bėnė ajo qė gjithmonė kishin qenė palė nė kontest, pothuajse njėlloj si pala qė kishte nėnshkruar dhe ajo qė nuk kishte nėnshkruar. Kosova e defaktorizuar nga ajo marrėveshje u objektifikua politikisht dhe shumė pjesė tė asaj marrėveshjeje u realizuan kurse tė tjerat ose modifikoheshin ngapak, ose tėrhiqeshin zvarrė, por asnjėherė nuk zhdukeshin. Paraprakisht kėtė e ndihmoi edhe vetė Serbia e cila e pranoi dokumentin e Rambujesė nė kuadėr tė kushteve tė Grupit tė Kontaktit mė 3 qershor 1999. Kjo gjė mundėsoi pėrgatitjet pėr ndėrprerjen e bombardimeve tė NATO-s dhe pėrfshirjen e dokumentit tė Rambujesė nė Rezolutėn 1244. Mė pas, nė Kosovė u instalua UNMIK-u i cili bazohej nė Rezolutėn 1244 por edhe e kishte mu kėtė rezolutė pėr projekt tė vetin politik. UNMIK-u ishte mėnyra se si Rezoluta 1244 duhej ta realizonte veten e saj. Kosova mbeti ashtu siē shkruante: autonomi substanciale sovranitetin praktik mbi tė cilėn e kishin UNMIK-u e KFOR-i, kurse atė nominal Jugosllavia (mė pastaj Serbia).
Katėr nėnshkruesit e marrėveshjes sė Rambujesė!
Tetė vjet mė vonė delegacioni serb nuk e pranoi Planin e Ahtisaarit. Sėrish, sikurse nė rastin e Rambujesė, duke qenė tė pangopshėm e refuzojnė atė qė ėshtė e favorshme pėr ta. Mirėpo, sėrish njėsoj, Planin e Ahtisaarit e pranon Grupi Negociator i Kosovės dhe, natyrisht, vetė Ahtisaari si ndėrmjetėsues i mbėshtetur nga faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar. Plani i Ahtisaarit e ka pėrbrenda misionin e ardhshėm tė BE-sė i cili do tė sundojė mbi ne edhe mė shumė se UNMIK-u. ICO/EULEX-i ėshtė njė UNMIK i ri i cili ka pėr detyrė qė ta mbikėqyrė realizimin me pėrpikėri tė Planit tė Ahtisaarit. ICO/EULEX-i buron nga Plani i Ahtisaarit dhe ėshtė mėnyra se si ky plan do qė ta realizojė veten. Ajo qė dikur ishte Rezoluta 1244 u bė Plan i Ahtisaarit kurse ajo qė ishte (dhe ėshtė) UNMIK-u po e merr formėn e ICO/EULEX-it. S'ka dyshim qė edhe Serbia do ta pranojė kėtė Plan tė Ahtisaarit por, sikurse nė kohėn e Rambujesė, pak mė vonė, me emėr tjetėr, dhe pasi qė t'i ketė shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė legale dhe jolegale pėr tė rrėmbyer diēka edhe mė tė volitshme.
Kjo pėrsėritje ka origjinė politike identifikimin e gabueshėm tė problemit dhe, pėr pasojė, mėnyrėn e padrejtė tė kėrkimit tė zgjidhjes. Nė vend se tė thuhet qė Kosova nuk ka status (dhe ai duhet pėrcaktuar), duhet thėnė ashtu siē ėshtė: qė populli i Kosovės nuk ka liri (pėr ta ndryshuar atė status (tė autonomisė substanciale) nė pėrputhje me vullnetin e tij). Nė vend qė tė konsiderohet se Kosova ėshtė njė problem (pėr tė cilėn Serbia nėpėrmjet negociatave ėshtė bėrė partner nė zgjidhjen e tij), duhet konsideruar qė Kosova e ka njė problem (tė vjetėr mė se njė shekull e emri i tė cilit ėshtė Serbi).
Nė fundvitet e '90-ta u negociua me Serbinė dhe rezultati ishte dokumenti i Rambujesė e mė pas Rezoluta 1244. Njė dekadė mė vonė sėrish u negociua me Serbinė pėr Kosovėn dhe rezultati ishte Plani i Ahtisaarit. Kėto negociata pėrherė ishin ndėrmjet tė pabarabartėve: Serbia si shtet me qeveri reale; Kosova si koloni postmoderne me qeveri fiktive. Kėto negociata gjithsesi ishin negociata pa reciprocitet: ato bėheshin vetėm pėr territorin e Kosovės, jo edhe pėr atė tė Serbisė. Kėto negociata ishin edhe rehabilituese pėr Serbinė: aty u barazua agresioni dhe gjenocidi (shteti i Serbisė) me viktimėn dhe luftėn ēlirimtare (populli i Kosovės). Po ashtu, vazhdimisht bėhej fjalė pėr negociata mashtruese: Kosovės nuk i mungonte statusi por popullit tė Kosovės i mungon liria. Sė fundi, pa dyshim se ishin negociata shumė tė dėmshme: nėnkuptonin gatishmėrinė pėr kompromis dhe me vetė fillimin e tyre shėnonin fundin e pavarėsisė sė plotė dhe sovranitetit si mundėsi.
Kosovėn pėrsėri e kėrcėnojnė negociata tė reja. Kur s'ka drejtėsi dhe parime, nis pazari joparimor dhe i padrejtė. Zgjedhjet e Serbisė tė 11 majit u lejuan edhe nė Kosovė nga UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės. Tolerimi ėshtė pranim. Andaj, tash po shtohen zėrat qė duan rifillim tė negociatave ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė (e cila ndėrkohė po e forcon veten e saj pėrbrenda Kosovės). Pėrderisa Qeveria e Kosovės prodhon imazhe televizive dhe bėn marketing me njohjen e pavarėsisė nga ishujt e Oqeanisė, Serbia po e zgjeron territorin tė cilin e kontrollon gjithnjė e mė shumė duke e dėmtuar gati pakthyeshėm integritetin territorial tė Kosovės.
Negociatat me Serbinė pėr vendin tonė kanė bėrė veēse mutacione tė virusit qė na e mirėmban sėmundjen mungesėn kronike tė lirisė dhe vetėvendosjes. Negociatat e kėtilla me tė cilat pėrherė ėshtė kėrkuar zgjidhja janė pjesė vitale e problemit. Dekadėn e fundit tė politikės kosovare e karakterizojnė negociatat me Serbinė. Fundi i kėsaj politike do ta karakterizojė fillimin e lirisė sė panegociueshme pėr Kosovėn.
Prishtinė, 25. 05. 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|