| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Statusi i Kosovės tė mos kthehet nė minė me sahat |
| Postuar mė datėn: 2006-11-04 12:38:45 nga Arben Dervina :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BLLOFET LUFTENXITESE TE BEOGRADIT DHE BG&R
Av. Idajet Beqiri
Beogradi zyrtar, ashtu si i mbyturi, i cili pėr tė shpėtuar nga thellėsitė e ujrave qė e pėrpijnė, pėrpiqet tė gjejė shpėtim tek njė gjethe peme qė ndodhet mbi ujė, nuk po lė gurė pa lėvizur qė tė gjejė sebepe pėr tė shtyrė statusin final tė Kosovės.
Qevria e Serbisė dhe qarqet nacional-shoviniste pranė saj, me ndihmėn e BG&R, kėtij fondacioni me pėrbėrje kryesisht prej Lobit serb nė SHBA dhe dhėndurrėve amerikan tė Beogradit, tė cilėt kanė patur poste dhe kanė influenca tė ndryshme nė njė pjesė tė politikės nė SHBA, tashmė sė fundi hodhėn nė tryzė dy karta. Njėra kartė ka tė bėjė me pėrfshirjen e Kosovės nė Projekt-Kushtetutėn e Serbisė dhe ftesa qė qeveria e Beogradit iu bėnė popullit serb pėr tė votuar nė referendum kėtė kushtetutė, dhe karta tjetėr ka tė bėjė me kėrkesėn pėr tė shtyrė afatin pėr statusin e Kosovės deri sa tė pėrfundojnė zgjedhjet parlamentare nė Serbi. |
|
Tė dyja kėto karta janė dy bllofe tė radhės tė Beogradit post-Millosheviē. Janė bllofe pėr arsyen e thjeshtė se tė pėrfshish sot Kosovėn nė kushtetutėn e Serbisė, nė njė kohė qė UĒK dhe NATO, perms ndėrhyrjes ushtarake i tregoi vendin politikės luftėnxitėse dhe gjenocidiste serbe, duke i debuar nga Kosova me forcėn e armėve hordhitė ēetnike tė Millosheviēit, ėshtė njė kundėr sens historic. Me debimin me armė nga Kosova tė forcave militare dhe para militare serbe nė vitin 1999, me ndėrhyrjen e NATO-s dhe OKB-se, te cilat de fakto pavarėsuan Kosovėn dhe u instaluan aty me forcat e veta ushtarake dhe qeverinė e tranzicionit, Serbia de fakto dhe de jure i lau njė here e pėrgjithmonė duartė nga Kosova.
Me ndihmėn e KFOR-it dhe tė UNMIK, Kosova pėr kėto 7 vjet pavarėsi de fakto hodhi themelet e shtetit tė ri tė mėvetėsuar, ngriti institucionet e veta demokratike, i ktheu njė herė e pėrgjithmonė kurrizin Beogradit, duke vėshtruar pėrpara drejtė BE dhe NATO. Qytetarėt e saj, tė denjė pėr tė patur shtetin e vet, aq mė tepėr qė kjo ėshtė vullnet masiv popullor, po presin angazhimin e ndėrkombėtarėve pėr ta sendėrtuar Pavarėsinė e Kosovės edhe de jure brenda kėtij viti. Zėrat e vjetėr tė Evropės sė vjetėr, qofshin ato tė ardhura edhe nga goja e atyre qė kanė ofiqe tė mėdha nė BE, por qė pėr fatin e keq, politikėn e sotme duan ta masin me metrin e 130 vjetėve mė parė, apo daullet e daullexhinjėve tė BG&R, qė e hedhin vallen serbe sipas 60.000 Eurove nė muaj qė u jep Beogradi, pėr ta konsideruar tė arsyeshme pretendimin e qeverisė sė Serbisė pėr zgjatjen tej kėtij viti tė caktimit tė Pavarėsisė sė Kosovės, janė sa dashakeqėse, aq edhe luftėnxitėse.
Tė gjithė analistėt seriozė tė botės, duke e pėrjetuar nga brėnda situatėn nė Kosovė dhe nė gjithė hapsirat shqiptare kanė konstatuar me shqetėsim se Kosova e do pavarėsinė deri nė fund tė vitit 2006. Ndryshe askush nuk do e merrte pėrgjegjėsinė pėr gjėndjen mine me sahat qė do sundonte nė kėtė vend nga zhgėnjimi qė do pėsonin qytetarėt e kėtij vendi prej politikės dashakeqėse tė njė pjese proserbe tė ndėrkombėtarėve. Durimi ka kufi. Populli i Kosovės, nėse do tė kishte njė ēmim Nobel pėr durimin, do ta merrte si popull. Ata kanė mbi 100 vjet qė politika shoviniste serbe i gjenocidon, i vret, i shpėrngul masivisht nga vatrat e tyre, qe i gropos nė varre massive etj. Tashmė, pas fitores sė UĒK dhe NATO-s ndaj hordhive serbe nė vitin 1999, shqiptarėt e Kosovės thonė prerė Ndalu Beg se ka hendek!
Bllofi i radhės i Beogradit zyrtar ka tė bėjė edhe me dritshkurtėsinė e tyre duke i bėrė thirrje serbėve tė Kosovės tė dalin nė referendumin e Serbisė dhe tė votojnė pėr Kushtetutėn qė e pėrfshinė Kosovėn brenda territorit serb! Eshtė bllof i radhės sepse nga ēdo pikpamje njė hap i tillė ėshtė sa anti normave juridike ndėrkombėtare, aq edhe absurd.
Serbėt e Kosovės janė qytetarė tė kėtij shteti de fakto mė tė ri tė botės. Ata nėse kanė lindur nė Kosovė, nė Dardaninė e hershme shqiptare dhe duan tė jetojnė nė kėtė shtet, nuk kanė pėrse dėgjojnė daullexhinjtė e Beogradit dhe tė BG&R, sepse mbi tė gjitha nuk do tu interesontė qoftė dhe pėr jetesėn e pėrditėshme nė paqe e qetėsi me shqiptarėt autokton dhe shumicė absolute nė shtetin e tyre tė ri qė e kanė fituar de fakto. Por kjo thirrje e Beogradit ėshtė edhe njė bllofė politik e diplomatic, sepse do tė ishte njėllojė sikur qeveria e Shqipėrisė tu bėnte thirrje arbėresheve te Italisė, apo arvanitasve nė Greqi qė tė votonin atje ku jane pėr Kushtetutėn apo Parlamentin e Shqipėrisė!
Serbia nuk ka mė punė me Kosovėn. Zgjedhje bėri edhe Austria. Zgjedhje po bėnė edhe Belgjika. Mė sa kanė punė ato, aq ka punė edhe Beogradi zyrtar tashmė me Kosovėn. Edhe Shqipėria po pėrgatitet pėr zgjedhje. 93 pėr qind e popullit te Kosovės janė shqiptar. Askush nuk do tia falte Shqipėrisė tė kėrkonte shtyrjen e statusit tė Kosovės deri sat ė pėrfundonin zgjedhjet kėtu. Si athere do tė merret parasysh bllofi i Beogradit, per tė shtyrė statusin e Kosovės deri sa tė pėrfundojnė zgjedhjet atje, aq mė keq kur nė Kosovė minoriteti serb pėrbėnė vetėm 6 pėr qind tė popullsisė?!
Statusin e Kosovės, domethėnė Pavarėsinė de jure tė kėtij vendi ska force qė e ndal mė. As pėrpjekjet pėr ta vonuar procesin nuk e ndalin dot. Ai tashmė ėshtė njė realitet dhe ēdo pėrpjekje pėr kthim mbrapa, do tė ishte njė aventurė e rrezikshme qė do ta bestabilizonte gjithe Ballkanin, e pse jo, edhe vet Evropen.
AV. IDAJET BEQIRI |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|