DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dėshtimi i Fuqive tė Mėdha nė Ballkan
Postuar mė datėn: 2007-10-31 14:58:45 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Kanė kaluar 17 vjet qėkur bashkėsia ndėrkombėtare filloi tė vendosė kushte, sanksione e tė bėjė presion ndaj Serbisė, qė ajo ta modifikojė sjelljen e saj; 12 vjet qė nga ndėrprerja e luftės nė Kroaci dhe nga Marrėveshja e Paqes e Dejtonit, me tė cilėn u nėnshkrua mbarimi i luftės nė Bosnjė; 8 vjet qė nga pėrfundimi i fushatės sė bombardimeve tė NATO-s dhe kur Kombet e Bashkuara e organizata tė tjera ndėrkombėtare filluan administrimin e Kosovės.


Shkruan: William Montgomery
Gjatė gjithė kėsaj periudhe janė shpenzuar miliona dollarė nė forma tė ndryshme tė ndihmės; janė dėrguar mijėra ushtarė nė rajon. Tė gjithė diplomatėt e burokratėt e huaj kanė luftuar pėr tė imponuar ndjesinė e stabilitetit nė rajon dhe pėr t‘i vendosur tė gjitha vendet nė linjėn normale qė i ēon drejt integrimit nė BE. Pėrkundėr gjithė kėtyre pėrpjekjeve, duke qenė se statusi i Kosovės ėshtė i pazgjidhur dhe skenarėt e besueshėm pėr tė ardhmen e afėrt tė tij, nė rastin mė tė mirė janė tė zymtė, situata nė rajon mbetet akoma e pastabilizuar, madje dhe e paqartė. Nė Bosnjė, tri grupet etnike kanė ndaluar dhunėn, por akoma mbeten qėllimet dhe paragjykimet e luftės. Bosnja ėshtė nė prag tė ferrit ekonomik e politik.

Maqedonia pėrballet me pėrplasjen potenciale mes shqiptarėve etnikė dhe sllavėve, edhe pėr kundėr raporteve tė vazhdueshme pėr "pastrimin vullnetar etnik". Pjesėtarėt e tė dyja grupeve etnike shpėrngulen nga zonat nė tė cilat janė pakicė, pėr tė kėrkuar siguri nė kuadėr tė grupit tė tyre etnik. Tensionet rriten edhe nė Sanxhak nė Serbi, pasi grupet rivale islamike luftojnė pėr pushtet, me mundėsinė e pėrfshirjes sė elementėve nga jashtė.

Serbia e Jugut mbetet e brishtė ndaj pėrtėritjes sė dhunės, tė lidhur direkt me situatėn nė Kosovė.

Politika serbe mbetet e pėrqendruar ekskluzivisht nė ēėshtjet nacionale, me retorikėn e shtuar antiperėndimore, qė vjen si nga radhėt e qeverisė, ashtu dhe jashtė saj. Pse nuk kanė qenė tė suksesshme pėrpjekjet ndėrkombėtare? Pse vendet nė rajon mbeten akoma tė kapura nga pėrplasjet territorialo-etnike, qė janė antitezė e pastėr e asaj pėr tė cilėn lufton BE? Pse "fuqia e butė" e BE-sė, e cila ka funksionuar me kaq efikasitet tjetėrkund, ka pasur pak ndikim kėtu? Njė pjesė e pėrgjigjes, ėshtė se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrfshirė nė kėtė rajon, me mentalitetin e konfirmuar mė parė, me disa parime tė pacenuara; me kombinim tė idealizmit e naivitetit, qė praktikisht pamundėson realizimin e pėrparimit qė ne dhe njerėzit nė rajon e kanė dėshiruar e pritur.

a) Duke pasur parasysh sasinė e krimeve, miliona tė dėmtuar ose jetėt e humbura, pėr ēfarėdo lloj pajtimi duhet mė shumė kohė, se sa kanė qenė nė gjendje tė kuptojnė ose pėrgatiten tė pranojnė vendet nga jashtė(veēanėrisht SHBA-tė).

Kemi dėshiruar pėrparim mė tė shpejtė, prandaj kemi bėrė presion nga tė gjitha anėt, pėr tė ndėrmarrė hapa, para se sa tė ishin tė gatshėm politikisht ose tė ishin nė gjendje ta bėnin kėtė.

Grupet e pėrziera etnike i kanė parė kėto masa si kėrcėnim pėr interesat e veta jetėsore dhe kanė reaguar nė pėrputhje me kėtė perceptim. Shpesh qėndresėn e shohim thjesht si pengesė.

SHBA-tė, tė cilat janė tė padurueshme pėr tė tėrhequr trupat e veta, pėr t‘ia lėnė pėrgjegjėsinė BE, janė veēanėrisht pėrgjegjėse pėr imponimin e shpejtė tė rezolutave pėr zgjidhjen e problemeve.

b) Kemi qenė tė vendosur qė tė mos lejojmė ndryshimin e kufijve nė raport me ato qė kanė qenė nė ish-Jugosllavi (pėrfshirė edhe kufijtė e Kosovės). Nė fakt, pėr shkak se politika ka qenė aq e fortė, sa ka ndodhur agresioni, tani hidhen poshtė automatikisht njė numėr alternativash dhe zgjidhjesh krijuese, qė mund tė jenė mė tė qėndrueshme sesa janė tani nė tavolinė.

c) Nė lidhjen e afėrt tė politikės me mosndryshimin e kufijve, ne kemi vendosur si kėrkesė absolute, qė nė Bosnjė e Kosovė, shoqėria multietnike tė jetė rezultat pėrfundimtar. Megjithatė, mosbesimi dhe armiqėsia mes grupeve etnike janė tė fuqishme, si dhe mė parė. Ky ėshtė shkaku bazė i tė gjitha problemeve, qė i vėmė re kaq qartė nė Bosnjė e Kosovė. Nuk kemi bėrė asnjė pėrparim nė zbutjen e kėtyre ndjesive.

d) Marrėveshja e Dejtonit ka sjellė njė sistem poroz, jofunksional, qė e shpall etnicitetin si faktor qendror. Marrėveshja u jep fuqi secilit prej tri grupeve etnike, qė tė bllokojnė veprimet nė nivel kombėtar, privilegj qė gjen strehė nė mėnyrė rutinė.

Rezultati pėrfundimtar ėshtė se Bosnja nuk funksionon si vend normal evropian. Pasoja direkte ėshtė se qeveria e as ekonomia nuk funksionojnė si duhet. Siē janė gjėrat, Bosnja ėshtė e do tė jetė shtet i dorės sė dytė nė Evropė, i mbetur mbrapa dhe qė mbijeton me ndihmėn gjithnjė e mė tė pakėt tė ndėrkombėtarėve.

e) Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė tė ngjashme nuk ka qenė e mjaftueshme pėr tė krijuar stabilitet e tė ardhme tė qartė pėr Kosovėn. Ajo i ka lėnė ēėshtjet tė pazgjidhura dhe ka krijuar pėrjashtimet reciproke mes shqiptarėve e serbėve, diēka qė pritet si legjitime.

f) Ēdo organizatė ndėrkombėtare (UNMIK, KFOR, EUFOR, Zyra e Pėrfaqėsuesit tė Lartė tė Bosnjės, Misioni i OSBE-sė nė ēdo vend, ICTY,) merren me punėn e vet nė vakum, nė paqartėsi tė patrazuar ose nė neglizhencė. Gjithēka qė bėjnė, ndikon nė masė tė dukshme (zakonisht negativisht) gjithkund nė rajon. Nė Ballkan ėshtė e ndėrlidhur gjithēka, pa marrė parasysh se sa shpesh ose sa energjikisht bashkėsia ndėrkombėtare konfirmon tė kundėrtėn. Shembulli klasik i kėsaj lidhjeje luhet tani nė Bosnjė e Kosovė. Pėr bashkėsinė ndėrkombėtare kėto janė dy situata krejtėsisht tė ndara, me tė cilat merren organizata, personel e struktura tė ndryshme. Diplomatėt pėrsėrisin nė mėnyrė rutinė formulėn, se kėto janė dy probleme tė ndara.

Por serbėt nė pėrgjithėsi nuk e shohin nė mėnyrė tė tillė. Pėr ta ėshtė kėrcėnim i pėrbashkėt dhe nė tė dyja rastet, pakica serbe ndien frikshėm se interesat e saj (siē i sheh ajo) janė ekspozuar seriozisht ndaj sulmeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė Kosovė, ata shohin se zhvillohet njė proces i arritjes sė pavarėsisė. Nė Bosnjė shohin se autonomia qė kanė pėrjetuar nė pėrputhje me dispozitat e Marrėveshjes sė Dejtonit, po rrėnohet vazhdimisht dhe po vihet nė pikėpyetje. Kėto dy raste tani ushqehen reciprokisht dhe rezultati ėshtė se, secili bėhet mė i rrezikshėm dhe i paparashikueshėm. Reagimi i Kryeministrit Millorad Dodik dhe i zyrtarėve tė tjerė serbė nė Bosnjė dhe nė Serbi ndaj disa hapave qė ndėrmori pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė, shprehėn dhe kulmin e pengesės, pėr shkak tė insistimit tė gjatė tė pėrfaqėsuesve tė ndryshėm ndėrkombėtarė pėr tė zvogėluar kompetencat e etnitetit, por dhe tė pėrplasjes gjithnjė e mė tė hapur me bashkėsinė ndėrkombėtare, pėr shkak tė ēėshtjes sė Kosovės.

Skenari mė i besueshėm pėr Kosovėn, ėshtė se nuk do tė ketė zgjidhje afatgjatė, as rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Diku nga mesi i dhjetorit, (ose shpejt pas kėsaj date) udhėheqja e shqiptarėve tė Kosovės do tė lajmėrojė planin pėr mbajtjen e referendumit disa muaj mė vonė. Ata do tė konfirmojnė se periudha para referendumit do tė shfrytėzohet pėr konsultime me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe pėr zbatimin e pjesės mė tė madhe tė planit tė Ahtisarit. Nė fillim, ata ndoshta nuk do ta deklarojnė datėn e referendumit. Ideja ėshtė se procesi tė zvarritet dhe njėkohėsisht tė ndėrmerren veprime qė tregojnė se udhėheqja vepron nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Kur Kryeministri Dodik, tha pėr herė tė parė se shembulli i Kosovės, ishte baza pėr referendumin e mundshėm pėr pavarėsinė e Republikės Serpska (RS), ai vetėm testoi ujėrat, duke u dhėnė shfryrje pengimeve tė saj.

Pėrpjekja e fundit pėr tė zvogėluar kompetencat e RS, ndoshta e kanė ndryshuar kėtė. Ėshtė shumė e mundur, qė nėse nuk ndėrmerren veprime pėr tė ulur shpejt tensionet nė Bosnjė, serbėt e Bosnjės tė pėrpiqen tė pasojnė tė njėjtėt hapa qė do tė ndėrmarrin shqiptarėt nė dhjetor. Pėr atė se ēfarė mund tė dalė, mund tė bėhen pazare, por nuk do tė jetė aspak e kėndshme. Bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta mendojė gjatė dhe seriozisht, qė tė pėrgjigjet ndaj kėtyre iniciativave ose ēfarė do tė ishte mė e mira, tė mendojė ēfarė tė bėjė, qė kjo tė mos ndodhė.

31.10.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Dėshtimi i njohjeve tė “pritura” dhe islami shqiptar (2008-08-26 11:22:05 nga admin4)
[ Opinione ] PAS DĖSHTIMIT TĖ APROVIMIT TĖ KUSHTETUTĖS (2008-04-12 07:14:12 nga admin1)
[ Opinione ] ZGJEDHJET E 17 NĖNTORIT 2007, DĖSHMI E DĖSHTIMIT POLITIK TĖ BINOMIT UNMIK-ut DHE PUSHTETARĖVE PA SHTET! (2007-11-25 10:40:53 nga admin4)
[ Opinione ] Dhjetori i Prishtinės dhe dėshtimi tjetėr i Brukselit (2007-10-22 15:53:56 nga admin1)
[ Kultura ] RTK-ja dhe deshtimi i saj profesional e kombėtar (2007-10-09 14:54:45 nga admin1)
[ Intervista ] ISMAJLI:”REZULTATI I BISEDIMEVE DO TĖ JETĖ DĖSHTIMI” (2007-08-27 17:43:56 nga admin1)
[ Opinione ] ĒFARĖ MĖ TUTJE, PAS DĖSHTIMIT TĖ REZOLUTĖS NĖ OKB (2007-07-26 13:03:37 nga admin4)
[ Opinione ] Dėshtimi Gjigand (2007-06-27 11:23:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Solana: BE ka pergjegjesi, nuk duhet te lejoje deshtimin (2007-03-29 07:20:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri: Zgjedhjet nė prag tė dėshtimit (2006-12-19 13:07:49 nga Faik Smajli)
[ Kultura ] MOTIVET DENOMINUESE NĖ ANTROPONIMINĖ E TĖ DĖBUARVE TĖ KOSOVĖS (1998-1999) (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster