| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Evropa tė pėrballet me Rusinė pėr Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-05-26 03:18:35 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ndėrsa vazhdojnė pėrpjekjet diplomatike pėr vendosjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės gazeta THE FINANCIAL TIMES boton njė shkrim tė analistit Philiph Stephens lidhur me Kosovėn.
BBC
Nė shkrimin e titulluar "Evropa duhet tani tė vihet pėrballė Rusisė lidhur me Kosovėn" analisti britanik thotė se politika evropiane nė Ballkan ka qenė historikisht ajo e mosveprimit.
"Historia ka tė shkruar vetėm turp tė pėrhershėm," vė nė dukje analisti Stephens lidhur me politikėn e Evropės nė Ballkan.
Ai thotė se paqja u vendos nė atė cep tė Evropės vetėm pasi Amerika vendosi tė dėrgonte trupat e saj atje.
Tani Evropa ndodhet pėrsėri para sprovės, thotė analisti Stephens "pėr tė mbyllur mė nė fund njė nga kapitujt e mbetur tė Ballkanit duke e futur Kosovėn nė rrugėn drejt pavarėsisė."
Por qė tė arrihet kjo Evropa duhet tė tregojė nė vitin 2007 "unitet dhe guxim, diēka qė i ka munguar nė vitet 1990."
Analisti britanik thotė se, megjithėse Kosova nuk ėshtė ende e gatshme pėr vetėqeverisja demokratike, ēdo vonesė vetėm do t'i bėjė gjerat mė keq.
"Procesi shtetformues nuk mund tė fillojė si duhet derisa Kosovės t'i garantohet shtetėsia," thotė ai, dhe shton, " Serbia do tė pranojė humbjen e saj vetėm kur tė konsiderohet se ėshtė e pakthyeshme".
Sa i pėrket precedentit, OKB-ja, thotė ai, duhet ta bėjė tė qartė se Kosova ėshtė njė pėrjashtim nga rregulli.
Ndėrsa pėr mundėsinė e vetos ruse nė OKB, ai thotė se, megjithėse ajo mund tė pėrēajė Evropėn dhe SHBA-nė dhe vetė evropianėt, ajo vetėm sa do ta turpėronte Moskėn.
"Rreziqet janė mjaft tė larta dhe nuk mund tė mbahen peng i hipotezave," thotė analisti Stephens.
"Pėrgjegjėsitė e Evropės, sigurisht, do tė fillojnė dhe jo mbarojnė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės."
Divorcet shumėmilionėshe
Divorcet shumė miliona stėrlinėshe janė nė qendėr tė gazetave britanike pasi gjykatėsit kanė bėrė thirrje pėr njė rishikim tė ligjeve tė divorcit. Shkak ėshtė rritja e shumave tė stėrmėdah qė marrin gratė e divorcuara nga biznesmenė milionerė.
"Gjykatėsit bėjnė thirrje pėr njė rishikim tė divorceve pas arritjes sė pagesės rekord prej 48 milion stėrlinash," shkruan njė titull nė faqe tė parė tė gazetės THE GUARDIAN.
Gjykatėsit thonė se duhet tė bėhen tė zbatueshme ligjėrisht marrėveshjet financiare paramartesore me qėllim qė tė ulen rastet gjyqėsore qė lidhen me ndarjen e financave nė gjyqet e ndarjes.
Pėr ironi kėto komente u bėnė nga gjykatėsit nė njė gjykatė apeli qė i dha 48 milion stėrlina gruas sė njė biznesmeni pas ndarjes.
Sipas ligjit, asetet familjare ndahen baras midis partnerit qė siguron paratė nė familje, nė shumicėn e rasteve burrat, dhe partnerit qė qėndron nė shtėpi, nė shumicėn e rasteve gratė.
Gazeta THE TIMES shkran se "procesi ligjor ėshtė nė bankėn e tė akuzuarve." Gazeta shton se tani Londra ėshtė kthyer nė kryeqytetin e grave me aspirata pasurimi.
Gazeta financiare THE FINANCIAL TIMES shkruan se u duk qartė qė vendimi i gjykatėsve fajėsonte qeverinė pėr pasigurinė lidhur me ligjin e divorceve.
Gazeta thotė se qeveria ka vonuar miratimin e njė projekt-ligji qė ėshtė ende nė fazėn e konsultimeve pas 10 vjetėsh qė ėshtė hedhur nė qarkullim, i cili u jep fuqi ligjore kontratave paramartesore.
Gjykatėsi nė ēėshtjen e ndarjes sė biznesmenit vuri nė dukje njė rritje tė divorceve shumė-milionėshe nė gjykatat e Londrės tė cilat janė miqėsore ndaj grave.
26 Maj 2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|