DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2009

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt
Postuar mė datėn: 2008-11-05 16:41:28 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Albin KURTI

Tė kaluarėn e kemi tė pėrbashkėt, e ardhmja na do tė bashkuar. Ne shqiptarėt vetėm nė tė tashmen jemi tė ndarė.
- E kemi historinė e pėrbashkėt si histori e rezistencės sė pėrbashkėt, e vuajtjeve dhe arritjeve tė pėrbashkėta, e kryengritjeve dhe luftėrave tė pėrbashkėta ēlirimtare.
- I kemi karakteristikat e pėrbashkėta: gjuhėn shqipe, kulturėn, traditėn, doket e zakonet, vazhdimėsinė territoriale.
- E kemi tė pėrbashkėt vullnetin pėr bashkim:
- referendumet e shqiptarėve do tė na e mėsonin atė qė tashmė e dimė: shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt.
- E kemi interesin e pėrbashkėt ekonomik: dyfishimin e tregut qė sjell kushte mė tė mira pėr prodhim tė brendshėm dhe investime nga jashtė. Aq shpesh e kemi dėgjuar tė flitet pėr mirėqenien e shqiptarėve me ē'rast merret disi e mirėqenė qenia te kjo mirėqenie, mirėpo ne e dimė se ajo mbetet e ndarė nė shtete tė ndryshme dhe e parealizuar.
-E kemi edhte interesin e pėrbashkėt tė sigurisė: shqiptarėt e ndarė paraqesin kafshata mė tė kollajshme pėr t'u kapėrdirė nga Serbia e Greqia, fashizmi i tė cilave nuk u ndėshkua sikurse ai i Italisė (sa i pėrket trevave tė okupuara jashtė shteteve tė tyre). Rrudhja e territorit tė shqiptarėve ėshtė bėrė nga lindja, veriu e jugu. Nuk ėshtė bėrė vetėm nga ana e perėndimit, jo pėr shkak tė perėndimit, por pėr shkak tė detit. Kur u njoh Shqipėria nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913, nga 1.850.000 banorė shqiptarė, vetėm 750.000 u bėnė banorė tė Shqipėrisė, kurse tė tjerėt mbetėn jashtė shtetit nėn mėshirėn e regjimeve tė huaja shtypėse.



Pėrveē lidhjes sė Prizrenit, projektet mė tė detajuara dhe gjithėpėrfshirėse pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia qė ishte nė pushtet nė ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisė nė mbledhjen e dytė tė AVNOJ-it, tė pėrfunduar me 28 nėntor 1943 nė Jajce tė Bosnjes, i ndau shqiptarėt qė kishin mbetur jashtė Shqipėrisė nėpėr republika tė ndryshme tė sllavėve tė jugut: mė shumė shqiptarė nė Serbi sepse ajo ishte mė e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve tė shqiptarėve.

Edhe sot e kėsaj dite mbretėron njė asimetri drastike e tė drejtave: nė shtetet ku shqiptarėt trajtohen si pakicė, ata kanė shumė mė pak tė drejta sesa pakicat kombėtare nė vendet ku shqiptarėt janė shumicė. Kjo asimetri, kjo mungesė e reciprocitetit i lė shqiptarėt pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve tė tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion tė dinjiteteve tė vetėsforcuara individuale, e qė mė sė miri shihet te krerėt e ndryshėm shqiptarė tė partive politike.

Nė vend se tė kemi politikė shtetėrore pėr shqiptarėt kemi politika partiake pėr Shqipėrinė. Elitat politike janė tė pasura pėrderisa kombi ėshtė i ndarė. Nuk mund tė gjeni politikanė tė varfėr, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetėcensura ėshtė aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombėtar saqė jo vetėm qė bashkimi kombėtar ėshtė vetėcensurė por edhe vetėcensura ėshtė bashkim kombėtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombėtar tė ndihmon tė ēlirohesh nga vetėcensura si e tillė. Nė anėn tjetėr, tė gjithė ne kemi dėgjuar tė thuhet edhe qė bashkimi kombėtar ėshtė utopi. Mirėpo, ata qė thonė kėshtu zakonisht angazhohen nė forma tė ndryshme t'i pengojnė tė gjitha organizimet apo individėt qė bėheshin qesharakė?

Rreziku qė u kėrcėnohet shqiptarėve nuk ėshtė vetėm fizik, nuk ka tė bėjė vetėm me humbjen e territorit, tė resurseve natyrore dhe tė ngushtimit tė perspektivės ekonomike. Rreziku ėshtė edhe shpirtėror: duan qė Kosovėn ta largojnė sa mė shumė prej Shqipėrisė, ta forcojnė aspektin e pavarėsisė sė Kosovės qė konsiston nė pavarėsi nga Shqipėria, ta shkombėtarizojnė popullin shqiptar nė Kosovė duke imponuar idenė e kombit tė paqenė kosovar. Kėsisoj, nė Kosovė, nė vend se tė kemi proces tė shtet-ndėrtimit, kemi projekt tė komb-bėrjes.

Mė lejoni tė pėrfundoj duke thėnė se ose do tė bėhet Shqipėria etnike duke e pėrfshirė edhe Kosovėn, ose e ndarė nga Kosova edhe Shqipėria do tė bėhet multietnike. Do tė shpikin minoritete edhe nė Shqipėri, do tė sajojnė minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta

edhe njė minoritet tė dytė grek e kushedi se ēka tjetėr. Ndikimi ndėrkombėtar do tė rritet drejt njė sundimi joformal dhe pėrmbajtėsor tė tyre. Prandaj, ose do tė na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unė them qė mė mirė tė na merrni ju nė mėnyrė qė tė bėhemi tamam ne - Ne Shqiptarėt.

(Fjalim i mbajtur nė tubimin me studentėt e shkencave sociale tė Universitetit tė Tiranės, mė 27 tetor 2008).
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] Kur durimi i kapėrcen kufijtė, shqiptarėt do tė jenė ashtu siē duan (2008-12-25 16:27:47 nga admin4)
[ Kultura ] Rrėfehet Schmitt: Shqiptarėt e keqkuptuan Skėnderbeun tim (2008-12-24 06:28:55 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Maqedoni, shqiptaret blejne produktet ne Struge (2008-12-22 20:01:31 nga admin4)
[ Histori ] PLATFORMAT SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖT NĖ FUNKSION TĖ TRAGJEDISĖ GJENOCIDALE (2008-12-21 07:43:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bogdanovic akuzon shqiptaret per presion ndaj EULEX (2008-12-16 08:01:22 nga admin4)
[ Kultura ] SHQIPTARĖT NĖ HARTAT E LASHTA TĖ BOTĖS (2008-12-16 07:07:38 nga admin4)
[ Opinione ] PĖR SHQIPTARĖT STATUSI I KOSOVĖS ĖSHTĖ ZGJIDHUR, KURRĖ MĖ NĖN SERBI! (2008-12-10 02:17:06 nga admin4)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster