DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» 1968, pranvera e pėrgjakur e Pragės
Postuar mė datėn: 2008-04-28 16:11:25 nga admin4 :: Kategoria: Histori

NDĖRKOMBĖTARE

Ishte ora 3 e natės mes 20 dhe 21 gushtit 1968, kur banorėt e Pragės u zgjuan nga njė zhurmė shumė e fortė, qė bėhej gjithnjė e mė intensive. Mbi kokat e tyre lėvizte "ura ajrore" mė e rėndėsishme e organizuar ndonjėherė qė nga koha e Luftės sė Dytė Botėrore. Dridheshin xhamat nė sheshin San Venceslao, i gjatė si njė hipodrom e ku ndodhej edhe Muzeu Kombėtar qė pak orė mė vonė do tė bėhej shėnjestėr e plumbave tė armatės sė kuqe. Zhurma e tmerrshme trondiste edhe kopshtet e pallateve solemne tė Mala Stranės, pranė kėshtjellės Hradcany. Dhe shtypte fytyrat e lirisė nė ekstravaganten rruga e Parisit, mes lumit dhe getos sė varrosur tashmė. Nė ato orė qyteti i romantik i Europės Qendrore, i dalė nga shpėrfillja dhe harresa e njė regjimi tė tėrė, ishte si njė llambadar magjik, antik, prej kristali, i shkundur fort nga njė forcė misterioze.
Tė tronditur nga emocionet e javėve tė fundit, kjo pak banorė tė Pragės, ata mė pak tė pavendosur, nuk arrinin mė tė flinin. Ishte e dukshme se kryeqyteti po ruhej nga njė valė avionėsh qė fluturonin ulėt. Pranvera e Pragės, procesi i rinovimit tė komunizmit i nisur mė 5 janar me emėrimin e reformatorit Alexander Dubēek nė krye tė partisė nė vend tė ortodoksit Antonin Novotny, kishte mbėrritur nė ditėn e 204-t. Dhe kėrcėnimet dukej se kishin mbetur pezull pėr momentin, nėse nuk ishin zvenitur pėrfundimisht. Samiti i Bratislavės i 3 gushtit i kishte qetėsuar disi tė gjithė. Tė bashkuar nė kongres, krerėt e pesė vendeve komuniste, (Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Gjermania Lindore, Hungaria dhe Polonia kishin pranuar njė vendim nė dukje absolutist: kishin dhėnė pėrshtypjen se do tė toleronin eksperimentin ēekosllovak dhe nuk do ta mbysnin revolucionin ashtu siē kishte ndodhur 12 vjet mė parė nė Hungari. Mė njė kusht tė vetėm, qė ajo tė konfirmonte nėnshtrimin total ndaj Paktit tė Varshavės, aleanca ushtarake komuniste, e dominuar nga sovjetikėt. Bratislava kishte ndezur njė rreze shprese. Por kur banorėt e Pragės rrotulloheshin nė shtrate tė bezdisur nga fluturimi i avionėve, Dubēek dhe kolegėt e tij ishin kapur nga parashutistėt sovjetikė nė selinė e Komitetit Qendror. Pas orės pesė, mėngjesin e sė mėrkurės, mė 21 gusht, zhurmės sė urės ajrore iu bashkuan edhe zhurma tė tjera. Nė Hotel "Esplanade", nė sheshin e San Venceslao, njė gazetar i huaj ende nė gjumė mendoi se zhurma qė po dėgjonte i ngjante njė ēekiēi pneumatik, por nė atė orė nuk mund tė bėheshin punime nė rrugė. Ajo zhurmė e rėndė, ritmike, e ngadaltė ishte ajo e njė mitralozi nė distancė. Kur iu afrua dritares qė shihte nė sheshin San Venceslao, ai pa se ai ishte mbushur plot me njerėz, si nė njė ditė feste. Kishte shumė flamuj, flamuj ēekė tė tė gjithė pėrmasave, tė vendosura nė ballkone, dritare dhe qė valėviteshin nė duart e njerėzve. Tė rinjtė, tė rejat, por edhe tė moshuarit, burra dhe gra, tė gjithė ishin tė gatshėm tė pėrballeshin me pushtuesit. Shumica e banorėve tė Pragės nuk ishin gėnjyer nga iluzionet, ata ishin tė gatshėm tė ndryshonin vendin e tyre nė atė moment. Por nuk mendonin pėr njė manovėr tė vėrtetė ushtarake, edhe pse pushtimi ishte kthyer nė njė ankth pėr vend prej muajsh. Por zhurmat e mėdha nė atė natė gushti, qė nė fakt dukej si fillimi i njė vjeshte tė dhimbshme, nuk kishte lėnė mė dyshime pėr askėnd: pushtimi kishte nisur. Dhe menjėherė turma banorėsh kishin dalė nė rrugė, pak para mėngjesit, ndėrsa sapo kishin nisur tė shtėnat nga tė dy anėt e lumit. Mė shumė se shkėmbime zjarri, ishin tė shtėna sovjetik pėr frikėsim. Nuk ishte rezistenca e milicive tė partisė apo e ushtrisė kombėtare ajo qė do tė ndalte pushtimin. Historia dhe kultura i kanė mėsuar kėtij vendi tė vogėl tė ndarė mes perandorive prepotente, ndaj tė cilave ai nuk pėrdor dot forcėn, mėnyrat se si mund tė rezistosh ndaj njė pushtimi tė tillė: ironia, sarkazma, dialogu, polemika. Armė tė shpėrfillura kur dominon dhuna, por qė shpėtojnė dinjitetin dhe lėnė gjurmė tė pasura me zhvillime nė pritje tė kohėrave mė tė mira. Sheshi San Venceslao ishte kthyer nė vendin e grumbullimit tė manifestuesve. Nė ato orė tė ethshme ishte zemra e Pragės. Zėrat optimistė vinin nga ndėrtesat e institucioneve, ndėrsa dritaret pak nga pak po ndriēoheshin, duke treguar se tė gjithė ishin ngritur nga shtrati pėr tė luftuar. Avionėt Ilyushin ishin tashmė shumė tė dukshėm nė qiell. Ushtria e Kuqe kishte pushtuar qytetin me shpejtėsinė e njė oktapodi qė shtrin tentakulat e tij. Rusėt kishin mbėrritur nė Urėn Carlo, para Shėn Nikollės, nė sheshin e qytetit tė vjetėr, nė monumentin e Jan Hus, teologut reformator tė djegur tė gjallė nė vitin 1400, tė cilit njė banor i Pragės mė pas i kishte lidhur sytė pėr tė mos e parė kėtė spektakėl kaq tė turpshėm. Tanket dhe autoblindat, T55 dhe ato mė moderne T62, shėtisnin nėpėr qytet me kullat e tyre tė mbyllura, ekuipazhet nuk e shfaqnin fytyrėn e tyre, e nuk pėrballeshin kėshtu me sharjet dhe inatin e turmės. Nuk reagonin madje as kur disa tė rinj, hipnin mbi blinda dhe valėvisnin aty flamurin ēekosllovak, si njė trofe lufte. Ushtria e Kuqe kishte urdhėr tė evitonte sa mė shumė tė ishte e mundur pėrdorimin e armėve. Por ndonjė komandant mori urdhėr pėr tė hapur zjarr. Tre autoblinda hapėn zjarr, duke qėlluar drejt sheshit San Venceslao, por pa marrė askėnd nė shėnjestėr. Zbrazėn karikatorėt e tyre, duke qėlluar nė ajėr dhe nė fund duke marrė nė shėnjestėr vetėm muzeun kombėtar. Edhe ky ishte zjarr frikėsimi, por kur sheshi u boshatis, pasi njerėzit filluan tė largoheshin, atje kishte gjurmė gjaku. Turma u shpėrnda nė rrugėt dhe rrugicat e afėrta, ndjekur nga era e athėt e pluhurit dhe e grasos sė djegur, ashtu si dhe copat e gurėve tė shkulur nga fasada e muzeut. Paniku, bėrtitjet e ulėrimat nga frika ia lanė vendin heshtjes jo shumė tė gjatė. Mė pas njerėzit mbushėn sheshin e pushtuar nga autoblindat dhe tanket. Dhe ngadalė iu shfaq njė skenė luftimesh qė ishte e destinuar tė zgjaste disa ditė. Tė rinj, tė reja, gra, burra kishin rrethuar blindat. Ēekosllovakėt po flisnin rusisht, u bėrtisnin atyre, i sulmonin. Rusishtja ishte gjuha e detyruar pėr ta. Ishte gjuha e perandorisė, gjuha e ēlirimtarėve tė vitit '45 qė u bėnė pushtues nė vitin '68. Vajzat boheme bėrtisnin: "Kthehuni te Natashat tuaja, nuk na trembni me armė". Sovjetikėt ishin habitur, Jo tė gjithė e dinin se nė ē'vend kishin pėrfunduar. Baballarėt e tyre nė vitin '45, ishin pritur krejt ndryshe. Por, pas kaq vitesh, ata ishin kthyer nė pushtues dhe edhe njė ēerek shekulli mė pas vajzat ēekosllovake nuk u vinin mė emrat rusė fėmijė tė tyre. Pėr to, ata ishin tė gjithė "Ivanė", pa asnjė dallim. Ushtarė tė bindur, jo individė, por elementė pa identitet. Ironia dhe sarkazma nė sheshin San Venceslao nuk shėrbyen shumė nė fakt, nė gusht tė vitit 1968. Por, pėr shumė vite mė pas, do tė mbaheshin mend dhe do tė nxisnin lėvizje tė reja nė tė gjithė "perandorinė" komuniste qė po i lėkundeshin kėmbėt. Pranvera e Pragės ishte njė tentativė pėr tė rikuperuar individėt, tė shtypur nga njė kolektivizėm aspak eficent dhe shumė turpėrues. Historianėt thonė se fundi i botės komuniste nisi pikėrisht nė gusht tė vitit 1968 nė Pragė. Tė tjerė thonė se fillimi i fundit ishte Budapesti i vitit 1956. Ėshtė fakt qė pėr tė evituar sėmundjet ngjitėse politike, apo depresionin, ushtarėt ruse zėvendėsoheshin shpesh nė frontin e sajuar, gjatė pushtimit tė Ēekosllovakisė. Ishte i vėshtirė pushtimi brenda bllokut aleat komunist. Por, idetė e Pragės, pranvera e sė cilės u pėrgjak, lulėzuan 20 vjet mė pas nė Moskė, dhe pėrfundimisht do tė kontribuonin pėr vetėvrasjen e Bashkimit Sovjetik.
Marrė nga “La Repubblica”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PRANVERA E VITIT 1981 (2008-03-10 16:45:00 nga admin4)
[ Opinione ] PRANVERA E VITIT 1981 (2007-03-11 11:04:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pranvera po vjen... (2006-12-10 08:56:41 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] NAIT HASANI:A DO TĖ JETĖ PRANVERA E KUQE NĖ KOSOVĖ ? (2006-11-07 05:34:37 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] NĖ KOSOVĖ NUK KA NACIONALIZĖM SHQIPTAR, POR KURRUPSION DHE PONEDERIZĖM DEKADENT (2008-08-19 17:10:37 nga admin1)
[ Kultura ] Hosana shpėtimtar! Kryqėzojeni, kryqėzojeni! (2008-08-19 16:31:25 nga admin1)
[ Kultura ] Pse vonohet themelimi i njė Universiteti publik nė gjuhėn shqipe nė Luginėn e Preshevės (2008-08-19 16:25:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria e opozita i shohin ndryshe 6 muajt e parė tė pavarėsisė (2008-08-19 15:26:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Kultura ] Nga folklori ynė muzikor (2008-08-18 16:30:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster