DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rusia dhe zgjedhjet e 2 dhjetorit - ēfarė presin analistėt
Postuar mė datėn: 2007-12-02 01:37:44 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Rusėt do t’u drejtohen tė dielėn kutive tė votimit pėr zgjedhjet parlamentare tė vendit. Megjithėse Presidenti Vladimir Putin ngul kėmbė se zgjedhjet do tė jenė tė hapura dhe tė ndershme, kritikėt akuzojnė Kremlinin pėr manipulim tė fushatės zgjedhore.

Analistėt thonė se ka pak dyshime se kush do t’i fitojė zgjedhjet pėr Dumėn e Rusisė. Anketat e fundit tregojnė se 62 deri nė 67 pėrqind e votuesve mbėshtesin partinė “Rusia e Bashkuar”, kandidatėt e sė cilės kryesohen nga presidenti Vladimir Putin. Rivalja mė e afėrt, Partia Komuniste, pritet tė marrė rreth 14 pėrqind.

Por megjithė fitoren e siguruar, mediat ruse dhe organizata e tė drejtave tė njeriut, Amnesty International, njoftojnė se qeveria ruse vazhdon tė provokojė partitė e opozitės. Ata thonė se policia ruse disa herė ka prishur mitingjet e tyre dhe ka arrestuar udhėheqės kryesorė tė opozitės. Kremlini dominon valėt e tė gjitha kanaleve kryesore televizive tė vendit dhe ka kontroll mbi tė gjithė ata qė mund tė kandidojnė pėr poste.

Qeveria e shkurtoi mjaft numrin e vėshguesve ndėrkombėtarė pėr zgjedhjet dhe mė pas nuk u dha atyre viza. Kjo e detyroi OSBE-nė qė tė anulonte planet pėr vėzhgimin e zgjedhjeve tė sė dielės. Celeste Wallander e Universitetit Georgetown nė Uashington thotė se votimet nė Rusi do tė jenė mė shumė “pėrzgjedhje” se sa “zgjedhje”: "Rusia ėshtė njė rast i qartė nė tė cilin udhėheqja ka arritur ta ndajė mbajtjen e zgjedhjeve nga qėllimi i zgjedhjeve, qė ėshtė t’u jepen votuesve alternativa reale dhe qė udhėheqėsit tė bėhen tė pėrgjegjshėm". Wallander thotė se qeveria e ka krijuar partinė “Rusia e Bashkuar” si njė mekanizėm pėr tė siguruar vazhdimin e kontrollit tė plotė politik nė vend.
Kremlinit i nevojitet njė shumicė dėrrmuese nė parlament pėr tė arritur qėllimin e tij, thotė Wallander:"Me 70 pėrqind tė vendeve nė parlament “Rusia e Bashkuar” do tė kishte shumicėn dėrrmuese e cila mund tė ndryshojė Kushtetutėn dhe mund tė bėjė ē’tė dojė".

Analisti David Satter thotė se udhėheqėsit politikė tė Rusisė kanė gjithashtu nė dorė kompanitė kryesore private tė vendit. Sipas zotit Satter, ish korrespondent nė Moskė, konfliktet mes atyre qė bashkojnė pushtetin politik me atė ekonomik janė tė pashmangėshme. "Nė bazė tė sistemit tė tanishėm, ka vetėm njė njeri qė mund tė ndėrmjetėsojė kėto konflikte dhe ky ėshtė Vladimir Putini. Nė kėtė kuptim, ai qendron nė majėn e njė piramide tepėr tė paqendrueshme, tė pėrbėrė nga njerėz qė nė shumė raste e urrejnė njėri-tjetrin, jo vetėm nė aspektin politik por edhe nė aspektin e pėrplasjeve tė pashmangėshme si rrjedhojė e konkurrencės pėr para dhe pushtet. Ai ėshtė i vetmi qė mund t’i mbajė ata bashkė".

Do tė duhej njė ndryshim i Kushtetutės nė mėnyrė qė zoti Putin tė mund tė kėrkojė njė mandat tė tretė nė postin e presidentitg tė vendit. Wallander thotė se sistemi politik i zotit Putin funksionon kryesisht pėrmes korrupsionit dhe patronazhit, ku udhėheqėsi i Kremlinit ėshtė padroni kryesor. Njė president i ndryshėm do tė ishte shkatėrrim politik dhe ekonomik pėr krejt administratėn nė fuqi, thotė Wallander: "Nėse dikush nga bashkėpunėtorėt e zotit Putin fiton dhe bėhet president, tė gjithė tė tjerėt humbasin. Sepse padroni i ri e ndėrton pushtetin politik nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė miqtė dhe klientėt e tij tė pėrfitojnė pushtet".

Wallander thotė se frika e humbjes sė pushtetit ėshtė pikėrisht shkaku i gjuhės gjithnjė e mė ekstreme qė po dėgjohet nga Kremlini. Para pak ditėsh, zoti Putin e paralajmėroi Perėndimin qė tė mos fusė hundėt nė punėt e Rusisė. Gjatė javės, ai e pėrsėriti paralajmėrimin e tij ndaj vendeve tė huaja, ndėrsa para kėsaj akuzoi opozitėn se po bashkėpunonte me ambasadat e huaja pėr ta bėrė Rusinė njė shtet tė dobėt dhe tė sėmurė, njė shoqėri tė ēorientuar e tė pėrēarė.

Zoti Putin ka njė mbėshtetje nė anketa prej mė se 70 pėrqind dhe gėzon popullaritet tė vėrtetė mes rusėve, tė cilėt i njohin meritėn se u ka pėrmirėsuar nivelin e jetesės. Por, thonė analistėt, kėto pėrmirėsime janė arritur si rrjedhojė e rritjes dramatike tė tė ardhurave nga nafta dhe jo pėrmes reformave tė domosdoshme ekonomike.

VOA
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA NĖ LUFTĖ „DIPLOMATIKE“ KUNDĖR KOSOVĖS DHE EVROPĖS! (2008-09-17 09:40:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kėrcėnon mburojat raketore amerikane (2008-09-11 06:40:47 nga admin4)
[ Opinione ] Perėndimi, Rusia dhe Gjeorgjia (2008-09-11 00:02:31 nga admin2)
[ Opinione ] KUR SERBIA DHE RUSIA DO TA NJIHNIN KOSOVĖN SHQIPTARE? (2008-08-31 15:36:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosaēov: Rusia mund tė njohė Kosovėn (2008-08-29 18:18:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria dėnon njohjen e Osetisė sė Jugut dhe Abkazisė nga Rusia (2008-08-28 14:54:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia nuk do ta njohė Kosovėn (2008-08-27 02:49:09 nga admin2)
[ Opinione ] RUSIA, DINOSAURI I BOTĖS SĖ FTOHTĖ (2008-08-11 15:09:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rusia pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės (2008-07-02 15:55:06 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster