| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » FALUS(N) GONGU I KOSOVĖS DHE PRAPASHTESA E JAKOVĖS! |
| Postuar mė datėn: 2007-04-14 13:12:57 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Behxhet SH. SHALA
Nė fund tė javės ( Surroi, Rada dhe Shuku, Ambasadat e Kosovės nė Muēibabė, Ahtisari dhe Besnik Mustafaj, Kuvendi dhe simbolet shtetėrore, Numan Baba dhe 99 liliputėt, Fa(k)tmbledhėsit e Rusisė dhe fatmirėt e Tanzanisė, Llapi lobon, Kosova pėson, 12000 euro, Ylberi dhe baba Savė qė vazhdimisht po bėjnė davė, dhe , mund ta paramendoni..Zeusja e Arbėrisė dhe minukėt e Dardanisė etj.etj.etj dhe shumė tė tjera.
Lexues tė nderuar tė Epokės sė Re, pėr tua lehtėsuar kuptimin e titullit,mė duhet ti jap disa sqarime nė mėnyrė qė tė orientoheni drejt dhe mos tė pėrfundoni si anėtar i Grupit pėr Lobim, hartues i Kushtetutės sė Ahtisar Kajdanit apo ndonjė nėngrupi politiko-strategjik pėr afirmimin e prostitucionit politik dhe tė trafikimit diplomatik nė Kosmetistanin demokratik e sidomos mu(l)tietnik( tungjatjeta o Milaim Zeka pėr kėtė shprehje autentike, ishalla nuk e lexon Agim Zatriqi se tė rrou dreqi ty, te unė nuk kanė punė edhe nja 15 ditė)! Do tė ishte fat tė pėrfundoni nė Hilandarin e Graēanicės apo nė Shtėrpcėn e Ademit dhe Fatmirit, kumbarėt e opshtinės sė Shtėrpcės nė Kosovė dhe Metohi.
Nė fund tė viteve 1990 Falun Gong(Dafa) ishte bėrė jashtėzakonisht popullore nė Kinė, afėrsisht 100 milonė njerėz e praktikonin ate. Kjo praktikė vetė-kultivuese tradicionale kineze kishte pėr qėllim pėrmirėsimin e shėndetit mendor dhe fizik pėrmes ushtrimeve tė lehta pėr tu mėsuar, meditim dhe lartėsimin e mendjes dhe tė karakterit. Praktika mbėshtetet nė parimet universale tė Ndershmėrisė-Mirėsisė dhe Tolerancės. Edhepse Falun Gongu kishte orientim paqėsor, presidenti kinez Jiang Zemin e shpalli tė paligjshme nė korrik tė vitit 1999 dhe filloi njė fushatė persekutimi dhe represioni nė shkallė te gjerė kundėr tė gjithėve qė e praktikonin ate. Si rezultat i kėtij represioni mbi 1600 pėrkrahės tė Falun Gongut janė torturuar deri nė vdekje, mbi 100.000 tė burgosur apo nė kampe pune dhe mbi 1000 tė mbyllur nė spitale pėr tė sėmurėt psiqik. Qėllimi final i Falun Gongut ishte: ta lehtėsojė stresin dhe ankthin, tė rrisė energjinė dhe gjallėrinė, ta pėrmirėsojė shėndetin fizik dhe te sjellė lartėsimin shpirtėror. Ndėrkaq, mė 1999, nė qershor, KS i OKB-sė e legalizoi Falus Gongun e Kosovės
do ta vazhdoj nė fund tė shkrimit!
Surroi, Rada dhe Shuku:
Nuk mbaj mend, qė kohėve tė fundit kam hasur nė njė triling mė interesant. Prej kohės sė Cimės, Lecit dhe Qumilit ,Treshi- Pėrsheshi. Humori i tyre dikur ka qenė shumė mė politik se politika qė e ushtron ky triling, qė ēdo gjė e kanė e kanė bėrė pėrshesh, nė emėr tė politikės! Surroi, si kryetar i Komitetit( krahinor) pėr komunitete( kėtė post e ka pasur tė paracaktuar), ka shėnuar rezultate tė jashtėzakonshme nė fushėn e dialogut ndėretnik midis shqiptarėve pakicė dhe serbėve shumicė
..nė luginėn e Preshevės. Po pėrpiqet ti shndėrrojė nė Luankoka( pėr lexuesit e moshės sė re, Luan Koka ka qenė njė pion i Milosheviqit dhe si pėrfaqėsues i pakicės rome ka qenė i instrumentalizuar kundėr shqiptarėve) tė luginės, shqiptarė-Panda! Me pakon e Ahtisarit serbėt i ka bėrė nebeski narod ndėrkaq komunitetet e tjera po i shetitė anekėnd botės, prej Durrėsi deri nė Antali,tiu mbajė ligjerata pėr demokraci! Vendasja e kryelobistit tė famshėm kosovar dhe shqiptar, Skendės, Rada Trajkoviq, edhepse specialiste pėr vesh(dėgjim), hundė(nuhatje) dhe fyt(gėlltitje) ėshtė bėrė krejt autiste, nuk po ia ndien fare se ēka po flasin Surroi dhe Shuku. Madje, as qė i bėri pėrshtypje njė arie nga sapun opera e Kushtetutės sė Muēivėrcės qė ia kėndoi Vetoni: Rado, llepa Rado. Shuku tėrė kohėn bisedonte me telefon me Bajramin dhe Ethemin. Vetėm diēka dėgjohej C,C,C
Ky triling, nė poker ėshtė kombinimi mė i dobėt prej trilingjeve dhe gjithmonė humbė pėrveē nė rast tė blofit, si i tillė ka mbijetuar deri tani dhe do tė mbijetojė
.derisa tė hapen letrat, besoj shumė shpejt do tė hapen! As Hudinit nuk i ka mbetur litari i ngrirė nė ajėr gjithmonė, jo pėr shkak se atėhere nuk kishte viagra!
|
|
Behxhet SHALA
Shkolla diplomatike e Muēibabės:
Kush mbjell iluzione, siguron poste nė kontekstin e zhvillimeve dhe mashtrimeve aktuale politike. Pėr ta forcuar gėnjeshtrėn pėr Kosovėn e pavarur dhe sovrane, ende pa u marrė njė vendim pėr Kosovėn nga vendimmarrėsit, kanė filluar tė pėrfolet pėr hapjen e Ambasadave tė Republikės Demokratike tė Kosovės me Pavarėsi tė Mbikėqyrur nė disa vende tė botės. Kjo i pėrngjan asaj kur Kosova i pati hapur zyrat diplomatike nė Nju Jork, Bruksel etj. Kurrė nuk u patėn hapur. I njėjti fat, me sa duket do ti pėrcjell edhe ambasadat. Qakejt e paramilitarizmit diplomatik, qysh tani po bėjnė llogari dhe po ndajnė territore duke shpresuar se , nė kėtė mėnyrė do ta sigurojnė vazhdimėsinė e njė jete tė mbytur me luks dhe se papėrgjegjėsinė do ta shtyjnė deri nė infinit. Dihet shumė mirė se si shkollohen dhe formohen diplomatėt, nė vendet normale. Ndėrkaq nė Kosovė, kursantėt pėr diplomatė, deri mė tani e kanė mbaruar kursin kundėr analfabetizmit nė fushėn e diplomacisė rurale , nė liceun e Bashkurtit ( shkolla e natės) dhe, sipas informatave, do ta vazhdojnė kursin e ditės, sipas tė gjitha gjasave, nė Vjenėn e Maria Terezės. Sipas asaj se si do tė zhvillohen gjėrat, kėta diplomatė e ardhshėm, shkathtėsitė e tyre diplomatike do tė kenė mundėsi ti zhvillojnė nė Zyrėn ndėrlidhėse tė pop Jovanit nė Ranillug, Pikėn pėr marėdhėnie midis komuniteteve Dva Golluba nė Prilluzhė, nė Kabarenė e njohur tė majka Jevrosimes nė Gorazhdec, nė Ēerdhen e diplomacisė rajonale Ku po knojnė kėto dy kumrija nė Lesh-koqiq si edhe nė Klubin e allėsh verisheve diplomatike tė Nafije hanėmit i cili gjendet ne kilometrin e 16 tė magjistrales Hajkobillė- Muēivėrcė, prapa shtėpisė sė Halit Sefasė, atashe pėr marėdhėnie dhe ndėrmjetėsim. I tėrė ky proces do tė mbikėqyrej nga doajeni i diplomacisė kosovare, Mulla Ibrahim Diplomacija i cili e pati dhėnė provimin nė zgjidhjen e njė skanadali midis bivsha kralevinės SKS dhe Shqipėrisė Nė fakt, mėzati i Xheladinit ( nga Fushėkruja) i pati kėcy pelės sė Zhivadinit dhe plasi sherri! Pra, propozoj qė kjo klasė e diplomatėve kosovarė tė vijojė specializimin nė Shkollėn pėr Diplomaci tė Lartė nė Muēibabė tė drejtuar nga rektori, Mulla Ibrahim Diplomacija. Kėta do tė bėheshin diplomatė tė karrierės, buxheti i Kosovės do tė kursehej dhe, besoj, deri atėhere Kosova do tė bėhej shtet.
Ahtisari dhe Besnik Mustafaj:
Pakoja e Ahtisarit dhe qėndrimi i Besnik Magjistarit pėrputhen 100%, e ndalojnė bashkimin e Kosovės dhe Shqipėrisė. Bashkimin e Kosovės me Serbinė nuk do ta ndalonin.Besnik Mustafaj nuk e ka lexuar Kushtetutėn e Shqipėrisė. Turp, jo pėr Ahtisarin.
Kuvendi dhe simbolet shtetėrore:
A do tė kalojė propozimi i Melit pėr Kur ka ra kushtrimi nKosovė, si himn dhe flamuri i Dardanisė, Himni i flamurit dhe flamuri i kuq me shqipen dykrenare si propozim i patriotėve tė dikurshėm ( idealistėve), ish luftėtarėve tė UĒK-sė, mafiozėve tė pasluftės tė konvertuar nė politikanė, ose Od Vardara pa do Trigllava i atyre qė shumė e duan Kosovėn multietnike, Ko to kazhe, ko to lazhe
..e Rada Trajkoviqit, Xhelem, xhelem e Haxhi Merxhės, Lijepa Emina e Numan Babės.. etj.etj. Me gjasė, tė gjitha kėto propozime bien nė ujė, gjakrat nxehen deri nė pasion tė papėrmbajtur pa nevojė sepse simbolet dalin vetvetiu( si Ganiu) nga pakoja e Ahtisarit. Andaj, shqiptarė, patriotė tė ndershėm dhe tė pandershėm, serbė,boshnjak, turq, romė,ashkalinj, egjiptas, kroatė, goranė dhe kosovarė tė Nexhmedin Spahiut, mos besoni nė konkurs pėr simbole shtetėrore sepse ato janė tė gatshme. Nė OKB edhe ashtu nuk do tė jemi ndėrkaq simbolet shtetėrore, ēdonjeri do tė ketė tė drejt ti pėrdorė nė kantonet e veta, komunat e veta, nė dasma, kanaxheqe, syneti, festa kombėtare dhe fetare etj. Do tė kthehemi nė kohėn e principatave ku secili do ta ketė flamurin, himnin dhe stemėn e vet.
Numan Baba dhe 99 liliputėt:
Nė vitin 1989, kur u bėnė ndryshimet kushtetuese, me dhunė nė Kuvendin e Kosovės
, nėn kėrcėnimin e tankeve, njė grushti burrash qė i kundėrshtuan kėto ndryshime iu priu njė femėr, Melihate Tėrmkolli ndėrkaq nė vitin 2007, gjithashtu nė Kuvendin e Kosovės kur u pranua me aklamacion pakoja e Ahtisarit, pa tankse, pa kėrcėnim, ngeli i vetmuar vetėm Numan Baliqi qė e shfrytėzojė tė drejtėn demokratike pėr ta kundėrshtuar kėtė pako. Numan Baba kėtė guxim e pagoi me njė ēmim tė caktuar, u denigrua nėpėr media ndėrkaq Arben Xheladini dhe Mon Balaj e paguan kėtė me jetėn e tyre. E drejta pėr jetė u barazua me aklamacionin e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės. Pėr aklamacion u shpėrblyen me gjeografi( udhėtime nė vende tė ndryshme tė botės) ndėrkaq Arbeni dhe Moni u shpėrblyen me udhėtim nė pėrjetėsi! Mendoj se Numan Baliqi e ka goditur 10-en politike duke e goditur Olimpin e Arbėrisė!
Fak(t)mbledhėsit e Rusisė dhe fatmirėt e Tanzanisė:
Me kėrkesėn e Rusisė- Serbisė, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do ta dėrgojė nė Kosovė njė komision faktmbledhės i cili, pashmangshėm do tė ndikojė nė pėrmbajtjen e pakos sė Ahtisarit pėrkundėr faktit se ėshtė si ėshtė. Kjo do tė ndikojė qė shumė procese tė shtyhen pėr mė vonė nė njėrėn anė por edhe nė dinamizimin e procesit nė anėn tjetėr. Fatmir Mbeki, kryetar i Tanzanisė e mirėpriti ardhjen e kėtij komisioni ndėrkaq Fatmir Sejdiu, president i Kosovės e pa si tė panevojshme praninė e kėtij komisioni nė Kosovė. Dy Fatmira, dy qėndrime! Fatmirėsisht qė vijnė nga dy vende tė ndryshme. Edhe diēka, Fatmir Mbeki i ka gjykuar kokėboshėt e Tanzanisė qė po vrapojnė pas vajzave tė Estonisė ndėrkaq Fatmir Sejdiu i ka dėnuar kokėkrisurit e Kosovės dhe Metohisė qė nuk po bashkėpunojnė me kokėboshėt e Tanzanisė lidhur me vajzat e Estonisė por po punojnė nė destabilizimin e situacisė!
Ylberi dhe baba Savė qė vazhdimisht po bėjnė davė:
Dikush, nuk di kush e gjuajti murin e Manastirit tė Deēanit me njė Tomahawk ose pėrkthyer nė shqip, Hawku i Tomės dhe, nė vend tė ngjarjes doli menjėhere Ylberi i Kosovės, kėsaj here vetėm me dy ngjyra, bardh e zi me njė deklaratė shumė indikuese nė adresė tė qartė tė pėrgjegjėsisė sė mundshme. Gjithashtu, edhe baballarėt, Teodosije dhe Sava deklaruan se ish UĒK-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr kėtė sulm. Mė duket se dikush ka premtuar 10.000 euro nė njė vend dhe 2000 euro tė tjera pėr informata. Nuk e di a ėshtė bėrė ende pagesa?!
Llapi lobon, Kosova pėson por edhe fiton:
Si llapjan qė jam, dikur krenohesha me Adem Demaēin, kryeikrisuri kryesor sipas Fatmirit. Mė vonė u zhgėnjeva sepse Baca e mohonte se ėshtė llapqin. Pastaj, me Shaban Shalėn, tė cilin e mbytėn nė burg nė emėr te vėllazėrim-bashkimit. Intersant, edhe babai im quhej Shaban Shala. Pastaj, edhe me Xhelėn( Rekaliun) i cili vdiē nė kohėn mė tė mirė sepse nuk u ballafaqua me horėllėqet e pasluftės dhe zhgėnjimi pėr te do tė ishte i papėrballueshėm. Pas vdekjes sė autoritetit tė fundit politik nė Llap ( Xhelės), njė kohė mbeti njė zbrazėti, me njė fjalė njė humnerė. Natyra i ka ligjet e veta, krijon mrekullira, nė kėtė rast e krijoi Skender Hysenin i cili rilindi si Feniksi e nė fakt ishte riinkarnim i tė gjitha vlerave kombėtare, politike, patriotike, humaniste etj. Kjo, nė fakt edhe ma riktheu krenarinė time prej llapjani dhe, pėr kėtė arsye nuk ka asnjė shkrim qė e shkruaj ku nuk e pėrmendi krenarinė e Llapit, Kosovės dhe shqiptarisė- Skendėn tonė. Ndėrgjegja mė brenė sepse nuk jam bash i sigurt se po bėj sa duhet pėr TE, Grande Skenden, jo Skenden nga Canali Grande tė Maxonit! Lobimi i tij po i jep frytet e para, Komisionin Faktmbledhės. Po tė mos ishte Skenda, as qė do ti kishim parė! Flm. shumė. Efektet e kėtij lobimi do tė shihen mė vonė.
Zeusja e Arbėrisė dhe minukėt e Dardanisė:
Nuk po ndalem shumė kėsaj radhe sepse lexuesi i nderuar mund ta kuptojė se Zeusja- zeusėt e Arbėrisė janė faktorėt ekzogjenė tė Veton Surroit, qė janė pėrgjegjės pėr marrjen e vendimeve pėr Kosovėn ndėrkaq minukėt e Dardanisė janė endogjenėt e defaktorizuar vendorė e qė janė pėrgjegjės pėr zbatimin e vendimeve, cfarėdo qofshin ato.
Albin Krishti dhe Ekipi i Unitetit:
Paramendojeni kėtė rrugėtim drejt njė caku, tė deklaruar si tė pėrbashkėt, Kosovės sė pavarur dhe sovrane pėrmes vetėvendosjes:
Albin Krishti, golgotizimi rrugėve tė Kosovės, qendra e ndalimit nė burgun e Prishtinės, burgu nė Prishtinė, nė Gjilan, nė Pejė, nė Dubravė, nė Prizren
. nė , nė ..Guantanamo!
Ekipi i Unitetit: Nju Jork, Vashington, Vjenė, Bruksel, Paris, Berlin, Athinė, Antali, safari nė Pretori, Johanesburgu etj. Albini nė burgje, Ekipi i Unitetit nė hotele, qė tė dy palėve i ėshtė imponuar vendndodhja! Edhe caku!
Diēka pėr titullin:
Pra , siē e ceka edhe mė lart, nė qershor tė vitit 1999, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e legalizoi nė Kosovė ,Falus Gongun e Kosovės, lėvizje e deklaruar si paqėsore qė vepronte nė bazė tė Rezolutės 1244. Kjo lėvizje vepronte sipas parimit tė: Nėnēmimit-Korrupsionit-Trafikimit-Prostitucionit-Injorimit, sublimim mė i sofistikuar i vlerave demokratike, tė mohuara dhe tė dėnueshme nė vendet nga vijnė ndėrkaq tė preferuara pėr implementin eksperimental nė epruvetėn e quajtur Kosovė. Nga kjo epruvetė, pas mbarsimit artificial ka lindur klasa politike, si e arritura mė e madhe e Falus Gongut tė Kosovės! Lexues tė nderuar, nėse e keni lexuar me kujdes dhe keni bėrė krahasime do ta shihni se nė pyetje ėshtė njė ndėrrim i tez(e)ave: Falus Gongu i Kosovės nuk ėshtė Falun Gongu i Kinės por Jian Zemingu i Kosovės, qė pėr dallim nga ai i Kinės ka vrarė shumė mė pak aktivist paqėsor, ka internuar dhe burgosur gjithashtu mė pak aktivist paqėsor dhe , sipas informatave tona, nuk ka mbyllyr ende nė spitale pėr tė sėmurė psiqik aktivist paqėsorė e qė nuk do tė thotė se nuk do ta bėjė kėtė, kushtet po krijohen pas deklarimit tė presidentit Fatmir Sejdiu pėr kokėkrisurit e Kosovės! Amen!
13 prill 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|