DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Letėr e Hapur - Qendėr Bėrthamore nė Shqipėri
Postuar mė datėn: 2007-11-15 12:08:55 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info

Disa shoqėri tė huaja shumėkombėshe po kėrkojnė me insistim ndėrtimin e njė Qendre Bėrthamore nė Shqipėri. Kryeministri shqiptar z. Berisha theksoi pėr median se ėshtė konsultuar me kompaninė italiane Camozzi Holding spa pėr ndėrtimin e kėsaj qendre bėrthamore nė Durrės.

A ka nevojė Shqipėria pėr njė qendėr vdekjeje nė zemrėn e saj? Shqipėria, njė nga vendet me pasuritė mė tė mėdha ujore nė Evropė, nė tė cilėn mund tė ndėrtohen hidrocentrale tė panumėrta? Shqipėria, vendi i alpeve, maleve dhe lartėsive, nga mund tė pėrfitohet energjia e erės? Shqipėria, vendi i diellit mesdhetar qė ngroh tė katra stinėt, nga i cili mund tė pėrfitohet energjia diellore?

A ka nevojė Shqipėria pėr njė qendėr vdekjeprurėse? Mos valle na kane lėne pa drita nė gjithė kėto kohė, si nė mesjetėn e largėt, qė kur tė vinte lajmi i ndėrtimit tė njė qendre nukleare, njerėzit nga stresi i pėrditshėm i errėsirės, tė mos pyesin mė as pėr radioaktivitet, as pėr tumore e as pėr kancer, pėr pak energji mė shumė?



Pse pikėrisht njė kompani italiane ofrohet pėr ndėrtimin e kėsaj qendre tė vdekjes? Mos ndoshta sepse ne Itali nuk lejohet mė ndėrtimi dhe pėrdorimi i qendrave nukleare qė nga viti 1987, kur nė baze tė njė referendumi mbarėpopullor u mor vendimi pėr mbylljen e tyre, pasi konsiderohen si qendra tė njė rrezikshmėrie tė larte pėr shėndetin e njeriut? Pra mos vallė kompania italiane mund tė bej nė Shqipėri atė qė nuk bėn dot nė Itali?

Pse pikėrisht nė Durrės do tė ndėrtohet kjo qendėr bėrthamore? Mos valle mbetjet nukleare qė janė faktori mė i dėmshėm pėr ambietin dhe sidomos pėr njeriun dhe qė shkenca e kohės nuk ka gjetur akoma njė mėnyre pėr ti eliminuar ato, kjo kompani ka menduar ti shpėrndajė nė urat e bregdetit Durrsak? Investimi mė i kushtueshėm pėr njė qendėr nukleare nuk ėshtė ndėrtimi i saj, por ėshtė pikėrisht izolimi i mbetjeve nukleare nė disa faza tė ndryshme pėrpunimi qe megjithatė humbin radioaktivitetin e tyre vetėm pas me shume se 1000 (njėmijė) vjetėsh. A ėshtė kjo dhurata qė duam t’i bėjmė fėmijėve dhe nipėrve tanė? T’ju lemė amanet mbetje nukleare qė shkenca mė e pėrparuar perėndimore nuk ka arritur akoma sot t’i eliminojė?



Mos vallė shtetet fqinje shohin tek ne vendin e varfėr dhe tė korruptuar, ku mund tė ndėrtojnė qendra nukleare, tė marrin energjinė e pastėr tė kėtyre qendrave nė shtetet e tyre dhe tė na lėne neve bakshish mbetjet nukleare?

Mos valle kėto vende nuk duan ti ndėrtojnė kėto qendra nukleare nė vendet e tyre pasi sot qendrat nukleare janė shėnjestra numėr njė e terroristėve pėr atentate terroriste. Pasi shpėrthimi i njė bombe nė njė qendėr nukleare ėshtė ekuivalente e njė Hiroshime tė dytė?

Mos vallė kėtyre vendeve, ndėrtimi i njė qendre bėrthamore nė Shqipėri nuk ju dhimbset shumė pasi, nuk do tė vdesin nga leucemia, tumori apo kanceri fėmijėt e tyre, por fėmijėt e shqiptarėve tė varfėr dhe tė urtė?



Vendet e Komuniteti Evropian kanė mbi njė dekadė qė po diskutojnė mbi heshtjen e mbetjeve tė tyre nukleare, duke kėrkuar njė vend ideal pėr depozitimin e tyre... Mos ndoshta jemi ne vendi fatlum?

Nėqoftėse nuk do qė nė Shqipėri tė ketė njė Ēernobil tė ri, nėqoftėse nuk do tė tė marri dheu nga leucemia, tumori apo kanceri, nėqoftėse nuk do qė fėmija tė tė lindi me dy kokė dhe njė kėmbe, dhe qė tė afėrmit dhe familjaret tė tė lėne njė nga njė pėr shkaqe misterioze tė natyrės, atėherė thuaji:

JO VDEKJES! JO NDĖRTIMIT TĖ NJĖ QENDRE NUKLEARE Nė SHQIPĖRI!
PO JETĖS! PO NDĖRTIMIT TĖ QENDRAVE EKOLOGJIKE TĖ ENERGJISĖ NĖ SHQIPĖRI!

Me respekt!
Rrjeti i Studentėve Shqiptare nė Botė



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE NGA SAHIT XHEMAJLI - VĖLLAI I DĖSHMORIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE - SHABAN XHEMAJLI (2008-06-17 10:40:30 nga admin4)
[ Opinione ] KUR NGA NJĖ LETĖR E “ DOVLETIT” RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI ”SOVRAN”! (2008-06-15 06:39:32 nga admin4)
[ Kultura ] PĖR HERĖ TĖ PARĖ MĖ ĖSHTĖ MARRĖ LETĖRNJOFTIMI (2008-05-06 06:24:05 nga admin4)
[ Opinione ] Ylli Rakipi - Letėr e hapur RAPSODIT Sali Berisha (2008-05-04 13:53:03 nga admin1)
[ Opinione ] LETĖR MIKES Dr: LULJETA PULA (2008-05-01 13:04:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shkrimi i New York Times, Berisha: Pėrdoreni si letėr higjienike (2008-03-27 10:31:28 nga admin4)
[ Kultura ] Letėr Publike Dėrguar Institucioneve tė Republikės sė Kosovės!ž (2008-03-19 05:25:07 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR NGUSHĖLLIMI (2008-03-17 04:43:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRKRAHJE: (2008-03-07 08:00:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR E HAPUR KRYEMINISTRIT (2008-02-29 17:39:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BDSH - Letėr Organizatės Botėrore kundėr Torturės (2008-02-12 03:11:19 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster