| » Opcionet për artikullin |
|
Nga konferenca e shtypit midis presidentit te Shqiperise Topi dhe ktyetarit te BDI Ahmeti, del se nuk eshte üermendur problemi i flamurit shqiptar i cili eshte ndaluar ne Maqedoni.
Ne njoftimin e zyres se shtypit te presidentit Topi thuhet se: Njė takim tė veēantė, Presidenti i Republikės, Bamir Topi pati sot dhe me Kryetarin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Pas takimit, dy bashkėbiseduesit u shprehėn pėr median:
Presidenti Topi: Pata kėnaqėsinė e veēantė qė u takova me zotin Ali Ahmeti me tė cilin diskutuam rreth temave mjaft tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me stabilitetin e institucioneve politike nė Maqedoni, pėr ekuilibrimin dhe arritjen e standardeve demokratike nė shoqėrinė maqedonase, ku natyrisht jetojnė dhe duhet tė jetojnė si qytetarė tė vėrtetė europianė edhe shqiptarėt, edhe maqedonasit. Diskutuam rreth sfidave tė rėndėsishme, qė presin dy vendet tona, sikurse ėshtė ajo mė e shpejtė: integrimi nė NATO, ku edhe Shqipėria, edhe Maqedonia presin njė ftesė nga Samiti i Bukureshtit. Diskutuam edhe rreth problemeve tė sfidave tė integrimit, marrėdhėnieve midis dy vendeve, qoftė nė fushėn ekonomike, qoftė nė marrėdhėniet midis institucioneve, marrėdhėnieve midis faktorėve politikė, sepse jemi tė bindur qė, vetėm rritja e pėrmasave tė kėtyre shkėmbimeve do tė bėjė tė mundur qė nė shoqėritė tona tė ketė stabilitet, tė krijohet njė imazh i qartė i njė stabiliteti, i cili do tė influencojė gjithė rajonin tonė.
Diskutuam edhe pėr ēėshtjen e Kosovės, ndamė tė njėjtat pikėpamje lidhur me domosdoshmėrinė e marrjes sė statusit tė Kosovės, i cili do tė influencojė nė sigurimin e njė qėndrueshmėrie mė afatgjatė nė rajon dhe qė do tė bėjė qė aspiratat e tė gjitha vendeve ballkanike tė jenė pikėrisht nė familjen euro-atlantike. Me zotin Ahmeti, me tė cilin kam pasur edhe kontakte tė tjera, kemi diskutuar pėr ēėshtje qė preokupojnė jetėn edhe tė institucioneve politike. I kam kėrkuar edhe zotit Ahmeti qė tė bėjė ēėshtė e mundur tė forcojė dialogun politik edhe midis partive shqiptare, pėr tė treguar qė faktori shqiptar do tė dijė tė pėrballojė sfida edhe mė tė rėndėsishme, tė cilat janė janė shumė tė pritura qoftė nga Shqipėria, qoftė nga shqiptarėt, qė banojnė nė Maqedoni, besoj se edhe nga institucionet euro-atlantike.
Kryetari i BDI-sė, Ahmeti: Ishte njė kėnaqėsi qė takova Presidentin e Shqipėrisė dhe e falenderoj pėr kohėn qė mė kushtoi, qė dėgjoi edhe mendimet tona, pavarėsisht se BDI nuk ėshtė mė nė pushtet, por qė ka kontribuar jashtėzakonisht shumė gjatė katėr viteve tė kaluara nė drejtim tė ndėrtimit tė raporteve sa mė tė afėrta midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Kjo gjė duhet tė vazhdojė pasi ėshtė e rėndėsishme si nė aspektin politik, ashtu edhe nė atė ekonomik. Kemi folur edhe pėr statusin e Kosovės, si dhe pėr angazhimet e pėrbashkėta, ku ne mund tė japim kontribut nė Maqedoni, nė drejtim tė Kartės sė Adriatikut, qė shpresojmė se Shqipėria, Kroacia e Maqedonia do tė kenė njė ftesė nė Samitin e Bukureshtit, si edhe nė drejtim tė implementimit tė standardeve, qė Maqedonia sa mė parė tė ketė fillim tė bisedimeve pėr anėtarėsim nė BE. Por, sigurisht, qė tė njėjtat detyra e presin edhe Shqipėrinė, sepse ėshtė nė interes jetik pėr tė dy vendet tona, por edhe rajonin qė sa mė parė tė jemi pjesė e Europės sė Bashkuar.
Gjithashtu, i garantoj zotit Topi qė ne do pėrpiqemi tė kemi njė dialog tė mirėfilltė jo vetėm me partitė politike shqiptare, por edhe me partitė maqedonase, qė tė bėjmė pėrpjekje tė pėrbashkėta, sepse tė ardhmen duhet ta ndėrtojmė sė bashku.
30.10.2007 |
|