| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēdo vonesė pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė tragjike |
| Postuar mė datėn: 2007-10-27 11:58:40 nga admin4 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Historianėt Kristo Frashėri dhe Bejtullah Destani nė "Shqip": Ēdo vonesė pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė tragjike
Emisioni "Shqip" nė "Top Channel", i gazetares Rudina Xhunga pati dje pėrballjen e parė mes historianėve tė njohur nga Tirana, Prishtina, Beogradi dhe Londra, me qėllim sqarimin e pyetjeve: Kosova ėshtė tokė shqiptare apo djep serb? Ēleksione dėrgon historia pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės?
Akademia e Shkencave tė Serbisė ka botuar, nga fillimi i bisedimeve deri mė sot, 11 mijė faqe materiale nė serbisht dhe anglisht pėr tė argumentuar pse Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Ndėrkohė, i vetmi punim serioz pėrballė kėsaj pune voluminoze, ėshtė libri i Malcolm, i cili ėshtė shoqėruar nga kundėrshti tė forta dhe punime e recensa nė Beograd. Malcolm shpjegon se e shkroi kėtė libėr nė pararendje tė luftės, i sigurt se argumentet pėr statusin dhe tė ardhmen e Kosovės do tė bazoheshin kryesisht te historia. Akademia e Tiranės dhe ajo e Prishtinės, ndėrkaq kanė heshtur. |
|
Profesor Doktor, Akademik Kristo Frashėri
Kosova, Dardani apo Mellenjė? 3000 vjet me Shqipėrinė, 300 me Serbinė... Pikėrisht pėr kėtė flasin Kristo Frashėri nga Tirana, Bejtullah Destani nga Prishtina, Noel Malcolm nga Londra, Dubravka Stojanoviē dhe Momēhillo Pavlloviē nga Beogradi. Sipas Frashėrit dhe Destanit, ēdo vonesė pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė tragjike. "Kosova duhet tė shpallė pavarėsinė e njėanshme pas 10 dhjetorit. Nuk ka kohė pėr tė humbur. Mė shumė se ndihma qė po na japin miqtė e huaj, vlen ndihma qė na jep historia e pavarėsimit tė shtetit shqiptar. Historia po pėrsėritet si nė vitin 1912 dhe nuk ka asnjė zgjidhje tjetėr, pėrveē asaj tė Ismail Qemalit nė Vlorė. Me tė vetmin ndryshim, atėherė u sakrifikuan toka tė tėra shqiptare, tani nuk do tė sakrifikohet Mitrovica", u shpreh Frashėri.
Noel Malcolm, historian nė Londėr, anėtar i Akademisė Britanike, autor i librit mė tė rėndėsishėm pėr historinė e Kosovės, "Kosova, njė histori e shkurtėr"
Z. Malkolm, ēfarė ju shtyu tė shkruani librin "Kosova, njė histori e shkurtėr"?
Sapo kisha pėrfunduar njė histori tė ngjashme tė Bosnjės, qė e fillova pas fillimit tė luftės atje dhe mu desh ta pėrfundoja shpejt. Me mbarimin e luftės, e kuptova qė lufta e radhės do ishte nė Kosovė. Mu duk e rėndėsishme tė ekzistonte njė libėr, i cili "shkatėrronte" ose mė saktė "sfidonte" mitet dhe teoritė e pavėrteta qė qarkullonin pėr historinė e Kosovės. Vura re nė rastin e Bosnjės, qė nė fillimin e luftės, propaganda e Beogradit dhe e Palės, selia e serbėve nacionalistė, bazohej mė sė shumti nė pretendime historike; ishte e qartė qė argumentet pėr statusin dhe tė ardhmen e Kosovės, do bazoheshin kryesisht mbi faktet historike tė pretenduara, prandaj ishte e domosdoshme tė jepej njė pasqyrim objektiv i historisė sė atij rajoni.
Dhe ēfarė zbuluat pėr pretendimet serbe dhe shqiptare?
Libri pėrpiqet tė mbulojė tė gjithė historinė nga fundi i perandorisė romake, deri nė ditėt e sotme. Aspekti mė i rėndėsishėm ėshtė se, kur hulumtova dhe hetova pėr tė gjetur prova, zbulova qė disa nga pretendimet kryesore tė bėra nga historianėt nacionalistė serbė nė tė shkuarėn, ishin tė rreme; d.m.th. pretendimet kryesore, qė janė botuar si tė mirėqena nė tekstet standarde tė ēdo vendi, pėrfshirė Britaninė dhe Amerikėn. Me historianė nacionalistė, e kam fjalėn pėr historianėt nacionalistė serbė dhe nė disa raste edhe historianėt nacionalistė shqiptarė. Por shumica e pretendimeve tė paqena qė kam gjetur, u pėrkisnin historianėve serbė dhe kjo pėr faktin se shumė nga puna historike nė kėtė rajon deri mė sot ėshtė bėrė nga Serbia. Kjo ėshtė e kuptueshme, pasi serbėt kishin universitet nė kohėn kur shqiptarėve nuk u lejohej hapja e shkollave nga autoritetet otomane. Prodhimi i monografive historike ka qenė mė intensiv nė Serbi dhe janė ato monografi qė ndikuan nė tekstet perėndimore. Kėshtu, pėr shumė pretendime themelore serbe mbi historinė e Kosovėn, kur hetova provat, zbulova qė nuk ishin tė vėrteta.
Cilat janė disa nga faktet qė keni pėrfshirė nė librin tuaj si argument qė vėrtetojnė se Kosova ėshtė tokė shqiptare dhe rėndėsinė e ndarjes totale nga Serbia?
Libri im ėshtė thjesht libėr pėr historinė dhe jo polemizues, pra nuk kam bėrė kėrkesa nė atė qė kam shkruar dhe ua lė lexuesve tė nxjerrin vetė pėrfundimet nga provat qė kam paraqitur aty. Nė lidhje me argumentet serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės, nė libėr gjeni disa pika thelbėsore qė vėrtetojnė se pretendimet e serbėve nuk qėndrojnė. Sė pari, ėshtė pretendimi qė Kosova ėshtė djepi i serbėve nė Ballkan,dhe kjo dihet qė ėshtė e pavėrtetė. Serbėt erdhėn nė Ballkan nė shekullin e 7-tė nė kėtė territor, u zėvendėsuan nga sundimi otoman nė shekullin e 15-tė. Kemi njė periudhė 800-vjeēare atje. Sa nga kjo periudhė Kosova u sundua nga serbėt? Vetėm nė 250 vitet e fundit nga 800. Po ku ishin serbėt para kėsaj periudhe? Pėrgjigjja ėshtė: Jashtė Kosovės. Ishin nė njė territor qė e ata e quanin Ras, Rasia, qė ėshtė pak a shumė zona e Sanxhakut tė sotėm, Novi Pazarit. E gjithė ideja se aty ėshtė djepi i qytetėrimit serb nė Ballkan ėshtė tėrėsisht e pavėrtetė. Pastaj, kanė argumentin e lėvizjes sė popullsisė; thonė se nuk kishte shqiptarė nė Kosovė gjatė mesjetės, qė nuk kishte shqiptarė deri nga fundi i shekullit tė 17-tė, kur pati njė eksod tė madh tė serbėve dhe u krijua njė vakum dhe ky vakum u mbush nga shqiptarėt e ardhur nga malet e Shqipėrisė Veriore.
Ka plot prova qė tregojnė se ky argument ėshtė i pavėrtetė, ka shumė prova qė vėrtetojnė se ka pasur shqiptarė, qė kanė jetuar nė Kosovė pėrgjatė gjithė epokės mesjetare. Ndoshta nuk pėrbėnin shumicėn nė mesjetė, por ka pasur njė popullatė tė vazhdueshme shqiptare atje. Dhe historinė e eksodit masiv tė serbėve nė vitin 1690, e kam vėrtetuar qė ėshtė e pavėrtetė. Pastaj janė argumentet e ditėve tė sotme pėr lėvizjen e popullsisė. Ata pretendojnė se njė numėr i madh shqiptarėsh u dyndėn nė Kosovė nga Shqipėria nė mes tė Luftės sė Dytė. Ky ėshtė njė "nonsens" dhe kurrė sėshtė paraqitur qoftė edhe njė provė pėr ta mbėshtetur kėtė. Pra, shohim qė tė gjitha pretendimet serbe mbi Kosovėn, bazohen nė argumente tė paqena historike. Dhe nė fund dua tė shtoj se po tė shohėsh te gjithė historinė e Kosovės qė pas 1912-ės, vėren se Kosova nuk ėshtė trajtuar si njė pjesė e njė shteti demokratik - u trajtua nė fillim si territor i kolonizuar (kolonizim ishte termi i pėrdorur nga serbėt pėr atė proces), pra ata dėrguan koloni atje. Dhe nė shumė aspekte, ajo qė Serbia bėri nė Kosovė nė atė kohė, nuk ishte shumė ndryshe nga ajo qė francezėt bėnė, le tė themi nė Algjeri. Tani, a mund tė themi ne qė Algjeria ėshtė pjesė esenciale e territorit francez? Besoj se jo.
Ēmėsime jep historia pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės?
Nuk kam as mė tė voglin dyshim qė Kosova do e fitojė pavarėsinė dhe do ndahet nga Serbia. Por sigurisht, ka shumė dyshime se si ky proces do zhvillohet. Shumė nga hapat kryesorė kanė ndodhur tashmė dhe ėshtė e pamundur tė imagjinohet inkorporimi i Kosovės nė ndonjė formė shteti serb. Ėshtė e pamundur pėr shumė arsye tė dukshme, por edhe pėr shumė arsye tė tjera qė sjanė aq tė dukshme. Vetė serbėt nuk e duan njė gjė tė tillė. Po tė ekzistonte mundėsia qė serbėve tu duhej tė absorbonin popullsinė shqiptare, domethėnė tu japin tė drejtėn e votės, postet ministrore nė qeveritė e tyre, tė rekrutojnė djemtė shqiptarė nė ushtrinė e tyre⦠serbėt nacionalistė do ta refuzonin kategorikisht. Pavarėsisht pretendimeve se ata nuk heqin dorė nga ky territor, nė tė vėrtetė nuk e duan, ose⦠tė paktėn duan atė qė Milosheviēi u pėrpoq tu japė, qė ėshtė territori pa popullatėn shqiptare. Por kjo filozofi shkaktoi njė nga krimet mė tė rėnda nė historinė moderne.
Pra, unė jam absolutisht i bindur qė Kosova do ta fitojė pavarėsinė. Por problemi ėshtė vetėm ndėrkombėtar dhe ka tė bėjė me Rusinė dhe, po tė mos ishte ajo, pavarėsia e Kosovės do kishte ardhur automatikisht kėtė vit. Por mund tė vijė vitin e ardhshėm. Kjo varet nga loja qė do tė bėjė Putini, lojė qė nė themel nuk ka shqetėsimin pėr Kosovėn, por pėr ēėshtje qė i interesojnė Rusisė, mbi tė gjitha "mburoja e raketave amerikane". Pėr kėto arsye, Putini kėrkon ta vėshtirėsojė ēėshtjen e Kosovės, vetėm e vetėm qė tė fitojė mė tepėr pozita pėr tė negociuar me amerikanėt. Nuk e di si do shkojnė negociatat mes Rusisė dhe Amerikės, por nė fund, Amerika bashkė me fuqitė kryesore evropiane do ta humbin durimin dhe do tia japin pavarėsinė Kosovės.
Pra, nuk mendoni se mė 10 dhjetor Kėshilli i Sigurimit do tė gjejė njė zgjidhje pėrfundimtare pėr statusin e Kosovės, pasi Trojka tė raportojė mbi bisedime tė reja ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit?
Tju them tė drejtėn, do habitesha nėse zgjidhja do vinte kaq shpejt. Raportimi do jetė i pakėnaqshėm pėr shumė palė, sepse nuk do ketė progres pėr tė raportuar dhe dihej qė pa filluar ky proces sdo kishte progres. Ishte e qartė qė plani
Ahtisari pėrfaqėsonte rezultatet e njė procesi tė gjatė negociatash, proces ku pala shqiptare ka bėrė shumė lėshime, shumė mė tepėr sesa dėshironin tė jepnin. Ata dhanė maksimumin e lėshimeve, me mirėkuptimin qė nė shkėmbim tė kėtyre lėshimeve, ata do fitonin pavarėsinė. Prandaj tu thuash kosovarėve, pas mbarimit tė kėtij procesi qė "o burra, hajdeni ta nisim nga e para" dhe tė bėjnė lėshime tė tjera apo tė hyjnė nė negociata prapė, do ishte e padrejtė.
Tė gjithė e dinin qė Beogradi nuk do thoshte kurrė OK, tani po ju japim pavarėsinė" dhe tė gjithė e dinin qė pala kosovare sdo thoshte kurrė: OK, jemi dakord, nuk e duam pavarėsinė". Pra, kjo procedurė 4-mujore mendoj se ka qenė thuajse e kotė. Po ēfarė do ndodhė mė 10 dhjetor? Do kemi njė raportim qė thotė se ėshtė arritur asgjė ose pothuajse asgjė. Thjesht pėrsėritėm situatėn qė kishim nė verė. Ama, nėse shėnohet progres nė pazarin e Rusisė me Amerikėn, atėherė do ketė shanse pėr njė zgjidhje tė miratuar nė Kėshillin e Sigurimit.
Por deri tani nuk shoh ndonjė sinjal tė tillė dhe nė kėto kushte, jam i bindur qė do ketė vonesa tė tjera, por ndoshta pėr disa muaj, jo pėr vite. Ndoshta nga pranvera e vitit 2008, fuqitė kryesore evropiane bashkė me Amerikėn, do tė organizojnė tranzicionin drejt pavarėsisė. Dhe pėr kėtė, nė fund tė fundit, nuk ėshtė e nevojshme njė rezolutė e Kėshillit tė Sigurimit. Rezoluta ėshtė e rėndėsishme, sepse plani Ahtisari kėrkon qė BE tė hyjė pas UNMIK-ut dhe tė marrė nė dorė kėto pėrgjegjėsi ose shumicėn e tyre. Dhe shumė vende tė BE-sė nuk duan qė ta bėjnė kėtė hap pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit. Por, pėr njohjen e pavarėsisė, mjafton qė shtetet e BE-sė ta njohin. Pra, OKB nuk ka ndonjė procedurė pėr njohjen e shtetit. Po e njohu Amerika, po e njohu Britania, Gjermania, Franca dhe Italia, do bėhet e qartė qė ky hap tashmė u mor, ska kthim mbrapa dhe Kosova do jetė shtet i pavarur.
Dubravka Stojanoviē, profesoreshė nė Fakultetin e Filozofisė nė Beograd
Kemi dy rrėfime pėr historinė e Kosovės. Si ėshtė e mundur qė ka ardhur deri te kjo dhe cila ėshtė nė fakt e vėrteta?
Dallimet janė aq tė mėdha sa nėse ju nuk e dini se pėr ēfarė bėhet fjalė, nuk do mund ta dini se ėshtė e njėjta ngjarje. Dallimet janė aq, sa ndonjėherė edhe kronologjitė janė tė ndryshme, aq sa historitė nuk kanė ndodhur nė tė njėjtėn datė, nuk kanė pasur tė njėjtin zhvillim e lėre mė interpretimin. Tė gjithė qė kemi marrė pjesė nė njė konferencė me historianė nga Ballkani qė merren me Ballkanin, kemi menduar para kėsaj se diēka dimė pėr njėri-tjetrin apo pėr ngjashmėrinė tonė. Por, me kėtė rast nė konferencėn pėr ēėshtjen shqiptare, kemi kuptuar se tė gjithė kemi qenė tė humbur dhe se ajo ku kemi arritur ne ka qenė njė pėrvojė shokuese. Askush nga ne nuk ka mundur ta dijė se ėshtė e mundur qė tė arrijmė deri te dallimet aq tė mėdha. Pėr mua ka qenė interesante Kosova. Me kėtė analizė tė librit nga Shqipėria, Kosova dhe Serbia, ėshtė treguar se Kosova disi ėshtė fole e kėtyre rrėfimeve nacionaliste tė tė tria palėve dhe se interpretimet e tyre janė aq tė ndryshme, saqė nėse i dini, ėshtė shumė mė e lehtė pėr tė kuptuar forcėn e kėtyre konfrontimeve dhe ėshtė e mė lehtė tė kuptohen emocionet qė mund tė sjellė kjo histori te banorėt.
Pse ka ardhur deri te kjo dhe a kemi ndonjė historian serioz nė Ballkan qė ka hulumtuar mė shumė nė shtetet e tjera?
Ekzistojnė disa histori. Por, fatkeqėsisht ato histori, qė mė sė shpeshti ne i shfrytėzojmė, janė disa qė janė shkruar jashtė Ballkanit. Ato qė ne nė fakultet i shfrytėzojmė janė disa qė i kanė shkruar britanikėt apo amerikanėt pėr Ballkanin. Nuk ka histori tė Ballkanit, qė jeton nė Ballkan dhe qė ligjėron aty, e qė do tė mund tė pėrdorej nė tė gjitha vendet e Ballkanit. Ky ėshtė po ashtu njė tregues pėr dallimin e interpretimeve shumė tė dallueshme. Dhe, kur e merrni ju historinė e Kosovės, tė themi dhe kur e analizoni, nė mes tė historiografisė serbe apo shqiptare, apo librave shkollore, atėherė ju e shihni se nė anėn serbe Kosova shihet si djep i shtetit serb, si ēelės i mitit nacional dhe rrėfimit kombėtar si territor, qė mė 1912 pėrfundimisht, siē thuhet, ėshtė kthyer nė krahėt e shtetit serb.
Shihet qė atėherė ėshtė arritur ajo qė nė Mesjetė ėshtė shkruar se duhet tė ndodhė, e qė atėherė ėshtė krijuar nė bazė tė mitit tė Car Lazarit dhe i ėshtė kthyer Serbisė. Ndėrkohė qė nė librat e nxėnėsve shqiptarė shkruhet se Kosova, atėherė pa asnjė arsye, e me vendimin e fuqive tė mėdha, i ėshtė bashkuar Serbisė. Kėshtu ėshtė ndarė populli shqiptar nė dy tėrėsi shtetesh dhe kėshtu kanė kaluar tė gjithė shekullin e 20-tė, me ndarje qė ishte njė veprim tėrėsisht arbitrar. Kėto janė dy interpretime tė ndryshme dhe ėshtė e qartė pse fėmijėt shqiptarė mendojnė se Kosova i ėshtė bashkuar Serbisė pa tė drejtė, jo natyrshėm dhe pse fėmijėt serbė, me tė drejtė tė plotė historike dhe, shkruan ashtu, edhe tė drejtė etnike mendojnė se Kosova i ėshtė bashkuar Serbisė. Kur kemi dallime tė tilla ėshtė plotėsisht e qartė se konfrontimi dhe moskuptimi ėshtė shumė i thellė dhe se ėshtė shumė vėshtirė pėr tė ndėrtuar njė urė mes kėtyre dy popujve.
A ka ndonjė shembull qė historia ofron si zgjidhje pėr Kosovėn dhe pse historianėt nė Ballkan nuk kanė mėsuar disa gjuhė tė tjera?
Ky ėshtė njė problem i historisė serbe dhe ėshtė e vėrtetė se historianėt tanė, qė merren me Ballkanin, nuk dinė asnjė gjuhė tjetėr tė Ballkanit. Pra, nuk ka historianė serbė qė di rumanisht, nuk ka historianė serbė qė di shqip, tani ėshtė gjenerata e parė e historianėve qė kanė filluar tė mėsojnė turqishten osmane dhe kanė filluar tė lexojnė vėrtetė dokumentet osmane. Deri te kjo gjeneratė, historia e Serbisė nėn sundimin osman ėshtė shkruar pa njohurinė e gjuhės dhe pa kėto dokumente. Dhe, nuk ka historian qė di greqisht. Sipas kėsaj, ėshtė mjaftueshėm tė mendohet se nė rrėfimin tonė pėr Ballkanin, pėr popujt e tjerė fqinj, jemi bazuar nė disa parime etnike dhe kjo nėnkupton se ne nuk na intereson tė dimė se ēfarė mendon tjetri. Kjo tregon se ne nuk na intereson mjaftueshėm se ēfarė shkruan historia shqiptare, greke apo ajo turke. Ne nuk na intereson qė, kur merremi me marrėdhėniet greko-serbe apo shqiptaro-serbe, tė lexojmė dokumentet greke dhe shqiptare. Por, kėtė e bėjmė nė bazė tė vetėdijes sonė pėr tė kaluarėn dhe ky ėshtė njė problem i mjaftueshėm pėr fillim.
Momēhillo Pavlloviē, drejtor i Institutit tė Historisė Bashkėkohore nė Beograd
Kosova historikisht ėshtė pjesė e Serbisė apo pjesė e shqiptarėve. A mund tė thuhet?
Historikisht, qė nga viti 1912, kjo ėshtė treguar edhe nga marrėveshjet e mėvonshme tė Bukureshtit dhe nė tė gjitha marrėveshjet pas konflikteve tė mėdha, Kosova dhe Metohija ėshtė pjesė pėrbėrėse e shtetit tė Serbisė dhe mė pas, i Jugosllavisė nga 1918-a. Dhe kėtu nuk ka ndonjė dyshim. Krejt, deri nė vitin 1945, Kosova, hapėsira e Kosovės dhe Metohisė, kurrė nuk ka pasur status administrativ. Nėse Kosova ka qenė Vilajet, Elajet apo nė cilėndo mėnyrė, ajo gjithnjė ka qenė pjesė e ndonjė hapėsire mė tė madhe, kurrė nuk ka pasur njė hapėsirė etnike. Ajo nuk mund tė lidhet vetėm me shqiptarėt. Madje, nė Mbretėrinė e Jugosllavisė ekziston njė pjesė e Kosovės qė kap edhe Toplicėn dhe njė pjesė tė Jabllanicės. Vetėm me ardhjen e komunistėve nė vitet44-45, Kosova merr statusin e autonomisė nė kuadėr tė Serbisė dhe mė pas, tė krahinės autonome. Vetėm mė vonė, nė 68-ėn Metohija ėshtė hequr dhe ekziston si Kosova, nė kuadėr tė Serbisė dhe me pas tė Jugosllavisė.
Ekziston edhe njė histori e Serbisė qė thotė se shqiptarėt kanė ardhur nė Kosovė gjatė vitit 1690. A kanė qenė shqiptarėt apo kanė ardhur atėherė, cila ėshtė e vėrteta?
Kjo ėshtė edhe njė pyetje kontraverse. Unė nuk jam ekspert pėr shekujt 16,17,18, por nė historinė serbe dominon njė mendim se me zbrazjen e kėtyre tokave, pėrkatėsisht shpėrnguljen e serbėve nga Kosova, ka ardhur deri te njė vakum etnik dhe nė disa lugina tė Metohisė (Dukagjinit) kanė zbritur blegtorėt shqiptarė, fiset shqiptare nga malet, nga kodrat etj. Dhe kanė marrė tokėn e frytshme. Kjo ėshtė njė tezė dominante.
Bejtullah Destani, politikolog
Njė nga rrėfimet mė tė mėdha nė Serbi ėshtė Beteja e Kosovės, por kanė kaluar shumė shekuj qė nga viti 1389. Cila ėshtė historia e kėtij rrėfimi dhe pse njė pjesė e serbėve thonė se aty nuk ka pasur shqiptarė dhe thirren mbi kėtė tė drejtė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė?
Beteja e Kosovės, qė mė vonė ėshtė rritur si miti i Kosovės, nė mbamendjen kolektive, vetė beteja dhe ajo qė lidhet me tė,qoftė se bėhet fjalė pėr njė mit, ajo gjithmonė ekziston dhe ushqehet nė kujtesė, kudo ku janė serbėt. Nuk ka rėndėsi dhe sėshtė e thėnė qė tė jetojnė nė Serbi. Nuk e di mjaftueshėm se si qėndron kjo nė vetėdijen shqiptare, por me sa e di, nuk ka ndonjė kujtesė kolektive nė betejėn e Kosovė, as qė ėshtė zhvilluar. Dhe shqiptarėt nuk kanė ndonjė domethėnie se aty ka ndodhur vėrtet diēka. Pėr serbėt ka domethėnie, sepse nė atė betejė kanė vdekur dy udhėheqės, prej tė cilėve njė serb, dhe me vrasjen e tij, ka humbur pavarėsia e Serbisė qė nuk ka ndodhur atėherė, por njė shekull mė vonė. Nga ky fakt, se ka vdekur njė udhėheqės serb dhe njė turk dhe se, nga ajo kohė shteti serb nuk ka mundur ta marrė vetėn, ushqehet miti pėr Betejėn e Kosovės. Normalisht me kohėn i ėshtė dhėnė njė dimension shpirtėror, nė literaturė dhe nė letėrsi.
A kanė serbėt tė drejtė qė thirren, nė aspektin historik, nė bisedimet pėr Kosovėn?
Kosova ėshtė..., Kosova dhe Metohija, pra, ėshtė edhe serbe dhe shqiptare. Ajo normalisht ka njė dinamizėm tė saj. Nė njė moment, populli serb ėshtė shumicė, mė pas populli shqiptar ėshtė shumicė, nė njė moment tjetėr. Nuk mund tė thoni tani se Kosova ėshtė vetėm shqiptare apo vetėm serbe. Ajo u takon njerėzve qė jetojnė atje, jo vetėm shqiptarėve dhe serbėve, por tė gjithėve qė jetojnė atje. Por, problemi i Kosovės sot, siē e kuptoj unė, ėshtė betejė pėr territor, pėr hapėsirė. Shqiptarėt mendojnė, tė paktėn shumica, qė ata duhet ta bėjnė shtetin vetėm nė territorin e Kosovės dhe Metohisė. Ēėshtja shqiptare ekziston nė Ballkan, ekziston nė Kosovė, nė Maqedoni, ndoshta nė Mal tė Zi dhe ndoshta nė jug tė Greqisė. Por, gjithashtu, njėsoj ekziston edhe ēėshtja serbe nė Ballkan. Ekziston nė Kosovė, nė Mal tė Zi, nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Dhe, nėse ju tani dėshironi njė zgjidhje tė pėrgjithshme duhet tė flisni nė bazė tė zgjidhjes sė pėrgjithshme tė problemit serb e shqiptar. Nėse kėshtu e reduktoni ēėshtjen shqiptare nė zgjidhjen e Kosovės, pėrkatėsisht dhėnien e pavarėsisė, a keni zgjidhur problemin shqiptar nė Ballkan? Jo. Nuk jam i sigurt se kjo do tė jetė para sė gjithash njė arsye pėr tensione tė reja politike dhe konflikte, sesa pėr paqen e saj.
Cili ėshtė argumenti historik i Kosovės nėse mund tė thuhet qartė?
Argumenti serb nė Kosovė ėshtė argument shtetėror, pra pėr Serbinė Kosova ėshtė ēėshtje shtetėrore. Jo etnike, jo territoriale. Serbia mendon se ajo duhet tė bėhet shtet, as mė i mirė, as mė i keq sesa ėshtė Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina apo Kroacia. Kjo ėshtė arsyeja shtetėrore e elitės politike serbe; mbrojtja e territorit shtetėror. Nėse me rekomandimet e Komisionit tė Badinterit ėshtė paraparė qė Jugosllavia tė lėrė qė tė gjitha shtet-republikat tė jenė shtete, por jo edhe krahinat, atėherė argumenti serb ėshtė qė kjo nuk vlen pėr Serbinė, vlen pėr Kroacinė dhe pėr Slloveninė, por nuk vlen pėr Serbinė. Pra, arsyeja serbe ėshtė arsye shtetėrore, por jo historike. Normalisht, aty shikohen dhe argumentet historike dhe ato etnike.
Marrė me shkurtime nga emisioni "Shqip" nė "Top Channel" |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|