| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Albana Isufi
Njė javė pas shpalljes sė pavarėsisė, UNMIK-u vazhdon tė punojė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244. Ende nuk ka filluar tė transferojė kompetencat as te autoritetet vendore e as te misioni i ardhshėm i BE-sė.
Kosova tash shtet i pavarur, por misioni i Kombeve tė Bashkuara, qė e administroi vendin pėr 8 vjet, vazhdon t'i kryejė funksionet njėjtė sikurse para pavarėsisė.
Misioni i Bashkimit Evropian pėr sundimin e ligjit nuk ka filluar ende tė marrė asnjė kompetencė nga UNMIK-u, ashtu sikurse nuk kanė marrė as autoritetet vendėse.
Nuk kemi filluar ende tė transferojmė asnjė komeptencė, pasi nuk kemi instruksione pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, kėshtu qė po punojmė si mė parė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244", thotė drejtori pėr informim nė UNMIK, Aleksander Ivanko.
Misioni i sundimit tė ligjit, i koduar me emrin EULEX, do tė ketė mbi 1800 pjesėtarė, tė cilėt do tė mbikėqyrin fushėn e drejtėsisė dhe policisė. Kompetencat pėr kėto fusha i mban UNMIK-u.
Zėdhėnėsja e Ekipit planifikues tė Bashkimit Evropian, Karin Limdal, thotė se EULEX gjendet ende ne fazėn pėrgatitore.
Misioni i EULEX-it nuk ka filluar ende tė funskionojė nė Kosovė. Ne ende jemi ekip planifikues i BE-sė dhe do tė jemi kėshtu gjatė periudhės sė tranzicionit, pra pėr 120 ditė tė ardhshme. Gjatė kėsaj periudhe ne do ta ndėrtojmė misionin e EULEX-it, pėderisa UNMIK-u do tė mbetet plotėsisht operacional. Pra, EULEX nuk ka pėrgjegjėsi operacionale derisa ti marrė ato, tha Karim Limdal.
Para se tė vijė nė Kosovė, EULEX duhet tė marrė ftesė nga UNMIK-u dhe nga autoritetet vendore. Por, meqė Kombet e Bashkuara ende nuk kanė marrė vendim pėr shuarjen e UNMIK-ut, ky mision mbetet funksional.
Limdal nuk e sheh kėtė si ēėshtje problematike, meqė pas 120 ditėshit, ajo ėshtė e bindur se EULEX do tė jetė zbarkuar nė Kosovė.
Ne nuk e shohim kėtė si problem, si ēėshtje. Mandati ynė bazohet sė pari te nėnshkrimi i vendeve anėtare tė BE-sė, pėr nisjen dhe dėrgimin e misionit. Pastaj, UNMIK-u do tė na thėrrasė kėtu dhe mė pas duhet pritur edhe ftesa e autoriteteve kosovare natyrisht. Pra, nuk e shohim kėtė si ēėshtje diskutabile, thotė Limdal.
Nė anėn tjetėr, eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare, Visar Morina, thotė se nga interpretimet e ndryshme qė janė bėrė nga juristė evropianė, tashmė ėshtė nxjerrė pėrfundimi se Rezoluta 1244 nuk pengon instalimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė.
Nė skenėn ndėrkombėtare ka pasur disa interpretime rreth asaj nėse njė mision i tillė ėshtė i ligjshėm dhe konform Rezolutės 1244, tė aprovuar nga Kėshilli i Sigurimit. Nė arenėn ndėrkombėtare mbizotėron qėndrimi veēanėrisht i mbėshtetur nė aleatėt perėndimorė, se misioni i EULEX-it ėshtė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244", tha Morina.
Kėshilli i Sigurimit vazhdon tė jetė i pėrēarė rreth statusit tė Kosovės, mes bllokut pėrėndimor qė tashmė ka njohur pavarėsinė, si dhe Rusisė, e cila vazhdon ta kundėrshtojė atė. Marrė parasysh kėtė se kush do tė vendosė pėr shuarjen e UNMIK-ut, Visar Morina ka njė shpjegim pėr kėtė.
"Sipas dokumentit tė Ahtisaarit, i cili tani ka fituar legjitimitet tė brendshėm dhe ndėrkombėtar, do tė jetė njė periudhė 120 ditėshe pėr ndėrprejen e misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė. Sa i pėrket mėnyrės se si do tė largohet dhe koordinimit tė veprimeve, mendoj se nuk duhet harruar ēėshtja kohore. Me kėtė dinamikė tė zhvillimeve politike dhe kushtetuese nė Kosovė, kėtu kam parasysh edhe miratimin e ardhshėm tė Kushtetutės, vetė Rezoluta 1244 do tė pėsojė njė zbehje", tha Morina.
Njė problem tjetėr, me tė cilin, sipas analistėve, mund tė pėrballet misioni i EULEX-it nė Kosovė, ėshtė edhe pjesa veriore e Kosovės.
Serbėt tashmė kanė kundėrshtuar misionin e BE-sė, duke e quajtur atė si ilegal.
Sidoqoftė, Karin Limdal, thotė se nė BE janė tė vendosur qė kėtė mision ta funksionalizojnė nė tėrė Kosovėn.
Siē ka qenė gjithmonė plani ynė, ne do tė zbarkohemi nė tėrė Kosovėn, ne nuk do tė bėjmė ndonjė dallim mes Mitrovicės veriore apo asaj jugore. Ne e shohim Kosovėn si njė zonė dhe do tė zbarkohemi gjithandej, thotė Limdal.
Misioni i EULEX-it vendoset nė Kosovė nė bazė tė planit gjithėpėrfshirės pėr statusin tė Martti Ahtisaarit.
Misioni ka pėr qėllim qė tė monitorojė, tė mbikėqyrė dhe tė kėshillojė nė tė gjitha fushat qė ndėrlidhen me sundimin e ligjit.
Zyrtarė tė ekipit pėr planifikim thonė se njė staf mė me pėrvojė prej 10 personash do tė arrijė nė Kosovė brenda disa javėsh, pėrderisa pjesa mė e madhe e policėve, gjykatėsve dhe prokurorėve do tė jenė kėtu pas 3 ose 4 muajsh, atėherė edhe kur pėrfundon periudha tranzitore.
REL |
|