| » Opcionet për artikullin |
|
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės presin qė sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė tė japė dritėn jeshile pėr zgjidhjen qė do tė mundėsonte ekzistimin paralel tė UNMIK-ut dhe EULEX-it, shkruan revista European Voice.
Sipas kėsaj reviste, njė nga skenarėt qė po shqyrtohet ėshtė rikonfigurimi i misionit tė UNMIK-ut, qė do tė mbetej nė rajonet serbe nė Kosovė, derisa misioni i BE-sė do tė ishte pėrgjegjės pėr pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Kosovės mė shumicė shqiptare qė konsiderohet e pavarur nga Serbia.
"Gjendemi nė njė situatė shumė tė papėrshtatshme, ka thėnė njė diplomat perėndimor pėr kėtė revistė tė Brukselit. Bashkimi Evropian ēdo ditė e mė shumė po bėhet i vetėdijshėm se pa ndryshimin e rolit tė UNMIK-ut, misioni i tij nė Kosovė nuk mund tė bėhet funksional.
Pas dėshtimit tė bisedimeve Prishtinė-Beograd, BE-ja pati kėrkuar nga sekretari Ban Ki-Moon tė lejonte interpretimin e rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, sipas tė cilit BE-ja do tė mund tė dėrgonte misionin e saj nė Kosovė. Mirėpo kjo gjė ishte penguar nga Rusia, pas presionit qė kishte bėrė ajo ndaj sekretarit Ki-Moon. Pėr kėtė shkak, sipas kėsaj reviste, diplomatėt amerikanė, britanikė dhe francezė janė duke u pėrgatitur tė bėjnė njė kundėr-presion ndaj sekretarit Ki-Moon, kanė thėnė disa burime diplomatike. /Telegrafi/
|
|