| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim |
| Postuar mė datėn: 2008-05-21 05:13:49 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Qeveria e Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e 21-tė, drejtuar nga Hashim Thaēi, ka miratuar njė pako prej gjashtė projektligjesh, tė cilat dalin nga Propozimi Gjithėpėrfshirės i Presidentit Martti Ahtisaari pėr Statusin e Kosovės. Nė mesin e kėtyre projektligjeve ėshtė edhe ai pėr Festat Zyrtare nė Republikėn e Kosovės, neni 2 i tė cilit thotė shumė qartė se Republika e Kosovės do tė ketė 11 festa zyrtare, por nuk pėrmend asnjė festė kombėtare, e pėr rrjedhojė as 28 nėntorin (Ditėn e Flamurit). Nė anėn tjetėr, Hashim Thaēi, nė prononcimin e tij pėr media pas miratimit tė kėtyre projektligjeve nga Qeveria e Kosovės, deklaroi se Kosova ka festat shtetėrore, por respekton edhe festat kombėtare. |
|
Shkruan: Shkėlzen Gashi
Ēėshtė e vėrteta, sikur Qeveria e Kosovės tė respektonte festat kombėtare, atėherė, 28 Nėntorin do ta kishte futur nė mesin e festave zyrtare, mirėpo, me kėtė projektligj, Qeveria e Kosovės dėshmoi se nuk e respekton 28 Nėntorin (Ditėn e Flamurit). Dhe, jo vetėm kaq, sepse, sikundėr dihet, 28 nėntori pėrveē qė ėshtė Dita e Flamurit, ėshtė edhe paraqitja e parė publike e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, ku mė 28 nėntor 1997, nė fshatin Llaushė tė Skėnderajt, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujė Krasniqi, nė varrimin e mėsuesit Halil Geci, patėn bėrė publike daljen nė skenė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Pėr mė shumė, 28 nėntori ėshtė edhe ditėlindja e heroit kombėtar Adem Jashari. Dorėn nė zemėr, nė bazė tė konventave ndėrkombėtare, secili njeri ka tė drejtė qė ta ndėrrojė pėrkatėsinė kombėtare. Edhe Hashim Thaēi ėshtė njeri, prandaj edhe Hashimi Thaēi ka tė drejtė ta ndėrrojė pėrkatėsinė kombėtare, por nė asnjė mėnyrė nuk ka tė drejtė tua imponoj ndėrrimin e pėrkatėsisė kombėtare mbi dy milionė njerėzve qė jetojnė nė Kosovė. Po ashtu, Hashim Thaēi ka tė drejtė tė tėrhiqet nga qėndrimet e tij tė mėparshme nuk e jap flamurin pėr shtet, por, tė paktėn, tė bėhet pakėz korrekt dhe ti tregojė arsyet pėr kėtė tėrheqje taktike. Nuk ka asnjė dilemė qė krejt kjo do tė bėhet edhe mė e padurueshme kur kėto projektligje do tė procedohen nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės pėr miratim. Aty do tė pėrballemi me hipokrizi tė disa deputetėve, qė do ta kundėrshtojnė kėtė projektligj, por nė fund do tė votojnė nė favor tė tij. Kujtojeni pėr njė ēast Hydajet Hysenin qė tėrė kohėn thotė se ėshtė pėr bashkim kombėtar dhe qė e kundėrshton Kushtetutėn e Kosovės, e cila e ndalon bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por qė nė fund, po i njėjti njeri votoi nė favor tė Kushtetutės sė Kosovės. Po ashtu, ėshtė neveritės fakti qė pėrfaqėsuesit e Shoqatave tė Veteranėve dhe Invalidėve tė Luftės sė UĒK-sė qė dikur i djegnin flamujt e Ibrahim Rugovės nuk po reagojnė, por vetėm po thonė se 28 nėntori duhet tė figurojė si festė kombėtare. Kaq. Nė tė vėrtetė, pėrfaqėsuesit e kėtyre shoqatave nuk i pėrfaqėsojnė interesat e veteranėve dhe invalidėve tė UĒK-sė. Ata nuk janė asgjė mė shumė se vegla tė Hashim Thaēit. Mbi tė gjitha, ėshtė e sėkėlldisėse deklarata e Murat Jasharit, pėrfaqėsues i Familjes Jashari, qė beson nė thellėsinė e analizave tė krerėve tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė arsyeshmėrinė e vendimit pėr heqjen e 28 nėntorit si festė zyrtare. Duket se racionalizimi qė Murat Jashari po i bėn vendimit tė turpshėm tė Qeverisė sė Kosovės, ka tė bėjė, mes tjerash, edhe me ambicien e tij pėr tu zgjedhur nė krye tė institucionit tė Ombudspersonit. Nė fakt, kjo deklaratė e Murat Jasharit mė kujtoi fushatimin tėrėsisht emocional e tė paarsyeshėm qė Murat Jashari bėnte nė favor tė mbetjes sė Arsim Bajramit nė krye tė Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės (Arsim Bajrami mė vonė do tė jetė mentor i magjistraturės sė Murat Jasharit). Sidoqoftė, krejt pėr fund duhet thėnė se, kjo qė po bėn Hashim Thaēi quhet shkombėtarizim. Nė realitet, ai po na tregon qartė se ky ėshtė vetėm fillimi i kėtij procesi. Kjo do tė thotė qė ėshtė mirė ta ndalim qė nė fillim. Mė vonė do tė jetė shumė vonė.
koha ditore
21.052008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|