| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » DASHURIA KUANTIKE E BACĖS ADEM |
| Postuar mė datėn: 2008-01-03 12:18:09 nga admin1 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Faik MIFTARI
Tė rrėfej jetėn time qė tė shohėsh se si shqiptarėt mė gatuan pėr tė mirėn e vet dhe se si pushtuesit serb mė kalitėn e mė farkuan pėr sherrin e pėr tė zezėn e vet
Para ca ditėsh lexova romanin mė tė ri tė shkrimtarit, politikanit, atdhetarit dhe mbi tė gjitha shqiptarit mė tė merituar tė Kosovės sė gjysmės sė dytė tė shekullit XX i cili sė bashku me dėshmorin mė tė madh tė kombit shqiptar nė Kosovė tė fund shekullit XX Adem Jasharin, janė dy figura mė eminente tė historisė mė tė re shqiptare tė Kosovės qė do tė mbesin pėrherė tė shėnuara me shkronja tė arta.
Prezentimi i njė libri tė ri ėshtė njė ngjarje e shėnuar nė jetėn kulturore, ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė pėr pjesėmarrėsit, ėshtė njė pėrgjegjėsi morale e shkencore pėr diskutantėt, ėshtė njė nderim qytetar e intelektual pėr autorin... ėshtė thėnia e mrekulluar e Faik Lulit nga Shkodra pėr rėndėsinė dhe vlerėn e librit tė ri nė pėrgjithėsi.
Studiuesve dhe lexuesve si nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni si dhe nė tė gjitha trojet shqiptare iu vu nė dispozicion njė libėr i ri me vlera tė ēmuara, Dashuria kuantike e Filanit e autorit Adem Demaēi nga Kosova, i cili nė llojin e njė autobiografie ka vlera tė rėndėsishme kulturore, letrare, politike, historike, publicistike.
Romani mė i ri i Adem Demaēit ėshtė njė roman (auto)biografik ku autori reflekton njė kohė, njė jetė, njė terror gjithnjė me syrin e njeriut tė paqes e atdhetarit tė paepurdo tė mbetet si njė dokument i rėndėsishėm me vlera tė veēanta pėrveē asaj artistike, edhe pėr historinė tonė kombėtare tė periudhės mė tė re tė Kosovės tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX. Shkrimtari Adem Demaēi ėshtė njeri pėrveē tjerash njė prej intelektualėve tė rrallė shqiptar qė ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm me intervistat, bisedat, vėshtrimet dhe analizat politike nė politikėn aktuale kosovare.
|
|
Nė kėtė vėshtrim tė romanit tė Adem Demaēit do tė ndalem vetėm nė dy segmente kryesore qė romani i jep porosi opinionit tė gjerė publik. Segmenti i parė ėshtė ai nė rrafshin artistik tė prozės sė bukur tė shkruar, ndėrsa segmenti i dytė ėshtė nė rrafshin historiko-politikė. Nė nėntė letrat elektronike dedikuara Dardhės autori me njė stil jashtėzakonisht tė bukur shpreh dashurinė kuantike tė tij. Me njė mjeshtėri tė rrallė stilizon dashurinė e sinqertė qė me tė vėrtetė mund tju ndihmojė lexuesve se si duhet tė jetojė njė dashuri e vėrtetė dhe e sinqertė, ku shprehet me bukuri me fjalėt si vijon:
Por, dashuria nuk ėshtė vetėm botanikė, zoologji, biologji, fizikė, kimi a matematikė. Dashuria ėshtė tė gjitha kėto sė bashku plus diēka mė e madhe. Dashuria ėshtė, vonė e mėsova, njė situatė kur njėra gjysmė e qenies njerėzore, njėra gjysmė e shpirtit e gjen tė vetmen gjysmė tė veten. E gjen minusi plusin dhe bashkohen. E gjentenxherja kapakun e palohen dhe qetėsohen. Bashkohen akranēi me akranēin e vet dhe rehatohen. Bashkohen duke krijuar dashurinė e vėrtetė qė prodhon njė gjendje tė vazhdueshme ekstatike. Ēiftet pavarėsisht dhe pėrkundėr vuajtjeve e varfėrisė eventuale,ndjehen tė kėnaqur, tė gėzuar, tė lumtur, e tė hareshėm. Ndėrkaq ato qė kanė fat ta pėrjetojnė dashurinė e vėrtetė, gjenden nė gjendje tė vazhdueshme ekstatike.
Pėr shkak tė vuajtjeve dhe kohėzgjatjes prej 28 vjetėsh tė kaluar nėpėr kazamate jugosllave, ku kaloi rininė e hershme dhe tė vonshme si dhe moshėn e pjekurisė e sakrifikoi pėr hirė tė idealit tė vetė kombėtar nė shėrbim tė kauzulės kombėtare shqiptare, ashtu qė nuk ka mund tė pėrjetojė atė dashurinė e vėrtetė apo tė sinqertė .
Ai nėpėrmes letrave elektronike dėrguar Dardhės prezanton vuajtjet e tija si pėr dashurinė e munguar ashtu edhe pėr kohėn e vuajtjeve tė tija nė jetė e nė burg. Ai kėtė e pėrshkruan me fjalėt si vijon:
Prandaj dhe dashurinė time ndaj teje e quaja dashuri kuantike e jo fizike. Ti, Dardhė, ke kapacitet tė kuptosh kėto pėr ēfarė po tė flasė. E di se edhe ty tė mungon ai qė do tė duhej tė ishte gjysma qė ty po tė mungon. Tamam sikurse mua qė po mė mungon gjysma ime. Mirėpo, pėr fat timin e tėndin, nė momentin e fundit e pashė se as unė nuk jam ajo gjysma jote e as ti nuk je ajo gjysma ime. Prandaj jeta me mua, pėr ēdonjėrėn, pėrveē asaj gjysmės sime qė nuk po e gjej dot, nuk ėshtė aspak e lehtė.
Segmenti i dytė i kėtij vėshtrimi tė romanitDashuria kuantike e Filanit tė autorit Adem Demaēi ėshtė nė rrafshin politik dhe historik tė porosisė qė jep romani lexuesit.
Nėpėrmes rrėfimit tė jetės sė vet qė nga fėmijėria e hershme e gjer te momenti i daljes sė tij nga burgu nė vitin 1961 pas vuajtjes sė dėnimit tė parė tė tij nė kohėzgjatje 3 vjeēare, e pėrshkruan me njė formė tė mrekullueshme. Ai atė e pėrmbledh me vetėm njė fjali Tė rrėfej jetėn time qė tė shohėsh se si shqiptarėt mė gatuan pėr tė mirėn e vet dhe se pushtuesit serb mė kalitėn e mė farkuan pėr sherrin e vet e pėr tė zezėn e vet i cili nuk do fare koment.
Rrėfimin e jetės sė vet e nis qė nga mosha nėntėvjeēare, periudha kur ēetnikėt serb tė kamufluar nė uniformat partizane, qė nga kryengritja e Shaban Polluzhės nė Drenicė, kryen krime mė mizore mbi popullatėn shqiptare, duke vrarė, pushkatuar, ekzekutuar me rend shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Nė atė periudhė janė ekzekutuar, menjėherė pas fitores sė partizanėve dhe aplikimit tė pushtetit sllavokomunist nė Kosovė, prej vitit 1944-1949 rreth 50.000 shqiptarė. I rrėfen ēastet e kaluara nė bankat shkollore tė fillores dhe gjimnazit real, duke evokuar ēaste shumė interesante dhe vetėmohuese tė tij dhe tė mėsuesve dhe arsimtarėve tė tij atdhedashės si dhe me pyetjet e tija tė guximshme qė e lenin arsimtaren e gjuhės serbe pa tekst. Nė kohėn kur ishte nxėnės Adem Demaēi shkolla fillore zgjatke 4 vjet, ndėrsa gjimnazi real 8 vjet. Ishte nė atė kohė nė moshėn17 vjeēare kur evokoi kujtimin e tij pėr profesorin Zekeria Rexha i cili qysh nė atė kohė ju shpjegoi rėndėsinė e Rezolutės sė Bujanit tė aprovuar nga Kėshilli NacionalĒlirimtar i Luftės Antifashiste tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit qė ju mundėsonte Kosovės dhe popullit shqiptar qė menjėherė pas luftės tė vetėvendosin pėr fatin e vet nėpėrmes referendumit se a do tė mbesin nė Serbi apo tė bashkohen me nėnėn Shqipėri. Por ky premtim u nėpėrkėmb nga ana e Serbisė, ashtu qė nė korrik tė vitit 1945 nėn trusnin e Kuvendit tė mbajtur nė Prizren u morr vendimi qė Kosova tė bashkohet me Serbinė. Profesori Zekeria Rexha ishte vetė pjesėmarrės dhe hartues i Rezolutės sė Bujanit dhe nė pyetjet e nxėnėsve qė edhe pėrkundėr Rezolutės sė Bujanit Kosova prapė mbeti nėn Serbi iu pėrgjigjej:
Fajin e kemi ne komunistėt shqiptar qė komunistėve jugosllav u besuam qorrazi. Fajin e kemi ne qė fare i besuam idesė komuniste, e cila skishte pas qenė gjė tjetėr pėrveē se njė gėnjeshtėr e madhe me bisht tė pėrgjakur.
Qėndrimi i tij burrėror gjatė mbajtjes sė tij nė paraburgim nė vitin 1958, si dhe mbajtja e fjalimit tė tij historik gjatė mbrojtjes sė nė gjykatėn e qarkut e bėnė atė me tė vėrtet njė figurė politike, historike qė do tė mbetej i shėnuar pėrherė nė faqet e historisė.
Nė mbrojtjen e tij para gjyqtarėve nė gjykatė pėrveē tjerash ceku se nė mbledhjen e Kuvendit Antifashist tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit mbajtur nė verė tė 1945-tės regjimi serb padrejtėsisht likuidoi e burgosi ata deputetė qė kėrkuan tė respektohej Rezoluta e Bujanit pėr vetėvendosje e qė kundėrshtuan vendimin qė Kosova ti bashkėngjitej Serbisė. Unė kam thėnė se terrori policor mbi fshatarėt nė dimrin e vitit 1955-56 si dhe arrestimi e dėnimi i grupeve tė tė rinjve shqiptar nė Prishtinė dhe Shkup kishte pėr qėllim qė tė shpejtonte dhe tė shtonte pėrmasat e shpėrnguljes sė shqiptarėve pėr Turqi. Unė po ju them se me kėtė politikė qė ėshtė duke ndjekur regjimi serb kėtu herdo-kurdo do tė derdhet gjaku midis dy popujve, qė nuk do tė duhej tė ndodhte.
Nga ky vend po them edhe njėherė qė nėse Serbia e Jugosllavia nuk do tė heqin dorė nga okupimi i Kosovės dhe nėse nuk do tė lejojnė qė Kosova tė shkėputet nga Jugosllavia dhe ti bashkohet Shqipėrisė, atėherė nuk do tė ketė as paqe,as qetėsi, as nė Ballkan, as nė Jugosllavi, as nė Serbi. Nėse Serbia do tė vazhdojė me kėtė politikė ndaj shqiptarėve, njė ditė Serbia ka pėr tu bėrė shkaktare qė tė shpartallohet krejt Jugosllavia dhe mė nė fund do tė mbetet edhe pa Kosovėn.
Me tė vėrtet kjo mbrojtje e Adem Demaēit para trupit gjykues nė vitin1958 ishte pėrveē trimėrisė dhe guximit pėr tė shqiptuar kėto fjalė nė atė kohėra tė vėshtira pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi nė ish Jugosllavi, edhe njė parashikim,lirisht mund tė thuajprofetik qė pas gjysmėshekulli apo plot 50 vite, saktėsisht nė vitin 2008 qė Serbia ishte shkaktare e tri luftėrave tė pėrgjakshme shkatėrrimtare qė e bėri qė Jugosllavia sot tė mos ekzistojė, dhe se mė nė fund Serbia do mbetej edhe pa Kosovėn sė shpejti edhe de jure,dhe se do tė pėrfundojė ky cikėl i shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, si dhe realizimi i plotė i parashikimeve politike tė bacės Adem para plot 50 vitesh.
Kjo e bėnė bacėn Adem njėrin mė tė ēmuar dhe mė tė nderuar qė sakrifikoi plot 28 vite mė tė bukura tė jetės sė tij pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi e tė Kosovės nė veēanti, ndėrsa veprėn e tij tė pavdekshme pėrherė pėr popullin shqiptar dhe historiografinė tij nė pėrgjithėsi nė harmoni tė plotė me thėnien e tij qė do tė mbetet pėrherė e shėnuar me shkronja tė arta nė historinė shqiptare:
Tė rrėfej jetėn time qė tė shohėsh se si shqiptarėt mė gatuan pėr tumirėn e vet dhe se si pushtuesit serb mė kalitėn e mė farkuan pėr sherrin e pėr tė zezėn e vet.
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|