| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Thaēi e Sejdiu: Nuk pranojmė planin Moon, presim mbėshtetjen e aleatėve |
| Postuar mė datėn: 2008-11-26 07:07:46 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dy krerėt mė tė lartė tė Republikės sė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi kanė deklaruar sė bashku edhe njė herq qėndrimin e Prishtinės zyrtare kundėr planit gjashtė pikėsh tė propozuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon. Pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt pėr shtyp, ata janė shprehur se Pėrgjigjja jonė ndaj raportit tė sekretarit tė pėrgjithshėm mbetet e njėjtė. Jemi tė bindur se nuk mund tė lejohet implementimi i gjashtė pikave nė ēfarėdo mėnyre qė shkel sovranitetin e Republikės sė Kosovės. U bėjmė thirrje miqve tanė, zėri i tė cilėve ėshtė dėgjuar tashmė qartė nė mbrojtje tė sovranitetit tonė, tė sigurojnė se masat qė ndėrmerren pėr lehtėsimin e vendosjes sė EULEX-it tė bėhen nė koordinim dhe konsultim tė plotė me institucionet e Republikės sė Kosovės.
Sejdiu dhe Thaēi u shprehėn se janė vėnė nė dijeni sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara ka lėshuar raportin e tij pėr Kosovėn dhe se Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė takohet pėr ta shqyrtuar kėtė raport. Raporti mbulon, mes tjerash, tė ashtuquajturin plan gjashtė pikėsh tė Kombeve tė Bashkuara. Nė deklaratėn e 18 nėntorit, institucionet e Republikės sė Kosovės e kanė bėrė tė qartė pozicionin e vet pėr gjashtė pikat dhe refuzimin e kėtij dokumenti nė tėrėsi. Tė njejtin qėndrim refuzues e kemi edhe sot,thanė ata.
Dy krerėt e shtetit shprehėn besimin se vendet aleate qė kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės do tė ndėrhyjnė nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Kemi besim tė plotė nė miqtė tanė nė Shtetet e Bashkuara, nė Bashkimin Europian dhe NATO, ashtu siē kemi thėnė pėrherė. Jemi shumė tė interesuar tė shohim vendosjen e EULEX-it nė tėrė Kosovėn mbi bazė tė parimeve tė paraqitura nė Deklaratėn tonė tė pėrbashkėt tė 18 nėntorit, si garanci pėr respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Republikės sė Kosovės. Kėrkojmė nga Bashkimi Europian tė nisė vendosjen e EULEX-it posa tė jetė e mundshme nga aspekti operacional, vijuan ata.
Sipas Sejdiut, ky ėshtė njė moment nė tė cilin nevojitet njė qasje e qetė dhe e vendosur. Ēfarėdo pėrgjigje tjetėr vetėm sa do ti kėnaqte ata tė cilėt dėshirojnė tė provokojnė Kosovėn dhe tė na shohin duke vepruar nė mėnyrė tė padinjitetshme. Nuk do tua japim atė kėnaqėsi. Do tė vazhdojmė tė punojmė me miqtė dhe partnerėt tanė pėr tė arritur qėllimin tonė tė pėrbashkėt vendosjen e EULEX-it nė tėrė Kosovėn. Kėrkojmė pėrkrahje nga i gjithė spektri politik dhe shoqėria civile nė Kosovė gjersa shkojmė para me kryerjen e detyrės sonė pėrfunduan nė deklaratėn e pėrbashkėt presidenti sejdiu dhe kryeministri Thaēi.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|