| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MITROVICA E NDARĖ PASQYRĖ E VĖRTETĖ E UNMIK-ut DHE EULEXIT NĖ KOSOVĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-03-15 18:40:48 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Alarmit tė arsyeshėm nga shumė analistė pėrparimtarė, brenda dhe jashtė atdheut, duke filluar pas pėrfundimit tė luftės ēlirimtare e deri sot, se: UNMIK-u, ėshtė organizatė e dėshtuar nė Kosovė, pėr faktin se kjo organizatė ėshtė instaluar nė Kosovė, ad hoc, nga OKB-ja, pa e pyetur askush popullin e Kosovės; pastaj kjo organizatė e kamufluar si legjitime: me tė drejtė u kritikua ashpėr nga Lėvizja Vetėvendosje - kjo u dėshmua dhe me aksionet e saj, kundėr UNMIK-ut. |
|
Shkruan: Fadil SHYTI
Prej kohėsh, kjo organizatė e korruptuar dhe pa strategji afatgjate pėr ndihmė Kosovės, por kishte dhe ka njė strategji dinake pėr ta penguar procesin e bėrjes shtet tė Kosovės; ishte futur nė rrugė pakrye, duke lejuar me tė madhe burokracisė e vendit tė zhytet nė korrupsion deri mbi gju, pastaj, duke e ndarė prenė me pushtetarėt pa shtet tė Kosovės, dhe mbi tė gjitha pėr faktin e hidhur se UNMIK-u pa rezerva e ka lejuar minoritetin serb nė Kosovė tė bėhet i zoti i shtėpisė nė shtėpinė e huaj!!!
UNMIK-u, duke i pasur duart e lira sipas Rezolutės famėkeqe 1244, i dėrgonte princat e vet, (kryeadministratorėt) qė herė me dinakėri e herė me njė tė rėnė lapsi - t“i anulonte madje dhe vendimet e Parlamentit tė Kosovės, kur rrallė herė ky Parlament sillte ndonjė ligj tė favorshėm pėr shqiptarėt dhe Kosovėn. Parlamentarėt e Kosovės ishin dhe janė tė pėrkrahur vetėm kur i pranonin dhe i pranojnė vendimet e UNMIK-ut. Pėr tė sjellė nė fuqi spica tė reja si Korniza Kushtetuese dhe ato tetė standardet e famshme, tė cilat e paqėsonin dhe e shkretonin Kosovėn.
Parlamentarėt e Kosovės, pėrkraheshin dhe pėrkrahen nga UNMIK-u, vetėm kur e stabilizonin dhe e stabilizojnė situatėn, kur populli i shumėvuajtur shqiptar nė Kosovė rebelohej dhe kėrkonte zgjidhje mė tė shpejtė dhe mė tė drejtė pėr Kosovėn, kujtoj kėtu ngjarjet e marsit tė vitit 2004.
...Dhe, i bazuar nė rrethanat e krijuara tani; jam i bindur, kėshtu ka pėr tė ngjarė mė tej!...
Pastaj, UNMIK-u, i pėrkrahte parlamentarėt e Kosovės, kur kėta lejonin qė para syve tė tyre tė rrihej, tė burgosej dhe tė vritej rinia heroike e Kosovės, kur ShPK-ja, tregohej tepėr aktive nė kapjen dhe torturimin e djemve dhe cucave tė Lėvizjes Vetėvendosje. Kur kjo polici demokratike e nxitur dhe e paguar nga qarqe tė huaja e burgosi herė pas herė, udhėheqėsin sypatrembur - Albin Kurtin.
Jo, lum baca, nuk u krye!
Atėbotė, pėr tė gjitha kėto padrejtėsi kryesisht nė aspektin politik, nuk reagohej me kohė nga pushtetarėt pa shtet tė pavarur dhe sovran!!! Por, kjo nuk ishte e tėra: pushtetarėt e krekosur pėr pushtetin e tyre kukull, me kokėn nė Nju Jork, dhe bishtin nė Bruksel, nuk brengosen as pėr faktin se shqiptari nė Mitrovicėn e ndarė po hiqte tė zitė e ullirit duke jetuar nėn strehė tė huaja, pėr faktin se ishte ndjekur nga serbėt e Dollce Vita-s , nga vatrat e veta shekullore.
Dhe, kjo gjendje mjerisht ende po vazhdon!
Kėta qeveritarė me politikėn e mjerė, nė qėndrime servile tek tė huajt, nuk bėnė pėr bashkėkombasit e tyre as mė tė voglėn pėrpjekje qė t“i ndihmonin pėr rikthimin e tyre nė vatrat veta, t“i ndėrtonin shtėpitė e tyre tė djegura nga ēetnikėt serbė; por, pėr mė keq: kinse pėr t“i zbatuar ato tetė standardet famėkeqe, tė cilat ishin bėrė pengesė pėr pavarėsinė e Kosovės, kėta demokratė evropianė, ndėrtonin banesa pėr rikthimin e kolonėve serbė tė ikur pas qerres sė thyer e tė pėrgjakur tė S. Millosheviqit.
Pra, UNMIK-u, printe nė vendime arbitrare kundėrshqiptare, ndėrsa qeveritarėt shqiptarė vraponin nė kėtė rrugė pa krye!
Dhe, si pėrfundim, Kosova e futur me hatėr o me zor nė bisedime atje nė Vjenėn Hasburgėve, me ēetnikėt e Beogradit me GU nė krye; pastaj shkėlqeu ajo fitorja e shumė pritur u arrit pavarėsia dhe sovraniteti i Kosovės!!!
Tani, tė shohim pas gjithė kėtyre krajatave dhe gabimeve tė pafalshme politike ēfarė do tė bėjė Qeveria e Kosovės sė pavarur nė krye me Hashim Thaēin, do tė reagojė ashtu siē duhet apo do tė bėjė sehire, si dikur kur ishte qeveri nė hije?!
Deri kur kjo qeveri, do tė merr ajo pėrgjegjėsitė pėr t“i mbrojtur kufijtė e Kosovės, pėr ta bashkuar qytetin e ndarė verior, Mitrovicėn dhe rrethinėn e saj, tė pasur me xehe e pasuri tė tjera tokėsore e nėntokėsore?!
Deri kur kjo qeveri do tė merr pėrsipėr mbrojtjen e sovranitetin e Kosovės, apo ky sovranitet do tė lejohet tė shkelet deri nė ditėn e amshimit, pra, siē thonė besimtarėt; deri nė ditėn e kiametit! Ndėrsa, kryeministri i Kosovės, sė pavarur do tė krekoset me kėnaqėsi se ja e fituam pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės, madje duke u ējerrė me sloganin e kullerėve: Bacė, u kry!!!
E shtroj pyetjen deri kur, sepse sipas deklaratave tė politikės ndėrkombėtare dhe asaj vendore, misioni i UNMIK-ut, nuk do tė hiqet sė shpejti nga Kosova, madje as sipas direktivave tė Paketės sė Ahtisarit!!!
Ndėrsa, parlamentarėt e Kosovės, po nguten si mos mė keq, sikur i ka pėrfshirė breshėri i politikės evropiane, pėr t“i sanksionuar e zbatuar ligjet e kėsaj Pakete magjike, e cila e solli lirinė e lėvizjes pėr qytetarėt e Mitrovicės dhe "kthimin" nė trojet e tyre etnike! Paketė, e cila theu bllokadėn e Serbisė duke i zbatuar me pėrpikėri me dorėn e zezė serbe aksionet e minoritetit serb mbi Kosovėn: thyerja e kufijve, pushtimi i gjykatės komunale nė Mitrovicė e tė tjera...
Tani, shtrohet pyetja: pėrse UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovės, tregoheshin aq tė papėrmbajtur ndaj shqiptarėve qė kėrkonin VETĖVENDOSJE, duke i rrahur, burgosur plagosur e vrarė demonstruesit shqiptarė duarthatė; Ndėrsa, tani tregohen kaq tė pėrmbajtur ndaj huliganėve, demonstrues serbė, tė cilėt nėn urdhrat e Serbisė, e djegin flamurin e Evropės, e djegin flamurin shqiptar, i cili prej mbarimit tė luftės e deri sot, nuk valon i lirė nė Mitrovicėn e andej Lumėbardhit?
Po, EULEX- i, ku gjendet vallė?!
Ku i ka ngritur ēadrat princii tyre i rrallė?!
Sot, i pari i tyre shėtitej nė Pejė; sa bukur e pyetėn gazetarėt atdhetarė tė Kosovės: pėrse nuk shkove tė shėtitėsh nė Mitrovicė?!
Por, ai me dinakėri thinjake evropiane ua ktheu: Mitrovica, nuk ėshtė pėrgjegjėsi jona - atė, e kanė nė pėrgjegjėsi UNMIK-u dhe KFOR-i!
Derisa, ēdo ditė deklarojnė zėdhėnėsit e tyre: pėrgjegjėsitė tona do t“i shtrijmė nė tėrė Kosovėn!!! Sigurisht, ju besojmė se do t“ i shtrijnė lakmitė e tyre, por jo edhe pėrgjegjėsitė, kur pėrballen me furtunat e sulmeve serbo-ēetnike; ata si mjeshtėr tė tėrheqjeve qė janė ēadrat e tyre i vendosin nė lėndinat brigjeve tė lumit, Bistrica ku i pėrhapė rrezet dielli, e jo ku fryjnė stuhi brigjeve tė Lumėbardhit.
Serbėt e dehur me kundėrshqiptarizėm, po bėjnė goditje tė pandėrprera, goditje tė brendshme, madje me aksione tė dhunshme qė po t“ķ bėnin shqiptarėt, pa mėdyshje do tė quheshin terroriste?!
Kjo, pėrmbajtje tani nga disa politikanė servilė tek tė huajt, po konsiderohet si diēka e moralshme, e mėshirshme, kėsaj i thonė sikur tė kesh moral tolerues ndaj atyre qė ta shkelin moralin, si tė kesh mėshirė ndaj atyre qė tė pėrdhunojnė e t“i pėrbuzin vlerat shtetėrore dhe kombėtare.
Kjo, maksimė paqėsore kapitulluese nuk shkon!
Fundi, kėtu nuk ka asgjė tė bėjė as me moralin as me kulturėn e vlerave; sipas pėrkufizimit se dikush qenka tolerues, ose jo !...
Kjo, mbi tė gjitha ėshtė detyrė!
Detyrė, pėr mbrojtjene atdhut, qė duhet kryer, sepse kur politikanėt ndėrkombėtarė pretendojnė se "e kemi njohur shtetin me mbikėqyrje"; kurse vendorėt shkojnė mė tej, kur thonė: "e kemi shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės" , natyrisht, kjo kėrkon pėrgjegjėsi qė: urgjentisht tė aktivizohen mekanizmat e kėtij shteti pėr mbrojtjen e vlerave tė kėtij shteti , tė bėhet mbrojtja tij levave tė tij siē janė gjykatat , dhe tė ruhet pėrbėrja e konstruktit tė tij dhe identiteti i tij, siē janė kufijtė etj... !
Ideja e mjeranėve pacifistė, tė shtyrė sipas motos: "ja tė presim, sa tė ulen gjakrat, tė mos e provokojmė situatėn" etj, etj; duhet tė vdes njėherė e pėrgjithmonė, sė bashku me themeluesit e kėsaj teorie famėkeqe disfatiste! Pėrndryshe, popullit tonė do t“i pėrsėritet historia e hidhur e projektuar dhe e zbatuar nga klika disfatiste, qė nė analet e historisė sė vėrtetė pėrparimtare shqiptare, do tė shkruhet me shkronja tė zeza turpi, pavarėsisht qė sot ajo politikė e hollė, ldk-iste, po vlerėsohet lart, pikėrisht nga ithtarėt e saj dhe sivėllezėrit e tyre aleancistė..
Pra, tė luftohet me kohė e keqja e vogėl, pėrderisa dobiēi unmikas Enklavisti serb ende nuk ka marrė fuqi!
Kėrkohet urgjentisht tė ndėrmerren hapa konkret pėr ta marrė margaritarin autokton, gjysmėn e qytetit tė bukur shqiptar, tė quajtur Mitrovicė.
Suedi, mė 15 Mars 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|