| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Komiteti Nderkombetar i Punetoreve ne Londer shkruan dhe kerkon lirimin e Albin Kurtit |
| Postuar mė datėn: 2007-11-08 02:19:13 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Komiteti Nderkombetar i Punetoreve (CWI) fuqishem proteston ndaj menyres se trajtimit te Albin Kurtit, aktivist nga Kosova, i cili eshte burgosur nga UNMIK-u, pa afat te definuar gjykimi. |
|
Ne kuptuam qe Albin Kurti u arrestua dhe burgos pas demonstrates se 10 shkurtit ne Prishtine. Gjate demonstrates policia e UNMIK-ut qelloi per vdekje me plumba gome e plastike dy demonstrues dhe shume te tjere plagosi. Morem vesh qe hetimi i kryer per reagimin e policise tregoi qe nderhyrja e policise qe e panevojshme dhe e shmangshme dhe qe njesia e policise se UNMIK-ut eshte pergjegjese per perdorimin vdekjeprures te plumbave te gomes me te cilet demonstruesit u qelluan ne pjeset trupore permbi bel dhe prej nje largesie kunder rregulloreve te cilat e pershkruajne perdorimin e ketyre plumbave.
Pas demonstrates, Komisioneri Nderkombetar i Policise dha doreheqje dhe la Kosoven. Hetimi i Kombeve te Bashkuara deshtoi per ta identifikuar zinxhirin komandues perbrenda policise nderkombetare me 10 shkurt, deshtoi per ta qartesuar kush dha urdher per perdorimin e plumbave te gomes dhe deshtoi per te dhene pergjigje kush ishin ata police qe qelluam me ata plumba vdekjeprures. Si rrjedhim, ashkush prej tyre s'u soll para drejtesise.
Ne vend te kesaj, i vetmi person qe ende mbahet i burgosur si rezultat i 10 shkurtit eshte aktivisti i Levizjes VETEVENDOSJE!, Albin Kurti, i cili udhehoqi demonstratat e padhunshme te studenteve shqiptare kunder Milosheviqit ne vitin 1997.
Ne e dime qe Albin Kurti po akuzohet per udheheqje dhe pjesemarrje ne turmen e cila paska kryer veper penale, thirrje per rezistence nepermjet dhunes apo kercenimit duke pjesemarrur/udhehequr nje grup qe i paska penguar personat zyrtare per kryerjen e detyrave zyrtare. KNP-ja u informua qe prej 10 shkurt arresti i Albin Kurtit eshte zgjatur vazhdimisht pa afat te percaktuar gjykimi. Disa organizata te te drejtave te njeriut kane shfaqur shqetesim per arbitraritetin dhe nje numer parregullsish lidhur me rastin e tij. Ne burg Albin Kurti ka mbajtur greve urie per shkak te kushteteve nen te cilat ishte mbajtur. Federates se Helsinkit per te Drejtat e Njeriut iu mohua e drejta per ta vizituar ate. Se fundi morem vesh qe Albin Kurti po vazhdon te mbahet ne arrest shtepiak me mbikeqyrje te perhershme policore te dera e baneses se tij duke ia pamundesuar keshtu daljen. Liria e levizjes se Albin Kurtit tash eshte bere edhe me e kufizuar se kur ai ishte ne burg.
Ne kerkojme lirimin e pernjehershem te Kurtit nga arresti dhe hedhjen poshte te te gjitha akuzave kunder tij. Kerkojme nje hetim te pavarur lidhur me vrasjet e shkaktuara prej policise nderkombetare gjate shkurtit. I ashtuquajturi sistem i "drejtesise" eshte i teri i udhehequr prej Departamentit te Drejtesise qe eshte pjese e UNMIK-ut, gjyqtaret dhe prokuroret e te cilit kane imunitet prej ligjeve te cilat ua zbatojne te tjereve.
KNP-ja e cila eshte e organizuar ne 35 shtete ne te gjitha kontinentet, do ta percjell dhe ndriēoje rastin e Albin Kurtit deri ne lirimin e tij dhe hedhjen e akuzave.
I Juaji,
Niall Mulholland,
CWI, Londer
23 Tetor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|